28/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

28 gusht 1997

Bandat çajnë kufirin

Maskat vrasin një shtetas në tokën jugosllave: Larje hesapesh Shtrëngimi i darës policore i ka shtyrë keqbërësit matanë piramidave. Patrullojnë helikopterë serbë Trafiku i cigareve kontrabandë shkakton viktima. Vritet një plak për 20 mijë marka borxh TIRANË - Bandat çajnë kufirin. Katër persona të armatosur kanë depërtuar deri në fshatin Zhub, 80 kilometra larg Prishtinës e kanë vrarë të parin e familjes Ndue. Ende nuk janë konfirmuar shkaqet e këtij atentati, por dyshohet se personi i vrarë u ka mbetur borxh katër maskave në një shumë prej 20 mijë markash. Dhe një helikopter jugosllav ka patrulluar të gjithë vijën kufitare pas sinjalizimit se një bandë tjetër përpiqet të kalojë kufirin me të njëjtin mision me të parën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhub, shumë afër Gjakovës. Ata kanë hyrë në shtëpinë e pas një debati të ashpër kanë qëlluar mbi 65-vjeçarin. Burime të policisë deklarojnë se hyrja e personave në fshat nuk është ndier, ndërkohë që pas krimit ata janë larguar me shpejtësi e kanë kaluar kufirin. Siç tregojnë fshatarët nga Hasi, i vetmi motiv i lëvizjes së bandave nga Shqipëria drejt tokës jugosllave është larja e hesapeve me borxhlinjtë e tyre. Të gjitha veprimet e kanë bazën tek moskorrektesa. Konflikti shumicën e rasteve ka qenë mes banorëve të veriut e fshatarëve kosovarë. Ne faqen 4 Policia serbe në Kosovë (Foto: Iliaz Bylukbashi) Bylk bashki) me: e djathta, me Aleancën Nacionale që ofron zgjidhjen e transferimit të refugjatëve Ndërkohë kanë nisur pu...

“Doni kampe refugjatësh? Le t’i bëjmë në Shqipëri”

DEBAT NE ROME BARI - “Refugjatët t’i mbajmë, por në kampe të ngritura në Shqipëri. Qeveria e Tiranës duhet të marrë përsipër ndërtimin e strukturave për transferimin e refugjatëve që aktualisht vazhdojnë të qëndrojnë në Itali”. Është ky propozimi më i freskët i të djathtës italiane dhe pikërisht i Aleancës Nazionale, për zgjidhjen e çështjes së refugjatëve shqiptarë. Sipas deputetit të kësaj partie Marco Zacchera, ky administrim “do të kushtonte më pak dhe në të njëjtën kohë do të kishte garanci më të mëdha sigurie dhe rendi publik në krahasim me strukturat analoge në Itali”. Nga më të ndryshmet regjimet gjatë ditës së djeshme nga ana e politikanëve italianë në lidhje me çështjen “profughi albanesi”. Por dy janë estremet më të dallueshme: e djathta, me Aleancën Nazionale që ofron zgjidhjen e transferimit të refugjatëve në Shqipëri, Lidhja e Veriut e Umberto Bosit, sipas së cilës shqiptarët nuk duhet të prekin në brigjet italiane dhe ekstreme të tjera, ai të gjelbërve dhe i Partisë Demokratike të Majtë. Në të përditshmen e kësaj të fundit, L’Unità, në një editorial të nënredaktorit të gazetës së partisë së D’Alemes: “Përse mos t’i mbajmë shqiptarët”, vlerëson kontigjentin e emigrantëve shqiptarë si një dobí dhe përperkononjë italiane. Dhe zëdhënësi i partisë së Gjelbert, Luigi Manconi shprehet se e quan “të arsyeshme mbajtjen e dhjetëra mijëra shqiptarëve”. Ndërsa Aleanca Nazionale bën hapa përpara për propozimin e saj për një ndërprerje të ndihmave për qeverinë shqiptare, duke i reduktuar votërmendimet humanitare, “derisa qeveria shqiptare të tregojë me vepra” lidhjet me zgjidhjen e çështjes. Ndërkohë kanë nisur punimet në Romë, komisioni i përbashkët italo-shqiptar. Ato janë zhvilluar në Ministrinë e Brendshme italiane. Megjithatë njëri italiane vazhdojnë të bëjnë refuzime shqiptarë. Dhe në brigjet e Leces, janë ndaluar 130 vetë, policia ka arrestuar 5 prej tyre dhe një italian rën akuzën e emigracionit klandestin. Alba Maltezi

Bovillë, vijnë italianët

Rikthehet shpresa për ujin Rikthehen italianët e Bovillës. Dje një ekip specialistësh italianë është takuar me Ministrin e Punëve Publike dhe Transportit, Gaqo Apostoli. Ende nuk dihet nëse kanë ardhur për të rifilluar punimet, apo thjesht për të vlerësuar situatën. Punimet për ujësjellësin e Bovillës kanë nisur që në prill të ’96, por nuk kanë shkuar më larg se përfundimi i fazës së parë. Pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, italianët u larguan duke premtuar të ktheheshin kur të rivendosej qetësia. Në faqen 2

Selami akuzon partinë: “Të largohet klika e PD”

Nga SHBA, ish-kreu flet për rikthim TIRANË - Selami parashikon një kthim në PD, por vetëm pasi të largohet “klika” që ka uzurpuar Partinë”. Ky është pozicioni më i fundit politik i ish-kreut të PD-së, të cilin ai e ka parashtruar në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës”. Njeriu që drejtoi PD disa vite më parë thotë se asnjëherë nuk e ka parë veten jashtë PD dhe se vlerëson thirrjet që po i bëhen për një rikthim të tij. Por ai nxiton të shtojë se nuk mund të bashkëpunojë me atë klikë që e uzurpoi drejtimin e PD dhe që mban përgjegjësi për përthyerjen dhe uljen e Partisë. Selami është i mendimit se PD mund ta reformojë vetëm njerëzit e ndershëm që nuk janë të pakët në këtë Parti. Në faqen 2 Eduard Selami

Masakër autobuzi: Vritet një pasagjer plagosen dhjetë

Gjirokastër, bandat GJIROKASTER - Banda sulmon autobuzin e linjës. Shoferi nuk pranon të ndalojë para postbllokut të maskave e këto të fundit vënë në përdorim armët. Një i vrarë dhe dhjetë të plagosur, prej të cilëve një rëndë, është bilanci i breshërisë të kallashnikovit. Ka qenë ora 13.30 e mesditës së djeshme kur autobuzi i ardhur nga Korça drejt Gjirokastrës. Katër persona me maska dhe të armatosur me kallashnikovë bëjnë shenjë shoferit që të ndalë automjetin. Dy prej tyre qëllojnë nga pas me kallashnikov autobuzin. Viktimë e plumbave të parë ka qenë njëri nga pasagjerët. Ibrahim Hamzallari, 50 vjeç nga Pogradeci ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë që janë dëgjuar dhe klithmat e disa të tjerëve. Në faqen 5

Dekarti dhe aventura e së vërtetës

DEKART — Bisede për metodën Mister edhe mbi fundin e filozofit: Vdekje natyrale apo helmim? Në faqen 7

Enver Shehu: “Kam dyshime për fillimin e Kampionatit”

FUTBOLL Në faqen 6

Policia i dorëzohet bandave

Komisari: “Shpëtuam njerëzit, ata i njohim” SHKODER - Banditët mposhtin policinë. Ka qenë ky bilanci i një dyluftimi pa armë mes uniformave blu dhe disa kontrabandistëve. Ngjarja ka nisur mbrëmë në djegësimin e djegshëm. Ka qenë ora 3.00 kur një informacion i ardhur në komisariatin e Shkodrës, ka nisur drejt Velipojës forcat e policisë të shoqëruara nga një blindë. Në vendin e quajtur Ura e Cjo Lulit, ata kanë bllokuar maune që transportonin cigare kontrabandë. Pasi ka sekuestruar mallin e çmuar, forcat e policisë janë drejtuar për në komisariatin e qytetit, por gjatë rrugës kanë dëgjuar një postbllok me gurë. Ata janë ndodhur vetëm shtatë kilometra larg qytetit, kur kanë parë një pritë me gurë. Një sasi e madhe ishte vendosur në të gjithë gjërësinë e saj, ndërsa pas pritës njerëz të armatosur dhe me celularë lëviznin vrullshëm. Disa prej tyre lëshuan thirrje drejt policisë se do të qëllonin nëse nuk do të liheshin dy maunet e bllokuara pak kohë më parë. “Persona të armatosur qëndronin në pritë në të dy anët e rrugës, ndërsa në faqen e kodrës shiheshin njerëz të tjerë që lëviznin me armë në krahë dhe me celularë” tregon pak orë më pas një nga policët. Debati mes dy palëve ka zgjatur mbi një orë, më pas shefat e policisë bien dakort të lëshojnë dy maunet. Ato dalin nga rreshti i autokolonës që udhëhiqej nga një blindë e drejtohet në zonën e banuar. Për pak minuta ato kanë humbur, ndërkohë që njerëzit e pritës janë larguar pak çaste më vonë. Policët kanë vazhduar rrugën drejt komisariatit, por tani duarbosh. Ata kanë deklaruar se bllokimi i mauneve ishte veprimi më i mirë që mund të bënin, përndryshe do të binin pre e masakrës. Pozicioni i tyre në raport me njerëzit e pritës ka qenë tërësisht i pafavorshëm. “Nuk kishim si të vepronim ndryshe. Njerëzit e armatosur nga çdo rast në çast mund të qëllonin - tregon për Gazetën komisari i policisë, Doda -. Nuk ia vlente të rrezikshonim policët për dy maune me cigare. Ne i kemi identifikuar personat e pritës e po punojmë për t’i kapur. Ata kishin radio policie me vete të vjedhur kohë më parë dhe të gjitha urdhërat e mia merreshin vesh edhe nga bandistët”. E gjithë aventura me policisë dhe kontrabandistëve ka përfunduar dje në mëngjes. Të parët kanë lëshuar nga frika e masakrës, ndërsa të dytët janë larguar së bashku me mallin e tyre. Arben Kopliku

Fryhet lumi i naftës së vjedhur

Patos, tre vetë grabisin 29 ton TIRANË - Kanë qenë 29 mijë litra naftë të vjedhur gjatë grabitjes spektakolare të së hënës në Patos. Sipas raportit zyrtar të policisë, të mërkurën, sasia e vjedhur e naftës është më e madhe nga sa mendohej në fillim. Nuk bëhet fjalë për 18 mijë litra naftë por për 29 ton. Ky fakt konfirmohet nga burime të policisë sipas të cilave, një grup me maska pasi ka lidhur rojet e magazinave, ka vjedhur 29 ton naftë me autobotë e kishin në dispozicion. Në hetim, i cili po vazhdon akoma, ka përfunduar një nga rojet private të objektit. Ndërkohë është gjithashtu edhe një banor pranë magazinës që po merren në pyetje. Sipas policisë, nga grabitja ka ndodhur natën e hënë, kur tre persona të armatosur kanë hyrë në magazinat e naftës pranë shtëpisë së tij. Dëgjova zhurmë dhe dola, deponoi ai, por grabitësit më drejnuan grykat e armëve duke më urdhëruar të largohesha. Më pas gjithçka ka ndodhur mes krismave të vazhdueshme të armëve dhe pamundësisë për të bërë diçka nga ana e banorëve të frikësuar dhe rejeve të lidhur. Ndërsa policia e arriti me vonesë në vendngjarje, po vazhdon hetimet për të ndriçuar faktet.

Rikthehet shpresa për ujin Nga SHBA, ish-kreu flet për rikthim Gjirokastër, bandat KULTURE DURRËS Revillë, vijën [?] Selami akuzon partinë: Maskat autobuzit: Dekarti dhe Tren special për të lënë

LAJMERIM

“Gazeta Shqiptare” kërkon korrespondentë në qytetet e Beratit, Burrelit, Laçit, Përmetit e Tropojës. Të interesuarit të kontaktojnë në numrat e telefonit: 626-46, 638-86, 638-55.