Sipas versionit zyrtar, "viktima ishte trafikant droge". Probleme me të huajt edhe në Berat e Gjirokastër
Ngjarje tragjike në Elbasan. Grekët: "Ai qëlloi i pari"
Në New York Këshilli i Sigurimit ka vendosur: "Ushtarët e huaj të rrinë deri në gusht"
Sipas versionit zyrtar, "viktima ishte trafikant droge". Probleme me të huajt edhe në Berat e Gjirokastër
Qëllon "Alba", vritet një i ri
Ngjarje tragjike në Elbasan. Grekët: "Ai qëlloi i pari"
Në New York Këshilli i Sigurimit ka vendosur: "Ushtarët e huaj të rrinë deri në gusht"
ELBASAN- Një i ri shqiptar mbetet viktimë e plumbave të “Alba”-s. Ai është qëlluar të mërkurën në mbrëmje nga ushtarët grekë dhe ka mbërritur i vdekur në spital. Versioni zyrtar i ushtarëve të misionit “Alba” është se i riu 24 vjeçar nga Elbasani, një trafikant droge - ka tentuar disa herë të tregton mallin e vet tek ushtarët grekë. Refuzimeve të tyre, ai ka shkuar pranë gazermës me një Mercedes me targa të Elbasanit, ai i është përgjigjur me të shtënat automatiku në ajër. Më pas, hipi në mjetin e tij, ai qëllon me automatik edhe kundër ushtarit grek të vendrojes, që i është përgjigjur po me zjarr, duke e goditur për vdekje trafikantin e drogës. Mungon varianti shqiptar për incidentin e rëndë, i pari i këtij lloji kur “Alba” qëllon me vetëmbrojtje dhe vret një shqiptar. Dy në mbrëmje një vendim i Këshillit të Sigurimit ka zgjatur dhe për gjashtë javë të tjera mandatin e “Alba” në Shqipëri. Një gjë e tillë është bërë me kërkesën e Italisë, vendit drejtues të këtij operacioni ndërkombëtar.
Incidenti i parë i rëndë mes misionit ndërkombëtar dhe shqiptarëve. Grekët i ruhen hakmarrjes
Në faqen 11
Në Berat të shtëna të shumta rreth kazermës së italianëve i venë ushtarët në pozicion luftimi
Në faqen 11
Forca greke të “Alba” në Shqipëri
AGOLLI INTERVISTE
AGOLLI
INTERVISTE
"Përse ndodhi kështu?"
TIRANE - Dritëro Agolli shpjegon gjendjen e sotme: "Shqiptarët u ngritën në revoltë kundër padrejtësive shoqërore. Në fillim kërkesat ishin ekonomike, pastaj ata u bënë edhe politike. Klasës politike shqiptare edhe asaj që drejton Presidenti, edhe asaj opozitare, i kanë munguar idetë që i duhen demokracisë. Antikomunizmi u zbërthye në degë të tilla si rrënjosja e komunizmit, fronti i kuq, marksistët, etj. Opozita atëherë vërsulej kundër kësaj dogme e dogma të kundërta. Përplasja e dogmave zhduku idetë".
Në faqen 9
PD: “Beratin e sajoi PS-ja”
“Njerëzit tanë në Berat janë kërcënuar për t’u vrarë”
Dje reagimi i ashpër për ngjarjen tragjike
TIRANE - PD ka lëshuar dje një shi protestash për dhunën që po hasin njerëzit e saj në fushatë. Por tonet më të ashpra lidhur me këtë i ka rezervuar për kërcënimet që kreu drejtues i PD të Beratit ka marrë një natë më parë nga njerëz të panjohur. Duke akuzuar kundërshtarin e saj politik, PD nënvizon se “ky është një kërcënim makabër nga bandat e Fatos Nanos, të cilat kërkojnë të pengojnë një fushatë normale e të qetë të njerëzve tanë”.
Në faqen 3
Berisha ka ndaluar dje në Kamëz, ndërkohë që krerë të tjerë të PD kanë zbritur drejt Jugut të vendit
Njëri nga mitingjet e Berishës
PS: “Njerëzit tanë për Tiranën”
Fino në miting: “Duhet bashkëjetesë”
Dje miting i socialistëve në Kryeqytet. Prezantohen kandidatët
KANDIDATET
1. Lulë Gjinkuri
2. Anastas Angjeli
3. Spartak Poçi
4. Afërdita Stefani
5. Luan Hajdaraga
6. Lulzim Ahmetaj (PSD)
7. Koco Blushi (PSD)
8. Ajlin Fagu
9. Pëllumb Xhufi (PS)
10. Ermelinda Meksi
11. Lesko Gjata
12. Edmond Ruka
13. Limos Dizdari
14. Enver Reçi
15. Bukura Ufçiali
TIRANE - PS shpall kandidatë e Tiranës. Mes emrave më të njohur, Hajdaraga, Angjeli, Fagu, Ruka e Ulqini do provojnë se shpjeti shansin e kryeqytetit. Dje në takim me banorë të Tiranës është zhvilluar në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve. Lule, flamurë e slogane elektorale kanë rrethuar për afro 2 orë Kryeministrin, Nanon e drejtues të tjerë të kësaj partie, ndërsa nga tribuna të 15 kandidatët e kryeqytetit janë prezantuar me fjalimet e tyre.
Në faqen 3
Liderët e PS para shpalljes së kandidatëve (Foto: P. Ilo)
Vlorë, Shyti lë Komitetin
Në faqen 2
Zani kandidat, humbin letrat
KQZ: “Duhet të ketë dorë misterioze”
ZHDUKET PËRGJIGJA MËZINI
TIRANE - Zhdukje misterioze e përgjigjeve të Komisionit Mezini. Dosja që ka sjellë përgjigjet, për pastrimin e Zanit dhe të kandidatëve të tjerë të pavaru[r?], ka humbur dje në zyrat e KQZ. Akuza të ndërsjella janë bërë nga njerëzit e Kumes për fajin misterioz të dokumentave të Mezinit. Ylli Kollari ka akuzuar sekretarin e KQZ, Thimjo Kondi për pakujdesi në ruajtjen e dokumentave të mbërritura nga Komisioni i pastërtisë. Ndërkohë që Kondi është mbrojtur me argumentin se “ato nuk i ka kaluar nëpër duar dhe e ç’do gjë gjendet brenda zyrave të KQZ”.
Kanë qenë përgjigjet për pastërtinë e shumë nga të pavarur nga mbërritjen në shtatëmbëdhjetëshen e kandidatëve dhe në mesditë. Gjithçka është protokolluar në sekretarinë qendrore të KQZ për t’u hapur më pas, sipas procedurave të punës së Komisionit. Misteri ka nisur avash në momentet e para kur anëtarët nuk arritën të ndeshin me këtë përgjigje, sipas burimeve brenda KQZ duket se një dorë misterioze ka fshehur ato për të krijuar një tis hamendjesh e suspanc[i?]… “Ka humbur p as te ria e figurës së Zanit dhe e të tjerëve”. Institucioni, që përgjigjet dalin në dritë për të bërë rrugë procesit të regjistrimit të tyre dhe të faksimilit të emrave drejt Romës, atje ku po shtypen fletët - është vërtetuar me ngritjes së supeve nga shumë anëtarë. Vetëm në pasditen e të thëlla ka plasur sherri. Anëtari demokrat Kollari ka “akuzuar” sekretarin Kondi për pakujdesi në ruajtjen e zarfeve. Gjithsesi akuzat e kundërakuza nuk kanë shërbyer që zarf i Mezinit të dalë mbi sipërfaqe. “Nuk arritëm të bëjmë asgjë”, pasi ish pala… republikani Vashina. Gjithsesi misteri, që ka zgjatur deri në orët e vona, duket se është fashitur nga një “gjetje”. Urgjent Mezini të na dërgojë një fotokopje të origjinalit. Myrteza Caushit e të tjerëve duket se do t’u duhet edhe pak për të mësuar se cili ka qenë përgjigjja e komisionit që bën radiografinë e të kaluarës së shqiptarëve. Burime brenda Komisionit thonë se përgjigjja e shtatëmbëdhjetëshi për Zanin ka qenë pozitive. Nisur edhe nga ligji që përcakton edhe kufijtë e kandidimit, duket se njeriu që tradhtoi Vlorën mundet të ketë kaluar pengesën e parë që do të çojë atë më pas drejt një Parlament[i?] të ri.
Nga një mbledhje e KQZ
GAZETA SHQIPTARE SPORT
SOT DY GAZETA VETËM 30 LEKË
GAZETA SHQIPTARE SPORT
Në Olimpiken e Vlorës në Bari
Poker i Italisë kundër Olimpikes
Nëntë minuta shkatërrojnë Olimpiken e Memës. Tardelli: “Megjithatë keni luajtur mirë”. Devi Muka pranë Veronës
Në faqet 5-8
Fino Berishës: Tani radha jote
LIGJI KUNDER FAJDEVE
LIGJI KUNDËR FAJDEVE
Fino Berishës: Tani radha jote
Në faqen 2
Çdo ditë programet e TVA e Alba TV
TELEVIZION
Çdo ditë programet e TVA e Alba TV
Një ndihmë për miqtë e ekranit të vogël në Tiranë
Në faqen 8