27/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

27 gusht 1997

Prokuroria: Specialë në gjyq

POLEMIKE NE DREJTESI / Pas pakënaqësisë nga trupat, kundërpërgjigjia e Prokurorisë së Tiranës Prokuroria: Specialë në gjyq Hetuesi i Zanit: "Dosjet gjyqësore nuk janë në rregull" Tominaj: "Me provat që na kanë sjellë nga Vlora, dyshojmë se kanë abuzuar me dosjet e bandës" Prokuroria e Tiranës mund të hedhë në gjyq specialë. “Në rast se nuk plotësohen urgent materialet që mungojnë në dosje, ne do të kërkojmë ndjekje penale për oficerët që kanë bërë shkelje”, thërritet nga Gazeta në emri dy i Prokurorisë Blerim Tominaj. Polemikat kanë filluar që në momentin kur Prokuroria Përgjithshme transferon në Tiranë dosjen “Zani”. Vërehen mangësi të theksuara, shkelje proceduriale e mungesë provash. E gjithë kjo kolanë akuzë për oficerët e policisë në Vlorë. Nga pala tjetër vjen reagimi. “Ndaj të kapurve ka një mal me akuza, por përveçse e Tiranës e minimizojnë ato”. Vetëm kaq, fjalë dhe organi i akuzës detyrohet të përgjigjet ashpër, por me gjuhën e ligjit. “Ai që ka bërë shkelje, do të përgjigjet para drejtësisë”. Por Tominaj shkon edhe më tej ku aludon për oficierë policie, të cilët qëllimisht mund të kenë abuzuar me materialet fillestare. Gjithsesi, do të njoftohen në Prokurori dhe kryetari i grupit të hetimit për këdo për ta shqikuar e për të gjykuar. “Çështja është delikate, ka nevojë për specialistë”, përfundon Blerim Tominaj. Prokuroria e Tiranës Nga kontrollet e specialëve në Vlorë

Jugu pa shtyp opozitar

GAZETAT NË KRIZË Shtypi ka filluar të bëhet protagonist i vërtetë i shoqërisë shqiptare, mbasi jo vetëm ka nisur të shpërthejë me realizëm se çfarë ndodh në Shqipëri, por sepse ka filluar - dhe kjo është një tjetër gjendje që përsëritet rëndom në kohë ndërmjet të mëdha qeveritare - të tërheqë... [teksti i imët, pjesërisht i palexueshëm] Taksat, çmimet letre të papërballueshme, pagesa dhe shpërndarja e kotë, mungesë reklamë dhe, më në fund një mungesë perspektive që të jetë me gojë hapur shumë vetë nga ata që mund ta konside-rojmë vetën pjesëtarë të “botës së shtypit”, ja se cila është gjendja e sotme e atyre që duhet të rrëfejnë përditë shqetësimet se ç’ndodh në vendin e tyre. Komunikata, takime, ngjarjet e kërkesa ultimative, janë dëgjuar tashmë në adresë të Qeverisë, e cila nga ana e saj ka po aq arsye të thotë: Ç’të bëj me këtë rrjetë? Një qeveri e të shtetit në një hall të madh, sidomos në Shqipërinë e këtyre ditëve. Banda të armatosura që sulmojnë, masakrojnë dhe dhunojnë njerëz të pafajshëm e duhen fshehur nga faqja e dheut, me mijëra probleme të tjera ekonomike... shpreh­ta ekonomike – mbase dhe të më të rëndësishme se sa hallet e gazetave – që duhen zgjidhur detyrimisht nëse duhet që këtë vendi të vluajturi t’i kthehet ajo që ia ka munguar tashmë për shumë kohësh: normaliteti. Ja se cila është gjendja shqiptare e zyrtarëve të rinj të së ashtuquajturës qeveri teknike. Vërtet të mëdha të shtypit, faqësuesit e shtypit, ndërkohë, presin që të takojnë Kryeministrin e ri dhe të flasin. E gjithë kjo histori nuk do të kishte edhe aq shumë rëndësi për njerëzit e thjeshtë, lexuesit tanë, nëse pas gjithë kësaj nuk do të fshihej një rrezik i madh: heshtja për problemet është duke u shtypur, të cilat shprehin kohë edhe probleme më të mprehta të demokracisë gjithnjë të brishtë shqiptare. Pas kërkesave ekonomike, debateve, privatizimeve, takimeve, fshihet një element, i cili përveç njohjes dhe zgjidhjes fare buzëthërret organizuar, në të ardhmen, si “Albania” dhe “RD” nuk arrijnë të shpërndahen në jug. Përse ndodh kështu? Me ju gazetë ndodh që nuk je dakord, por në anën tjetër dëgjon ta quajnë zëdhënësin dhe gazetën. Ajo që nuk mund të bëhet është normal të gazetat të japin mundësi në mënyrë pozitive publikut në mbarë opinionin politik. A mos vallë zgjidhja e problemeve të mëdha të shtypit është, nëse ka një tjetër mjet?

Fetarët thërrasin paqen

SHKODER Komunitetet fetare bëjnë thirrje për paqe në Mitrovicum. Një takim i organizuar mes tyre në qytet ka saktësuar mënyrën sesi do të veprohet më pas për të kapërcyer momentet e vështira në të cilat ndodhet vendi. “Të organizohen lutje në kisha e xhami, duke ftuar sa më shumë besimtarë” - ka qenë ky mesazhi i dalë pas takimit të së martës. Lutjet do të bëhen në Xhaminë e madhe të qytetit, në Kishën Katedrale si dhe në atë Ortodokse. Ndërkohë që është caktuar data 30 gusht si seanca e dytë e takimit. Lutjet do të jenë të përditshme e organizatorët e tyre do të kërkojnë nga popullsia rikthimin e traditës në qytetin verior. I prekur nga tragjedia e shpërthimit të depove, ai për shumë kohë ka qenë një nga pikat më të nxehta të vendit. Mesazhet e bashkimeve, miqësive e policëve, duket se nuk kanë ndikuar shumë në psikozën e popullsisë. Ndërkohë mendohet se gjendja e komuniteteve fetare do të ndikojë drejtpërsëdrejti në rikthimin e qetësisë në qytet. Në 30 gusht do të mbahen disa ligjërata në lidhje me... bashkëjetesën fetare, mir­ëkuptimin e paqen si dhe thellimin e traditave kulturore e fetare në këtë qytet. Pritet që përpos tre komuniteteve, një ndihmë të japë dhe shoqata, “Lëvizja për jetën”. Tre përfaqësuesit e komuniteteve fetare kanë menduar se ky është momenti më i përshtatshëm që popullsia t’i kthehet qetësisë e normalitetit. Shkodra njihet si një nga qytetet ku ndikimi i fesë është më i madh. Megjithëse aty veprojnë tre fe të ndryshme, asnjëherë në qytet nuk janë ndier ndasi. Të duket se kjo i ka shtyrë përpjekjet e komuniteteve për të organizuar bashku luftet. Ato do të ndodhin gjatë ditëve në vazhdim e nuk do të ndërpriten derisa në Shkodër të mos dëgjohen më krisma armësh. Qyteti verior ka qenë nga më të prekurit pas ngjarjeve të depove. Që nga marsi, numri i të vrarëve me armë ka kaluar shtatëmbëdhjetë. Përveç arsyeve absurd të vdekjeve me plumba, qartë në Shkodër është rikthyer gjakmarrja. Gjatë të hapura dekada më parë, janë rikthyer egërsisht mes njerëzve të kishin sharruar. Fjalë e tyre e ritkthimit i paqes ka qenë një nga motivet që kanë bërë vetes të detyruet të tre komunitetet fetare të Shkodrës.

Patos, grabiten 18 ton naftë

MASKAT TERRORIZOJNE ROJET PATOS- Grabitën 18 ton naftë nga magazinat e Alb-betrolit. Njerëz me maska kanë lidhur rojet private të objektit e nën kërcënimin e armëve kanë marrë në botë të gjithë sasinë e naftës që kërkonin. Policia ka mbërritur tepër vonë në vendngjarje. Kanë nisur hetimet e para, ndërkohë që janë vendosur postblloqe të shumta në rrugët që lidhin Patos me qytetet e tjera. Grabitja e djeshme është nga më të mëdhatë e kohëve të fundit në korporatën e naftës. Në faqen 5

Droga në Tiranë ky “ferri bardhë”

Në faqen 6

Shehu akuzon krerë në PD:

INTERVISTE / Fleti ish-lideri: “Më hoqën pa të drejtë” [teksti i titullit vazhdon jashtë kufirit të imazhit]

Diareja përpin qytetin

DURRES DURRËS - Diareja përpin qytetin bregdetar. Mbi njëqind raste janë paraqitur gjatë javës së fundit në spitalin e qytetit, ndërkohë që nëpër ambulancat e fshatrave përreth ai është më i madh. “Vinë çdo ditë mbi pesë vetë të cilët paraqesin heqje barku e temperaturë” - deklaron njëri nga patologët e qytetit. Megjithëse ende nuk janë zyrtarizuar shkaqet e epidemisë, në spital janë të vënë ujit. Papastërtitë e këtij të fundit mendohet të kenë krijuar kushte për shfaqjen e mikrob it.

“Paratë e Beno-s ndryshe edhe ...”

Elbasan, kreditorët

Shehu akuzon krerë në PD: “Karrieristët të dalin jashtë”

INTERVISTE / Fleti ish-lideri: “Më hoqën pa të drejtë” TIRANË - Tritan Shehu thyen heshtjen e tij në këto momente ka nevojë për njerëz të aftë e të mençur. ” Kështu ka deklaruar ai dje në një intervistë dhënë Gazetës. Ish lideri i PD thotë se përjashtosh kryetarin e partisë nga përgjegjësitë për Kongres kjo nuk është normale. Imobtar është një atësi e Kryesisë së Partisë lideri i dikurshëm flet me rezervë për PD e tanishme. Sipas tij partisë i duhet një vizion i ri deri në Kongres e më tej. Shehu nuk mohon raportet e mira të tij me Berishën por nuk ku­rshehet të shprehet se në PD ka edhe karrieristë. Njeriu që drejtoi PD nuk kërkon të hapë më shumë letra të tjera të cilat duket se do t’i hedhë në Kongresin e ardhshëm.

PD e Shkodrës sulmon Berishën

TIRANË- Demokratët e Shkodrës sulmojnë Berishën. Ka qenë aktivë i PD-së rreth asaj që ka lëshuar një seri rezervash për kreun e partisë dhe kupolën drejtuese të saj.

“Paratë e Beno-s ndryshe edhe në sy vlonjatët”

Elbasan, kreditorët ELBASAN - Kreditorët e firmës “Beno” i shkruajnë ministrit Malaj. “Të bëhet transparenca e firmës humarresë, përndryshe do të dalim në rrugë si vlonjatët” - që qenë kjo e thënë e letrës e cila shpesh tonet e kërcënimit. Në letrën e firmës dhe vetë një person në rolin e rojës i cili ngrit supet e bën të paditurin sa herë që njerëzit kërkojnë të informohen në lidhje me paratë e dhëna. Çështja ka kaluar në prokurori, por që andej nuk vjen asnjë sinjal. Edhe pse më famën e “Giallices”, apo të “Xhaferri” ajo ka arritur të grumbullojë në qytetin e Elbasanit një shumë prej 1,2 miliard lekësh. Nëse ajo nuk do të përfshihet në ligin e transparencës, kreditorët kërcënojnë se do të dalin në protesta në sheshin e bashkisë së qytetit e nuk do të reshtin derisa t’u kthehen paratë.

Komisari ndërhyn në satelit: “Thirrje, dorëzoni armët”

KAVAJE / Shefi për 20 minuta në stacionet e huaja KAVAJË - Kryepolici bën thirrje për dorëzimin e armëve në stacionet e huaja të qytetit. Isa Lisha ka shfrytëzuar për këtë njëzet minuta stacionin SAT në të cilin u bë thirrje banorëve të qytetit për të dorëzuar armët e marra nga depot. Një kasetë video në të cilën ai kish regjistruar fjalimin është alternuar me këngë popullore nga qyteti. Shpeshherë makinakë të televizionit nga Kavaja ndërhyjnë në stacionet e huaja që janë marrë nga sateliti duke futur kaseta të ndryshme në të cilat janë filmuar aktivitete të ndryshme të qytetit, fetare dhe sportive. Kryepolici ka përdorur të njëjtën metodë. Ka shfrytëzuar gjithë fillimin e tij e më pas ka futur kasetën në stacionin SAT, ka qenë ora 14 e së enjtes kur të gjithë banorët e Kavajës kanë dëgjuar nëpërmjet stacionit satelitor fjalimin-apel të kryepolicit për dorëzimin e armëve. E ajo që ka shkuar dhe më tej, këngë popullore të kënduara nga këngëtarë të njohur kavajas janë alternuar me fjalimin e Lishës. “Armët duhet të dorëzohen deri në 31 gusht. Nuk kanë vlerë asnjë leje e dhënë gjatë kohës së trazirave. Të gjithë banorët që kanë marrë armë me leje duhet t’i kthejnë ato brenda afatit të caktuar, përndryshe do të nisim kontrol­lin nëpër shtëpi”. Rezultatet e fjalimit në televizion janë ndier menjëherë. Një pjesë e armatimit ka nisur të kthehet në depo. Ende nuk janë saktë­suar shifrat, burime brenda komisariatit tregojnë se po arrihen kufijtë maksimalë, sigurisht këto përsa i përket armatimit me lista. Qemal Cara

ALGJERI: ISLAMIKËT MASAKROJNË 117 VETË

ALGJERI - Tragjedi në Algjeri. 117 të masakruar brenda dy ditësh. Të dielën e të hënën, islamistë mi kanë rradhitur në “luftën e zezë” një numër të dhimbshëm viktimash. Gra dhe fëmijë të gjymtuar e të therur frikshëm, kanë shkaktuar lot dhe terror njerëzazi. Dje, shtypi lokal, ka dhënë lajmin e një humbjeje fatale njerëzish të pafajshëm. Një grup personash të armatosur kanë vazhduar ritin e tyre mbi popullsinë. Prej dy vjetësh islamizmi sulmon. Në kthetra terrori, viktima që shtohen, nën dhunën që sa vjen e zoto­ron mbi Algjerinë. Masakra dje ka shtrirë krahët e dhimbjes drejt rajoneve të Media­s. Mendohet se terrori e ka fuqizuar pushtetin e tij, kryesisht mbi zonat jugore dhe jugperëndimore të Algjerisë. Numri i të vdekurve ka qenë tej mase i lartë në Tindusemit, Ajn Delfa dhe Memcen, vende ku tragjedia është bërë tashmë ritual dhimbjeje në vazhdim. Për dy ditë radhazi, nata në Algjeri ka përpirë përbindshëm gjak, dhe ka shkaktuar lot dhimbjeje e frikë.

LAJMERIM

“Gazeta Shqiptare” kërkon korrespondentë në qytetet e Beratit, Burrelit, Laçit, Përmetit e Tropojës. Të interesuarit të kontaktojnë në numrat e telefonit: 626-46, 638-83, 638-55.

Në faqen 4 Përfundon Blerim Tominaj.