Natë e frikshme telefonatash mes Presidencës dhe Qeverisë. Zëvendësimi i Çelos, refuzohet Hajdari
Garda, Berisha lufton me Finon
Presidenti urdhëron: Garda në rrugë për qetësinë
Kryeministri reagon ashpër: “Kurrë, kjo është detyrë e policisë. Këtu komandoj unë”
MONARKIA SHPËRTHEN NË SHESH
TIRANË - Një përplasje e frikshme e Berishës me Finon. Vetëm pak orë pas fitores socialiste në zgjedhjet e 29 qershorit, kreu i shtetit lëshon alarmim e rendit të rrezikuar. “Të përdoret Garda e Republikës për të ruajtur Tiranën dhe Bankën Kombëtare”. Ka qenë ky thelbi i urdhrit të Berishës i cili është refuzuar menjëherë nga Kryeministri shqiptar, duke e quajtur atë një “shkelje ligjore”. Një natë e acaruar telefonatash mes dy të mëdhenjve, urdhra e kundërurdhra mes Presidencës e Qeverisë si dhe kërkesa për emërimin e Azem Hajdarit në postin e ministrit të larguar nga Gre-qi, kanë përmbysur papritur situatën që pritej ashpër duke e qetë.
Lajmi i largimit të ministrit të Brendshëm Shaqir peria ka qenë zanafillë e konfliktit mes Presidentit dhe Kryeministrit. Por edhe paralajmërimi, një ditë më parë, i furungave të policisë edhe para selisë presidenciale ka qenë gjithashtu një nga arsyet e reagimit të ashpër të Berishës. Dy të mëdhenjtë e shohin veten të përplasur keqazi. Deklarata të ashpra, sqarime, komente, por edhe akuza ndaj njëri-tjetrit, janë lëshuar dje në ambientet luksoze të hotel Rogner në kryeqytet. Dhe Fino ka rrëfyer momentet e vështira të asaj nate. “Ora ishte afro 1.00 e natës kur Presidenti më mori në telefon. Të them të drejtën nuk e prisja në atë orë. Kishte kohë që nuk komunikoj me të nëpërmjet jetës dhe ndonjë arritje kuptoj se presë duhej gjithë ajo zhurmë”. Kështu ka nisur të rrëfejë për Gazetën Kryeministri Fino, vetëm pak orë pas përplasjes me Berishën. “E ndjeva se ishte i nervozuar...”
Në faqen 3
Dy të mëdhenjtë zbresin në fushë: Secili pretendon. Doni qetësinë? Atëherë, më jepni të drejtë mua. Përplasja mes të dyve në mesnatë arrin momente dramatike
Në faqen 3
Ministri i Brendshëm Çelo i telefonon vartësit të tij të ri Sokol Bare: “Alo, ka ndonjë Ngjarje në Tiranë? Të enjten pasdite do jem aty dhe do të punojmë sëbashku”
Në faqen 3
Manifestimi i djeshëm i legalistëve në Tiranë
(Foto: Plator Ilo)
Në faqen 3
Manifestimi i djeshëm i legalistëve në Tiranë (Foto: Plator Ilo)
Qeveria pas zgjedhjeve? Ja emrat
Në korridoret e partive projektohen ministrat e qeverisë
Në faqen 5
Plumbat vrasin studenten: Po shkonte në provim
Berat, masakër në stacion, dy të vrarë
Zjarri përpin cisternat: Rreziku evakuon banorët
VLORE / Flakët kërcënonin dhe qytetin
Alarm në Tiranë: rikthehet Tifo
Në Infektiv dhjetëra raste
Në infektiv dyqindëra raste
Alarm në Tiranë: rikthehet Tifo
TIRANË - Është rishfaqur, sërish pas disa kohësh ndërprerje. Është tifo e zorrëve ajo që ka goditur së fundi disa banorë të Kryeqytetit pas pacientëve të shtruar me gastroenterite në spitalin infektiv të Tiranës. Por kësaj radhe personat e sëmurë nuk janë shtruar në spital, po janë kuruar me mjekim ambulator. Të dhënat kanë mbërritur nga Ministria e Shëndetësisë. Burimet pranë këtij dikasteri thonë se personat e prekur nga tifo janë të paktë në numër.
Në faqen 7
Plumbat vrasin studentën: Po shkonte në provim
Berati, masakër në stacion, dy të vrarë
BERAT - Masakër me armë zjarri në autobusin e linjës së udhëtarëve. I shenjëruari me vdekje nga rivalet e tij ka shndërruar në një bombë kundër plumbave dy vajza të reja, që janë bërë viktima të tre breshërive.
Agresorët kanë qëlluar nga bordi i një makine pa targa dhe më pas janë larguar pa lënë asnjë gjurmë. Ata ishin të maskuar, por nuk diheshin motivet e atentatit të tyre.
Është treguar i pamëshirshëm fati me 22 vjeçaren Evis Qose nga Berati. Studentja po priste të nisej për në Tiranë bashkë me të motrën - duhej të jepte provimet në Fakultet - kur ndodhi ngjarja e papritur. Ishte ora 06.00 e mëngjesit të djeshëm kur pranë stacionit të udhëtarëve, që prisnin të udhëtonin me autobusët e linjës, ndodhi tragjedia. Një makinë pa targa është afruar rrufeshëm drejt grumbullit të njerëzve dhe nga dritaret e saj disa automatikë kanë vëzhllier? Plumbat ishin destinuar për Namik Çamin, 35 vjeç, që gjithashtu ndodhej në mes të grumbullit të njerëzve. Por ai, duke ndjerë rrezikun, bashkon me krahë supet dy motrat Qose dhe rreket t'i fshehë pas tyre, të futura papritur në rrezen e plumbave dy vajzat qëllohen dhe bien përdhe të përgjakuara. Evis Qose humbet jetën, kurse motra e saj Brikena plagoset rëndë. Edhe vetë Çami sharrohet nga plumbat e të panjohurve që largohen me veturën e tyre me shpejtësi të madhe. Në grumbullin e njerëzve që prisnin të udhëtojnë nga Berati drejt Frakës dhe më tej, por ata ishin të pafuqishëm të mbroheshin; kanë shpëtuar mrekullisht Brikena Qose dhe një grua nga spitali me urgjencë nga makina të rastit dhe mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është tepër e rëndë. Tani mbi vrasësit e panjohur rëndon një akuzë dhe një mëkat më shumë; fati i hidhur u ndjei më shumë se i një vajze të re që përgatitej të përgjigjej para pedagogëve të saj.
Zjarri përpin çisternat: Rreziku evakuon banorët
VLORË / Flakët kërcënonin dhe qytetin
VLORË - Frikë e panik në periferinë e Vlorës. Një zjarr i papritur ka shpërthyer dje në mëngjes herët pranë çisternave të karburanteve që kanë rrezikuar të hidhen në erë.
Zjarrfikësit kanë mundur dy herë të mposhtin flakët, por origjina e tyre ka mbetur ende e panjohur. Banorët e zonës përreth, tek Pusi i Mezinit, janë detyruar të braktisin banesat e tyre dhe tërhequr. Përkrah zjarrfikësve për të shpëtuar nga një katastrofë e pritshme. Në periferi të Vlorës kanë mbërritur dhe përforcime nga Fieri, Lushnja e Ballshi, por zjarri është vënë nën kontroll me vështirësi të madhe. Ende shumë pikëpyetje për shkak që kanë shkaktuar shpërthimin e tij. Janë “fajësuar” ndërhyrjet e grabitëse në rrjetin e furnizimit të çisternave gjigante.
Në faqen 5
Pas votimeve leku merr frymë
Dje 1 USD, 175 lekë
TIRANË - Mbyllja e raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare është pasuar nga një rënie e dukshme e vlerës së dollarit amerikan dhe valutave të tjera në tregjet shqiptare të këmbimit të parasë.
Ditët e fundit çmimi i kartmonedhës së gjelbër është luhatur dhe dje, ka zbritur deri në 175 lekë, duke e bërë akoma më të vështirë parashikimin e tendencës së kurs(eve) të këmbimit në ditët e ardhshme.
Në faqen 2
PS: MUZIKA E FITORES
Nga mitingu i djeshëm i PS
TIRANË-“Partyt Atdhe, më të bukrën këngë”... Muzika e njohur e Pietër Gac(i)t ka jehuar dje në Sheshin “Skënderbej” të kryeqytetit. Socialistët më pas muzika e tyre ka vazhduar edhe me ritme të tjera më rinore - kanë dashur/nisin kësh(…) tingun a tyre të fitores elektorale. Tashmë të figur(t)ë për fitoren e zgjedhjeve të 29 qershorit njerëzit e Nanos kanë festuar dje duke filluar para orës 19.00 e duke mbaruar pas orës 20.00 në sheshin qendror të kryeqytetit.
Historia e këtij mitingu është shoqëruar me diskutime të shumta. Sipas shumë të dhënave në festën e fitores së socialistëve do të merrnin pjesë edhe shumë pjesëmarrës nga rrethet, por kjo nuk ka qenë e mundur të realizohet. Vetëm në ditë pas zgjedhjeve sheshi i madh i Tiranës u vu “në shenjë” të fitimtarëve, por Polic(ia) nuk garantoi qetësinë për realizimin e tij. Disa ditë më vonë, kjo me sa duket ka qenë e mundur dhe PS-ja ka festuar, me pjesëmarrjen e mijëra vetëve që kanë manifestuar para dy liderëve, Kryetarit Nano, dhe Kryeministrit Fino entuziazmin e tyre pas zgjedhjeve.
Ministri Vukaj paralajmëron “stuhinë”
USHTRIA
Ministri Vukaj paralajmëron “stuhinë”
“Do ketë shumë shkurtime, por mbi baza profesionale”
Në faqen 5