05/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 mars 1997

KE: Berisha s’beson kompromisin

POLEMIKA E ZGJEDHJEVE / Pikat kyçe dhe kontradiktat: ligji elektoral, genocidi, Komitetet KE: Berisha s’beson kompromisin Mbyllet vizita: “I takon partive ta bindin atë” TIRANË - “Berisha është i vetmi që nuk beson në një kompromis për ligjin e zgjedhjeve. Partitë duhet ta bindin atë”. Është ky mesazhi i delegacionit europian nga Strasburgu mbi polemikat rreth zgjedhjeve shqiptare dhe mënyrës se si partitë do të duhet të shkojnë drejt tyre. Drejtoret politike të Këshillit të Europës zhvilluan takime dhe biseduan me të gjitha palët, ndërkohë që mbetet ende i hapur endeku mes PD dhe forcave të tjera politike. Sipas deklaratave të delegacionit, Presidenti Berisha është shumë i shqetësuar për Komitetet e Shpëtimit Publik dhe tekstet se shpërbërjen e tyre, ai e kanë vënë si një parakusht. Në faqen 2

Udhëtimi i frikës

SHKODËR - Vetëm për një fije është evituar një tragjedi tjetër e ngjashme me atë të një muaj e ca më parë. “Irini”- kështu quhet anija e mbytur nga Mali i Zi për të kaluar matanë “ngarkesën e frikës” - ka mbërritur duke u sokëllitur, nga ndryshku dhe vjetërsia, në kalanë mundës katër të portit të Barit. Mbi bordin e saj mijra shqiptarë të nisur nga Velipoja kanë kaluar 24 orë të frikshme. Anija ka pasur një kapacitet të shtuar mbi 18 mijë ... [pjesa tjetër e tekstit pritet nga skaji i imazhit]. kapaci- të shumë herë më të vogël se sa ai që ka transportuar në të vërtetë dhe orët e frikshme, të kaluara në të premtet e zezë të 28 marsit të shkuar, kanë re- zikuar të shkaktojnë sërish shpër- thimje e lote. Për fat kjo nuk është verifikuar, por kjo nuk e zbut aspak “aventurën” e rrallë të kaluar nga mijra vetë, shumica shkodranë, në kërkim të një jete më të mirë. Në faqen 5 Anija “Irini” në ujrat afër portit të Brindizit

Jo vota pa çarmatosjen e Jugut

POLLO Jo vota pa çarmatosjen e Jugut “Pozicionet tona nuk ndryshojnë. Komitetet pengojnë” Në faqen 2

Mbrëmë tryeza për Shqipërinë

BE Mbrëmë tryeza për Shqipërinë Në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm do dëgjohet Vranicki Në faqen 2

Njerëz me maska dhe tyta armësh ndalojnë në Sereçin

“Na kanë kërcënuar” TIRANË - Tyta Kallashnikovi drejtuar mbi dy deputetë të Parlamentit shqiptar Alfred Serreqi dhe Feim Godo. Ndërsa dy politikanët, e partisë më të re shqiptare, po ktheheshin për në Tiranë, në afërsi të Thumanës janë ndaluar nga tre persona, njëri prej të cilëve me maskë dhe, ndërsa janë kërcënuar, u është marrë makina, e cila është bërë shoshë nga plumbat. Në faqen 5 Makina e dëmtuar e Serreqit

Nano - Shehu: rezultati zero

Dështojnë edhe takimi i dytë

Rihapen llogaritë e piramidave

Alimuçaj akuzon Lunikun: Na gëlltitët paratë TIRANË - Do të hapen së shpejti në Gjykatën e Tiranës gjyqet e para mbi piramidat financiare. Hetimet thuajse kanë përfunduar dhe Prokuroria është gati të dorëzojë dosjet në Gjykatë. Thuajse si një skuadrilje, faraonët e mashtrimit shqiptar do të jenë njëri pas tjetrit nën akuzë, por me përjashtim të Sudes, e cila do të jetë e pranishme në bankën e të akuzuarve, të tjerët do të jenë vetëm avokatë. Pas shumë zhurme, mbi fajësinë dhe pafajësinë, bosët e fajdeve, mes të cilëve edhe Bashkim Driza e Rrapush Xhaferri, nuk do të jenë para gjykatësve për të dhënë sqarimet. Prej javësh ata kanë kaluar tashmë edhe të qeta, duke lënë në Shqipëri vetëm pasojat katastrofike të atyre piramidave. Ndërkaq në një njoftim, kompania Kamberi lajmëronte se në dhjetëditëshin e tretë të majit do të nisë operacioni i shpërndarjes së parave. Bashkim Driza Rrapush Xhaferri

Shqipëria përkulet përpara dëshmorëve

TIRANË - Shqipëria përkulet para dëshmorëve të saj. Qytetet e saj kanë zhvilluar dje ritualin përkujtimor për njerëzit që dhanë jetën në përpjekjet për të diritur atë. Me qindra vetë në Shqipëri, dje kanë blerë lule, për t’i vënë ato më pas nëpër varret e bijve të tyre të vrarë për kauzën e madhe të lirisë. Homazhe madhështore e nderim për dëshmorët në Tiranë. Figurat më të larta politike të vendit, kanë qëndruar për pak çaste të heshtur duke u përkulur me respekt para tokës ku prehen të qetë trupat e heronjve të vendit. Presidenti Berisha i shoqëruar nga personalitete të tjera të vendit, Kryetari i parlamentit Pjetër Arbnori dhe kryeministri Bashkim Fino, ka shkuar dje për homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Tiranës. Pak minuta heshtje para monumentit të Nënës Shqipëri. Dhe më pas kurora me lule nga duart e Berishës dhe të tjerëve të tjerë të shtetit në monumentin, i cili përjetëson lavdinë dhe nderin që Shqipëria ia rezervoi vetë bijve të lirisë. Presidenti Berisha, kryetari i parlamentit Arbnori dhe numri i parë i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Bashkim Fino, janë takuar me pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve, pranë këtyre në Vlorë, Shkodër, Korçë e Pogradec, ku qytetarë lokalë e njerëz të thjeshtë janë përkulur me respekt para të rënëve. Në qytetin bregdetar të Vlorës, kurora e dëshmorëve kanë qenë kurora edhe mbi dëshmorët e Vlorës, Reshep Mejdani e Nako Doko.

Kish vrarë vëllanë: i dëshpëruar vret veten

TIRANË - Nuk e ka mbajtur dot peshën e krimit që ka bërë, duke vrarë të vëllanë dhe, një ditë më pas, ka vrarë dhe veten. Një tragjedi e rrallë, që tashmë ka zhytyr në zinjë familje dhe ka lënë jetimë disa vogëlushë. Tre ditë më parë, në fshatin Yzberisht, një tragjedi kishte tronditur banorët e fshatit. Dy vëllezër ishin zënë për shitjen e një gardhi, zënka, të cilat tashmë janë nga më të rëndomtat në familjet shqiptare. Në gjaknxehtësi e sipër, njëri prej tyre kishte marr armën dhe kishte goditur të vëllanë. Pardje ishte ceremonina e varrimit të tij. Por tre ditë më pas nervat ishin ulur dhe gjaku ishte ftohur. Dhe atëherë autori i vrasjes, 32 vjeç, kishte kuptuar se ç’kishte bërë. Kështu, ndër nga jeta të vëllanë 27 vjeç, Dhimbja që ai kishte shkaktuar familjes së tij ishte tepër e madhe. Por tashmë kjo dhimbje kishte pushtuar dhe vetë atë, që në një moment të njëzetak ka bërë më të pabesueshmen, ka vrarë vëllanë. Kjo e ka munduar aq tepër sa, pas ceremonisë së varrimit të vëllait, ai nuk ka rezistuar më. Ka vrarë veten. Ndoshta ai vetë u qetësua, pasi nuk mund të duronte atë që bëri, por për familjen e tij ishte një njërë më pak dhe një zi më shumë. Pra jetën e dy të rinjve kushtoi kaq pak. Por nëse në shtëpi ai nuk do të kishte pasur armën e mallkuar, ajo zënkë, për një pëllëmbë tokë, do të kishte kaluar thjesht me një zënkë dhe dy javë zemërim.

Nano - Shehu: rezultate zero

TIRANË - Asgjë e re nga takimi Nano - Shehu. Gjithçka është vënë në pikën zero mes dy krerëve të partive më të mëdha të vendit. “Tek PD nuk ka ndryshuar asgjë, prisnim qëndrime të tjera”. Ky ka qenë deklarimi i Nanos pas takimit i ndjekur nga pesimizmi i Shehut. “U arrit dhe s’u arrit diçka” tha ky i fundit sipas të cilit për shumë gjëra nuk është rënë dakord. Në faqen 2 Takimi i djeshëm Nano-Shehu (Foto: Plator Ilo)

Qafë-Shtama: Hetime Ministrisë?

Prokurorët: “Në pyetje dhe zyrtarë të lartë” Shpërthimi tragjik, një tjetër ushtarak vihet nën akuzë TIRANË - Hetimet, mbi tragjedinë në Qafë-Shtamë, mund të dërgojnë në qeli dhe zyrtarë të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes. Prokurorët e Prokurorisë Ushtarake në Tiranë duket se po ngjisin shkallët për të mbërritur tek njerëzit më të lartë, që kanë patur përgjegjësi për tragjedinë më të madhe që ka ndodhur në institucionet e ushtrisë, pas shpërthimit të reparteve të saj. Të paktën këstu thonë burime të kësaj prokurorie në Tiranë, e cila po heton në mënyrë intensive dhe të shpejtë përmbi incidentin që shkaktoi të paktën 28 të vdekur. Djenë gjykatë ishte një tjetër ushtarak i akuzuar për shpërthimin e detyrë, lidhur me tragjedinë në Burrel. Frrrok Lleshi, 52 vjeç, oficer i bazës së Armatës në Burrel është vënë në akuzën e shpërthimit të detyrës dhe tashmë po hetohet së bashku me dy ushtarakë të tjerë, të repartit në Qafë-Shtamë. Tragjedia, që ndodhi disa ditë më parë, çoi në humbjen e jetës për të paktën 12 fëmijë. Ata së bashku me shumë të rritur ishin në një tunel ushtarak ku ishte përdorur artileria dhe armë të tjera të kalibrave të mëdhenj dhe shumë eksploziv. Një pakujdesi e tyre kishte shkaktuar ndezjen e barutit që ishte derdhur nga gëzhojat e bronzta, që ata i merrnin për t’i shitur, ka bërë që baruti pak sekondash i gjithë tuneli të ishte në shkëmb të kthehet në gjë-gjë. Plot 28 vetë kishin humbur brenda, mes të cilëve shumë edhe të paidentifikuar. Pas kësaj humbje zërash fajësuan dhe zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, deri dhe vetë ministrin Vukaj. Gjithsesi hetimet deri tani kanë çuar në përgjegjës të ushtarakë penale të ushtrisë. Por burime të Prokurorisë Ushtarake thonë se hetimet do të vazhdojnë dhe së objekti i tyre do të jenë dhe zyrtarë të lartë të kësaj Ministrie. M. Kikia

Bundesliga: Bayernruan diferencën në krye

SPORT Bundesliga: Bayernruan diferencën në krye Barazim në krye të kampionatit gjerman. Derbi bavarez përfundon 3-3. Në faqen 6 Klinsman

Blair takimi i parë me Klinton

NGA BOTA Blair takimi i parë me Klinton Kryeministri i ri siguron SHBA-në se nuk do tradhëtojë aleancën. Në faqen 7

Kamberi: “Paratë i merrni pas 20 ditësh”

Në faqen 3

Tituj të tjerë

VLORË Apeli i gjeneralit të “Alba”: Mos shtini Në faqen 3 BERAT Luftë në qytet: “Gjobat” tregtare Në faqen 5 ELBASAN Alarm bombe: E shpërthen policia Në faqen 5 DURRËS Italianët riparojnë luftanijet shqiptare Në faqen 3