INTERVISTE / Flet Gjenerali Ylli Dimraj: Rrëftime mbi ngjarjet tragjike të marsit
Kreu i Mbrojtjes Ajrore: “Si e shmangëm tragjedinë”
“Kishim urdhër të hidhnim në erë Urën e Mifolit, por askush prej nesh nuk pranoi”
TIRANË- “Zhulali më kërcënoi se do të më pushkatonte, mua dhe pilotët e tjerë të Rinasit. Në të avioni nuk mund të zbatonim urdhrin e ish-ministrit për të goditur Urën e Mifolit. Kështu do të vrisnim me mijëra njerëz të pafajshëm”. Ky është rrëfimi frikshëm i Gjeneralit Ylli Dimraj, Zëvendëskomandant i Mbrojtjes Ajrore, i cili i është rikthyer ditëve tragjike të marsit. Vetëm pak orë para vendosjes së Gjendjes së Jashtëzakonshme, Dimraj tregon “aventurën” dramatike të repartit të tij. Gjenerali pohon se ditari i asaj nate dhe telefonatat e nxehta me Safet Zhulalin si dhe urdhra të ish-ministrit të Mbrojtjes për të bombarduar Urën e Mifolit në Vlorë, janë shkruar e dërguar edhe jashtë shtetit, në një vend ku, sipas gjeneralit, janë gati për t’u botuar në çdo moment.
“Atë ditë kur më dhanë urdhrin, unë përveç habisë, sinqerisht, më erdhi keq dhe nuk i besova veshëve se si një ministër, kushto qoftë ai, që është vendosur për të mbrojtur e i shërbyer popullit, jep urdhra për ta vrarë atë. Dhe këtë ai mendoi ta bënte me anë të pilotëve, gjë e cila nuk do mund të ndodhte kurrë”.
Në faqen 4
“Policë flisni me shtypin”
CEKA “Policë flisni me shtypin” Ceka TIRANË - Policia në një raport të ri, më të hapur, me median e masmedian. Një shkresë e firmosur dje nga ministri i Brendshëm, Neritan Ceka, ka urdhëruar shefat e komisariateve të gjithë vendit që të bashkëpunojnë më shumë me gazetaret. “Ju duhet të mbani lidhje të vazhdueshme me gazetaret dhe mjetet e tjera të informimit publik”, shkruhet në shkresën drejtuar vartësve të tij. Duke u këshilluar që në fund hallet e gazetave të mos kronikës së zezë, por dhe më gjerë, të cilat, gjatë kohëve të kaluara, bëjnë ... bënin përpjekje të sforcuara, qof-të edhe për lajmin më të vogël. Por mbi të gjitha, Ceka krijon i pari precedent në një bashkëpunim me plan të ri mes masmedias dhe institucioneve të shtetit. Më parë e drejta e dhënies së informacionit i takonte vetëm ministrive të vendit të tij. Por kohët kanë ndryshuar dhe duket se për mirë. Tashmë, të drejtën e dhënies së informacionit do ta kenë të gjithë shefat e komisariateve. Megjithatë, ministri shqiptar i rendit, shprehet se “vërtetësia duhet të jetë elementi bazë i lajmit dhe ai nuk duhet të cenohet apo të nxjerrë sekretin shtetëror”. Duke pasur parasysh se informacionet paraqiten së bashku me lajmet, Ministria që ai drejton ka të bëjë direkt me elementin e “trazuar” shoqëror. Ceka i porosit vartësit e tij duke iu kujtuar se “nuk duhet kurrsesi dhe drejtësi e qytetarit”. Këtu mbyllet letra e ministrit, që hap një histori në historitë e mes gazetarëve të kronikës dhe policisë. Jo të rralla kanë qenë rastet, kur gazetarët kanë kërcënuar përpjekje për të kapur lajmin janë konfrontuar me segmente të policisë. Ose dhe më keq. Një detaj i regjistruar para një muaj, kur gazetët për shkak të hakerimit të informacionit, janë konflikt me hapura gazetarët me familjarë apo elementë kriminalë.
me gazetarët. me jetën e të informimit publik”, shprehet Ceka në letrën drejtuar vartësve të tij. Duket se kështu morën fund thirrjet e gazetarëve të korruptuar së zezë, por dhe më gjerë, të cilët, gjatë kohëve të kaluara, hapura gazetarët me familjarë apo elementë kriminalë.
Prokuroria: Rakipi në krye
PARLAMENTI
Prokuroria: Rakipi në krye
TIRANË - Prokuroria e Përgjithshme me “kokë të re”. Parlamenti shqiptar ka vendosur dje juristin Arben Rakipi në postin e kryeprokurorit të Republikës. Me 80 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim, deputetët miratuan kandidaturën e vetme të propozuar nga Presidenti, Rexhep Meidani. Që sot, Rakipi do të marrë në dorë frenat e një prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit. Atij ku puna ka rënë në maksimum, dora e juristit mendhodet të sjellë ndryshimin, sigurisht në radhë të parë te puna. Arben Rakipi është 37 vjeç dhe me profesion jurist. Vitet e para të pasdiplomimit ka punuar kryesisht në rrjetet veriore të vendit, më pas është emëruar në Ministrinë e Drejtësisë. Ka punuar disa vjet në pozicionin e specialistit në Drejtorinë e Kodifikimit. Para një viti, Rakipi punën në Ministri për t’u bërë avokat. Ka qenë një ndër kandidaturat për kryetar i SHIK-ut, post të cilin ai nuk e dëshironte, por që nuk u pranua nga ish-presidenti Berisha. Juristi 37 vjeçar do të zërë vendin në Ujsh Dragoshit, kryeprokurori që dha dorëheqjen e parevokueshme para disa ...
Luftë në rrugë: vriten 3 refugjatë
Kolonjë, po shkonin në Greqi
KOLONJE - Bandat sulmojnë emigrantët. Mbi një orë luftë është zhvilluar në një fshat pranë kufirit, pas së cilës tre kufoma vazhdojnë të qëndrojnë në morgun e spitalit. Njëzet refugjatë nga Kruja ishin nisur drejt Greqisë, por janë zënë në pritë nga banda e zonës. Beteja e ashpër - dhe refugjatët kanë qenë të armatosur - ka vazhduar gjatë. Në fund të saj tre vetë janë vrarë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur. Policia ka mbërritur tepër vonë në vendngjarje.
Në faqen 5
Mbyllet rrethimi i Zanit: Kapet dhe një shok i tij
VLORË
Në faqen 5
Zani Çausi
Kapen dy super të kërkuarit
DURRËS
DURRES - Superaksion i policisë lokale. Dy persona shumë të kërkuar kanë përfunduar nën darën e policisë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së martës. Dy të kërkuarit u arrestuan për një seri krimesh. Njëri prej tyre ishte dënuar kohë më parë me akuzën për vrasje, ndërkohë që i dyti akuzohej për përdhunim. Policia i ka gjurmuar prej ditësh e vetëm dje ka mundur të konkretizojë aksionin e menduar më parë. Asnjëri prej tyre nuk ka rezistuar ndaj forcave të policisë. Të dy personat e kapur ndodhen në Komisariate e ndaj tyre do nisin hetimet.
Në faqen 5
Velipojë, parajsa duhanit
Kontrabanda, flet protagonisti
INTERVISTE / Si funksionin rrugët e arta
TIRANE - Banori Velipojës rrëfen: “Ja si zhvillojnë kontrabandë e duhanit”. Anijet vin-in nga Greqia me dokumentacion për mallra të tjera, ndërkohë që malli i vërtetë ishte duhani. Transportohen hije të drurit të mëdha, 10 metra larg brigjet të Velipojës. Anijet, të cilat mbartnin këto sasi duhani, ishin të blera nga shqiptare, por me licencë greke. Ekuipazhi anijes ish kur vetëm krisjet grek. Dhjetra vetura dhe një fregatë italiane ruanin rreptësisht sigurinë e zonës. Fitimet e duhanit ishin të konsiderueshme. Policia nuk ka reaguar.
Në faqen 7
Dasmat tani dhe me pajton
Troku i patkonjve sfidon burritë e makinave
TE DIELEN NE TIRANE
TIRANE - Pajtoni rikthehet në rrugë. Të dielën një çift ka sigluar ceremoninë e martesës me një xhiro përqark sheshit Skënderbej në Tiranë. Në pamje të parë nga larg na është dukur si një nga ato karrocat e zakonshme, që kalojnë rëndom nëpër Tiranë. E në fund të fundit, përse do të tërhiqte kaq shumë vëmendjen një kalë e një karrocë që kalojnë në sheshin kryesor të Tiranës këtë të diel në kohën e nxehtë gushtit? Por kanë kaluar vetëm disa sekonda dhe më i qetë dhe më profesional nga ne ka kthyer kokën. Një lëvizje mekanike e një koke e kokës dhe secili prej nesh ka patur fatin të shohë një pajton. Ka qenë një nga ato pajtone që, për hir të kohës kur janë shfaqur për herë të parë, na duhet ta quajmë mjeshtërorë, Një lëvizje mekanike e një koke duhet ta quajmë mjeshtërorë, por që në Botën moderne mbetet gjithmonë aktual, ka bërë që jeta për disa sekonda në sheshin qendror të Tiranës të ndërpritet. Makinat kanë ndaluar dhe njerëzit kanë përshëndetur. Gjetja e tyre ka bërë kuriozë edhe kalimtarët e rastit, të cilët kanë ndalur për të përshëndetur kthesat e traditës. Për disa minuta pajtoni ka bërë rrethrrotullimin e “deytuar”, ndërkohë që shumë fëmijë kanë përtuar të rendin pas tij. Me të moshuarit kanë thirrur nostalgjinë, ndërkohë që të tjerëve nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të duartrokasin të sapo-martuarit. Një ritual aq i përhapur dikur duket se është rikthyer në traditën shqiptare. Kemi parë shpesh njerëz që lidhin jetën nën boritë shurdhuese të makinave, rituali i zakonshëm i të cilave është bërë në pluhurin e rrugëve tona, por kemi mbetur të shokuar nga zgjidhja origjinale e çiftit të së dielës. Nuk e dimë origjinën e tij, nuk dimë as emrin dhe nuk ia kemi parë fytyrën, por të paktën ceremonia e zgjedhur prej tyre të lë të mendosh për origjinën aristokrate. Ndoshta gaboheni, ndoshta është vetëm një ceremoni e parë diku jashtë Shqipërisë dhe e imituar në mënyrë perfekte prej tyre. Ndoshta, por të paktën ata kanë përjetuar një risi solli Shqipërinë moderne aristokrate të pajtoneve. Të paktën le të shpresojmë se ky nuk do të jetë rasti i fundit i kësaj ceremonie të shenjtë.
Tirana kampion por në tavolinë
FSHF: 2-0 për bardheblutë
Në faqen 6
Velipojë, parajsa e duhanit
INTERVISTE / Si funksionojnë rrugët e arta
SQARIM
TIRANE - Sqarojmë të gjithë lexuesit e Gazetës Shqiptare, se falë një gabimi të rëndë teknik në shkrimin e titulluar “Dënimi me vdekje? Ja përse duhet të mbetet”, me autor Gjergj Pecin, ka ndodhur një keqkuptim. Fjalia: “Në se shprehemi kundër dënimit me vdekje, ...” duhet lexuar “Në se shprehemi pro dënimit me vdekje, ...”. I kërkojmë falje autorit dhe lexuesve.
Redaksia