EKSKLUZIVE / Më 4 mars 1997. Nisja nga Rinasit: “Në radio Petriti më komunikoi të shtija ndaj civilëve...”
Më urdhëruan të bombardoj Jugun
Mbërrin rrëfimi tronditës i pilotit të avionit “Mig 15”
“Në afërsi të Vlorës mu dha komanda të godisja një nga një e jo me breshëri. Kush i jepte urdhrat...”
BARI. “Na urdhëruan të qëllonim drejt njerëzve në Jug të Shqipërisë. Por vendosëm të mos e bënim një gjë të tillë. Të qëllonim drejt popullit, do të thotë të shkel-nim betimin që si ushtarakë kishim bërë në emër të tij”. Piloti Ardian Elezi, që së bashku me Agron Dajçin u larguan mbi një avion “Juftë Mig” 15 drejt Italisë, rrëfen në një intervistë ekskluzive për “Gazetën Shqiptare” se si e urdhëruan pikërisht më 4 mars të qëllonte mbi një autokolonë njerëzish të revoltuar në Jug të Shqipërisë.
“Para se të nisia fluturimin - tregon Ardiani - u habita se në pistën e aeroportit të Rinasit ishin 4 avionë, dy prej të cilëve bombardues. Këta avionë bombardues po u ngritën në fluturim, nuk mund të kthehen në tokë me bomba, duhet t’i lëshojnë patjetër. Hipa në avionin tim, që ishte të gjashtës dhe ka tre topa që lëshojnë plumba breshëri. Të njëjtën gjë bën dhe kolegu në tre avionët e tjerë. M’u dha komanda për fluturim. Në këtë kohë ndjeja se kishte ndezur motorët dhe kolegu në avionin bombardues. I komunikova se komanda nuk ishte për të.
Dy pilotët shqiptarë në ditën e mbërritjes në Itali
Në faqen 3
Diplomacia, shkarkohen gjithë drejtorët e vjetër
SE SHPEJTI EDHE AMBASADORËT E RINJ
TIRANË - Era e ndryshimeve fryn dhe në diplomaci.
Janë zëvendësuar gjithë drejtorët e Ministrisë së Jashtme. Milo ka prezantuar dje drejtuesit e rinj. Ndërkohë Këshilli i Ministrave i ka kaluar Medanit të dekretojë ambasadorët e parë.
Drejtori i drejtorisë së Europës do të jetë Vangjel Dheri, i cili do të zëvendësojë Nuri Domin. Historiani Pellumb Xhufi do të jetë drejtor i drejtorisë së Ballkanit në vend të Kastrit Robos. Qiriako Qirko rikthehet në postin e drejtorit të drejtorisë juridike dhe konsullore në vend të Albert Bejës. Qirko kishte qenë në këtë post në kohën kur Sereqi ishte shefi i diplomacisë, por u detyrua të largohet dy vjet më parë. Milo ka kumtuar dje se drejtorja e kulturës dhe ajo ekonomike suprimohen.
Ministria e Jashtme
Në faqen 2
Kushtetuta: PD-PS plas sherri
Dje vendimi për grupin që do të hartojë projektin i cili do votohet në mars
Dy vendimi për grupin që do të hartojë projektin i cili do votohet në mars
Kushtetuta: PD-PS plas sherri
Opozita: "Nuk e duam Komisionin e Majkos"
TIRANE-Kushtetuta ndez sërish sherrin politikën shqiptare. Një ditë pas miratimit të Komisionit Kushtetues, nga PD mbërrin qëndri mi i prerë: “Ne presim ftesën e Majkos dhe jo seanca për ngritjen e Komisioneve”. Sekretari Përgjithshëm i PD, është i mendimit se vetëm tryeza do t’i ulë demokratët në diskutimin për dokumentin themelor të shtetit. Kjo është një ide jona nga e cila ne nuk heqim dorë thotë Pollo. Me këtë opcion demokratët kanë zbëritur që në fillim në Parlament duke deklaruar se nuk do të merrnin pjesë në të në Kuvend diskutohej për çështjen e Kushtetutës dhe gjithçka lidhet me të. Dy ditë më parë ka qenë Majko ai që tha po ftesës së Pollos për një tryezë të përbashkët. Propozimi duket se ka ngrirë pasi në linja partia nuk po bëhet asnjë tentative për të afruar datën e tryezës dhe modalitetet e saj. Por edhe Majko nga ana e tij ka deklaruar në seancën e dy ditëve më parë se nuk është kundër një tryeze me partnerët e tij dhe se Komisioni i ngritur nuk do të thotë hartim i Kushtetutës. Të këtij mendimi janë edhe politikanë të tjerë.
Në faqen 4
Salla e Parlamentit
“Caritas-i” në alarm: Dyshime për trafik femrash
TIRANË
Në faqen 5
"Ja pse do ndryshojë ligji Bankës"
TIRANE- “Ndryshoni ligjin mbi Bankën e Shqipërisë”, ky është njëri nga kushtet që i ka FMN-ja Tiranës.
“Ligji i ndryshuar cenon rëndë pavarësinë e këtij institucioni” ** Firma e presidentit Meidani ende nuk është tharë në dekretin që sanksionon ligjin e ri mbi Bankën e Shqipërisë, por FMN-ja nuk ka mbetur aspak e kënaqur nga ndryshimi. Die ekspertë të FMN-së janë takuar përsëri me guvernatorin e ri Shkëlqim Cani.
Në faqen 4
Meidani Kadaresë: Udhëhiq Pajtimin
Tubim i intelektualëve shqiptarë në fund të vitit
Një ide e Presidentit i ofron Akademisë organizimin e një kuvendi të madh Kombëtar
TIRANE-Nis sfida e pajtimit të politikës. Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja do të mbledhin gjithë spektrin politik në një tryezë bisede-mish. “Shkaqet e mosmarrëveshjeve të ashpra dhe një deklaratë e përbashkët për normalizimin e jetës politike”, kjo do të jetë axhenda e takimit të madh që do të organizohet nga Akademia e Shkencave.
“Drejtuesit e Akademisë kanë rënë dakort me presidentin për organizimin e këtij tubimi”, thotë këshilltari presidencial Preç Zogaj. “Zogaj shprehet se shuma pjesë politike dhe shoqata joqeveritare i kanë kërkuar Meidanit të gjejë rrugët për normalizimin e jetës politike. ‘Pluralizmi duhet të jetë alternativa e ideve dhe jo luftë ekzistenciale. Ky ka qenë mesazhi i tyre’, thotë Zogaj.
Për të normalizuar jetën politike, Akademia do të organizojë një tubim mbarëkombëtar në fund të vitit. “Të gjenden shkaqet e sherrit politik. Çështja do të shikohet në sensin historik por dhe në atë perspektiv”, konfirmon Zogaj. Sipas këshilltarit presidencial, në fund të javës, akademikët do të takohen përserì me Meidanin për përcaktuar në detaje hapat e mëtejshëm që do të hidhen. “Qose gjithashtu pritet të vijë në Shqipëri. Bashkë me të do t’i bëhet thirrje dhe Kadaresë”, thotë Zogaj. Ai kujton përvojën që dy kolosët e letrave shqipe kanë në këtë drejtim. Kadare dhe Qose ndërmorën një nismë të tillë gjashtë vjet më parë. Por përpjekja e tyre dështoi pikërisht për shkak të pasioneve politike në Shqipëri. Akademikët do të përpiqen një herëherë të pajtojnë politikanët ose të paktën të ulin tonet e ashpra të saj.
“Akademia është institucion më i përshtatshëm për organizimin e këtij tubimi. Ata e kanë mirëpritur thirrjen e presidentit për të realizuar këtë rol”, konfirmon Zogaj. Sipas tij në përfundim të tubimit pjesëmarrësit do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët, ku të gjitha palët politike të angazhohen për të zbatuar rregullat e një loje normale politike. “Tubimi do të ketë karakter intelektual dhe politikën të njëjtën kohë. Kështu mund të gjenden shkaqet e sherrit të përbashkët politik. Në përfundim të tubimit përfaqësuesit e politikës pritet të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët”, thotë Zogaj. Ai shprehet optimist se dështimi i një përpjekje të tillë gjashtë vjet më parë nuk do të përsëritet.
Ilir Babaramo
Arbnori ngul këmbë: S'dua të iki
EDHE NË SPITAL
Arbnori ngul këmbë: S'dua të iki
TIRANE - Arbnori përsëri mes jetës e vdekjes. Në ditën e dytë të reanimacionit të tij ish kryeparlamentari përsëri jeton çaste të një pasigurie. Doktorët janë të rezervuar në prognozën e tyre. “Ai ka vendosur të mos hajë, ndaj kjo na e komplikon situatën” thonë burime spitalore. I këtij mendimi është edhe Suzana Arbnori e cila konfirmon vendosmërinë e bashkëshortit të saj për të mos ngrënë edhe pse ajo disa herë i është lutur të heqë dorë nga një vendim i tillë. Gjatë ditës së djeshme politikani është përmirësuar e keqësuar disa herë. Shpërthimet e para i kanë dëmtuar damarët e dorës ndaj mjekët dje vendosën t’ia vinin ato në damarët e qafës. Po dje Arbnori është vizituar edhe nga i pari i OSBE Grupit shqiptar.
Në faqen 4
“Ja pse do ndryshojë ligji”
ELBASAN
Plumba ndaj specialistëve: I plagosuri vjen në Tiranë
Në faqen 6
TIRANE
Skandali i armëve: Ish krerë policie nën hetim
Në faqen 2
SPORT
Ronaldo: Në Monza do bëj tifo për Schumacherin
Nëse Portugalia do luajë ndeshjen më të rëndësishme ndaj Gjermanisë
Në faqen 7