Nis menjëherë stuhia politike. Interpelancë nga Senati: “Tërhiqni brigadën nga Shqipëria”
Skandal në Itali: “Torturuan në Somali gjatë 1993”
Pohim i papritur i Kryeministrit Fino: “Nuk i garantojmë dot zgjedhjet. Mungojnë ushtarët”
Nis menjëherë stuhia politike. Interpelancë nga Senati: “Tërhiqni brigadën nga Shqipëria”
Akuza mbi repartin e “Albes”
Skandal në Itali: “Torturuan në Somali gjatë 1993”
Pohim i papritur i Kryeministrit Fino: “Nuk i garantojmë dot zgjedhjet. Mungojnë ushtarët”
TIRANE - Një nga repartet ushtarake italiane “Albes” ka e parë dje veten nën akuzë. “Gjatë ndërhyrjes sonë në Somali, janë kryer tortura mbi vendasit, duke përfshirë rënien pa ujë, korrentë organet gjenitale dhe presionin fizik”, kjo ka qenë përmbajtja e dokumentuar e dëshmisë së një ish-kolegu të parashutistëve të sotëm që veprojnë ende në Shqipëri. “Folgore” - kështu quhet reparti - është vetëm një nga repartet e specializuara për ndërhyrje ndërkombëtare të kontingjentit italian. Pjesë nga ky repart janë të dislo-[teksti vazhdon në kolonën ngjitur]
kuara në Sauk, Rinas e Vlorë.
Dje “Panorama” ka publikuar një dosier të gjatë mbi rrëfimet e ish-ushtarakut. Kjo ka bërë që të nisë menjëherë stuhia politike në Itali. Një nga senatorët e Të Gjelbërve, njëkohësisht edhe Sekretari i Komisionit të Mbrojtjes ka kërkuar interpelancë me Ministrin Andreatta dhe njëkohësisht tërheqjen e repartit nën akuzë nga Shqipëri. “Qëndrimi i mëtejshëm në Shqipëri mund të dëmt oje imazhin e Ushtrisë Italiane”, ka thënë senatori “i gjelbër”.
Në faqen 2
Bregu përballë “tersit” i italianëve
Ende nuk dihet sepse, por italianëve ende nuk po ju ndahet një “ters” i vjetër: Shqipëria.
Vetëm në këto ditët e fundit, vendi i tyre fqinj i ka humbur enë të teleshe, sa që të bëjnë vërtet të besosh në mendime. Skandali më i fundit nga të gjithë mban emrin e një Brigade Ushtarake, që bën pjesë në kontingjentin e “Albes”. Pjesëtarë të saj, të përfshirë në një skandal që vjen për torturë nuk është pak, dhe Italia që dje ka filluar të ziejë sërish: “A duhet të jemi apo jo këtë ushtarët në Shqipëri, sa kohë që hetimet mbi këtë raste torturash ende nuk janë mbyllur?”. Një hije e fortë dyshimi të mbulon kur kujton se “Folgore”, kështu quhet brigada, është e dislokuar në Tiranë - në Sauk e Rinas - dhe në Vlorë dhe se në njërin e saj janë ende disa ushtarake, pjesëtarë të operacionit të Somalisë. Disa muaj më parë italianët i kishin kthyer sytë nga shqiptarët e vetja. Një ngjarje e mbushur me qindra refugjatë ishte mbyllur në Otranto dhe e shpëtuar me një të pakte akuzonin fort: “Siete tutti criminali”. Prokuroritë italiane filluan të hapin hetimet, por fajtorët kanë mbetur ende pa emër. Më pas i erdhi radha diskus-[teksti vazhdon jashtë kuadrit] diskutimeve të zjarra mbi Paolo Forestin. Një bisedë telefonike krejt e “pakëndshme” për një diplomaci serioze, e cila u publikua në Tiranë, ende nuk është hedhur poshtë nga ndonjë argument me peshë. Polemika, sikurse është zakon në të tilla raste, mbërriti menjëherë në Parlamentin Italian. Rasti i tretë është ky i akuzave ndaj “Folgore”. Kemi hezituar gjatë dje për ballë akuzave që u bëheshin një pjesë të ushtarëve të “Alba”-s, të cilët jemi mësuar t’i shohim gjithnjë paqësorë e të gjindshëm. 600 ushtarët e “Folgore”, që janë aktualisht në gjirin e “Alba”-s nuk kanë qenë të gjithë në Somali në 1993, dhe ka shumë të ngjarë që veprimet e dëshmuara të jenë punë personale. Me në fund vendosëm ta publikojmë këtë lajm. Derisa lexuesit italianë e kanë më të saktë historinë e këtyre dëshmive, përse të mos e mësojnë edhe shqiptarët?
Plas bombë në shkollë: fëmijët viktima të panikut
DURRËS - Ka shpërthyer një bombë në shkollën tetë vjeçare “Maria Kaculini” ndërsa qindra nxënës zhvillonin orën e dytë të mësimit.
- Ka shpërthyer një bombë në shkollën tetë vjeçare “Maria Kaculini” ndërsa qindra nxënës zhvillonin orën e dytë të mësimit. Persona ende të panjohur e kanë hedhur lëndën eksplozive nga dritarja e tualetit të katit të parë, por fatmirësisht nuk kanë mundur të shkaktojnë viktima. Nga klasa e ngjitur me tualetin - mbi bankat e saj fluturonin me dhjetra copa tulla gjatë shpërthimit - sapo ishin larguar nxënësit. Mësuesja e tyre kishte zgjedhur një ambient tjetër për të bërë mësim. Frika e tmerri mbretëruan në shkollë dhe shumë prindër pohuan se nuk do t’i çojnë më fëmijët e tyre në mësim. Policia ende nuk ka asnjë gjurmë të terroristëve.
Në faqen 5
TIRANE - Një nga repartet ushtarake italiane “Albes” ka e parë dje veten nën akuzë.
Ushträrë të misionit “Alba” gjatë misionit në Shqipëri
Ushtarë të misionit “Alba” gjatë misionit në Shqipëri
“Ja pse nuk plasi granata anti-president”
TIRANË - Atentatori e kishte hedhur granadën në drejtim të Presidentit Berisha e i hequr masbën ndezësit.
Ky ka qenë shkaku që atentati nuk është shndërruar në tragjedi. Pasi granada është marrë nga truproja e presidentit, kanë qenë ekspertët e kriminalistikës në Ministrinë e Brendshme dhe që kanë bërë autopsinë e granadës. “Nuk kishte unazë” - kështu ka rezultuar. Përndërkohë granada ka qenë perfekte nga ana teknike. Në faqen 3. Bomba e hedhur ndaj Presidentit nga Ilir Çeta
Rikthehet Vranicki
TIRANË - Alarm për dukë kërkuar me urgjencë rritjen e numrit të prezencës së rrobës jeshile evropiane në Shqipëri.
Kryeministri shqiptar është i mendimit se “do të zhvillohet një betejë e ashpër elektorale” dhe duhen monitorizuar të mbi 4000 qendrat e votimit në të gjithë vendin. Numri i qeverisë së Pajti... Kombëtar ka shpërthyer edhe mosaprovimin e tij lidhur me punën e shumëmëkohëshme”. Në faqen 3.
Vranicki dhe Fino
FIËR — Breshëri armësh mbi autobuz
. Bilanci i përgjakur i atentatit: Pesë të plagosur. Policia arrin të ndalojë dy vetë. Në faqen 5
VLORE — “Alba” shmang tragjedinë
. Neutralizon një bandë të armatosur. Një qytetar ishte marrë peng. Në faqen 5
Berisha sërish në miting: Masa të rrepta sigurie
Dje në shesh “Bashkimi për Demokracinë”
. Berisha sërish në miting: Masa të rrepta sigurie. Presidenti: “Vota juaj do t’i duhet Tiranës!” Në faqen 3.
Nga mitingu i djeshëm në Tiranë (Foto: Plator Ilo)
Sozia e Nanos mbërrin në Gramsh
Një vëzhgues i OSBE-së protagonist i ngjarjes së rrallë. Brohoritje në keqkuptimin e çuditshëm
GRAMSH - Është brohoritur gjatë nga një turmë prej mijëra vetësh një vëzhgues i OSBE-së sapo ka mbërritur në Gramsh.
Ai ka folur pak fjalë në gjuhë të huaj dhe ishte njeriu i fundit që mësoi se ishte mbetur pre e keqkuptimit; e kishin brohoritur mbas një pandarë të ish-Fatos Nano, lideri socialist. I njëjti shtat, e njëjta karakeristike dhe pothuaj të njëjtat tipare e kanë bërë atë, për pak çaste, të famshëm në qytetin e vogël, ku nuk kishin sheklur kurrë më parë. Banorët e Gramshit, ndonëse ishin lajmëruar për anulimin e mitingut socialist të Nanos do të nisesh për në kongresin e Internacionales socialiste në Suedi - nuk kanë mundur të besojnë një gjë të tillë dhe e kanë pritur me padurim idhullin e tyre. Është pothuaj sozia e Nanos. Një nga vëzhguesit e OSBE-së - emri i të cilit nuk bëhet i njohur - i ngjan në mënyrë të çuditshme liderit socialist dhe është bërë personazh i një keqkuptimi masiv në Gramsh. Ai ka mbërritur në qytetin e vogël me premtën në mëngjes, me një Mercedes të targët të Tiranës dhe ka zbritur në sheshin kryesor të qytetit përballë një turme prej gati dy mijë vetësh. Ndonëse ishin njoftuar për anulimin e mitingut socialist që më parë, ngjashmëria e misionarit të OSBE-së me liderin socialist bëri që të ndodhte keqkuptimi. Qytetarët pandehën se Nano kishte ndërmarrë mendje dhe shpërthyen në brohoritje me emrin e tij dhe hedhin parulla kundër Presidentit të Republikës. Keqkuptimi zgjati vetëm pak minuta dhe misionari i OSBE-së, i “habitur” për pritjen e ngrohtë, vazhdoi programin e tij me takimet me pushtetarët lokalë. Kurse Nano, personazhi i kësaj historie, pas kësaj ka rast të bësojë në vetën rolin e Gramshit. Bledar Starova
Bledar Starova. Fatos Nano
Publikohen dëshmi rrënqethëse të një ish-parashutisti