24/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 gusht 1997

Plumba dhe gjak në kufi

Varg incidentesh rreth Rrajcës. Patrulla: “Ne vetëm zbatuam ligjin” Plumba dhe gjak në kufi Banorët kërcënojnë Shkupin: “Do hakmerremi” Tragjedi pranë piramidave. Armët maqedonase vrasin dy punëtorë. Një tjetër në gjendje kome Incidenti ndodhi pasditen e së premtes pranë piramidës 29. Tre fshatarë nga Rrajca të paarmatosur kanë hyrë 100 metra në tokën fqinje Pritet ndërhyrja e autoriteteve shqiptare. Në rast të kundërt familjarët e viktimave e banorë të fshatit kërcënojnë se do sulmojnë me armë kufirin QAFE THANË - Gjak në kufi. Dy të vrarë e një i plagosur nga kalashët maqedonas. Tre banorë të Rrajcës, kanë tentuar dje të kalojnë kufirin fqinj, por janë gjendur përballë breshërisë së armëve pa paralajmërim. Sapo kanë marrë lajmin e gjithë fshati është ngritur në këmbë e ka kërkuar ndërhyrjen e palës shqiptare, në rast se kjo nuk do të ndodhë shumë shpejt, atëherë ata do të sulmojnë me armë maqedonasit. Dëshmitë e para të ngjarjes ia vënë fajin patrullës, e cila ka qëlluar pa paralajmërim. Ngjarja ka ndodhur Rrajca e Librazhdit kanë hyrë në tokën maqedonase mendohet për të kërkuar punë, por nuk kanë ecurve- [?] se njëqind metra e janë gjetur përballë breshërisë së armëve. Në faqen 4

Burrel, kjo dëshmi tragjedisë

FLET NJË ISH I DËNUAR Gergj Peçi Kur ca zyrtarë diktaturës mendjemëdhenj e shohin me leverdi shkatërrimin dhe bastardimin e simboleve kombëtare dhe kur asnjë qytetar i lirë nuk merr mundimin të çohet në mbrojtje të tyre, atëherë ky është mallkimi më i madh që e ka zënë këtë shoqëri dhe individët e saj. Rënimi fizik dhe degradimi moral ka shkuar në atë pikë hap pas hapi ne shqiptarëve. E tërë historia jonë është një shuarje fatkeqe dhe përpjekje e paskrupullt e jetës shpirtërore dhe e kulturës materiale. Shembujt janë të panumërt, por le të flasim më mirë për rastin konkret. Menjëherë ndën qeverinë Burgu i Burrelit nuk lihet më muze, por futet përsëri në punë si burg i sigurisë lartë. Çfarë ka ndodhur? Vendiku për 46 vjet vuajti dënimin ajo pjesë e shoqërisë që iu kundërvu diktaturës komuniste dhe zullumit shtetëror kthehet në vendin ku vuajnë dënimin ajo pjesë e shoqërisë që ka qenë e lidhur për të kursyer buxhetin e shtetit, atëherë unë do t’u thosha qeveritarëve të mos jenë kaq “të lirë në miel dhe të shtrëngtë në krunde”. Burgu i Burrelit është një simbol kombëtar, simbol i vuajtjes së njerëzve të pafajshëm, i qëndresës dhe i karakterit të pathyeshëm të popullit kundër çdo lloj diktatori dhe lakie të tij. A është “mielli” me të cilin do të gatuhen tradita jonë më e afërme dhe më e mirë, jo “krundja” ku pritet të vuajë dënimin një grusht vrasësish dhe hajdutësh. Mathauzeni, Buhenvaldi e të tjera simbole si këto të vuajtjes dhe qëndresës së popujve ruhen me respekt dhe dashuri kudo në botë. Qeveritë e vendeve kundëdhen këto “varre” të shenjta jo vetëm që nuk i përdhosin ato nëpërmjet vendimesh ordinere dhe rutinë, por kujdesen për t’i ruajtur të paprekura dhe për t’i pasuruar vazhdimisht. Dhe dihen efektet qytetëruese dhe purifikuese të tyre. Mosha e re, por edhe të rriturit dhe pleqtë, …gu i Burrelit nuk lidhet sigurisë lartë. Çfarë ka ndodhur? Vendimi që ku vuan dënimin ajo pjesë që i kundërvihet ligjit dhe rendit publik. Vendi ku vuajti dënimin ajo pjesë që donte të ndërtonte një vend të lirë e demokratik kthehet në vendin ku vuan dënimin ajo pjesë që shkatërroi dhe vrau qytetarë të pafajshëm. Vendi ku vidhen dhe masakruan me dhjetëra e qindra martirë e qytetarë të ndershëm kthehet në vendin ku ruhen jeta e banditëve dhe e hajdutëve. Vendi që për 46 vjet mbronte një popull të tërë me regjimin çnjerëzor dhe po ashtu vuajtjes së dëshmitarëve që në vendin ku mund të gëzohen të gjitha komoditetet e jetës së lirë, frigoriferi, televizioni, ngrohja, dushi dhe banjat alla-frënga. Vendi ku u mbytën dhe u shuan me urë e kanala të gjithë shqiptarët dhe shpresat e mëdha të atyre që donin jetën dhe lirinë kthehet në vendin ku mund të shpresojnë të dalin përsëri (ashtu siç dolën) ata që vrasin dhe përdhunojnë. Vendi që u kthye në simbol të vuajtjes dhe qëndresës së popullit kundër diktaturës kthehet në një institucion të rëndomtë ku kryen dënimin shkelësi i ligjit. A mund të gjendet, vallë, në këtë histori e kombëve në rrjedhë kaq absurde nga më të lartat, më të thella dhe më heroikja tek më e ulëta, më banalja dhe më e shëmtuara si burgu i Burrelit? Jo, pra, çka ndodhur: një “varr” i madh e i shenjtë, që është një koleksion i pashembullt në ndërgjegjen e kombit, papritur, me një vendim qeverie përdhoset si pa gjë të keqe. Lind pyetja: pse bëhet kjo? A është ky thjesht një utilitarizëm mendjelehtë apo kemi të bëjmë me një synim pervers për të zhdukur çdo gjurmë kriminale të regjimit të kaluar? A bëhet kjo thjesht për të kursyer ca para buxheti apo për të lënë bijtë tanë dhe tërë brezat e ardhshëm me një përrallë “varri” të ballaballëve të tyre dhe pa kujtesën e gjallë të historisë? Nëse është… …dhen këto “varre” të shenjta jo vetëm që nuk i përdo…sin ato nëpërmjet vendimeve ordinere dhe rutinë, por quidesën Dhe dhen edhe të rriturit dhe pleqtë, nuk mund të injorojnë, të fyejnë dhe të poshtërojnë kaq lehtë përballë dëshmisë së gjallë të kësaj vuajtjeje. Ja pse Evropa është më e qytetëruar se ne dhe frenohet përpara çdo të keqe dhe akti johuman. Ja pse ata arrijnë dhe edukojnë individë të përgjegjshëm për shoqërinë dhe fatet e tyre personale. Nga ana tjetër, nëse qoftë se pas këtij vendimi fshihet ajo ndjenjë e shfrenuar e pushtetit të trashëguar nga Hoxha për të fshirë nga kujtesa të gjitha simbolet kombëtare ose praktika e shëmtuar e pushtetit të Berishës që ngjiti ca “krunde” në simbol dhe i shkelmi me këmbë të gjithë ata që e mbanin, i pastruar, atëherë punët janë më keq. Vetë autorët e këtyre radhëve ka vuajtur dhjetë vjet në Burgun e Burrelit dhe nuk do të donte ta besonte kurrë që ky vendim qeverie ka marrë përsipër të fshijë brenda pak minutave dhe ta lërë “kartë të bardhë” atë që u shkrua për 46 vjet me radhë. Unë dua t’u kujtoj të gjithë bashkëvuajtësve të mi, atyre që e ndjenë veten të poshtëruar prej diktatorit, si dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që janë të prekur me mijëra të tyre jo vetëm hidrocentralet dhe kombinatet që e “nxorën në dritë këtë popull”, por edhe varrin që i hapi diktatura lirise së këtij vendi, se është momenti që ne të bëhemi më të vetëdijshëm se kurrë për këtë akt. Pavarësisht nga motivet që shtynë, ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse dëshmojnë dhe shkatërrojnë ato njohje që na lidhin shpirtërisht të gjithë ne. Sepse askush nuk mund ta mohojë, përveç disa kokrrave, se në diktaturë vuajtëm të gjithë, kush më shumë e kush më pak. Më në fund, do të thosha se muzeët janë edhe ata që ata sendet që u ruajtën me bujde në shtëpi dhe ua tregojnë me gisht të krenari, si tanëve, ashtu dhe të huajve. Dhe ne e vlerësojmë gjithmonë atë që di t’i ruajë ato dhe që tregon respekt për kujtimin e tyre.

Incidenti ndodhi pasditen e së premtes pranë piramidës 29. Tre fshatarë nga Rrajca të paarmatosur kanë hyrë 100 metra në tokën fqinje

MEIDANI NUK BRAKTIS “FIDELIN”

TIRANE - Meidani ka mall për të qenë qytetar i thjeshtë. Një kafe në bar “Ëest” dhe në mesditë i ka kujtuar kohën kur nuk ishte kryetar i shtetit. Klientët e zakonshëm të “Fidelit”, gazetarët, janë ndjerë të turbulluar kur kanë parë që klubi i tyre është përtharë nga njerëz të shumtë, ndërkohë policia kontrollonte me repetësi trafikun para klubit ku do të hynte në mesditë presidenti i r[?]. “Kam bërë mungesa. A më pranoni?”, është dëgjuar pronari i lokalit para se të shtrëngonte duart me të gjithë. Pak çaste pasi është ulur dhe ka porositur kafen ia ka behur gruaja e tij. “E mësova nga radio e shoqëruesve dhe erdha”, i thotë ajo. “T’i presidenti është ‘grindur’ për pak kohë se kush do të paguajë kafen e shumta që kanë ofruar për gazetaret që ftuam në tavolinë. “Si gjithnjë kur vijmë në këtë lokal do të paguaj unë”, vendos Lidra Paskaidiskutard[?] pakohë “për shtrimin dhe kohën e bukur”, me këshilltarët e tij. Zogaj, Nazaroko dhe disa gazetarë Meidani është ngritur 30 minuta pasi hyri në lokal. “Nuk kemi pse çuditemi. Këtu e kam për gjithë kafen”, tha presidenti si për të kujtuar të kaluarën. Më pas është larguar i shoqëruar nga gjithë klientët deri te hyrja e lokalit. ib Presidenti Meidani dje te Fideli

"U kthyem vetë" Kush po mendon për të burgosurit?

TIRANE - Të dënuarit e rikthyer vullnetarisht në burgun 325 në Tiranë, kërkojnë një rishikim të mandatit të amnistisë. Pas thirrjes së ish-Ministrit Ngjela, të gjithë këta të dënuar janë dorëzuar vetë pranë organeve të policisë. Disa prej tyre ka mbërritur pak ditë pas skadimit të afatit të 12 prillit. Kërkohet një masë zbutëse dhe për këta të dënuar, që nuk përfitojnë asnjë ulje të dënimit. Siç kalojnë këto ditë të denuarit e repartit 325, diku pas fushës së sportit “Ali Demi”. Historitë e jetës së tyre, me të cilat ata kalojnë pjesën më të madhe të kohës në burg dhe mundësia për një amnisti të dytë, mbajnë gjallë shpresën e këtyre njerëzve. “Mos na harroni”, kjo është kërkesa e tyre, pas hekurave të larta të burgut. Në faqen 5

Çarja në PD: Kritikuesit duan të ruajnë karriget

Reagimi kreut: Kështu vetëpërjashtohen TIRANE - “Çarja në PD sepse kanë firmosur 52 veta? As mos e mendoni, ata janë vetëm një grup njerëzish që përkishten për këtë arsye janë përjashtuar nga kjo parti”. Vetëm pak orë pas një apel të shkruar e firmosur të 52 anëtarëve të opozitës, zëdhënësi i demokratëve në qendër hedh poshtë të gjitha zërat për një distancim të bazës nga lideri Sali Berisha. Firmëtarët kanë kërkuar tërheqjen e ish-Presidentit nga kreu i PD dhe kanë ftuar anëtarët të shkëputen nga ajo që ata vetë e kanë quajtur “reformim farsë i PD me Sali Berishën”. Sali Berisha Në faqen 3

Kontrolli Shtetit: Ngjela në krye

Ish-Ministri shtyn Çelën Ngjela Çela Në faqen 2 Ngjela; Çela

Trafik antikash, pranga shqiptarit

Statujat e vjedhura kushtojnë 500 mijë USD GJIROKASTER - Dy persona janë ndaluar dje në Athinë teksa përpiqeshin të shisnin një polic të maskuar në rolin e blerësit, dy statuja antike me një vlerë prej 500 mijë dollarësh. Njëri prej tyre ishte refugjat shqiptar nga Devolli, Lajmi është dhënë dje nga media greke. Dy statujat greko-romane ishin fshehur në bagazhin e makinës. Ato ishin pa kokë dhe krahë dhe përkufizojnë një periudhë të hershme. Prej ditësh të dy “tregtarët” kishin hyrë në bisedime me policin e hequr si blerës. Pazari i parë i dhënë nga dy hajdutët ka qenë 200 milionë dhrahmi. Polici menjëherë ka bërë denoncimin e më pas është marrë vetë me çështjen. Ai u ka lënë takim dy tregtarëve e njëkohësisht ka lajmëruar në polici. Ditë më radhe ai ka lënë takime me të dy tregtarët duke kërkuar një pazar më të ulët. Gjithçka bëhej për t’i bindur dy personat se kishin të bënin me një koleksionist të mënjendur dhe se i interesonin shumë statujat antike. Luhatja e pazarit i ka dhënë të kuptojë dy hajdutëve se personi përballë tyre ishte njëri që i interesonin shumë statujat antikitetit. Ata kanë ulur çmimin e tyre deri në 145 mijë dhrahmi e kanë lënë pikën e takimit. Ndërkaq “koleksionisti” lajmëron në komisariatin më të afërt. Policia afrohet në momentin e duhur e ndal dy “tregtarët”, në momentin kur hapnin bagazhin e makinës e nxirrnin dy statujat. Njëri prej tyre ishte grek me emrin Efathio Papadaki. Bashkë me të dhe zhvilluo Sutir Khelo. Të dy personat akuzoheshin prej kohësh si tregtarë statujash antike të vjedhura. Ata ndiqeshin nga policia të cilës i nënshtroheshin në dorë një rast i mirë për t’i kapur. Një ekspert grek i antikitetit që u thirr menjëherë në vendngjarje deklaroi për shtypin se dy statujat i përkishtnin kohëve të hershme e ishin vjedhur nga një muze i shquar. Ato ishin të larta një metër e tridhjetë centimetra, si dhe u mungonin kokat e krahët. Endenuk është saktësuar vendi nga janë marrë dy statujat e antikitetit. Ndërkohë që po hetohet nga policia dhe lidhja e shqiptarëve me këtë biznes. Ai është me origjinë nga Devolli, por familja e tij banon në qytetin e Gjirokastrës. Prej vitesh ai ndodhet në Athinë me emrin e ndryshuar, Sotirios Tzelos. Momentalisht të dy personat ndodhen në komisariatin e policisë së Athinës.

Shtypi vetëmbrohet Nano: Jam me ju

“MES PROFESIONIT DHE POLITIKËS” Shtypi vetëmbrohet Nano: Jam me ju TIRANE - Nano i thotë “po” kërkesave të shtypit të pavarur për një hapësirë më të madhe në detyrën e tij. Deklarata e Kryeministrit shqiptar në favor të medias ka mbërritur kështu vetëm pak orë pas një seminari të zhvilluar ditët e fundittë Tiranë nga Fondacioni për Informim të Lirë dhe Demokraci, Dy Shoqatate Gazetarëve nga Fondacioni Soros. Tema “Media mes profesionit dhe politikës”, ndërsa thelbi i seminarit ishte ulja e detyrimeve financiare që gazetat e detyrohen shtetit.

REPORTAZH “U ktheym vetë” Kush po mendon Reagimi kreut: Kështu vetëprijastohen Çarja në PD: Kritikuesit Ish-Ministri shtyn Çelën Kontrolli Shtetit: