20/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 gusht 1997

Flet Nehat Kulla: “Ja kush jam”

INTERVISTË / Flet njeriu më i kërkuar i Tiranës. “Kështu dua të jetoj tani” “Nuk dua armiqësi me shtetin, unë atë e kam ndihmuar” Kulla: “Dua të bëj jetë normale si gjithë të tjerët. Historitë e mija personale i zgjidh vetë” TIRANË - Është vapë dhe periferia e Tiranës duket edhe më e pluhurosur se zakonisht. Njerëz që shtyjnë te lokët e rrugës, disa klientë që presin të vijë ora për t’u kthyer në shtëpi dhe kalimtarë që mbrohen nga dielli duke mbajtur ndonjë gazetë mbi krye. Askush nuk i shkruan mëndërmë se makina jonë ka marrë udhën për të takuar një nga njerëzit më të njohur të Tiranës, mbas të krejt Shqipërisë së këtyre viteve të fundit, Nehat Kullën. “Për mua nuk kanë thënë të vërtetën. Se ç’kam bërë unë, për këtë, kam dëshmitarë të gjithë banorët e kësaj zone”, tregon duke ngritur syting nga Mali i Dajtit. Pas fjalëve të Zak Koneshme të përshëndetjes, kjo është fjala e parë e hedhur me ngjanjër e fundit që dëgjojmë të dalim nga goja e “Gjeneralit”, sikurse janë mësuar t’i thërrasin njerëzit e vet, që nuk i ndahen gjatë gjithë kohës. Vetëm pak ditë më parë burimet zyrtare kanë transmetuar lajmin sipas të cilit Kulla i ka shpëtuar një prite të Policisë duke u përgjuar me zjarr. A është e vërtetë që ditët e fundit keni qëlluar kundër Policisë? “Po të ishte për të vrarë policë, nuk do të prisja rastin që këtë punë ta bëj në La- prake. Vetëm nga zona ime ka shumë policë që janë të mobilizuar në Komisariatin 4. Nëse do të më duhej të vrisja policë, atëherë unë e di se ku ndodhen, pastaj me ta nuk kam asnjë lloj armiqësie. Unë atë natë nuk kam qëlluar aspak, por me sa duket ka njerëz të caktuar që duan të më mbajnë gjithnjë në armiqësi me Policinë...” Nehati ka punë me shtetin, ç’farë do të dëshironte t’u shprehë njerëzve të pushtetit? “Nehati nuk do të donte të kishte punë me shtetin. Unë kam pasur histori e mija personale, histori, të cilat mund t’i ndodhin çdo kujt. Në kohën kur shteti dhe UShtria rrënuan plotësisht, e kam fjalën për muajt e fundit, unë i kam dalë në krah shtetit, duke kryer mbase edhe disa funksione që nuk më takonin mua e njerëzve të mi, por vetë shtetit, që nuk ekzistonte. Uzina e Artillerisë, me miliona dollarë vlera që nuk u prekën dhe njerëzit që nuk u cenuan, të gjitha këto mund të dëshmohen shumë kollaj nga të gjithë banorët e kësaj zone. Ndryshe nga sa ndodhi në Gjirokastër, në këtë zonënuk u vodh asnjë nga armet moderne, vlera e të cilave është në disa miliona dollarë. Po të jetë fjala për historitë e tjera, të cilat përsëris, janë të mija personale, atëherë unë aty kam ditur t’u përgjigjem vetë”. Atëherë, fjala e Nehatit për shtetin? “Për shtetin unë nuk se fala boll. E vetmja dëshirë e imja është që të jetoj në paqe me të gjithë, si të gjithë njerëzit normalë të kësaj bote. Kush të dojë ta kuptojë këtë, le ta kuptojë” Cila është një ditë e zakonshme e Kullës sot? “Kam shumë njerëz që vijnë të më takojnë, shumë herë edhe nga qytete të tjera të vendit. Kohën më të madhe të ditës e kaloj me familjen dhe shokët e mij. Nuk më duket se bëj ndonjë gjë të pazakontë”. Për ju dhe për të tjerët është thënë shumë herë që është bërë herë ftesë të largoheni jashtë vendit. A nuk është kjo një zgjidhje e mundshme? “Asnjëherë. Nuk e pranoj të largohem nga vendi im. E para, ende nuk ka ndodhur që të më vijë një ftesë e tillë, por edhe sikur të ndodhë nuk do të pranoja të largohem nga nga vendi. Unë dua të jetoj këtu, mes njerëzve të mij”. Bisede me Kullën vazhdon më pas jashtë intervistës. Disa djem të rinj ofrojnë kafetë turke dhe drekën. Rakinë tradicionale. Periferia ka nisur të marrë sërish jetë. Orët e vapës së madhe kanë nisur të largohen dhe njerëzit kanë nisur të udhëtojnë sërish drejt qendrës. Kulla dhe njerëzit e tij mbeten sërish asaj me hallet dhe problemet e tyre, të cilat ende nuk dinë se si do t’i zgjidhin. Kulla na përcjell deri te porta. Disa kalimtarë të pluhurosur e përshëndesin me mirësjellje. Nuk duket aspak i çuditur nga prezenca e njeriut më të kërkuar të Tiranës. Nehat Kulla

Kthimi refugjatëve: Roma të ketë kujdes

Reagojnë shefi i diplomacisë Milo: “Prodi të gjejë një zgjidhje tjetër” Berisha akuzon Nanon: “Bëri marrëveshje të fshehtë” Nehat Kulla Reagon shefi i diplomacisë Milo: “Prodi të gjejë një zgjidhje tjetër” Kthimi refugjatëve: Roma të ketë kujdes Berisha akuzon Nanon: “Bëri marrëveshje të fshehtë” TIRANË - “Nuk është koha për kthimin refugjatësh”. Paskal Milo ka deklaruar se qëndrimin zyrtar të Tiranës dukehedhur mbita përtej rezervave të theksuara ndaj Famëzisë. Kreu i diplomacisë shqiptare është i mendimit se “është kërkuar Romës të gjejë një zgjidhje tjetër të problemit pasi 3000 shqiptarët nuk përbëjnë ndonjë problem për Italinë disamilionëshe. Ministri Milo ka deklaruar dje se hapa të tjerë do të merren në rrugë diplomatike. Por ai ka denonpuar se po dje nga Farnazina ka mbërritur vetë heshtje e asnjë përgjigje. Ndërkaq sulme të ashpra kanë mbërritur nga Berisha. Në një konferencë për shtyp lideri i opozitës ka deklaruar se kthimi i emigrantëve është fryt i marrëveshjeve të fshehta të qeverisë Nano të bëra në Romë. Për Berishën kjo do të thotë edhe më problem e mëdha ekonomike dhe sociale të mijra shqiptarëve që jetojnë nga të ardhurat e emigrantëve në vendin mik. Karikaturë nga Mehdi Belortaja — Ju a solla! Në faqen 3

Specialët “luftë” me antitanket

VLORE - Specialët vazhdojnë ndalimet dhe grumbullimin e armatimit. - Specialët vazhdojnë ndalimet dhe grumbullimin e armatimit. Dyzet armë antitank si dhe një sasi tjetër armësh janë gjetur pranë fushës së aviacionit. Pasdite forcat speciale kanë gjetur dy makina të bërë shoshë nga plumbat. Njëra prej tyre mendohët të jetë e njërit prej drejtuesve të bankave në Tiranë. Dita ka qenë e qetë për vlonjatët të cilët përditë e më shumë po frekuentojnë deri në orët e vona të natës shëtitoren e madhe si dhe lokalet e qytetit. Në faqen 5

Arbnori në grevë urie: “Vendosa të futem pasi nuk sollën kamerat”

Për debatin mbi Genocidin Pjetër Arbnori TIRANË - Pjetër Arbnori futet në grevë urie. “Po shkoj që tani drejt saj”. Ka ka deklaruar pas daljes nga salla ish-kreu i Parlamentit shqiptar. I lodhur dhe i emocionuar, Arbnori ka shpjeguar se ka vendosur të papritur. “Kanë shkëlqyer drejtëta deputetë dhe regulloren” dhe ata dukej hatur në Beçanin etj. Arbnori ka qenë deputet që ka luftuar më shumë që të salla të ishin kamerat televizive për të filmuar seancën ku do të diskutohej ligji mbi genocidin. Në faqen 4

Betejë në qytetin e vogël: Policia sulmon bandën

ERSEKË Betejë në qytetin e vogël: Policia sulmon bandën Vrëten dy anëtarë, plagosen tre, mes tyre dy policë Në faqen 6

Legisi, i pari me body-guard femër

E RRALLË Legisi, i pari me body-guard femër Kampionia karatesë nga Akademia e Rendit TIRANË - Ndre Legisi ruhet nga një femër. Është i pari nga personalitetet shtetërore i cili merr në eskortën e tij njëri të seksit të bukur. Nuk është një lajm për humor, por i vërtetë. Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Brendshme ka zgjedhur mes njerëzve që do ta ruajnë edhe një femër. Personi në fjalë ka mbaruar Akademinë e Rendit dhe është shpallur kampione e karatesë në Shqipëri. Nuk i dimë arsyet e vërteta të kësaj zgjedhje të Legisit, por njëkohësisht nuk duam të besojmë se është vetëm imitim ndaj analogëve të tij nëpër botë për të bërë këtë zgjedhje. Gjatë ditëve të fundit ajo është parë në çdo moment pranë Legisit, i cili nuk ka përtuar ta marrë edhe në qytetet e jugut. Shoqërimi i femrës vazhdon nga zyrat e Ministrisë dhe lokalet e kryeqytetit deri pranë shtëpisë së Sekretarit të Shtetit. Vajza brune gjatë gjithë të leximeve të saj përpiqet të kapë me vështrim çdo detaj që e rrethon, ndoshta një veti e saj, por ndoshta dhe një tendosje në detyrën e paman[d]uar ndonjëherë. Ndre Legisi

Shpresa e pëson në çastin e fundit

SHQIPËRI-UKRAINE 0:1 TIRANË - Shpresa jonë e pëson përsëri në minutën e fundit. Pas një loje relativisht të mirë U-21 vjeçarët tanë goditen nga një gol i ukrainasve pikërisht atëherë kur nuk e prisnim. Në minutën e 89-të vendasit kanë shuar çdo shpresë tonën për një pikë. Kampionati në këtë udhëkryq. Askush, të paktën në kryeqytet nuk mendon se ai mund të fillojë. Kola e Starova pesimiste për mbarëvajtjen e tij. Not, jepen medaljet e para, Gjermania merr dy ari në ditën e parë. Në faqen 7

GENERAL ÇOPANI: KULLA NA NDIHMOI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MBROJTJES N R I / V E P R O T Tiranë, më 02.04.1997 LËNDA: Mbi ndihmën që qytetari Nehat Kulla ka dhënë në mbrojtje të objekteve ushtarake gjatë ngjarjeve të 11-15 Marsit 1997. MINISTRIT TË DREJTËSISË Z. SPARTAK NGJELA PROKURORIT TË PËRGJITHSHËM Z. ALUSH DRAGOSHI Me kërkesën e qytetarit Nehat Kulla dhe të Komandës së BFU-së Tiranë konfirmojmë ndihmën e madhe që qytetari Nehat Kulla dhe të tjerë të të mobilizuar prej tij për ruajtjen e disa reparteve e depove ushtarake në rajonin e Rrapit të Trisht - Tujanit. Qytetari Nehat Kulla me shokë e tij ka bashkëpunuar ngushtë me komandantët ushtarakë të këtij rajoni, duke mundësuar shpëtimin nga dëmtimi e shkatërrimi të depove ku mbahen mallra me rëndësi e vlera tepër të mëdha për shtetin e mbrojtjen. SHEFI I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË GENERAL MAJOR Adem Çopani [Firma dhe vula]