17/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 gusht 1997

Pas Zanit radha e Nehatit

RIVENDOSJA E RENDIT / Kapen dy nga njerëzit më të afërt të Kullës Njeriu i njohur i Tiranës i shpëton sulmit të policisë Dje stuhia antikrim ka nisur dhe në Tiranë. Kontrolle dhe prita ndaj super të kërkuarve TIRANË - Nehat Kulla bën luftë me policinë. Në shkëmbim i frikshëm zjarri në orët e para të ditës së djeshme dhe njeriu shumë i kërkuar nga forcat e rendit i shpëton rrethimit. Por dy persona të tjerë që shoqëronin Kullën, protagonistë të përleshjes me armë, janë arrestuar të kapën nga policia. Makina e krimit, në timonin e së cilës ndodhej vetëm super i kërkuari, është larguar me shpejtësi skëterrë në drejtim të panjohur. Asnjë i plagosur nga radhët e uniformave blu të komisariatit 4, ndërsa në pronesverbalin e hetimit janë shënuar të bllokuara një automatik dhe dy pistoleta. Armë këto, për të cilat tashmë është provuar qitja në drejtim të punonjësve të rendit. Policia e Tiranës është ngritur e gjitha në këmbë nga ngjarja e pazakontë. “Janë marrë të gjitha masat për kapjen e Nehat Kullës”, tha për Gazetën Pashk Tusha, Drejtor i Policisë së Tiranës. Kanë filluar hetimet e menjëhershme mbi ngjarjen e natës, ndërsa në zyrat e kreut të policisë po fillon përpilimi i planeve për kapjen e Kullës. Policia tashmë në alarm për një tjetër super të kërkuar. Pas Zani Çausit në Vlorë, është Nehat Kulla njeriu i cili rrihet në “jetën” e policisë me krisma e frikshme të kallashnikovit. Gjithçka ka ndodhur rastësisht. Një makinë, për të cilën deri tani është verifikuar vetëm tipi, ka kaluar rreth orës 04.00 të së premtes me shpejtësi të madhe para një postblloku policie në Kamëz. Polici i shërbimit në postbllok ka bërë shenjën e ndalimit, por makina nuk ka ndaluar. Menjëherë është njoftuar policia e Vorës, dhe, në bashkëpunim me forcat e komisariatit 4, pranë punë-larisë është improvizuar një postbllok i fuqishëm. “Disa makina të policisë kishin bllokuar thuajse mbi gjysmën e rrugës”, tregon Tusha mbi ngjarjen. Nuk ka kaluar shumë dhe në makina e panjohur është afruar me shpejtësi. Sapo sonat në makinë, sipas Tushës, kanë qenë me armë automatike në drejtim të forcave të rendit. Reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe i menjëhershëm. Kallashnikovët qëllonin me breshëri nga të dyja palët. “Ishte një punë e shkëlqyer e forcave të komisariatit 4 që bënë të mundur kapjen e dy prej atyre që qëllonin”, thotë Pashk Tusha. Gjithçka ka ndodhur pas një rrethimi nga krahët e makinës, që, sipas një polici dëshmitar, u favorizua edhe nga errësira e natës. Gjatë këtij momenti, kur personat e kapur ishin jashtë dyerve, të pozicionuar e të armatosur, Kulla ka kthyer rrufeshëm makinën dhe është larguar. Informacioni i policisë bën të ditur se të arrestuarit janë Feriz Kërmaja 31 vjeç nga Tropoja, i arrestuar nga burgu, i dënuar për krime e vrasjes me 25 vjet burg. Tjetri quhet Shkëlqim Gjuz, 28 vjeç, me detyrë shofer i Ministrisë së Mbrojtjes, në Batalionin e Ndërlidhjes. Pas kapjes, në vendngjarje janë gjetur një automatik, një pistoletë “TT” dhe një “Makarov”. “Për armët e kapura janë bërë analizat dhe ka rezultuar se janë ato që kanë qëlluar në drejtim të policisë”, thotë Tusha. Hetimet mbi ngjarjen dje kanë vijuar me intensitet. Janë marrë në pyetje dy të ndaluarit, të cilët kanë konfirmuar edhe njëherë praninë e Kullës në ngjarje. Kolonel Pashk Tusha tha dje se do të ketë plane të veçanta për kapjen e Kullës, një prej personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Nehat Kulla është akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Neziri, polic në komisariatin 1. Ai akuzohet gjithashtu edhe për vepra të tjera penale. Shumë i kërkuari i ka shpëtuar disa herë rrethimeve të policisë vitin e kaluar, por përfundimisht është kapur gjatë një operacioni të gjerë në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë. Mbahen në dhomat e repartit 313, e më pas në burgun e Burrelit, prej të cilave ka dalë gjatë trazirave të marsit.

APEL I TUSHËS “Tirana të dorëzojë armët”

TIRANË - Kryetari i drejtë? amatosjes së plotë. Operacion i madh për grumbullimin e municionit luftarak të grabitur gjatë trazirave. TIRANË - Kryetari i drejtë? amatosjes së plotë. Operacion i madh për grumbullimin e municionit luftarak të grabitur gjatë trazirave të marsit. Për këtë radhë protagoniste kryesor do të jenë vetë qytetarët e Tiranës. Është Pashk Tusha, kryepolici i Tiranës, njeriu që i ka bërë dje thirrje popullit të kryeqytetit për të dorëzuar armët në polici gjatë ditëve në vazhdim. Statistikat flasin për 41 të vrarë dhe 113 të plagosur e të sakatuar. E këta vetëm nga plumbat qorrë dhe armët brenda shtëpive. Me tregjadia “Kallashnikov” ka shkaktuar edhe plagosjen e 35 policëve isha të grabitjen e ekzekutimin e 24 të tjerëve. “Ata armë që u morën për vetëmbrojtje gjatë marsit, por që sot po shikoni se janë të panevojshme në shtëpitë tuaja, të rrezikshme për jetën e fëmijëve tuaj, dorëzojini sa më parë për të mirën tuaj dhe të vetë shtetit”, shkruan Tusha në thirrjen e tij. Ai u drejtohet qytetarëve, Këshillit Bashkiak, kryepleqve të lagjeve, kryetarëve të partive politike, intelektualëve, gazetarëve, deputetëve, si dhe banorëve të Bathores e zonës përreth. “Kërkoj

Specialët çarmatosin Skelën

VLORE - Specialët çarmatosin Skelën. Një arsenal i tërë armësh ka rënë në duart e tyre. - Specialët çarmatosin Skelën. Një arsenal i tërë armësh ka rënë në duart e tyre. Gjashtë persona janë ndalur mes tyre dhe

Dëshmon tryeza e PD: Berisha mbetet me të vetët

Munguan partitë e pushtetit: S'kemi pse të vijmë TIRANË - PD zbret në tryezë vetëm me të sajët. Në të vërtetë e bisedimeve të shtatë krerët e partive politike kanë arritur në përfundimin se Shqipërisë i duhet pajtimi kombëtar

Plazhi kthen rrugën për Durrës me një kalim

kthen rrugën për Durrës me një kalim TIRANË - Lamtumirë pritje të gjata në rrugën e Durrësit. Lamtumirë varg makinash afër Shijakut. Duket se gjithçka është zgjidhur, të paktën në letër. Për në Plazh nga Tirana mund të kalosh vetëm nëpërmjet Vorës, pra Zogu i Zi-Vorë-Shkozet-Durrës-Plazh, ndërkohë që për të ardhur në kryeqytet duhet të kalosh patjetër nga Plepa-Ndroq-Kombinat-Tiranë. Ka qenë një vendim i Ministrisë së Brendshme, sipas të cilit në ditët e dielë e përkatësisht në 17, 24 dhe 31 gusht rruga Tiranë-Durrës do të jetë me një kalim, pra nuk do të ketë kryqëzim makinash. Në njoftimin e kësaj Ministrie thuhet se duke parë fluksin e madh të automjeteve që qarkullojnë gjatë tërë ditës në plazhit ditët e pushimeve është i detyruar një kalim i tillë. Jo shumë kohë më parë, kryesisht ditëve të pushimit, plazhistët e shumtë kanë qenë të detyruar të prisnin në diellin përvëlues të gushtit deri në një orë si pasojë e vargut të gjatë të makinave. Ka patur edhe nga ata që për t’i shpëtuar mërzisë kanë ecur në këmbë në këmbë, në pritje të zhbllokimit të rrugës. Vështirë sitë më të mëdha janë vërejtur sidomos në hyrje të Shijakut, ku edhe rruga ngushtohet mjaft. Pikërisht për të mënjanuar këto anomali Ministria e Brendshme ka marrë këtë masë. Për zbatimin e këtij urdhëri të Ministrisë janë marrë të gjitha masat dhe komisariatet e policisë, të cilat do të patrullojnë në të gjitha pikat kyçe të kësaj rruge.

Skelën

VLORË - Specialët çarmatosin Skelën. VLORË - dhe Agron Saliu, plagosuri ditën e parë të sulmit ndaj Coles. Ministri Ceka ka deklaruar: “Zani nuk është në Vlorë”, por specialët nuk e përshtojnë mundësinë e ekzistencës së tij në rrethinat e qytetit. “Ai mund të mos jetë në Vlorë, por patjetër është afër saj, në Itali nuk ka mundur të ikë”. Po dje familjarët e tij kanë qenë nënë e dy motra - kanë protestuar para zyrave të komisariatit. Një incident i vogël është shkaktuar mes tyre e kryepolicit, por që është shuar shumë shpejt. Në sulmin ndaj lagjes Skelë, nuk ka patur rezistencë e një pjesë e banorëve kanë treguar vendndodhjen e armëve. Nuk janë gjetur udhëheqësit e grupit, por nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë fshehur diku pranë. Në faqen 5 [Kolona vazhdon:] zikhëmërejtën e emëve tuaj, dëborë... [?] “Kërkoj ndihmën dhe mirëkuptimin tuaj”, thotë Tusha në letër, duke shprehur në përgjigje me pozitivizëm. Populli Qellimi i këtij aksioni të gjerë, sipas Tushës, do të jetë normalizimi i jetës e rendit siguri i pronës, etj. E veçantë thirrja për banorët e zonës së Bathores. “Mirëditë, kuksianë, pukianë e ngado që jeni, unë si bashkëfshatari juaj ju drejtohem në veçanti që të jeni të parët në ndërzimin e armëve, që tregojnë zakonët tona, respektin për njëri-tjetrin, ndershmërinë e kulturën tonë”. Tusha, pas kësaj, shkruan se për këtë zonë, Ministri i Brendshëm ka shtuar edhe 25 policë të tjerë në forcimin e rendit. Sipas drejtorit të policisë, të gjithë duhet të kontribuojnë në dorëzimin e armëve, sidomos atyre të rënda, që janë dhe më të rrezikshme të madh për popullsinë. “Ky është një mision i vështirë”, shprehet Tusha, por më tej ai shton se ai është plotësisht i realizueshëm.

Berisha mbetet më të vetët

TIRANË - PD zbret në tryezë vetëm me të sajtë. Në të dy orët në përfundimin se Shqipërisë i duhet pajtimi kombëtar dhe se tryezat janë i vetmi mjet për këtë proces. Sipas Berishës dhe krerëve të tjerë në bisedime asnjë forcë politike e vetme apo e grupuar nuk mund të nxjerrë vendim nga kriza e jashtë pajtimit kombëtar. Një tjetër ftesë do i dërgohet PS për të premten. Në faqen 2 “Tryezë e mumbullakët...” — “Përk…” Karikaturë nga Mehdi Belortaja

NANO: NA KANË KOPJUAR IDENË

“Një tryezë paralele me parlamentin është përpjekje për t’u kthyer tek e kaluara”. Nano motivon mosprezencën e partisë së tij në tryezën e thirrur nga PD, dhe në mesditë. Për aprovimin e kushtetutës, Nano shamang mundësinë e një asambleje kushtetuese. “Aprovimin parlamentit Parlament dhe pastaj referendum”, kjo është skema e partisë së tij. Deklaratës së PD-së për një mocion mosbesimi kundër Ministrit të brendshëm, Kryeministri thotë se do t’i përgjigjet me dy të tretat e votave në parlament. Në faqen 2 Fatos Nanos

Makina Gjinushit përplaset në Lushnje

POLICIA NË ALARM Makina Gjinushit përplaset në Lushnje Një gabim në manovër e ka përplasur me shoqëruesen TIRANË - Pranë aksidentit Skënder Gjinushi. Një përplasje jo shumë e fortë me njërën nga makinat shoqëruese ka detyruar kryeparlamentarin të ndërrojë automjet. Alarm në komisariatet e Lushnjës e Fierit, por kur makinat e policisë kanë mbërritur në vend, kuptuan se bëhej fjalë vetëm për një aksident të rëndomtë. Gjithçka ka ndodhur gjatë rrugëtimit të djeshëm për në jug. Konfirmohet fakti se ka patur vetëm një dëmtim të lehtë në makinë, ndërkohë që Gjinushi dhe njerëzit që e shoqëronin nuk u ka ndodhur asgjë. Janë nisur paradite me limon jugun e vendit e posacerisht për në Sarandë. Skënder Gjinushi dhe eskorta e tij nuk kanë ndalur në asnjë stacion deri në Lushnje, vend ku ndalese është bërë e detyrueshme. Në qenë për pak rakalimet e njohura në të tilla raste të shoqëruesve ato që kanë sjellë aksidentin. Në fundin e unazës së Lushnjes njëra nga makinat shoqëruese ka marrë radhën e parakalimt, por një mangësi e shoferit në manovrim ka sjellë përplasjen me makinën e Gjinushit. Janë ndalur të gjithë menjëherë, por ndaj personave në makinën kanë ndodhur asgjë. Shoqëruesit kanë vendosur ndërrimin e makinës së Gjinushit. Bëhet e ditur se Lushnja e është vendlësuar me një makinë tjetër. Menjëherë kanë shkuar forcat e policisë së të dy qyteteve, por alarmi i madh është shfuar kur është marrë vesh se ka ndodhur vetëm një përplasje e rëndomtë. Gjinushi nuk ka shqiptuar shumë fjalë, por ka vendosur të lëvizë drejt destinacionit të tij të mëparshëm, Sarandës.