07/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

7 gusht 1997

Kthehet dënimi me vdekje?

Politikanë e juristë i përgjigjen pyetjes: A mund të merret jeta në emër të Drejtësisë? Kthehet dënimi me vdekje? Të djathtët përkrahin ndëshkimin kapital, e majta heziton Abdiu i PS: "Krimi është rrugëve, duhet riparë rekomandi i Evropës". Kalakulla: "Duhen vrarë" TIRANË - Ligji mbi dënimin me vdekje i rikthehet skenës politike. Nga zyrat e politikanëve ka mbërritur dje qëndrimi për fatin e një ligji, prej kohësh, shumë të diskutuar. "Do të jetë vetë koha ajo që do të heqë dënimin me vdekje". Ky është qëndrimi i socialistëve i shprehur nga vetë Fehmi Abdiu. Më i ashpër në qëndrimin e tij vjen lideri i PDD, Kalakulla. Mosmbajtja e tij do të ishte një tragjedi, thotë ai, i bindur se ligji duhet të mbahet në këmbë, bile edhe të ashpërsohet. Në derkohë nga Pallati i Drejtësisë mbërrin qëndrimi zyrtar. Ministri Kondi nuk ka preferuar të shprehet drejtpërdrejtë, por përmes zëdhënësit të tij ka lëshuar formulën: "Po shkojmë drejt heqjes së dënimit, po na lini kohë ta bëjmë gradualisht". Dy vëllezërit e varur në Fier Ministria e Drejtësisë: "Tani çdo gjë më e vështirë. Vendimi mund të shtyhet" Melo i PBDNJ: "Dënimi duhet hequr, por çdo gjë në kohën e vet" TIRANË - kohë ta bëjmë gradualisht". Në qendrim i tillë duket se nuk është i lehtë për dikasterin e Drejtësisë. I vënë mes dy zjarresh ai, nga Evropa që kërkon heqjen e ligjit dhe tjetrën nga realiteti vendas, kur krimi ka zbritur në rrugë, ministri Kondi kërkon të mbetet i kujdesshëm deri në fund.

"Të larguarit nuk janë reformatorë"

PAS ÇARJES SË FUNDIT NË PD GENC RULI Kjo nuk është lëvizje reformato­re, sikundër duhet të ndodhë në normalisht në një parti që ka patur një humbje të thellë politike. Deri sa PD po konfiguronte si krahu i post-presidenciale e Berishës, në të do të ketë vetëm një spastrim stalle për jo një reformë. Berisha vetë nuk ka treguar ndonjëherë prova të një mentaliteti reformator. Në rastin e Shehut e Meksit duket qartë që individualizmi i përgjakshëm për humbjen, do të ishte parakush­ti i reformës në PD, për të përcaktuar drejtimin e tyre, pasi duhet mbajtur gjallë absurd i Berisha nuk ga­bon kurrë, gabojnë vetëm të tjerët. Së dyti, shuhen e personave të mbarë në zyrën e PD, njihen sot të sigurt vetëm me Berishën dhe agresivitetin e tij. Madje mund të thuhet se dhe Berisha mbajtje peng njerën-tjetrin me një forcë fatale. Se treti, Shehu e Meksi janë lehtësisht të sulmueshëm jo vetëm për përgjegjësitë që kanë, por janë politikane pa shpirt mbrojtës e për më tepër pa forca kundërshtuese. Brojka ka shprehur një farë disidence dhe mospërputhjeje me liderët e PD përsa i përket mentalitetit dhe largesës që ka vendosur nga zyrat e ... Genc Ruli mund të luanin më në fund një rol pozitiv e dinjitoz në qoftë se do të prononcoheshin me kurajo e drejtëpërdrejt për lojrat që Berisha po luan sot në kurriz të tyre të PD dhe për përgjegjësitë që ai ka për mbarë këtë situatë. Si konkluzion, në PD nuk po fryn asnjë erë e re. Materiali social i sotëm i PD përbëhet kryesisht nga njerëzit që kanë qenë mish i mishit e kocka e pushtetit të Berishës, si nepërmjet të tjerëve të gjitha administratës, punonjës të SHIK-ut, gjykatave, prokurorëve, si dhe me kategori e mjerë shërbëtorësh. Rrjedha e egër që nga e gjithë kryesia e PD nuk politikë karakteristike nga besimi naiv dhe inercia e sjelljes politike. Këto kategori njerëzish, e kanë me drejtë të thuhen se ato dhe udhëk Berisha po as e merri ... …trishtet se ata Berisha mbajnë [tekst i prerë] pjesë njeri-tjetrin me një forcë të fortë. Shpejtë, janë lehtëshit të sulmueshëm jo vetëm prej përgjegjësisë që kanë, por janë politikanë pa shpirt mbrojtës e për më tepër pa forcë kundërshtimi. Berisha ka shkuar përherë në farë distance dhe mos-shprehurje me liderët e PD për ndërmjet mentalitetit dhe largësisë që ka vendosur nga zyrat e PD. Sidoqoftë, këto persona [tekst i prerë]…

Dy vëllezërit e varur në Fier

Flota detare do sulmonte Vlorën

DESHMI E NJE PROTAGONISTI Nga protestat në qytetin e Vlorës VLORË-Nga Durrësi dhe marina M 222 niset në det ditët e para të marsit në drejtim të Vlorës. Në bordin e saj 50 trupa speciale të policisë së Tiranës. Sulm detar ndaj kryengritjes të revoltuar? Në fakt, ekuipazhi nuk ka zbarkuar, ku më brigjet vlonjate, por burime të mirinformuara, dëshmojnë për qëllimin e atij udhëtimi. Dragamina do sillte ata që më vonë do koordinonin një sulm nga toka dhe ajri dhe qytetin që në atë kohë ndodhej në kulmin e revoltës.

“Në PD do ri, por me njerëz të rinj”

INTERVISTE/ Flet Albert Brojka Albert Brojka “rebeloh[e]”. Ish kreu i PD së Tiranës vetëm pak orë pasi është përjashtuar nga grupi që dorëzoi kërkesën për grevën e PD fillon rrëfimin e tij. “E tërë kryesia të kalojë në votëbesim në Kongres”, këmbëngul Brojka, sipas së cilit, në partinë e tij ka dy lloj njerëzish. Ata që janë idealistë e përfitojnë shumë e veçanërisht të vegjël. Brojka është i mendimit se “Nëse PD nuk do të rinovohet, ajo nuk do të ketë asnjë lloj të ardhme”. Është hera e parë që demokratët Brojka tregohen kaq ashpër me të tjerët. Ai siguron se nuk përbën problem për të një largim që të jetë i mundur të bëhet atij. “Unë nuk do të shkoj në asnjë parti tjetër, ose do të mbetem në PD, ose do të largohem nga politika”. Opozita e Brojkës: “Lidershipi i Partisë të kalojë provën e votbesimit të Kongresit”

Të hoqën nga puna? Bjeri 33207

Alo në PD TIRANË - PD krijon zyrën që do të mbrojë të gjithë të shkarkuarit e administratës. Departamenti i shkarkimeve arbitrare do të ketë një numër telefoni ku të gjithë “viktimat” do të regjistrojnë ankesat e tyre. Një libër i bardhë pritet të hapet në këtë zyrë për t’u çuar më pas drejt Evropës. “Ja ku na janë dhunuar njerëzit”. Duket se PD ka nisur një betejë të ashpër që vështirë ta lërë në mes. Vite më parë ajo ka nxjerrë nga sitaret e saj ligjin 24/1, nga i cili shumë vetë përfunduan në rrugë. Në faqen 3

Gjykatësit: “Bëni padi për firmat”

Kreditorët e piramidave TIRANË- Të gjitha gjykimet ndaj padive të ngritura ndaj kompanive “VEFA”, “SILVA” dhe “MLLEKA” janë fituar nga kreditorët. Në dy muaj e fundit, është ngritur një gjykatë në Tiranë, një grup prej pesë gjykatësish, të cilët deri tani nuk kanë patur shumë media për të gjykuar. “Gjykata në bazë të provave, na kontratave, një gjyqtëmor të veprimeve e firmave ndaj kreditorëve”. Një nga anëtarët e këtij grupi, gjykatësi Luan Daci, flet për gazetën shqiptare, rreth ecurisë së proceseve ndaj kompanive huamarrëse. Në faqen 5 Sudja

LUBONJA NUK PRANON RTSH

TIRANË - Fatos Lubonja nuk do të jetë drejtuesi i ri i RTSH. Qeveritarëve të rinj do t’u duhet që të vrasin mendjen sërish derisa të gjejnë një tjetër figurë e aftë të drejtojë televizionin e vetëm publik të vendit drejt reformimit. Vetë Lubonja ua ka konfirmuar vendimin e tij pas debateve drejtuese të larë të vendit. Vendimi për të krye të RTSH duhet të merrrej sot në mbledhjen e parë të Këshillit të Drejtuesve të RTSH-së. Fjalët mbi Lubonjën si drejtor i ri i përgjithshëm i RTSH ishin bërë shumë konsistente kohët e fundit, sa më tepër ofrohëj koha për zgjedhjen e Këshillit të ri Drejtues të RTSH. Mass media shqiptare - gjithnjë shumën e të shprehte ndaj këtij problemi - i kishin kushtuar hapësira të mëdha kandidaturave të mundshme, ku më e pranueshme nga të gjithë dukej kandidatura e Fatos Lubonjës. Duket se Lubonja ka pasur arsye të forta për të mos pranuar postin e lartë që i është afruar. Intelektuali njohur brenda dhe jashtë kufijve, autor i librit të suksesshëm dhe drejtues i revistës së njohur “Përpjekja”, Lubonja ka zgjedhur një para miklimi të postit të garantuar në profesionin e tij kryesor: shkrimit. Ndonëse duket se jo vetëm arsyet profesionale e kanë shtyrë intelektualin e njohur të refuzojë dhe ftesën që ka mbërritur nga krerët e lartë të PD dhe të Qeverisë së re. Lubonja shpesh ka përmendur se është për një opcion tjetër politik, të ndryshëm nga ai që është aplikuar kohët e fundit. Që në kohën kur u aktivizua aktivisht në politikë, në marsin e trazuar të këtij viti, Lubonja është shprehur vazhdimisht për një tjetër qëndrim “të atij që t’ju rikthejë njerëzve shpresën”.

Fieri në alarm: Po vjen i tmerrshmi i Vlorës

Policia zë pritë, krisma për 30 minuta FIER - Policia në alarm, “Po vjen Gaxhai”. Emri i njërit prej kryengritësve të Vlorës ka ngritur në këmbë të gjithë komisariatin e Fierit. Numri një i tij ka kryesuar aksionin, në të cilin kanë marrë pjesë gjashtëdhjetë policë e katër autoblinda, por kryebanditi, i shoqëruar nga eskorta e tij, sapo ka parë shenjat e para të policisë, është kthyer prapa. Policia ka qëlluar me mitraloz në ajër, duke kërkuar ndalimin e tij e ndjekja ka vazhduar deri në urën e Mifolit. Në faqen 8

Letër në shi she pas 68 vjetësh

Zbulim i punëtorëve në Ambasadën e SHBA TIRANË - Është historia e një letre krejt të veçantë. Kur ajo u shkrua nga një grup të rinjsh, askujt prej tyre nuk i pati shkuar ndërmend se letra do të hapej nga disa duar të baltosura pas plot 68 vjetësh. “Aventura” e kësaj letre të veçantë ka përfunduar të premten e kaluar në oborrin e një shtëpie godinave më të vjetra të krejt kryeqytetit shqiptar, në Ambasadën Amerikane. Ndërsa kryehshin disa punime riparues në oborrin e Ambasadës USA, punëtorët kanë zbuluar papirun, në një thellësi jo të madhe, një shishe të çuditshme të mbyllur. Punëtorët në fillim kanë kujtuar se kanë gjetur ndonjë gjë të vlefshme. Në fakt brenda shishes ka qenë vetëm një gjë e rrallë, një letër e shkruar nga një grup të rinjsh 68 vjet më parë. Ja teksti i letrës së gjetur në shishe: Ti, o këndonjës i kësaj letre, mundoho të ndalësh se në ç’datë e gjete këtë letër. Ne, të poshtëshënuarit kemi bërë mbulesën e ... Ne kemi qenë nxënës në Shkollën Teknike Amerikane në Tiranës”. Letra është shkruar në dy gjuhë në shqip dhe në anglisht. Janë katër firma që e mbyllin atë: Hy sen Bilali, Muharrem Pirdemi, Hasan File, Zerim Gjakja. Jeta nga njëherë është vërtet e çuditshme, ajo i ringjall njerëzit pikërisht në kohën kur shumë pak vetë kujtohen për ta. Një punim i thjeshtë riparues, një grup punëtorësh dhe një shishe e mbuluar nga balta, mund të ngjallin papritur kujtime të shumta. Mbimerat e njohur të firmosur në letrën e shishës mund ta ngjallin kush e di se çfarë kujtimesh në mendjen e pasardhësve të tyre të sotëm. Nënshkruesit, fatin e të cilëve nuk e dimë ende, por mund ta marrim lehtësisht me mend, meqenëse të gjithë kanë qenë nxënës në Shkollës Teknike Amerikane, kanë qenë pas një amanet: Na thoni në cilën datë e gjetët letrën. Ne po i përgjigjemi në emër të atyre që e gjetën vërtet: më 1 gusht të 1997. Ose më thjesht, afër 68 vjet më vonë. (a.bax.) Letra e vjetër e gjetur në oborrin e ambasadës Amerikane

Në faqen 2 Alo në PD Të hoqën Kreditorët e piramidave Gjykatësit: "Bëni Policia zë pritë, krisma për 30 minuta Fieri në alarm: Po vijnë

UEFA: Rendin pastaj futbollin

Kampionati i futbollit akoma i hapur. Apollonia i dhuron tre pikë Flamurtarit Zyrtarët e lartë duan siguri Në faqen 7