12/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 gusht 1997

Specialët sulmojnë në Vlorë

Luftë me bandën e Zanit: kapen tre, ikën një i plagosur Zëvendësministri i Brendshëm Bare: “S’do ikim nga Vlora deri sa të zhdukim krimin” Die superaksion i RENEA-s, Bllokohen dy Saurrelë të blinduar e me kundërarmë Specialët sulmojnë në Vlorë Luftë me bandën e Zanit: kapen tre, ikën një i plagosur Zëvendësministri i Brendshëm Bare: “S’do ikim nga Vlora deri sa të zhdukim krimin” VLORË - Specialët zbresin në qytetin e protestave. Për herë të parë, që nga hapja e depove, forcat e “RENEA-s” kanë tentuar shkarkimin e bandave. 13 furgonë të shoqëruar nga dy saurrelë - numri i specialëve nuk bëhet i ditur - kanë zbarkuar në Sheshin e Flamurit ku janë pritur nga një numër i madh qytetarësh. Këtë të fundit kanë cilësuar si shpëtimtarë dhe u kanë dhuruar tufa me lule. Operacioni drejtohet nga zëvendësministri i Brendshëm, Sokol Bare. Dje në mëngjes krismat e para janë ndjerë në Pyllin e Sodës, vend ku, pas një luftë të ashpër, janë ndaluar tre persona që - sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme - janë anëtarë të bandës së Zanit. Ndërkohë njëri prej tyre është plagosur e është larguar. Situata pasditen në qytet ka qenë më e qetë, ndërkohë që pritet vazhdimi i aksionit në ditët e ardhshme. Specialët janë strehuar në Kampin e Pionierëve, ndërkohë që po dje është ringritur batalioni i specialëve të Vlorës nën drejtimin e Daut Braces. Në faqen 5 LAJMI I ORES SE FUNDIT Rikthehet Zani: katër orë luftë gjatë pasdites VLORË - Luftë mes bandave e specialëve. Për katër orë forcat e ardhura nga Tirana kanë përballuar presionin e armëve të bandës së Zanit. Betëja ka nisur pasditen e djeshme. Zani është rikthyer për të marrë hakun e shokëve të kapur në mëngjes. Ende nuk janë bërë bilancet e përleshjes dhe burime jozyrtare nga Vlora flasin edhe për të plagosur të tjerë. Dy saurrelë të improvizuar si auto- autoblinë kanë gëlluar për një kohë të gjatë kundër specialeve. Këta të fundit kanë qëndruar në pozicion mbrojtës e vetëm pas katër orëve luftimesh kanë mundur të dalin nga llogoret, duke nisur një aksion sulmues. Banda e Zanit është tërhequr fillimisht duke lënë në duart e “RENEA-s” dy saurrelë të mbushur me armë si dhe dy makina të tjera në të cilën sipas një informacioni marrën nga policia e Vlorës-kishte armë kundërzjarr. Disa prej oficerëve të specialëve kanë tentuar vazhdimin e aksionit, por ai është lënë pas. Mrika se mos plumbat mund të kapnin njerëz të pafajshëm i ka detyruar që të ndërpresin atë për ta vazhduar të nesërmen. Ndërkaq ka vazhduar patrullimi në qytet dhe tre persona të arrestuar janë nisur për në Tiranë. Ky ka qenë lajmi i fundit që ka mbërritur mbrëmë në redaksinë e gazetës nga Vlora.

Ndeshje që për pak u kthye në gjak

PASHK TUSHA: JA SI U EVITUA INCIDENTI Ndeshje që për pak u kthye në gjak Xhama të thyer, sharje... ndërhyn policia TIRANË - Ka qenë një e diel e zakonshme, ku ata që kanë mbetur pa shkuar në plazh i janë drejtuar “Qemal Stafës”, për të parë finalen e kampionatit kombëtar. Por zhgënjimi ka qenë i madh. Të pranishmit kanë asistuar në një incident, i cili është bërë masiv e më pas në ndeshjet e futbollit. E nëse ky incident nuk do të kapë një kohë nga forcat e rendit, mund të kthehej në një konflikt të hapur. Gjithçka ka ndodhur pas përpjekjes së ndëshjes së të dielës për titullin kampion. Forca të shumta të policisë kanë eliminuar një konflikt që mund të acarojë në maksimum, ndërkohë që Hotel Arbëria, vetëkuptohej si një strehë e qetë lojtarët, ka qenë gjithë natën nën kontroll. Drejtori i Policisë së kryeqytetit, Pashk Tusha fajëson arbitrin e ndeshjes si dhe krerët e FSFJ si shkaktarë të incidentit, ndërkohë që vlerëson se i masa sjelljen e ekipit vlonjat në raport me forcat e Rendit. “Kemi eliminuar një konflikt që kush e di se ku do të kish fundin, vetë ministri Ceka e sekretari i shtetit kanë qenë në çdo moment në korent të ngjarjeve” - deklaruar dje Tusha për Gazetën Shqiptare. Një penallti e mos dhënë për vlonjatët dhe në fushë ka nisur kaosi. Një grup tifozësh vlonjatë të inkurajuar dhe nga lojtarët, që pak minuta më pas kanë rënë në fushë, kanë filluar të protestojnë fuqishëm. Ata kanë nisur të dalin nga tribunat qendrore kur arbitri ka sinjalizuar përfundimin e ndeshjes. Disa prej tyre kanë qenë të dhunshëm dhe shembull është shpërndarja në panik. Në këtë moment ka mbërritur në sheshin para stadiumit drejtori i Policisë së Pashk Tushas i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit, Ndre Legisi. “Sapo kam mbërritur kam parë policët që po futnin njerëz në furgona. Kam parë persona të gjakosur, që ishin vetëm të rrethuar në bllokimin ...”[?] ... Imazhi i artikullit përfshin tekstin poshtë fotos: Vlonjatët protestojnë bashkë me tifozët ndëherë që të ishin vetëm katër persona të gjakosur për të qarë në spital, ndërkohë që të tjerët i lëshonin të lirë. Kemi vëzhguar rrugën drejt hotel Arbërisë, por pamë Parlamentin një ndërmjetës nga një grup prej 100-150 tifozësh me flamuj. Ishim tre furgonë dhe makina ime. Kam lajmëruar me radio të vinin të tjerët, ndërkohë që Vlonjatët protestojnë bashkë me tifozët ... janë dhjetëra vetë të pushtuar vetëm katër persona të gjakosur për t’i të vinin të tjerët, ndërkohë që ... [teksti i kolonave i prerë në fund të imazhit]

Spastrimi i madh në PD: jashtë Meksi e Shehu

Këshilli Kombëtar largon emrat e parë TIRANË - PD ka nxjerrë jashtë grupit kongresist Shehun e Meksin. Këshilli Kombëtar ka vendosur dje që të dy emrat e nivelit të parë të mos jenë më në skenën politik, që do të drejtojë PD deri në Kuvendin e madh. Ka zgjuar mbi këtë orë takimi i djeshëm i demokratëve, të cilët në përfundim të tij kanë hartuar edhe disa rezoluta. Këshilli ka vendosur dje edhe emrat që do të drejtojnë grupin parlamentar të PD. Ata janë Pollo e Gjanaj. Në faqen 3 Berisha e Pollo gjatë mbledhjes

Ekonomistët sundojnë karriget e Parlamentit

Italianishtja më e preferuara, por flasin dhe vllahçe TIRANË - Ekonomia është profesioni i Parlamentit shqiptar. Janë 20 deputetët që si profesion të parë kanë atë të ekonomistit. Të ndjekur nga inxhinierët, parlamentarat ekonomistë shihen të kenë një shkëputje të butë nga kolegët e tyre me profesion inxhinieri. Këta të fundit regjistrohen në 12. Ndërkohë që vetëm 6 janë juristët profesionistë dhe po aq edhe mjekët. Kanë mbaruar artet e bukura vetëm katër deputetë. Në faqen 2 Salla e Parlamentit

Lidhja e Gazetarëve:

Protestë

Lidhja e Gazetarëve: Na pengojnë

TIRANË - Protestë e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë. Me anë të një komunikate kjo shoqatë denon aktion që ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Të dielën, një grup njerëzish të armatosur, pasi kanë kërcënuar drejtuesin e automjetit të “Albania Press” dhe kanë djegur të gjitha gazetat e këtij, më pas provojnë të kalojnë më anë të një gazeta kundër Fatos Nanos. Nisur nga kjo ngjarje Shoqata kërkon nga autoritetet që të ndërhyjnë për të zgjidhur problemin e moslejimit të shtypit. Ribërimi i makinës së “Albania Press” tregon, sipas Shoqatës së Lidhjes së Gazetarëve, aktin politik të këtyre veprimeve.

Krujë, Kulla Sahatit përpihet nga flakët

Prishja e rrugës dy vjet më parë pengoi zjarrëfikësit KRUJË - Zjarr në Kullën e Sahatit. Monumenti i ndërtuar në shekullin e 11-të është bërë të dielën pre e gjuhëve të kuqe. Zjarri ka nisur rreth orës 18.50, moment në të cilin menjëherë kanë ardhur makinat e zjarrfikëseve, por këtu kanë nisur problemet. Rruga që lidh Kullën ka dy vjet që është shembur, duke mos u krijuar mundësi makinave që të lëvizin. Tubi i zjarrfikësve ka qenë 300 metra i gjatë dhe nuk arrinte dot deri te Kulla. Janë thirrur në ndihmë zjarrfikëse nga Tirana, por gjatë kohës që ata kanë ardhur në Krujë, zjarri ka vazhduar të përpijë objektet e brendshme. Dy makinat e ardhura nga Tirana kanë bashkuar tubat, duke krijuar një gjatësi prej 1000 metrash e nevojshme për të çuar ujin deri te Kulla. Lufta me flakët ka vazhduar për dy orë e përfundimi ka qenë i suksesshëm, por kur kanë hyrë brenda të objektit, njerëzit nuk kanë parë gjë tjetër veçse shkrehum e hi. Ndërkaq sy të shumtë kurreshtarësh kanë parë për orë të tëra atë që pësoi Kulla e sahatit. E ndërtuar në shekullin e 11-të ajo kish marrë emërtimin e “Sahatit” pas vendosjes së tij në shekullin e 17-vje. Këmbëta? [???] e ndërtuar në shekullin e 11-të, në të është bërë në vitin 1981. Shefi i zjarrfiksave, Merlika thekson se patjetër këto objekte duhet të bëhen të rëndësisë së veçantë, për të parandaluar valën e shkatërrimeve. Sipas tij, krimi duhet parë në dy pista në atë të qellimshme, por dhe pakujdesi. Mur at Haruçi