Gati plani i ndihmave. Qeveritarët kthehen të kënaqur
Tani në veprim faza e dytë: Nisin diskutimet teknike me ekspertët e ashpër të FMN-së
Diskutohet gjatë edhe për armët. Ato do mblidhen nga njësi speciale. Mbase edhe me blerje...
Përgjaken piramidat: Dy të vrarë
LIBRAZHD - Patrulla e rojëve kufitare maqedono-… [?] ka qëlluar pa paralajmërim dhe ka vrarë në mëngjesin e të mërkurës dy shtetas shqiptarë. Disa tëjerë janë plagosur. Viktimat, bashkë me një grup të madh shokësh të tyre, ishin duke u kthyer në atdhe mbasi kishin punuar në mërgimë ilegale për disa kohë në vendin fqinjë. Por vetëm 300 metra pa mbërritur në kufi - në territor maqedonas - ata diktohen nga një patrullë e rojëve kufitare që hapin zjarr pa paralajmërim. Më pas plagosurit kanë marrë megjithatë të kalojnë kufirin dhe të mbërrijnë në spital. Por aty dy nga të plagosurit humbën jetën. Ngjarja protagonistët e ngjarjes - të gjithë ata janë nga fshati Rajcë i Librazhdit - pohon se janë qëlluar pa asnjë paralajmërim dhe se ishte vështirë të njohësh që bëhej fjalë për mos ikje edhe me tragjik. Po të mërkurën, por në mesditë, një pjesë jugosllavë të kufirit, ka hyrë gati 250 metra në territor shqiptar dhe ka hapur zjarr me automatikë, duke plagosur një të moshuar. Viktima ishte nga Shushica dhe kishte shkuar të mbillte bimë medicinale.
Dini e Milo vendosin bashkërisht: Do vazhdojë kontrolli në Kanalin e Otrantos
Italia partnere kryesor përballë Shqipërisë. Roma krijon një komision special
ROME - Mbështetje e plotë e komunitetit shqiptar në Itali për qeverinë e Shqipërisë. E ka deklaruar kryeministri Fatos Nano pas përfundimit të Konferencës së miqësisë Romë, në të cilën morën pjesë 35 delegacione nga bota. Nano ka theksuar se Shqipëria nuk do të mbetet vetëm në fazën e rendit, por do të vazhdojë programit të qeverisë në të ardhmen në këtë Konferencë duket se shpejti do të nisin aplikimet e programimeve të komunitetit ndërkombëtar për rindërtimin e vendit.
Ndërkohë gjatë takimeve të djeshme, mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Italisë u shty deri në tetor marrëveshja për patrullimin nga ana e marinës italiane në Kanalin e Otrantos. Qëllimi, evitimi i emigracionit klandestin. Franz Vranitzky pohon vazhdimin e misionit të OSBE-së si koordinatore e ndihmave ndërkombëtare në Shqipëri. Por, sipas ish-kancelarit, qeveritë e vendeve pjesëmarrëse do të vënë kushtet e tyre. Propozime dhe për stabilizimin e rendit në Shqipëri.
Në faqen 3
Guvernatori: paniku e spekulimi vrasin dollarin
TIRANË - Rivlerësimi i lekut kundrejt valutave të huaja ditët e fundit është kryesisht rrjedhojë e faktorëve psikologjikë dhe jo i atyre reale ekonomike. Kështu e ka shpjeguar dje Qamil Tusha, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, përmbysjen e vrullshme të raporteve të këmbimit të parasë në tregjet valutore të vendit. “Janë shumë faktorë që veprojnë njëherazi dhe është vështirë të japësh një gjykim të saktë” - është përgjigjur Tusha pyetjes së gazetarëve për rënien drastike të valutave - veçanërisht dollarit - mundësia e spekulimeve të aktorëve spekulativë që i japin mundësi disa subjekteve të korrin miliona.”
Në faqen 2
Kontrabandistët sulmojnë ishullin e ushtarakëve
Sazan, kërkojnë armë
Vlorë - Vazhdon kaosi në Vlorë dhe rrethinat e qytetit. Ishulli i militarizuar i Sazanit është shndërruar në parajsë të kontrabandistëve, që sulmojnë tunelet e panumërta të ushtrisë. Dy ditë më parë një grup prej rreth 20 ushtarakësh kanë zbarkuar në ishull të kërkojnë të gjejnë armë, por kanë mbetur vetëm viktima; një sasi e konsiderueshme armësh ka marrë zjarr dhe ka ka dëshmuar apalmi ka marrë zjarr dhe ka ka shkaktuar atë dje gjithë të konsiderueshme. Megjithatë, as nuk janë paraqitur në spitalin e Vlorës, por janë kuruar në mënyrë ilegale dhe private. Po dje në mesditë, një qytetar rreth 50 vjeç, është rrëmbyer nga persona të panjohur së lëviznin me makinë pa targa. Ndërsa më pas përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë, ka parur shkëmbim zjarri nga lisa makina.
Në faqen 5
Mister mbi fletët e votimit
Monarkistët: Tjetër rast manipulimi
Gjenden në një grumbull plehrash në qytetin “Studenti”
TIRANË - Mister mbi qindra fletë të referendumit. Alarm ka dalë nga përfaqësuesi i monarkistë pranë KQZ. Muart Basha ka thë… [?] pretendohën e tyre në ambientet e Qytetit të Studentit. Kanë qenë disa qindra fletë votimi, të cilat u gjetën në një grumbull plehrash pranë godinës 24. Sipas Basha, në ditë më parë mijëra fletë të tilla zbrazur rrugëve Qytetit Studentit. Për duket se një dorë misterioze i ka fshehur ato gjatë natës për të lënë në nisje e sipër vetëm disa dhjetra syresh. Njëri i nominuar është pranë KQZ, pretendon se kjo është një nga shenjat e fundit të asaj që ai e quan supermanipulimi që i është bërë referendumit dhe rezultateve të Monarkisë. Fletët i takonin zonës 45 të kryeqytetit, zonë që sipas Pelumb Çelës, ka patur shumë parregullsi.
Në faqen 2
Fletët e votimit në grumbullin e plehrave
Stop në gjykata frikë e pasiguri
Gjonaj: “Vendim i nxituar”
TIRANË - Qazim Gjonaj i përgjigjet ministrit Koni. Në një intervistë dhënë Gazetës, kreu i Gjykatës së Tiranës nuk është dakord me vendimin e dalë nga Ministria e Drejtësisë për pezullimin e aktivitetit të gjykatës që ai drejton. “Është një vendim i nxituar dhe i papakupimtë”, thotë Gjonaj, sipas të cilit, ka bërë siguri që gjykatat e Tiranës që ai drejton të jetë në gjendje të punojë, pasi paralajmëron fillimin e një furtune që mund të bjerë mbi personelin gjyqësor të institucionit.
Në faqen 3
Të mbijetuarit e Otrantos: Policia italiane pengon manifestimin
BRINDIZI
Në faqen 8
“Ukaj, dhimbje dhe në Shkodër”
GAZETARËT E VERIUT
SHKODËR - Dhëmbje për vdekjen e gazetarit të Gazeta Shqiptare edhe të kolegët e tij në Shkodër. Dje ata kanë dërguar në redaksinë dhe deklaratë, në të cilën shprehin hidhërimin e tyre për ngjarjen e papritur dhe tragjike. Gjithashtu gazetarët shkodranë kërkojnë të përcjellin familjes dhe miqve të Ukajt ngushullimet e tyre.
“Vdekja tragjike e kolegut tonë Ali Ukaj na ka hidhëruar e indinjuar. Firma e gazetarit të ri, Ukaj, ka qenë e mirëpritur jo vetëm për lexuesit e Gazeta Shqiptare, por dhe për të gjithë ne. Pa asnjë dyshim, në kontributin e gjithë gazetarëve shqiptarë për një shtyp sa më profesional dhe të lirë, pena e gazetarit dhe kolegut Ukaj ka rol dhe rëndësi të veçantë. Ne shprehim ndjenjat dhe respektin tonë të veçantë për kolegun Ukaj dhe i dërgojmë familjes së tij dhe shokëve të gazetës ku ai punoi ngushëllimet tona më të sinqerta. Njëherazi dëshirojmë të jemi në solidaritet me të gjithë kolegët tanë, duke protestuar fuqishëm: ‘Ndali çdo lloj dhunë ndaj njerëzve të shtypit’.”
Ali Ukaj
Sejdia blen gropën për herë të dytë
TIRANË - Adjin Sejdia blen për të dytën herë gropën. Së pari ai e bleu në vitin 1991. Pas bisedimesh të gjata me 86 pronarët e truallit të gropës u arrit që trualli të fiksohej në kuotën 220 milionë për metër katrorë. Në fillim të këtij viti Sejdia dhe shumë e plotë të parave, përsëri edhe pergindjen ashtu si parashikohej në kontratën e vitit ’91. “Do të ndërrtohet një hotel 18 katësh, thotë avokati i Sejdijës, Shefqet Dizardi dhe ndërtimi i tij do të fillojë shumë shpejt”. Më pas ai shpjegon se do të duhet së pari të shqyrtohen edhe një herë të gjitha dokumentat e nevojshme, pasi ato janë të vitit 1991. Pas ekstradimit më të Vjçir për arsye, të cilat ende mbeten të mistershme, Sejdia pa prematur që të do të kthente të gjitha paratë e marra. Të njëjtën premutim ai e bën tani, kur shprehet se do të kthejë të gjitha paratë e humbura nga qytetarët në skemat piramidale, por që lejohet të ndërtojë disa hidrocentrale.
Gropi gjigand në qendër të Tiranës
Në faqen 8