06/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 shtator 1997

Gjeneralët e Zhulalit në gjyq

Prokuroria Ushtarake: “Presim ata që shpërdoruan detyrën” Perikli Teta: “Për tragjedinë e marsit do të gjenden patjetër fajtorët dhe do ndiqen penalisht” Dje Meidani shkarkoi 11 ushtarakë të lartë. Mes tyre Armando Vinganin, Adem Çopanin... Emërohen të rinj. Shuhet shenjtoria shqiptare TIRANE - Ish-gjeneralët e Ushtrisë së shpejti nën hetim. Ministria e Mbrojtjes po përgatit listën e Ushtarakëve të lartë të Mbrojtjes, që aktualisht mbajnë përgjegjësi për tragjedinë e marsit. “Do gjenden fajtorët, dhe më pas, kush ka shkelur ligjet, do të ndiqet penalisht”, tha dje për Gazetën Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes, Perikli Teta. Burime të Prokurorisë Ushtarake pohojnë se akuza më e mundshme ndaj ish-gjeneralëve është ajo e “shpërdorimit të detyrës”. Ende nuk janë bërë publike emrat që do të denoncohen nga krerët e rinj të ushtrisë. Deri tani dihet fakti se janë shkarkuar 11 gjeneralë të lartë, mes të cilëve Armando Ruçi, Baki Shehu, Gjergj Vladi, Dilaver Laçi, Shkëlqim Nurja, Hysen Rrepaj. Drejtuesit e rinj të Ushtrisë, do të jenë ata që do të bëjnë analizën për gjithë Ushtrinë. “Kjo bëhet me synimin që shqiptarët të marrin vesh se çfarë ka ndodhur realisht në Ushtri”, thotë Teta. Procedimet e këtij lloji shpejt do të dërgojnë në dyert e Prokurorisë Ushtarake disa nga emrat më të lakuar ditët e marsit, veç Zhulalit. Në faqen 3

Korçë, specialë grabisin e kërcënojnë qytetarët

HAPET ÇESHTJA PENALE KORÇË - Specialët grabitin qytetarët. Dy prej tyre kanë kërcënuar me thikë mbrëmjen e së enjtes tre qytetarë duke u kërkuar të gjithë lekët që kanë patur me vete. Forca të komisariatit janë vënë në ndjekje të dy specialëve e pas shumë përpjekjesh kanë arritur t’i ndalojnë. Ndërkaq dje në mesditë një grup specialësh kanë qëlluar me armë për rreth pesë minuta në qendër të qytetit duke terrorizuar popullsinë e cila ishte në pikun e lëvizjes. Menjëherë ata kanë treguar indinjatën e tyre e cila ka mbërritur dhe në dyert e policisë. Kryepolici, një javë më parë kish kërkuar largimin e specialëve nga qyteti. Ata kishin ardhur një javë më parë me detyrën për të vënë rendin në doganën e Kapshticës. Në faqen 6

Athinë: Legalizim, por me pikatore

Qeveria greke i rikthehet vendimit në favor të refugjatëve shqiptarë

PD: “Meidani...

Pas sherrit për ligjin e RTV PD: “Meidani

Atentat në fshat: Gjashtë viktima

BERAT Në faqen 5

PD: "Meidani shpresa jonë"

Pas sherrit për ligjin e RTV TIRANË - PD hedh sytë nga Meidani. “Na ndihmo të kthehej ligjin për median”. Në seancën qëndrore të demokratëve thonë se mundet që kreu i shtetit të bëjë një gjest të pranueshëm për të çuar edhe një herë në Kuvend ligjin sherr për statusin e RTV-së. Vejsiu vetë nuk mund ta shikojë gabimin logjik që është bërë gjatë miratimit të këtij ligji. Gjithsesi nga krahu i socialistëve nuk ka ende një sinjal për një kthim të mundshëm të ligjit në fjalë edhe pse PD është gati ta rishikojë atë. Selia e PD Në faqen 2

Athina: Legalizim, por me pikatore

Qeveria greke i rikthehet vendimit në favor të refugjatëve shqiptarë Simitis: “Leje qëndrimi 1 deri në 3 vjet” TIRANË - Merr fund ankthi i emigrantëve shqiptarë. Qeveria greke ka vendosur dje të fillojë procedurat për dhënien e statusit, konfirmojnë agjensitë e lajmeve në Athinë. Qeveria greke u rikthye dhe njëherë në vendimin që përjashtonte rreth 450 mijë emigrantë nga vendet ballkanike që ndodhen në shtetin helenik. Një vendim i marrë një muaj më parë privonte nga legalizimi shqiptarët. Ky vendim u kundërshtua nga forcat e majta politike dhe nga sindikatat të cilat insistonin që prej tre vitesh në legalizimin e qëndrimit të emigrantëve shqiptarë. Qeveria greke u detyrua të marrë dje një vendim të kundërt në favor të shqiptarëve. Legalizimi i emigrantëve ka qenë një nga pikat kryesore të axhendës së bisedimeve intensive midis Athinës dhe Tiranës. Dje Athina vendosi të lëshojë pe. 200 mijë emigrantë shqiptarë në Greqi pritet të përfitojnë leje qëndrimi dhe pune prej nga afat 1 deri në 3 vjet. Procedurat tashmë do nisin e do përfundojnë në shtatorin e vitit tjetër”, konfirmoi për shtypin zëdhënësi i qeverisë greke, Repas. p.re. Kryeministri grek Simitis

Armët në shtëpi: "S'ka vend në depo"

DELVINË Në faqen 5 DELVINË Armët në shtëpi: "S'ka vend në depo" Në faqen 5

Sulmi clandestinëve: Ikën skafi ilegal

NË RRJEDHËN E SEMANIT Në faqen 6 NË RRJEDHËN E SEMANIT Sulmi klandestinëve: Ikën skafi ilegal Në faqen 6

"Kapni një shqiptar, 1 milion lireta"

ITALI "Kapni një shqiptar, 1 milion lireta" Vendimi i Bosit është aprovuar dhe nga Bashkia e qytetit BARI - “Denonconi një shqiptar klandestin dhe ju japim një milion lireta”. Vendimi, i denjë për një skenar filmi e kauboj, nuk është marrë në Perëndimin e Largët e të hershëm amerikan, por në një qytet verior të shtetit tonë fqinj: Itali. Bashkia e Termes ndodhet në krahinën e Piemontes dhe është qyteti që ka shumicën në bashki e ka Lidhja e Veriut e Umberto Bosit. E pra pikërisht këtu dy ditë më parë, këshilli Komunal aprovoi propozimin e bërë nga partia e Bosit: “çdo qytetar i Aquila Terme do të marrë plotnjë milion lireta nëse do të denoncojë praninë e klandestinëve shqiptarë në këtë qytet”. Vendimi ynë-ka spjeguar Kryetari i Bashkisë së Aquila Terme është një provokim ndaj qeverisë Prodi, e cila nuk bën gjë tjetër veçse tallet me italianët, duke premtuar që do ta largojë shqiptarët që janë pa leje qëndrimi”. Ndërkohë nuk mungojnë reagimet e shoqatave dhe politikanëve shqiptarë ndaj këtij vendimi. Për ministren e Solidaritetit Social, Livia Turco kjo është një nismë vë absurdë dhe shumë larg çdo civilizimi juridik dhe civil”. Turco e ka konsideruar gjithashtu këtë masë të qeverisë të Lidhjes së Veriut si “iniciativë shqetësuese që mund të sjellë shqetësime të mëdha”. Edhe për shoqatën e emigrantëve “Migrantes”, duhet të jetë qeveria italiane ajo që duhet të merret me ndalimin e shigjetave dhe jo masa të tilla kaq të rënda edhe shoqatës. Aquila Terme është një nga qytetet veriore me numër më të madh refugjatësh shqiptarë të paisur me leje qëndrimi. Nga 5810 që ndodhen në të gjitha krahinën, vetëm 1000 ndodhen në këtë qytet. Në këtë periudhë fillon vjelja e vreshtave, një punë e cila shpesh kryhet nga emigrantë klandestinë pjesa më e madhe e të cilëve janë shqiptarë. Në fakt nuk është hera e parë që Lidhja e Veriut shprehet për masa të tilla të forta ndaj shqiptarëve. Vetëm para pak kohësh një përfaqësuese e kësaj partie Irene Pivetti, ishte shprehur, pak para zgjedhje së Kanalis të Otrantos se “shqiptarët të hedhu[r]n në gjithe në det”. Alba Maltezi