08/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 qershor 1997

Tentan të lirojnë atentatorin

Sulm mbi Spitalin e Burgut pak orë pas mbërritjes së Çetës Kriza rëndon mbi Qeverinë Fino. "Të vegjlit" reagojnë pas Kushtetueses: "Na tradhëtuan" Sulm i armatosur në vendin ku strehohet sulmuesi i Presidentit. Ndërhyrje autoblindat

Lagja e Berishës pakazanë plehrash

ALARMI I BOMBAVE TIRANË - “Lagja presidenciale” e Tiranës ka mbetur pa kazanët e plehrave vetëm një ditë pas atentatit ndaj Kreut të Shtetit. Nuk kanë kaluar veçse 24 orë nga hedhja e bombës në Rrashbull dhe një numër njerëzish i kanë hyrë punës që të largojnë të gjithë kazanët e plehrave nga lagja përreth rrugës “Fortuzi”, ku aktualisht banon Presidenti i Republikës. Arsyeja zyrtare: kazanët plastikë mund të jenë potencialisht të rrezikshëm, ndokush mund të vendosë bombë në to. “Moda e bombave”, që ka përfshirë pjesën tjetër të vendit, është bërë për të parë herë, kështu edhe një problem higjienik. Askush nga banorët e lagjes afër banesës së tij thjeshtë të Berishës nuk u habit të enjten në darkë, kur filluan të largoheshin kazanët e plehrave, në të cilët ishin mësuar të hidhnin mbeturinat e tyre ditore. Lajmi i bujshëm mbi atentatin e të riut nga Shkallnuri i kishte bërë të besonin që bombat mund të strehoheshin në çdo skutë. Pikërisht ky dyshim ka bërë që të merren masat për sigurinë e Presidentit Berisha. Një urdhër i Drejtorisë për të gjithë rrjetin e Bashkisë e Tiranës ka “fituar” në mënyrë telefonike për në frontin e njohur “Suberma-men”, e cila merrte prej kohësh me papastërtitë e kryeqytetit. Nuk ka pasur nevojë për shumë shpjegime. “Kazanët duhen larguar për motive sigurie”, është thënë në udhërin e qartë. Kanë mjaftuar vetëm pak orë që urdhëri të zbatohet, kazanët e mëdhenj janë larguar menjëherë. Tani, banorët e kësaj lagjeje duhet të bëjnë disa gjëra mera të që të mund të hedhin plehrat: kazanët janë zhdukur, por kjo duket se nuk i shqetëson dhe aq. “Me mirë pa kazanë, kështu nuk na vijnë bombat”.

Partitë e vogla takojnë me urgjencë Kryeministrin Fino mbrëmë në darkë. “Ne mund të tërheqim ministrat tanë nëse mbetet në fuqi vendimi i Kushtetueses” Në faqen 3

Atentatori i Ilir Çetës

TIRANË - Krisma e panik rreth atentatorit të Berishës. Nuk ka qenë e thënë që Ilir Çeta, autori i bombës së së mërkurës ndaj Presidentit të vendit, të gjente më në fund qetësinë e tij të ndodëse i mbërthyer nga Drejtësia. Vetëm disa orë pas transferimit të tij nga Spitali Ushtarak i Laprakës për në spitalin e burgut, kanë shpërthyer menjëherë krismat. TIRANË - Krisma e panik rreth atentatorit të Berishës. Nuk ka qenë e thënë që Ilir Çeta, autori i bombës së së mërkurës ndaj Presidentit të vendit, të gjente më në fund qetësinë e tij të ndodëse i mbërthyer nga Drejtësia. Vetëm disa orë pas transferimit të tij nga Spitali Ushtarak i Laprakës për në spitalin e burgut, kanë shpërthyer krismat. Një jetë është vënë në rrezik gjatë pak minutash se 15 minuta në afërsi të spitalit-burg. Në faqen 2

TKURRET SHTETRRETHIMI

TIRANË - Që nga nata e mbrëmshme, orari i alarm-kurthit është ngushtuar me dy orë. Tani mund të lëvizet nga ora 5.00-22.00. Kështu ka urdhëruar dje Ministria e Brendshme, në një vendim të saj. Pas një konsultë të gjerë me gjithë partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, kjo Ministri ka urdhëruar dje të gjitha komisariatet e policisë në Tiranë dhe rrethet e vendit që të marrin masa të rrepta për të siguruar fushatën elektorale. Ministria vëren se në bazë të kërkesës së partive, do të vihen në dispozicion të tyre numri më i madh i mundshëm i forcave për të siguruar rendin në mitingjet elektorale. Në bazë të urdhërit të mbrëmshëm, forcat e ruajtjes së rendit duhet të garantojnë lëvizjen e lirë të përfaqësuesve të subjekteve politike, kandidatëve dhe vëzhguesve të huaj e vendas. Ndërkaq është vendosur dhe për masat e ruajtjes së godinave dhe qendrave ku do të bëhen votimet, ndërkohë që transportimi i kutive të votimit do të bëhet i shoqëruar nga përfaqësuesit e qendrës dhe policia. Ndërkohë dihet e votimeve ndalim-qarkullimi do të hiqet.

Mbledhje anti-bombë në Qeverinë Fino

Në faqen 2

Rikthimi Sejdisë? “Ligji s’e pengon”

INTERVISTE / Flet kryetari Gjonaj TIRANË - “Për Hajdin Sejdinë nuk ka një pengesë ligjore që të mund ta frenojë atë që të investojë në Shqipëri”- është kryetari i Gjykatës së Tiranës, Qazim Gjonaj, që ka folur kështu për Gazetën. Kryetari Gjonaj tha se drejtësia nuk ka më punë me të dhe po kështu askush nuk mund ta pengojë që ai, sikurse dhe qindra investitorë të tjerë të huaj, të investojë kapitalet e tij në Shqipëri. Në faqen 4

Sherr mes Gjatës e Melos

“Përleshje” në zyrën e kryetarit Kushtetuesja shfuqizon nenet e proporcionalit TIRANË - Betëja për ligjin e zgjedhjeve në Gjykatën Kushtetuese është mbyllur me një incident të rëndë. Pasi gjykatësit kanë vendosur për rrëzimin e dy pikave të një neni, për shpërndarjen e vendeve të parlamentarëve proporcionalit, Vasil Melo, kryetari i Partisë së të Drejtave të Njeriut, ka kërkuar një sqarim në zyrën e kryetarit të kësaj gjykate, Rustem Gjata, për një nga nenet. Por, pas tre minutash, nga zyra e kryetarit janë dëgjuar të thirrurat e forta. “Jashtë që të ketë”. Pastaj dy personat janë shfaqur në derën e zyrës duke u shtyrë me njëri-tjetrin dhe, më pas sherri është zhvilluar në hollin e gjykatës, ku nuk kanë munguar as dhe akuzat më të rënda. Vasil Melo Rustem Gjata Në faqen 3

Vranicki sot me Berishën e Finon

Një rikthim pas bombave TIRANË - Vranicki rikthehet sot në Tiranë. Kësaj here mediatori i krizës shqiptare vjen pikërisht në kohën kur në gjithë vendin, ka plasur një modë e re: bombat. Mes zhurmës së shpërthimeve tronditëse, deklaratave inatçore të politikanëve tanë dhe misionit OSBE për 29 qershorin, ish-kancelari austriak do përpiqet të kuptojë se ku ka ngecur puna. Sot Vranicki, përveç Finos e Berishës, do të bisedojë veç e veç me Shehun e PD dhe Mejdani e PS. Vranicki Në faqen 3

Masakrohet polici: Qëllon hakmarrja

Vdes nga 40 plumba. Plagoset e ëma dhe i vëllai LEZHË Në faqen 5

Grupe civilesh luftojnë kriminelët

Tregtarët mbrohen me armë nga të panjohurit që i “gjobisin” BERAT Në faqen 5

Pezullim për një fjalë goje

19 TË VRARË? Pezullim për një fjalë goje Spikerja e TVSH, “viktimë” e bombave TIRANË - Televizioni i cili mbulon dyert Fioralba Shehu. Një gabim “fatal” gjatë lexim të lajmeve, i ka kushtuar rëndë gazetares së re të Departamentit të Informacionit. Ka qenë kjo pasojë më e fundit e një të ashtuquajtur shpërthimi të një bombe, që pati mbjellë terror në atë “Freska”. Ndëshkimi ka ndodhur vetëm dy ditë më parë dhe e ka shtrënguar Shehun, të pezullohet për katër javë nga ekranit. Historia e trishtë për Fioralba Shehun, ka patur si pikënisje të hënën. Bombën, që ka shpërthyer në ngjarjen e Tiranës, ka qenë e fokusuar tek edicioni i lajmeve të asaj dite. Pikërisht në mbarëditje në edicionit të orës 16, Shehu ka kryer gabimin fatal. Në vend të “19 të plagosurve”, ajo ka thënë “19 të vdekur”, nga shpërthimi në lokalin e Lush Përballit. Gjithçka është korrigjuar pas transmetimit të kronikës së ngjarjeve, por kjo nuk ka mjaftuar për t’i dhënë “pa faj” Shehut. Mënyra me të cilën ajo ka vepruar për të korrigjuar veten, duket të mos ketë finguar fort profesionale për drejtuesit kryesorë të Radio Televizionit. Burime të sigurta kanë treguar për Gazetën Shqiptare se vendimi, që ka sjellë “mandatin” gazetaren, është komunikuar nga vetë drejtori i përgjithshëm Bardhyl Pollo. Dukej të ketë përfunduar paqës, aventura e studentes së gazetarisë në Departamentin e Informacionit. Por në telefonim, asaj i duhet të braktisë përkohësisht një udhë në njërës disa vajet më parë. Shehu ka qenë drejtuese e programeve të emisioneve kulturore, ku transmetuara afro dy vjet te blakuan nga televizioni shqiptar. Ajo pat ndërmarë “profilin” televizion para disa muajsh, ku ishte emëruar në Departamentin e Informacionit. Ngjarje e fundit në ekran, e kishin sjellë Shehun në ekranin e edicioneve të lajmeve, por tensioni i kohës, duket të ketë qenë i vështirë për t’u përballuar nga vitet e pakta të karrierës televizive, që ajo mbart mbi supet. p. re.

Të martën rikthehet “Gazeta Sport”

DY GAZETA NË NJË GAZETA SHQIPTARE SPORT Giunëzin i Milani Të martën rikthehet “Gazeta Sport”