Prokuroria: “Nuk kemi asnjë dosje për ish-Presidentin”
“Berisha nuk është thirrur ndonjëherë për fajdet. Ai nuk mund të akuzohet, ligji s’e lejon”
INTERVISTE / Flet hetuesi Arben Kraj[a?]: “Ja cilat janë dokumentet që unë disponoj”
Sali Berisha
TIRANE - “Berisha nën hetim për Fajdet? Ne Prokurorinë e Përgjithshme nuk ka asnjë dosje të veçantë që të hetohet në drejtim të ish-Presidentit”. Pohimi është bërë dje në mbrëmje nga Arben Kraja, Prokurori i ngarkuar nga Prokuroria e Përgjithshme për të hetuar dosjen e firmave piramidale. Vetëm një ditë më parë, burimet zyrtare deklaronin se Berisha është marrë në hetim për fajdet. Po të jetë lideri aktual i PD, ka akuzuar Qeverinë si “një qeveri dosjesh”. Ndërsa Kraja sqaron të vërtetat e tjera që ndodhen në dosjen e madhe. Prej më shumë se 100 faqeve apo ish-Guvernatori duhet të merrnin masat e duhura ligjore me qëllim parandalimin e kohë të këtij aktiviteti te paligjshëm. Megjithatë nga Prokuroria deri në fazën e tanishme të hetimeve, nuk është arritur në konkluzionin se duhet të akuzuar ndonjë funksionar i lartë shtetëror, kushdo qoftë ky. Duhet sqaruar se hetimet e këtij procedimi nuk kanë filluar tani por që në muajin shkurt të vitit ’97 për këto çështje. Në përfundim të hetimeve për “Xhaferrin” dhe dergimin në gjyq të tij, u vuan materialet për këtë çështje problem në një dosje më vete. Prokuroria disponon [...]
[Teksti fillon i prerë në krye.] ...nga Prokuroria e regjistruar më hetim për fajde. Por dje, lideri aktual i PD-së prej më shumë se 100 faqe. Cila është lidhja e Berishës me fajdet? Deri ku kanë arritur hetimet tuaja? “Në Prokurorinë e Përgjithshme nuk ka asnjë gjë ndjeshje të veçantë që të hetohet në drejtim të Sali Berishës. Duhet sqaruar se kjo dosje është shkëputur me kohë nga dosja e firmave piramidale dhe po hetohet në drejtim të funksionarëve të lartë shtetërorë të Qeverisë së mëparshme. Në datën 25 shkurt të këtij viti, unë kam kërkuar nga ish-Guvernatori i Bankës, Kristaq Luarasi të më sjellë gjithë korrespondencën e tij me funksionarët e lartë shtetërorë. Dhe në datën 28 shkurt, domethënë pas tre ditësh, ish-Guvernatori m’i solli të gjitha. Ish-Kryeministri, ish-ministrat e Financave. Kështu që gjykata e Tiranës ka thirrur në gjyq Ministrinë italian në gjyq, gjykata të rrëflet në Tiranë ka thirrur rreth 21.000$ që është e pa pranueshme
Burrat nëtarë hoën së... [pjesërisht e palexueshme] ...Arian Çani
Arratiset kreu i Bankës?
NE GREQI Arratiset kreu i Bankës? Tusha TIRANE - Poltrona e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ka mbetur bosh. Majedhëte ende paparë se kujt i përket. Propozimi i Këshillit të Mbikëqyrësve, për zëvendësimin e Qamil Tushës me Shekqim Canit, në postin e numrit një të sistemit bankar, akoma nuk është dekretuar nga Presidenti Meidani. Kurse Tusha, që prej dy ditësh ndodhet në Greqi. Disa thonë se ai ndodhet atje për pushime. Të tjerë thonë se është duke marrë pjesë në një takim bankierësh, natyrisht me cilësinë e Guvernatorit të Bankës [...] ligjërisht Tusha është Guvernatori. Ajo që për momentin ka mbetur pa guvernator është Banka e Shqipërisë. Cani ka shkelur aty vetëm kur është bërë mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës. Mbikëqyrësit e vjetër e të rinj, u mblodhën para pak ditësh në një mbledhje që mori një vendim shumë të rëndësishëm. Vetëm se edhe vetë mbikëqyrësit e rinj nuk janë të dekretuar nga Presidenti. Parlamenti votoi për një ligj të ri për Bankën, ku numri i Këshillit të Mbikëqyrësve, ndryshoi nga 7 në 9. Opozita reagoi ashpër ndaj ligjit të ri, pasi sipas tyre ky ligj cenonte rëndë pavarësinë e këtij institucioni. Disa ditë më vonë parlamenti votoi për 3 mbikëqyrësit e rinj, midis të cilëve ishte dhe Shkëlqim Cani. Presidenti Meidani deri tani ka dekretuar vetëm dy, e ndryshuar të Bankës, por jo mbikëqyrësit e zgjedhur me vonë nga parlamenti. Ndoshta ky dekretim është vetëm një formalitet, por pa firmën e Presidentit ndryshimet nuk marrin fuqi ligjore. Sidoqoftë në kohën kur në Tiranë ka ardhur një mision i FMN-së që kërkon privatizimin e sistemit bankar e shfrytëzimin më të rëndësishëm, Banka e Shqipërisë ka mbetur pa guvernator.
Ja kush do kontrollojë kompanitë
Dje vendimi
TIRANE - Faraonet e fajdesë bien nga froni. Çdo piramidë do të drejtohet nga tre administratorë që ka caktuar qeveria në mbledhjen e saj të fundit.
Në krye të listës Vefa. Këshilli i Ministrave pritet të caktojë edhe administratorët për “Beno” e “Global Foods”. Qeveria ka zgjedhur dhe shtatë administratorë rezervë për të zëvendësuar ata që mund të largohen. Administratorët pritet të nisin punë javën e ardhshme. Gjithësesi ata janë të përkohshëm deri në momentin kur FMN dhe Banka Botërore do të caktojnë firmat e huaja që do të kryejnë bilancin e kompanive rentiere. FMN vazhdon të këmbëngulë: mbyllni skemat piramidale. Opozita skeptike: Qeveria nuk mund të kryejë transparencën. Ndërkohë Kryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë, Anastas Angjeli, i kërkon përgjegjësi qeverisë Ministrit të Financave se çfarë po bëhet për hetimin e piramidave.
Në faqen 3
Policia akuzon Prokurorinë: “Ka lënë të lirë vrasësit”
LUFTA E ELBASANIT
ELBASAN - Luftë në Elbasan. Bandat shkaktojnë gjashtëviktima. Mes tyre tre policë. Akuza të rënda të drejtorit të policisë Elbasan ndaj prokurorisë dhe gjykatës. Personat që shkaktuan tragjedinë ishin lënë të lirë 15 ditë më parë. Shkëmbimi i zjarrit mes bandave ka ndodhur në orën 19.15. Mbetet i vrarë një person e plagosen dy të tjerë, më pas policia shkon në vendngjarje si dhe personi bazën e njërës prej bandave. Rrethimi e shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar në orën 6.00 të mëngjesit, kohë sur dhe i zjarrit ka vazhduar në orën 6.00 të mëngjesit, kohë në të cilën të tre personat e kërkuar largohen. Policia vazhdon hetimin e ngjarjes dhe dhe përpjekjet për kapjen e personave të dyshuar. Ndihmë të policisë kanë vajtur dhe forcat speciale nga Tirana. Vila e tre vjeçare [?] gjithë kohës është në survejim.
Në faqen 5
Polici Hysi i goditur me antitank në luftën e djeshme në Elbasan (Foto: Plator Ilo)
PD braktis komisionet e Kuvendit
Qëndrim i ri i opozitës: “Në Jug do hyjmë edhe me sakrifica”
“Është shkëlqyer marrëveshja e San Egidio”
TIRANE - PD braktis nga seanca e Komisioneve Parlamentare. “Është shkelur marrëveshja e Sant Egidios”.
Ky qe nga argumentimi zyrtar që doli një ditë më parë nga seanca e rëndore e PD. Ndërkohë që ndërmjetësit përsëriten nga Berisha “Vendimi ynë buron nga marrëveshja e Sant’Egidios” ka qenë duke replikuar me republikanin Godici i cili ka parë mështetjen vendimin më të fundit politik të demokratëve. Me kryesimin e vetëm 3 Komisioneve, nga 13 që ka Parlamenti, PD ka arsyetuar se nuk është respektuar marrëveshja e 23 qershorit, ndaj edhe ata bëjnë divorcin me kolegët e Komisioneve. Vendimi i Grupit është përqafuar edhe nga nënkryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli e cila nuk do të ulet në karrigen pranë Gjinushit. Demokratët kanë kërkuar po dhe që treva e Komunitetit të San Egidios të ribluhet përsëri, kërkesë e cila është parë me indiferencë nga nga socialistët. Ndërkohë në harkun kohor të 24 orëve Berisha ka mbledhur po dje Grup. Grupi politik që do të organizojë Kongresin e PD ka diskutuar deri në orët e vona mbi fatin organizativ të Partisë, mbi aktivitet e zhvilluara dhe mënyrën e ofensivës drejt Jugut. “PD në Jug do të hyjë me çdo kusht, qoftë edhe me sakrifica” ka deklaruar dje shëndëllësi i PD, Agro Balaj. Sipas Balës PD nuk do të shndërrohet në asnjë mënyrë në një parti krahinore siç pretendon ta kthejnë socialistët. Grupi politik ka parashtruar edhe skemat e strategjinë e sulmit demokrat drejt Jugut. Riorganizimi i strukturave, vendosja e një ndërli... [teksti vazhdon pjesërisht i palexueshëm] ...edhe drejtimin e lëvizjes së PD në zonat e rrezikut të lartë.
Selia e PD
Ministria e Jashtme në gjyq
I kërkohet 21 mijë dollarë dëmshpërblim
TIRANE. Ministria e Jashtme më në gjyq.
Ajo do të dalë si përfaqësuese e Ambasadës Italiane në një gjyq që ka mbasa... me një shtetas shqiptar për çështje pronësie. Në bazë të Konventës së Vjenës, Ambasada nuk i lejohet të paraqitet në gjyq në qofte se ajo nuk dëshiron. Kështu gjykata e Tiranës ka thirrur në gjyq Ministrinë e Jashtme për të përfaqësuar trupin diplomatik italian. Të mërkurën, më datë 27 gusht, në Gjykatën e Apelit të Tiranës u zhvillua një gjyq për çështje pronësie mes shtetasit Shahin Vrioni dhe Ministrisë së Jashtme. Dosja e këtij procesi vazhdon të sillet që prej një viti nëpër gjykatat e Tiranës. Ç’ka hedhur për polemika është prania e Ministrisë së Jashtme në këtë gjyq. Çështja e ka zanafillën në korrik të 1991, kur Ambasada Italiane bëri një rrethim pa leje të godinave të saj. Nga kjo sipërfaqe, e cila u rrethua pa marrë miratimin e shtetit shqiptar, 1750m2 i përkasin shtetasit Shahin Vrioni. Kjo pjesë territori iu dha të zotit në mars të 1996 me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave. Megjithatë vendimin e këtij komisioni Ambasada nuk pranoi tia kthejë truallin të zotit. Kështu pronari i tokës e hodhi në gjyq Ambasadën Italiane. Meqenëse gjyqtarja kishte një trup diplomatik përfaqësues italian në gjyq, gjykata ka thirrur në Tiranë si përfaqësuese të saj, Ministrinë e Jashtme Shqiptare. Kështu tani i kërkohet Ministrisë së Jashtme të paguajë një shumë prej rreth 21.000$ që është e papranueshme po të nisësh nga legjislacioni shqiptar. Kjo ka sjellë shqetësime në këtë institucion duke e lënë çështjen akoma të pazgjidhur.
Ambasada Italiane në Tiranë
VLORE: KTHEHEN 60 KLANDESTINE, INCIDENT NE TRAGET
VLORE - Aventurë me klandestinët shqiptarë. 60 prej tyre janë kthyer dje nga policia italiane me tragetin “Iliria”, por gjatë rrugëtimit në det, personat të deklaruar si pasagjerë kanë nisur grabitjet.
Alarm për humbjen e sendeve ka vënë në lëvizje italianët të cilët në momentin kur trageti ka prekur portin e Vlorës kanë kontrolluar imtësisht çdo pasagjer. Mesa duket shqiptarët insistojnë të shkelin sërish në tokën fqinje, ndërsa qeveria italiane në atë të kthimit të tyre. 60 shqiptarët janë bllokuar ditën e enjte, akoma pa lëshuar mjetin e tyre të transportit - tashmë të kthyer në “mit” në bordin e një skafi. Të ndaluar në portin e Brindisit, forcat policore të Pulias, menjëherë kanë marrë masën e kthimit të tyre mbrapsht. Të gjithë, pa dokumentacionin përkatës, nën peshën e emrit klandestin, janë jeshë kthyer për në Shqipëri brenda rregullave nga pala italiane. Me pas bordin e tragetit “Iliria”, ka mbartur me vete klandestinët shqiptarë, drejt portit të Vlorës, në të cilin janë rikthyer.
Përveç kësaj, gjatë udhëtimit për në Shqipëri, trageti “Iliria” preket nga dora grabitëse e enjdes shatëri të fshehur nën petkun e pasagjerit. Në ndalesë të tragetit, në gudhëkush duhet të gjepe fund dhe udhëtimi, lëshohet sërish në forcat policore shqiptare për grabitje. Nuk gjendej në çantë dhe guzhina e tragetit ishte prekur në pajisjet dhe orenditë e saj. Me ardhjen e policisë në bord, “Iliria” u desh që të gjithë udhëtarët të nënshtroheshin kontrollit të imtësishëm të policisë. Ndërsa klandestinët duke jetuar një aventurë me tragetin, zbriten qetësisht në tokën shqiptare.
Refugjatë shqiptarë
LAJMERIM
“Gazeta Shqiptare” kërkon korrespondentë në qytetet e Beratit, Burrelit, Laçit, Përmetit e Tropojës. Të interesuarit të kontaktojnë në numrat e telefonit: 626-46, 638-85, 638-55.