11/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

11 qershor 1997

Zgjedhjet, ikën kryevëzhguesi

Largim enigmatik nga Tirana i zyrtarit të lartë të OSBE-së Europa: “600 vetë për të mbuluar 80 përqind të kutive. ‘Alba’ do qëndrojë edhe 45 ditë pas votës” Die mbledhje në Romë. O.K. i fundit për 29 qershorin pas një jave në Vienë TIRANË - Zgjedhjet bëhen apo nuk bëhen në këtë kushte? Ky dyshim duket se ka edhe zyrtar kryevëzhguesin e OSBE-së në Tiranë që të lërë vendin e tij. Vetëm dy ditë më parë, Pridham, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij në misionin e Tiranës dhe është kthyer në Angli. Burimet zyrtare të OSBE-së e kanë motivuar vendimin thjesht “për motive personale”, por duket se pas kësaj fjale qëndrojnë arsye të tjera. Di, në një mbledhje në Romë, Komiteti Drejtues i vendeve anëtare të “Albes” ka marrë dy vendime të rëndësishme: do të mbulohen me vëzhgues tetëdhjetë përqind e kutive të votimit më 29 qershor dhe do të zgjasë qëndrimi i “Albes” edhe 45 ditë pas zgjedhjeve. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë zëvendësuesi i Pridham, Tony Welch. (Lart) Pridham vëzhguesi i larguar

“Monarkia fiton 24.2 përqind”

SONDAZH NË TIRANË Leka Zogu Në faqen 4

Detyrim i shtetit apo demagogji?

A mund t’u kthehen shqiptarëve milionat e humbura nëpër labirinthet e skemave piramidale? Një deklarim i liderit socialist Fatos Nano në Vlorë ka ndërsjellë përsëri vetëm opinion, por edhe mjaft politikanë që të debatojnë rreth kësaj teme delikate të anashkaluar kohët e fundit me aq kujdes në treza bisedimesh apo tribuna mitingjesh. Por çështja e parave të “fajdeve” ka edhe një tjetër rrafsh që pret të peshohet: a i takon shtetit shqiptar t’i kthejë ato miliona në njerëz? Që prej shumë kohësh, ka qenë përpjekja e autoritetit të ngushtë të shtetit, me skpticizëm nga një pjesë e opozitës, apo me një kundërreprim të ashpër nga rivalët politikë që e kanë aleuar si aventurë dhe truk demagogjik. Dhe në sipërfaqen e vorbullës së lindur nga përplasja e këtyre pikëpamjeve është rishfaqur shumëkush dhe: a i takon shtetit të kthejë paratë? Është po ashtuja politikë që të bën të besosh se asnjë parti nuk do të ketë guximin të përgjigjet “Jo”. Por ne do të shpresonim që të ishte diçka më shumë. Dhe përikërisht ndërgjegjësimi i botës politike shqiptare për përgjegjësinë totale që ajo mbart ndaj zgjedhësve të shqiptarëve. Siasakund tjetër shteti e partitë në Shqipëri mbajtën një qëndrim prej spektaklanti ndaj fajdeve, duke e braktisur popullin në vetëtrajtimin e tij. Rrjedhimisht kthimi i parave është një borxh më tepër moral që shteti i ka atyre të tij. Jo juridik sepse qeveritarët kanë përdorur historinë si shfajësim për përgjegjësitë logjore, duke toleruar heshtjen e ligjit nga “të tjerët”, nga populli. Ndaj populli nuk mund ta ndajë shtetin në gjyq. Por shteti duhet t’i rikthejë shtet- dastet linjë morale në tëtë se çështja, krahas jetës është edhe prona, paratë. Sepse nuk mund të trajtohet si çështje private një dukuri që ka për rrjedhojë tragjedinë më mbarëshoqërore. Është kjo e njëjtë? - për shembull - marrjen e drogës nga individi. E nëse partitë do t’i thonë “po” kthimit të parave, atëherë në qoftë se pas me këto poqimi qëndron një tjetër pyetje: Si? Ku do të gjenden paratë? Kur vjen puna për të shpjeguar mekanizmin dëmshpërblyes, prononcimet e politikantëve kanë një koeficient të lartë hipotetik. Nuk ka ende një strategji të përcaktuar në koordinimin dhe me institucionet ndërkombëtare. Nuk ka formula alternative, teknika, afate. Dhe nëse edhe me kthimin e parave partitë kanë ndërmend të spekulojnë përsëri politikisht, atëherë do të ishte një afat një rritje e tragjedisë shqiptare. Kështu është bërë e qartë se heshtja e përbashkët dhe shmangieçare e pushtetit dhe e opozitës ndaj fenomenit “fajde” u bë për interesa të brendshme politike. Ishte një rast i rrallë në histori kjo alarmë e e paslhuar e armiqve të përbashkët që, nga një këndë të ndryshme, manifestonin me invizionet e “h”[?]mes”. Më pas Qeveria Meksi u përpoq të largonte nga vetja çdo detyrim, duke i shpallur piramidat “pasuri private të njerëzve”. Ishte presioni i protestave masive, që e detyroi të ndërmarrë bllokimin e parave të dy fondacioneve dhe shpërndarjen e tyre. Ndërkaq, opozita diti të përfitojë politikisht nga situata “fajde” duke akuzuar qeveritarët si hajdutë. E ndërsa qindra mijë njerëz kërkonin para, opozita thuajse “harroi” të shpjegonte dy gjëra: heshtjen e saj jokritike kur piramidat lulëzonin dhe mundësinë e klanit të parave të humbura në rast martesje pushteti. Dhe, kështu, rituali i kësaj politike që di që duket se ka të dyfytyrësi dhe lidhjen e PS, Nano, të deklarojë në Vlorë si objektiv të partisë së tij “dhënien e parave të humbura popullit”. Është një deklarim që është

“Borxhet për fajdet pas zgjedhjeve” Tiranë - Përëndimi do të paguajë paratë e fajdeve? Nëse është e vërtetë atëherë kemi të bëjmë një nga lajmet më të bujshme të kohëve të fundit. Personi, të cilit i atribuohet kjo fjali është Massimo Busti, Zëvendësministri Italian i Mbrojtjes, i cili dje ka mbërritur në Shqipëri. Sipas agjencisë amerikane lajmesh Brill, i pyetur për tragjedinë shqiptare të fajdeve - ka deklaruar se “institucionet financiare dhe komuniteti ndërkombëtar mund të shohin mundësinë e pagimit të borxheve që firmat piramidale u kanë shqiptarëve, por kjo mund të ndodhë vetëm pasi të realizohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme.” Një nga agjencitë e taksave dje së përgjegjësi e Brutit mbi krizën e fajdeve ka kërcënuar me shpjegimet që Anastas Angjeli, ekspert i financës i socialisteve, bëri dje për shtypin. Ja një takim ka transmetuar dje edhe qëndrimin e Zëvendësministrit për situatën në Shqipëri dhe për rolin delikat të ushtruar veç “Albes”. Këto të fundit janë bërë shqetësim të një jave e cila po përpiqej të shpëtonte rrjetin e saj. Sipas agjencisë ENTE, që dëshiron burime nga shtabi “Albes”, grabitësit janë larguar duke i lënë të lirë “prenë” e tyre sapo janë parë të afrohen njerëz të blinduar me karabinierë italianë. (Lart) Pridham vëzhguesi i larguar

“Paratë do t’i kthejmë” por është rrugë e gjatë

Pas deklaratës së Nanos. Flet Angjeli TIRANE - Rimbursimi i fajdeve? “Kjo do të jetë një rrugë e gjatë, por e sigurt në përfundimet që do të sjellë”, Anastas Angjeli ka shpjeguar dje disa nga pistat në të cilat do të rëndë PS për kthimin e parave të varrosura bashkë me piramidat. Transparenca, llogaritë bankare të firmave dhe fati i parave të humbura. Këto do të jenë disa nga pistat e para të “hetimit” të ekonomistëve social- socialistë para se të fillojnë operacionet e tjera financiare. Angjeli nuk harron të kujtojë edhe ndihmën që pritet të japin organizmat ndërkombëtarë të specializuara në këtë drejtim. Gjithsesi ekonomisti socialist është optimist kur thotë se “qeveria e ardhshme socialiste do të bëjë maksimumin për të siguruar burime të veçanta kreditimi”. bëjë maksimumin për të siguruar burime të veçanta kreditimi”.

Panik në qytete, më 15 ditë e zezë

Shoqata Konsumatorëve: “Janë të rreme, s’do ndodhë asgjë” Panik në qytete, më 15 ditë e zezë Thashethemi frikshëm: Do mbyllen dyqanet TIRANE - Në datën 15 dhjetor të ndodhë një gjë e keqe? Zërat për një katastrofë, që do të çojë në mbylljen e dyqaneve, bllokimin e rrugëve e shumë dukuri të kësaj natyre, kanë mbushur prej ditësh shumë qytete të vendit. Elbasan, Fier dhe së fundi edhe Tiranë. Njerëzit pyesin-pyesin mes tyre se në datën 15 diçka do të ndodhë. Por kush ta thënë? “Thjesht kemi dëgjuar” - përgjigjen njerëzit. Por dje ka qenë Shoqata Konsumatorëve në Tiranë që përmes TVSH ka përgënjeshtruar këto zëra, duke deklaruar se në datën e paralajmëruar si e zezë asgjë nuk ka për të ndodhur dhe se të gjitha njësitë tregtare do të jenë të hapura. Si asnjëherë tjetër frika dhe dizinformimi është përhapur thuajse si një epidemi. Nuk dihet se kush e ka nisur i pari dhe për ç’arsye, por frika se në datën 15 do të ndodhë një e keqe e madhe ka pushtuar qytete të tjera. Ditë më parë frika është ndjerë në qytetin e Elbasanit. “Keni marrë vesh, në datën 15 do të mbyllen të tëra dyqanet” - pëshpërisnin njerëzit mes tyre. E njëjta frikë është ndjerë dhe në qytetin e Fierit. Përseri fjalë se tregtarët të premten, s’dihet se nga se, do të mbyllin dyqanet. Ndërkohë që në Tiranë fjalët janë dëgjuar për masa edhe më të rrepta. Do të mbyllen dyqanet, do të bllokohen rrugët. Madje është shkruar edhe më tej. “Edhe gjykatat do të punojnë deri në datën 15” - ky ka qenë thashethemi më i fundit që është dëgjuar dy ditë e fundit. Por dje ka qenë Shoqata e Konsumatorëve në Tiranë që ka reaguar e para publikisht, duke përgënjeshtruar këto zëra dhe duke siguruar se në datën 15 asnjë njësi tregtare nuk ka për t’u mbyllur.

Çeta

Atentatori Çeta shkon në Durrës

Dje para gjykatësve TIRANE Vdekje e dyfishtë: Vetëvriten DURRES - Dje Ilir Çeta, autori i atentatit të së mërkurës së kaluar ndaj Presidentit të Republikës, ka udhëtuar për në Durrës. Udhëtimi i tij për në gjykatën e Durrësit është shoqëruar me masa të rrepta sigurie dhe procesi, i cili ka vendosur përfundimisht masën e arrestit, është bërë me dyer të mbyllura. Po dje është vendosur arresti edhe për Flamur Xhafën, një nga njerëzit e afërt të atentatorit. Çeta është parë vetëm për disa çastëndërsa hynte në gjykatë. Pas procesit, i cili nuk ka vazhduar gjatë, Çeta është rikthyer në Tiranë.

Kukës, fshatarët pushtojnë doganën

Në faqen 5

TIRANE Vdekje e dyfishtë: Vetëvriten nënë e bir Në faqen 5 BERAT Bilanci i vrasjeve: Deri tani 100 vetë Në faqen 5 PUKE Tritoli kundër kryepolicit Në faqen 5

SQARIM

Në shkrimin e djeshëm - “Punët e Zotit dhe punët e Politikës” - në vend të “ish komuniste” është shkruar gabimisht “antikomuniste”. I kërkojmë ndjesë lexuesit për këtë gabim teknik.