07/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

7 shkurt 1997

Mister i ri për paratë e “Popullit”

Raporti Pelingut: “Mungojnë pak para. Banka kundërshton” Bashkim Driza akuzon: “Proceseverbali im i kontrollit është falsifikuar. Nuk firmos çekun” Përplasje mes të dhënave të Komisionit të Transparencës dhe atyre të qeverisë. Banka: “Shifrat tona të sakta”

Vlora përballë skafandravë

Vlora edhe dje është zgjuar me protesta. Marshim në shesh deri në mbrëmje Në faqen 3 Drejtori i Bankës së Kursimeve kundër Pelingut: “Populli” 40 përqind mangut Në faqen 5 Arratiset kreu i Gjallicës. Shemsie Kadria “fluturon” sërish drejt Turqisë Në faqen 3 Revolta dje në Vlorë (Foto REUTERS)

Shpërndarja e parave sërish kaos nëpër Banka

TIRANE - Ende kaos e radhë të gjata në sportelet e Bankës Tregetare në Kryeqytet, ndërsa qetësia është kthyer në filialet e Bankës së Kursimeve. Por probleme, nga më të ndryshmet ngritën kokë në të dyja bankat. Listat, janë pika më e dobët në shpërndarjen e parave të fondacionit “Xhaferri”. “Ku është emri im? Kam dy ditë që vij vërdallë”, janë pyetjet më të zakonshme që dëgjon në këto sportele. Ndërsa në Bankën e Kursimeve problem janë emigrantët. “Akoma nuk ka ardhur asnjëhdëshmësi se si do të veprohet me personat që nuk ndodhen në Shqipëri”, thonë punonjësit e bankës, ndërkohë që shumë prej tyre kërkojnë paratë e fëmijëve të tyre refugjatë. Në faqen 4

Kreditorët: “Jo 3 përqind do heqim kapitalet”

SILVA Kreditorët: “Jo 3 përqind do heqim kapitalet” Presidenti i Silvës Në faqen 2

Tension në qytete kërkohen mitingje refuzohen paratë

NE RRETHE Tension në qytete kërkohen mitingje refuzohen paratë Protestat për fajdet Në faqen 2

Dhuna mbi gazetarët vret shtypin

TIRANE - Tronditës sociale të ditëve të fundit duket kanë bërë që edhe segmentet të organëve të rendit, të humbasin kontrollin dhe të zhvillojnë nga egërsimi kuptetues për përmbushjen e të cilit janë krijuar. E përditshmja “Koha Jonë” ka njoftuar publikun për arrestimin dhe tratimin barbar nga forca të policisë së gazetarët siç në qytetin e Korçës, Roland Bejari. Dhe me protestën e “Koha Jonë” është bashkuar edhe Amnesty International. Në një deklaratë të lëshuar nga Londra, sekretariati ndërkombëtar i kësaj organizate, qëndron gazetar Rolandi Bejari “është i burgosur i ndërgjegjes”. Protestat ka shpërndarë përfaqësuesit e Komitetit Shqiptar i Helsinkit. Redaksia e Gazetës Shqiptare bashkohet me këtë protestë dhe shpreh indinjatën e saj për dhunën dhe trajtimin e papranueshëm që i është bërë gazetarit. Kjo është ndodhur në demokraci, të cilën për veten që nuk e mbrojmë, por e rrezikojmë seriozisht demokracinë në Shqipëri. Nuk është e para herë që segmente policore ushtrojnë dhunë të pakuptimtë mbi gazetarët. Por shqetësues është fakti se segmente të dhunshme po arrijnë të ushtrojnë dhunë kundër gazetarëve dhe duke kërcënuar me shtrëngim lirie. Në mënyrë të veçantë kjo nuk mund të justifikohet dhunën dhe faktin që bindëse të gazetarëve dhe besojmë se akte të tilla të kryera “në emër të ligjit” jo vetëm që nuk i mbrojnë, por e rrezikojnë seriozisht demokracinë në Shqipëri. Nuk është e para herë që segmente policore ushtrojnë dhunë të pakuptimtë mbi gazetarët.

Amnesty: “Policia të mos dhunojë”

TIRANE - Amnesty International shpreh shqetësimin për keqtrajtimin nga policia të demonstruesve të ndaluar pas protestave që pasuan në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Një përgjegjësi për shkeljet e të drejtave të njeriut, sipas deklaratës së lëshuar dje – pas ngjarjeve të vërtetuara në qytetin e Vlorës - Amnesty International shprehet shqetësimi se turbullirat shoqërore mund të çojnë, siç thuhet, në dhunë dhe padrejtësi, në tortura dhe keqtrajtime. Në një deklaratë të lëshuar nga organizata, në të njëjtën kohë, Amnesty International i bën thirrje autoriteteve të mos përdorin dhunë, por edhe sigurinë e të burgosurve të ndërgjegjes. Në deklaratë shprehet shqetësimi se protestat në Vlorë janë shoqëruar me ndalime dhe keqtrajtime të të ndaluarve. Qytetari B.M. u shoqërua në komisariat dhe u godit rëndë me karrige, duke u thyer dhëmbët dhe dëmtuar organe të tjera jetësore. Në deklaratë shprehet shqetësimi dhe kërkohet që akuza e disa liderëve të opozitës për organizimin e protestave. Në Berat, prokuroria ka arrestuar mbi 200 persona përgjegjës të disa grupeve shëtitore. Amnesty International vëren me shqetësim se shumëm nga 30 të lënduarit më parë, janë mjekuar në spital për shkak të plagëve që i është bërë në polici. Policia nuk ka lejuar familjarët e të ndaluarve të marrin kontakt me ta.

Policia serbe kërcëjton Qashkun

SPEKTAKEL Regjisori Kujtim Qashku Policia serbe kërcëjton Qashkun Në faqen 6

“Të shtunën të gjithë në shesh”

Berishës i kërkohet të takojë Forumin Forumi për Demokracinë lëshon thirrjen për miting në Tiranë TIRANE - “Të shtunën në shesh”. Forumi për Demokraci, lëshon thirrjen që të gjithë të dëshpëruarit e gjendjes që ka mbërthyer Shqipërinë, të “pushtojnë” sheshin, sheshin Skënderbej. I shndërruar prej kohësh në bastion të të larguarve të shumtë nga politika, sheshi i kryeqytetit shqiptar, për herë të tretë pritet që të tejmbushet e të përfshijë protestat, pasi qytetarët po kërkojnë të drejta publike më shumë. “Në vend të guximit, lule”. Pas një mbledhjeje disa orëshe, krerët e “Forumit” së bashku me liderë të partive aderuese në grupimin e sapokrijuar politik, bashkërish kanë vendosur shkallëzimin e demonstrimeve paqësore në të gjitha qytetet e Shqipërisë, për bashkëpunimin me Sindikatat për të organizuar qendrën civile deri në një grevë të përgjithshme. Po ashtu dhe lirimi i të gjithë njerëzve të arrestuar gjatë ditëve të protestave, ku sipas “Forumit” bëjnë “pjesë edhe keqhilltarollëja të opozitës”. “Forumi për Demokracinë” - boshti politik i të cilit është ndërthurja partish të mëdha dhe të vogla - është bashkuar me liderë të partive të majta të Turqisë dhe të gjithë kancelaritë perëndimore që kanë marrë mbështetjen e tyre. “Forumi” - përfaqësues të atij politik të shoqërisë civile - i ka kërkuar kryeministrit Sali Berisha të takojë grupin. Nëse në vendin e “Forumit” merr pjesë në një miting, rruga “Jordan Misja” do të shërbente si shesh i vullnetit të mirë për dialogun. Pak orë pas mbledhjes së mbledhjes së “Forumit” - në të cilën është anëtarësuar edhe Partia e Bashkimit Demokratik dhe PDN - siç anëtarë-vëzhguese – tregu shkëmbi qëndrore të socialisteve, është zhvilluar një takim mes sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë, Mago Lakron dhe zëvendëses së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Lisa Molin. “No Comment”, rreth takimit, edhe pse në deklaratën e nënshkruar nga një dhjetë parti aderuese në “Forum”, gjuna politike opozitare, është unikifikuar në një apel drejtuar SHBA dhe qeverive të Bashkimit Europian. “Qeveria aktuale duke ndjekur rrugën e intolerancës po e thellon krizën ekonomike dhe politike të krijuar në vend”, shprehen anëtarët e “Forumit”, duke bërë një thirrje për fillimin e dialogut në Shqipëri. Elio Elini

SHBA: “Politikanë dialogoni”

“Rrahja Ramës e Legisit vepër politike” Departamenti përcjell shqetësimet e tij për Tiranën zyrtare TIRANE - “Rrahja e Edi Ramës dhe e Ndre Legisit kishin qëllime politike”. Ky është konkluzioni që mbërrin nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Dje, në një qëndrim të fundit të tij, Departamenti ka përcjellur edhe shqetësimet e tij në lidhje me trazirat politike dhe ekonomike që po ndodhin në Shqipëri. “Zgjidhni paqësisht problemet tuaja”. Ky është mesazhi që Uashingtoni vyr t’ua lëshon të gjithë për Tiranën dhe Qeverinë shqiptare. Në një qëndrim të tij, “Zëri i Amerikës” ka bërë të ditur edhe përmbajtjen e qëndrimit të Departamentit Amerikan. Dialogu dhe tryeza janë, sipas zyrtarëve të Departamentit, dy nga drejtimet bazë “për zgjedhjen e gjendjes aktuale dhe për të ardhmen e demokracisë”. Amerikanët shprehin kënaqësinë e tyre “që të gjitha partitë politike u kanë bërë thirrje anëtarëve të tyre që të mos përdorin dhunën”. Por Departamenti konstaton se rrahja e Ramës dhe e Legisit “kishin motive politike”. Sipas zyrtarëve të Departamentit, ambasada amerikane i ka shprehur shqetësimet e saj në nivelet më të larta të Qeverisë shqiptare. Duke besuar tek një dialog konstruktiv, administrata amerikane beson tek përpjekjet që po bëhen nga subjektet politike për gjetjen e paqes dhe qetësimin e gjakrave. Ky është qëndrimi i dytë që Departamenti transmeton në këtë javë të fundit. Vetëm pak kohë më parë ka qenë Nikolas Berns që lëshoi shpjegime të tij të rezervuara ndaj Tiranës zyrtare. Në qëndrimin më të fundit, edhe pse më të ekuilibruar, amerikanët nuk mungojnë të transmetojnë shqetësimet e tyre për atë që cilësojnë “si trazira politike dhe ekonomike” për vendin.

Eco vjen me Emrin e trendafilit

KULTURE Umberto Eko Emri i trëndafilit Botimet Elena Gjika Kopertina e librit Eco vjen me Emrin e trëndafilit Në faqen 7

Sacchi rrezikon postin

SPORT Trajneri i Milanit Sacchi rrezikon postin Në faqen 9