25/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 maj 1997

Bomba Sejdia: Do paguaj fajdet

Kërkon koncesione për të blerë borxhet e piramidave Gati propozimi për Finon: Aksione në hidroenergjetikë dhe u kthej shqiptarëve paratë e humbura Propozime dhe një plan i hartuar në Zvicër për t’u likuiduar shqiptarëve rreth 1.3 miliardë dollarë Avokati Dizdari: “Jam në pritje të takimit me Kryeministrin për t’i bërë propozimin e Sejdisë” TIRANË - Hajdin Sejdia është gati të marrë përsipër likuidimin e gjithë borxhit të fajdeve në Shqipëri. Një propozim-bombë kamërritur në Shqipërinë nga Zvicra e përbërë t’i bëhet i ditur kryeministrit shqiptar Bashkim Fino. Sejdia ka kërkuar të ketë koncesione në pasuritë kombëtare shqiptare dhe pas kësaj të likuidojë brenda një kohe rekord gjithë borxhin gjigand, prej 1.3 miliard dollarësh të të gjitha kompanive dhe fondacioneve piramidale. “Për këtë është hartuar dhe miratuar, tre javë më parë, një plan, me konsulencën dhe të ekspertëve më të mirë europianë të ekonomisë, e që unë pres t’ia bëj të ditur kryeministrit Fino, të cilin kam kërkuar nga takime dhe tashmë jam në pritje të përgjigjes” - kështu ka deklaruar dje për Gazetën avokati i Sejdisë, Shefqet Dizdari. Sipas Dizdarit, Sejdia ka propozuar të ketë koncesione ose të jetë aksioner për një kohë, për të cilën mund të bëhet dakord, në sistemin hidroenergjetik të vendit. “Megjithatë edhe Qeveria me ekspertët e saj mund të bëjë propozimet e veta” - thotë ai - rëndësi ka të bëhet dakord”. “Nëse do të bihet dakord me Qeverinë, atëherë paratë e gjithë shqiptarëve do të likuidohen në një kohë rekord” Në faqen 2

Çërik, këmbëhen pengjet

Qytetarët ndërrojnë policët me të afërmit “Çërik, Berisha garanton: “Trupat s’vijnë më në qytet” ÇERIK - Janë liruar dje 10 punonjës të trupave speciale që mbaheshin peng që prej të premtes nga qytetarët. Mbi ta nuk është ushtruar dhunë, por janë ushqyer dhe veshur nga qytetarët që duket si përdorën ata për të mundësuar lirimin e katër qytetarëve të ndaluar prej tyre. Berisha ka telefonuar kryetaren e bashkisë së Çërrikut dhe e ka garantuar atë se specialët nuk do të rikthehen më në Çërrik. Në faqen 5 POLICIA

Hakmarrja zgjat 40 orë: Rivalët përleshen në qytet

KUCOVË Hakmarrja zgjat 40 orë: Rivalët përleshen në qytet Një grup i armatosur ka rrethuar kundërshtarët në periferi. Të premën tjetër viktimë Në faqen 5

Sambistët pengohen të shkojnë në Jug: Prita nëpër rrugë

GJIROKASTËR Sambistët pengohen të shkojnë në Jug: Prita nëpër rrugë Të shtëna proteste në qytet: “Nuk duam që Berisha të vijë këtu për fushatë” Në faqen 5

"Hiq gjendjen e jashtëzakonshme"

Partitë mbështesin Kryeministrin. Kundërshtojnë përfaqësuesit e PD Qeveria i bën kërkesë Presidentit Berisha Partitë mbështesin Kryeministrin. Kundërshtojnë përfaqësuesit e PD "Hiq gjendjen e jashtëzakonshme" Qeveria i bën kërkesë Presidentit Berisha Partitë: “Hiqeni gjendjen e jashtëzakonshme, ajo shërben vetëm për bandat e PD e si mbështjellje mjergulle” TIRANË - “Të hiqet gjendja e jashtëzakonshme”. Kjo është kërkesa e Qeverisë Fino dërguar Presidentit Berisha vetëm dy ditë më parë, gjatë një mbledhje të zhvilluar me urgjencë rreth tragjedisë me të fundit në Cerrik. Tani pritet vetëm firma e Berishës për t’u fuqizuar e ligjit të miratuar qysh në 5 mars të këtij viti dhe njerëzit do të mund të lëvizin lirisht edhe pas orës 21.00 të mbrëmjes. Në faqen 3

“Referendumi? E kemi të fituar”

TIRANË - “Do të fitojmë bindshëm në referendum”. Kreu i PLL, Durollari, ka bërë dje publike parashikimet e partisë së tij. Matematikat e legalistëve e vënë 54 përqind fitore në referendum do të shënojë në qershor. Situata politike si dhe disa lëvizje të tjera, që pritet të bëjnë monarkistët, janë dy nga drejtimet bazë ku kryemonarkisti mbështet parashikimet e tij. Në faqen 3

Bayern kampion i Gjermanisë

FUTBOLL Bayern kampion i Gjermanisë Në faqen 7 Futbollist i Bayern-it feston me krahët lart, mes tifozëve.

Foresti ikën? Gati emri i ri

Farnesina nuk përgjigjeshtron TIRANË - Ambasadori italian Foresti mund të lerë Shqipërinë? Lajmi, i publikuar nga një gazetë italiane, nuk është përgënjeshtruar nga Ministria e Jashtme. Kështu, menjëherë pas skandalit që shpërtheu në Shqipëri, pas publikimit të telefonatave mes Forestit dhe Shehut-ndonëse i kundërshtuar nga të dy palët - Italia mesa duket po mendon dhe ka piketuar tashmë njeriun e ri që do të vijë në Tiranë. Emri i lakua në ambientet e diplomacisë italiane, sipas agjencisë së shtypit AGI, është ai i incisa di Camerana, aktualisht Këshilltar special i drejtorit të përgjithshëm të FAO-s, Jacques Diouf. Burime të Ministrisë së Jashtme, të pvetura nga agjencia AGI, konfirmojnë se është duke u menduar mbërritja e një zëvendës-esojë Forestit, megjithëse ato theksojnë, se nuk është dërguar akoma asnjë emër në Këshillin e Ministrave. Por, sidoqoftë, çështja e ambasadorit të Italisë në Tiranë tashmë është bërë një problem i dytë i diplomacisë italiane dhe ndonëse procedurat burokratike nuk janë përfunduar, sipas AGI, zëvendësimi mund të bëhet që këtë vit. Ambasadori Foresti duhej të ishte larguar nga Shqipëria në fund të marsit dhe, që më parë, ishte caktuar zëvendësuesi i tij, Alfredo Matacota. Por ngjarjet e vrullshme në Shqipëri dhe shpërthimi i përgjegjësisë italiane në zgjedhjen e problemeve, bëri që mandati i tij të shtyhej, “pasi në ato momente eksperienca e tij ishte e nevojshme”, kishin deklaruar autoritetet italiane. Tani, pas botimit të telefonatës misterioze me liderin e PD, posti i Forestin duket se është lëkundur. Edhe Matacota është përfshirë si kandidaturë dhe vendi në Tiranë duket se do t’i besohet Di Camerana-s, ambasadori në Mozambik, gjatë misionit të paqes të Kaskave Blu të OKB.

Një rebel nga Tirana në Zaire: Kabila mbaroi Juridikun në UT

EKZILARËT I MOGADISHUT TIRANË - Shqipëria dhe Zaireja. Paralelizmi i ka shkuar ndërmend shumë vetëve kohët e fundit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar dëshiron të gjejë një zgjidhje politike të drejtë - për të gjithë, por se çfarë e lidh... më e kuptohet që e lidh Shqipërinë me Zairenë është zbuluar. Laurent Kabila, i pari i Zairesë ka mbaruar Universitetin e Tiranës, njësia e shumë kolegëve të tij shqiptarë, të bërë të famshëm gjatë kësaj kryengritjeje të fundit. Abdì Belleta është njëri prej tyre - ka mbaruar Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës, në kohën kur Enver Hoxha mundohej të eksportonte “revolucionin e vendit e pazhvilluar”. Shokët e kursit të Kabilës, sot gjyqtarë, avokatë, udhëheqës partiash në Shqipëri, flasin me admirim për kolegun e tyre që disa prej tyre kanë pasur fatin ta kenë edhe shok dhome. Në vitet ’60-’68, kur ishte edhe kulmi i revolucionit socialist, nga fondi i solidaritetit u ndanë bursa për studentë në fusha të ndryshme. Do ketë kuptuar edhe Laurent Kabila si aktivist i grupeve Marksiste-Leniniste asaj kohe, që për 4 vite të qëndrojë në Shqipëri. Numri i studentëve që vinin studentë në Tiranë përkristi me bursë të fondit të solidaritetit nuk ishte i vogël, të ardhur edhe nga viset më të largëta të Botës. Njëra prej racave të ndryshme që janë vetëm ardhursh të flaktë të teorisë Marksiste. Zaire vjen dhe 3 milionë kilometra katrorë, i cili po zhvillon luftë qytetare që prej 30 vitesh, më mijëra të vdekur nga uria, temperaturat e larta dhe vrasjet, për të cilat deri më sot nuk mund të flasin as statistikat e shumta në një optimizëm zyrtar thuhet se numri i të vdekurve nga sëmundjet dhe vrasjet në vit ka qenë dikur rreth 1.2 milion banorë në vit. Udhëheqësi i përhershëm i Zairesë, Mobutu Sese Seko, i cili për 30 vjet sundoi në postin e kryetarit të shtetit dhe përvetësoi një sasi të madhe kapitali, duke arritur në 30 miliardë dollarë shuma e përgjithshme. Kur revolta qytetare arriti kulmin dhe u arrit që të bashkohej në një udhëheqje dy fiset më medha ai Tucu dhe Hutu, Mobutu me një aeroplan special merr rrugën e mërgimit për t’u strehuar në një vilë moderne në Francë.