13/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 qershor 1997

Plumba në mitingun e Berishës

Dy versione të ndryshme mbi shkakun. Ministria përgënjeshtron dëshmitarët Elbasani mbyllet brenda shtëpive, dhjetë të plagosur Beteja në shesh rrezikon të kthehet në tragjedi. Luftë e përgjakshme edhe në kryqëzimin e Cërrikut Dy versione të ndryshme mbi shkakun. Ministria përgënjeshtron dëshmitarët Plumba në mitingun e Berishës Elbasani mbyllet brenda shtëpive, dhjetë të plagosur Beteja në shesh rrezikon të kthehet në tragjedi. Luftë e përgjakshme edhe në kryqëzimin e Cërrikut Sipas vendasve gjithçka ka nisur pasi ruajtësit e mitingut keqtrajtuan një të ri. Më pas beteja... Sipas Ministrisë së Brendshme një grup të panjohurish kanë hapur zjarr mbi turmën ELBASAN - Shumë krisma e gjak, të paktën dhjetë të plagosur dhe një luftë versiones mes dëshmitarëve dhe Ministrisë së Brendshme kanë shoqëruar dje udhëtimin e Presidentit Sali Berisha në Elbasan. Berisha, Pollo, Hajdari dhe të tjerë kanë marrë pjesë dje në një miting elektoral të Partisë Demokratike. Kur mitingu ka qenë drejt fundit kanë jehuar të shtënat që kanë shkaktuar gjashtë të plagosur, shumica e të cilëve, qytetarë elbasanas. Sipas vendasve të shtënat e zjarrit kanë nisur menjëherë pas një konflikti mes rojeve presidenciale dhe qytetarëve, sipas Ministrisë së Brendshme të shtënat kanë ardhur papritur nga një grup qytetarësh të panjohur. Betejë e armatosur edhe në afërsi të Cërrikut, ku njerëz të armatosur kanë shkëmbyer zjarr me rojët presidenciale që ruanin kryqëzimin e rëndësishëm. Incidenti dy të kandodhur vetëm pak minuta pas të parit. Ngjarja e rëndë ka shkaktuar menjëherë zbrazjen thuajse të plotë të qytetit. Të gjithë të plagosurit nuk janë në rrezik jete. Në faqen 3 Një i plagosur dje në Elbasan (Foto: H. Pustina)

Krisma edhe në Krrabë

Makina PD Krisma edhe në Krrabë Partia Demokratike dje ka dëshmuar për një tjetër rast të rëndë. Sipas saj një Audi enigmatik ka ndjekur e qëlluar Flutura Haskon dhe Marieta Pronjarin Në faqen 3

FMN: Kështu mund të shemben piramidat

Ka dështuar tryeza e ekspertëve për huamarrëset: Ja varianti që refuzoi Berisha Një draft dokumenti anti-fajde që u propozua në Romë

FMN: Kështu mund të shembën piramidat

refuzoi Berisha FMN: Kështu mund të shembën piramidat Në dritë dokumenti anti-fajde që u propozuan në Romë TIRANË - Zbulohët dokumenti anti-fajde. FMN e kishte përgatitur atë për të shqyrtuar format që ende akuzohen si piramida financiare. Por projekti i institucioneve të huaja ka mbetur i pafirmosur, kësaj here nga vetë përfaqësuesi i Presidentit Berisha. Tryeza e Romës ka përfunduar të mërkurën, ndërkohë që varianti i cili do të hidhtë më shumë dritë mbi skandalin e fajdeve, është pranuar vetëm nga juristët e Qeverisë Fino. Dokumenti i rezervuar Në faqen 2

Kamberi zgjohët: dje hapi sportelet

Rinisi aktivitetin pas 5 muajsh ndërprerjeje TIRANË - Kompania Kamberidjeshtë zgjuar. Pas një heshtjeje prej 5 muajsh, ajo ka hapur me në fund sportelet e këtyre 25 klientët e parë. Pasi kishte shtyrë me muaj të tërë detyrimet të kapitalëve dhe ka nisur operacioni, që sipas drejtuesve të saj, do të vazhdojë tani deri në fund. Në përpjekje të këtij filiali kanë deklaruar që se fillimisht do të marrin paratë e pasëmarrë... arësinë këtë interesash. Në faqen 11 Ferdinand Kamberi

“Kisha jashtë partive: Duam zgjedhje të lira”

Pas deklaratës së Monsinjor Ilisë TIRANË - Kisha Katolike nuk bëhet palë në betejën politike në Shqipëri. Qëndrimi e saj për të qenë ajo këm... në përmjet konferencave ipeshkvnore, organi më i lartë i Kishës Katolike në Shqipëri. “Çdo deklaratë tjetër e bërë e që mund të bëhet në mes përfaqësuesve të klerit dhe të konsiderohet vetëm si mendim personal”, nënvizohen në deklaratën e kësaj konference. Konferenca është mbledhur vetëm dy ditë pasi në Shkodër, Monsinjor Frano Ilia u kishte rënë këmbanave duke kërkuar që në 29 qershor të mos votohej për ish-komunistët. Veprim ky që ngjalli reagime të ashpra, por dhe habi për një ndërhyrje të papritur të peshkut fetar në punët e ngatërruara të politikës shqiptare. Kryqi është ngritur, këmbanat ranë sërish, por kësaj radhe për paqe, për një fushatë elektorale të zhveshur nga urrejtja, përçarrja, një fushatë të karakterizuar nga toleranca e mirëkuptimi. Një deklaratë e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, organi më i lartë i Kishës Katolike, ka pohuar një qëndrim zyrtar të kësaj kishe për situatën në vend dhe zgjedhjet e pritshme. Kisha i ka mohuar çdo atribut vetes si palë në “konfliktin” politik e nuk ka munguar të shprehet mesazhe që të paktën duhen dëgjuar me respekt. Sipas deklaratës, çdo votues shqiptar duhet të realizojë me votën e tij: “Unitetin e vendit në pluralizëm, që sigurohet me luftën kundër përçarjeve, hakmarrjes dhe shpërfillimeve që nuk çojnë askund tjetër veçse në vëllavrasjen e një populli”. Kisha thekson qëndrimin e saj jashëpartiak duke mos u inkurajuar nga asnjë parti e duke inkurajuar në të njëjtën kohë të gjithë besimtarët katolikë të marrin pjesë aktive në votime. Në faqen 2

SHQIPJA GJUHË E DYTË?

Vietato attraversare i binari Trad.: Ndalohet kalimi mbi shinat e trenit Attenzione pericolo Treni in transito Vëmendje rrezikut: Treni në kalim Tabela në San Benedetto del Tronto TIRANË - Shqipja gjuhë e dytë në Itali? Sigurisht që nuk ka ndodhur kështu, por të paktën kjo i ka shkuar ndërmend shumë shqiptarëve në kanë kaluar shpesh përballë kësaj tabele të vogël të mbështjellë me plastmas, në hyrjen kryesore të stacionit të San Benedetto del Tronto. Atëherë: ndryshe nga të gjitha tabelat në Itali, ky shënim është shkruar në dy gjuhë, njëri prej të cilave me një rresht në shqip. Të dy njoftimet janë fjalë për fjalë të ruajtura nga rrëziku i trenave të shpejtë e teler [sic] dhe altë transportuese, veç pasagjerëve në shumë vendas, edhe shumë shqiptarë. Shqiptarët në Itali, tashmë përbëjnë, prej kohësh, një prezencë masive. Pikërisht, telashet, debatet parlamentare, akuza dhe lobë, por edhe solidaritetet ndaj tyre kanë përshkuar gjithë këtë vite të bashkëekzistencës mes italianëve e shqiptarëve. Për këtë fakt është shkruar dhe mund të shkruhet shumë. Por sinjali që ka dhënë kjo foto e thjeshtë është shumë më interesant. Ajo ka treguar se përveç fjalorit që është i mbushur plot me fjalë të tilla: refugjat, klandestin, gomone, drogë, kriminalitet, ekziston edhe një tjetër, që ka lidhje në shumë me solidaritetin. Duket sikur ka qenë pikërisht kjo fjalë, e cila, të paktën në këtë rast, e nxjerr shqipen gjuhën e dytë në Itali. (Foto: Alfred Muçi) Tabela në San Benedetto del Tronto (Foto: Alfred Muçi)

aventura e parë shqiptare në Bari basketbollistët të fundit në grup

Në faqet 5-8

Luftanija italiane kthen klandestinët

DURRËS Luftanija italiane kthen klandestinët Anija ishte nisur nga Velipoja dhe dje është rikthyer në portin e Durrësit Në faqen 10

Tragjedia në furrë: vdesin 3 punëtorë

ELBASAN Tragjedia në furrë: vdesin 3 punëtorë I katërti është ende gjallë, në gjendje shumë të rëndë dhe pritet të dërgohet në Itali Në faqen 10

GAZETA SPORT

Speciale Bari Ceremoni madhështore në hapjen e lojrave të 13-ta Mesdhetare Partizani do luajë në Kupë A vlen rekordi i Muçës? GAZETA SHQIPTARE SPORT ALBANIA lundron drejt Barit BARI '97 LIGA E KAMPIONËVE MËRKATO MONDIALITO Spektakël: Ja si do zhvillohet ajo në sezonin '97-'98 Donalison pranohet. Puna e tij mbetet në Torino e largë Con... [????] Finih spektakolar gole e vërshëllimet në Turneun Francës Mbrëmë ceremoni madhështore në hapjen e Lojrave të 13-ta Mesdhetare Përfundon me disfatë aventura e parë shqiptare në Bari basketbollistët e fundit në grup Në faqet 5-8

Lista e botës

Shqipëria arrin e 102-ta Shqipëria ka zënë vendin e 102 në klasifikimin e sapo shpallur nga PNUD për zhvillimin njerëzor. Është një listë ku 175 shtete janë renditur sipas arritjeve në sferat e jetëgjatësisë, arsimit dhe të ardhurave reale të popullsisë. Treguesit e vitit 1996 të përpunuar nga institucionet ndërkombëtare e kanë vendosur kështu Shqipërinë në kategorinë e 55 vendeve me një zhvillim njerëzor mesatar. Ajo ka mundur të lërë pas 28 shtete të po këtij grupi si dhe 25 shtete të tjera të klasifikuara në grupin me tregues të zhvillimit human mjaft të ulët. Ndërkaq, Shqipëria është renditur pas 101 shteteve nga të cilat 64 janë klasifikuar si shtete me tregues të lartë të zhvillimit njerëzor. Është i dyti vit radhazi që PNUD publikon në Shqipëri raportin botëror për zhvillimin human. Pjesë e rëndësishme e këtij raporti është dhe indeksi i zhvillimit human i ndërtuar mbi bazën e treguesve të jetëgjatësisë, mundësive për arsimim dhe të ardhurave për frymë, që përdoret si matës i zhvillimit njerëzor në mbarë globin. Krahasimi me vitin 1995 tregom se Shqipëria është ngjitur nga vendi i 104 në vendin 102. Po për këtë se më avan... të treguesve, kemi të bëjmë me përmirësime të shoqë... tare. Në krye të listës janë vendet me tregues më të lartë të zhvillimit njerëzor të prira nga Kanadaja, Franca, Norvegjia, SHBA dhe Islanda. Në këtë grup bëjnë pjesë 64 shtete, ndër të cilat dhe fqinjët e Shqipërisë, Greqia në vendin e 20 dhe Italia, që pason atë në vendin e 21. Ndërkaq dhe shtete të tjera ballkanike si Rumania, Bullgaria dhe Maqedonia, janë renditur më lart se Shqipëria, duke demonstruar tregues më të mirë të arsimimit, jetëgjatësisë, dhe të ardhurave reale. Por Shqipëria ka mundur të lë pas shumë shtete të mëdha si Kina apo Egjipti. Në fund të klasifikimit është Sierra Leone. An. Shtë.