Kryeministri i ri hap plagën e vjetër: “Ç'ndodhi me piramidat?”
Dje programi i Qeverisë lexohet para Parlamentit. Synim urgjent edhe eliminimi i bandave kriminale
Prioritetet e tjera: Reforma e Pushtetit Qëndror dhe atë Lokal dhe frenimi i inflacionit Nano: Do gjejmë paratë e fajdeve Kryeministri i ri hap plagën e vjetër: “Ç'ndodhi me piramidat?” Dje programi i Qeverisë lexohet para Parlamentit. Synim urgjent edhe eliminimi i bandave kriminale TIRANË-Spastrimi i vendit nga bandat kriminale dhe gjetja e parave të humbura në piramidat do të jenë dy nga objektivat parësore të programit të Qeverisë që kryeministri Nano ka paraqitur dje për votëbesim para deputetëve. Strategjia e kthimit të parave qytetarëve, është konceptuar e lidhur ngushtë me realizimin e transparencës së skemave piramidë. Është ky operacion që do të zbulojë përmasat e vërteta të dëmit si dhe ku kanë vajtur paratë. Mbi këtë bazë kabineti i ri qeveritar premton gjetjen dhe kthimin e parave edhe nëse ato janë transferuar jashtë shtetit. Paralel Qeveria parashikon të ndërmarrë operacione të rrufeshme për rivendosjen e rendit dhe eliminimi e bandave kriminale. Këto ky objektiv që do të realizohet në tre faza. Në fazën e parë, që është më afatshkurtër, parashikohet sigurimi i rrugëve nacionale dhe i rendit nëpër qytete. Më pas lufta kundër krimit do të intensifikohet edhe në zonat më të thella të vendit. Si mjet të rëndësishëm Qeveria vlerëson ristrukturimin dhe depolitizimin e policisë dhe forcave speciale të ndërhyrjes së shpejtë. Nano: “Paratë e fajdeve do mundohemi t'i gjejmë edhe nëse ato janë depozituar jashtë vendit” “Do nisë menjëherë kontrolli ndaj firmave rentiere dhe zbulimi i mundësive të tyre për të paguar njerëzit” Kryeministri Nano dhe Presidenti Mejdani (Foto Plator Ilo)
“Alba” lë Vlorën: Fillojnë të shtënat
VLORË-“Alba” braktis Vlorën dhe në qytet menjëherë fillojnë të shtënat. Dje në mbrëmje një grup i armatosur ka qëlluar për minuta të tëra në drejtim të ish-vendbazimit të regjimentit Friuli, që sapo ishte marrë në dorëzim nga policia shqiptare. Nuk ka të dhëna për viktima; policia i është përgjigjur zjarrit me vendosmëri dhe ka kërkuar përforcime. Në nga katër autoblindat që ajo ka në dispozicion ka shkuar në afërsi të vendngjarjes dhe ka qetësuar situatën. Dje është larguar nga Vlora dhe ushtari i fundit italian i misionit të “Alba”-s. Në orën 14.00 në port ka hyrë anija luftarake San Giorgio, e cila pas katër orësh ka lënë portin duke imbarkuar ushtarët e batalionit San Marco dhe karabinierët e regjimentit Friuli. Janë evakuar gjithashtu dhe të gjitha pajisjet e tyre luftarake. Një pjesë kjo që ka ndodhur me mjete të tjera. Mendohej se ky operacion do të përfundonte vetëm të mërkurën dhe nuk dihet arsyeja se përse gjë e tillë është bërë me urgjencë të plotë. Ushtarët e “Alba”-s kanë bërë dezertimet e ven[k?]hënimeve të tyre. Vakumin e tyre ka mbushur menjëherë trupa e komisariatit të Vlorës; në port, në ish-kampin e pushimit të fëmijëve dhe pikërisht aty ku ishin dislokuar që prej disa muajsh ushtarët e huaj, tani ka vetëm uniforma blu të policisë shqiptare. Në hyrje të objekteve tashmë qëndron nga një autobindë [?]. Në Vlorë është pritur me frikë largimi i “Alba”-s. Pak kohë më parë pushtetarët lokalë kanë kërkuar një zgjatje të mëtejshme të mandatit të ushtarëve të huaj, gjë që nuk është realizuar. Stavri Marko
Atentat shefit të Kriminales
KOPLIK
Në faqen 5
KOPLIK
Atentat shefit të Kriminales
Në faqen 5
Plumba edhe mbi fëmijët
VLORË
Në faqen 5
VLORË
Plumba edhe mbi fëmijët
Në faqen 5
Kthehet frika: Shfaqet poliomieliti
ELBASAN
Në faqen 5
ELBASAN
Kthehet frika: Shfaqet poliomieliti
Në faqen 5
Vritet shefi policisë private: Qëllohet në rrugë
TIRANË
TIRANE - Është qëlluar në befasi nga dy të panjohur dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme F. M., 40 vjeç nga Tirana. Viktima ishte president i një firme të rojeve private dhe është qëlluar në rrugën e unazës, pranë restorant Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 dhe për policinë që ka mbërritur vetëm pak minuta më pas në vendin ku ndodhi krimi, autorët e motivet e tyre kanë mbetur ende të panjohura. Në asfalt disa gurë të vendosur në formë gjysmërrethi qarkonin vendin e ngjarjes. Pikërisht aty ekspertët e policisë kanë gjetur dy nga gjashtë gëzhojat e armëve të vrasësit. Nuk dihen motivet e krimit dhe as autorët e tij. Dëshmitarë okularë kanë dëshmuar po dje në vendngjarje se kanë parë që makinës në të cilën ndodhej viktima i është afruar një motor i tipit Vespa; nga bordi i tij është qëlluar për vdekje viktima.
Nën pranga një trafikant: “Ka rrëmbyer një fëmijë”
Mister mbi 11 vjeçarin: “E dërgova në Greqi”
TIRANE - Një trafikant fëmijësh ka përfunduar nën pranga. Të shtunën në mbrëmje ai është kapur nga policia dhe tashmë ndodhet në qeli. Rexhep Kuqi, kështu quhet ai, nga fshati Shtyaj i Tiranës është arrestuar dhe tashmë akuzohet për rrëmbimin e një fëmije 11 vjeçar, dy muaj më parë. Por ndërsa grabitësi ka përfunduar në qeli, mbetet ende enigme se ku ka përfunduar fëmija. Djaloshi ishte rrëmbyer dy muaj më parë dhe policia e Tiranës kishte nisur hetimet për të dhe të shtunën është bërë e mundur kapja e rrëmbyesit.
Furtunë në Polici: Ceka nis reformën
Higen drejtorë e shefa rajonesh
TIRANE - Stuhia lëvizjesh në Ministrinë e Brendshme. Ministri i Brendshëm, Neritan Ceka, vetëm tre ditë pasi ka marrë në dorë institucionin më të rëndësishëm të momenteve ka larguar nga detyra të gjithë drejtorët e Drejtorive në këtë Ministri. Dy në mjediset e brendshme të Ministrisë janë mësuar emrat e drejtueseve të rinj. Lëvizje janë bërë dhe në të gjitha komisariatet e policisë së Tiranës, ndërkohë që nga vendi nuk ka lëvizur drejtori i Policisë së Tiranës, Pashk Tusha. Të gjithë kuadrot e rinj janë me stazh mbi 10 vjet në polici.
Ministria e Brendshme
Në faqen 2
Protestë para “Alba”-s: Shmanget incidenti
VLORË, TË MBIJETUARIT E OTRANTOS NË PORT
VLORE - Protestë e të mbijetuarve të 28 marsit në portin e Vlorës. Me ta janë bashkuar dhe shumë familjarë të viktimave, ndërkohë që oficerët italianë kanë shmangur një konflikt të mundshëm mes turmës e rojeve të hyrjes kryesore në port. Mbi një orë ka zgjatur grumbullimi i njerëzve në Sheshin e Flamurit, vend ku oratorët e rastit kanë protestuar ashpër ndaj sjelljes së autoriteteve italiane në lidhje me ngjarjen e Otrantos.
“Kërkojmë krijimin e komisionit të përbashkët si dhe bërjen e gjyqit në Shqipëri”, Krenar Xhavara, një nga të mbijetuarit e tragjedisë është shprehur në këtë mënyrë për Gazetën shqiptare. Sipas tij, të dy qeveritë nuk po përpiqen për të zgjidhur problemin e tyre. “Premtimet kanë qenë të shumta, por ne nuk kemi parë asgjë. Interesimi i palës italiane është jashtëzakonisht i keq. Ata duan medoemos ta fshehin ngjarjen. Avokatët tanë janë italianë e nuk mendoj se ata do të bëjnë gjë kundër qeverisë së tyre”, ka deklaruar i irrituar Xhavara. Dje ai ka qenë nga protagonistët e protestës.
Turma, pasi ka qëndruar për një kohë të gjatë në shesh, ka marrë rrugën drejt portit. Në hyrje të tij është ndalur nga rojet italiane. Disa replika mes udhëheqësve të turmës e rojeve të derës kryesore kanë acaruar situatën për momentin. Vetëm ndërhyrja e disa oficerëve ka shmangur një konflikt të mundshëm. Këta të fundit u kanë treguar rrugën drejt detit, vend ku familjarët kryesisht gra e plaka kanë kryer ritualin e përmuajshëm. Lule të hedhura në det për njerëzit e humbur në tragjedinë e marsit.
sta.ma.
Nga tragjedia e Otrantos
TIRANE
Mister mbi 11 vjeçarin: “E dërgova në Greqi”
Higen drejtorë e shefa rajonesh
Në Polici:
SQARIM PUBLIK
E ndjej për detyrë të sqaroj opinionin publik se; sikundër merret me mend shumë lehtë, shkrimi i botuar ditën e diel, në 27 korrik 1997 në të ashtuquajturën gazetë “Albania” dhe i shënuar A. Isaku nuk ka asnjë lidhje me mua.
Duke besuar në mirëkuptimin e gjerë,
Agim Isaku