18/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

18 shtator 1997

Fajdet mundin Qeverinë

Alimuçaj: “Nuk fitova unë, por kreditorët e VEFA-s” “Unë jam brenda rregullave të Shtetit. Kapitalet e mia janë 4 miliardë dollarë. Paratë dimë t’i mbrojmë vetë” Vendim surprizë i Gjykatës së Apelit. Rrëzohet vendimi mbi administratorët e firmës TIRANË - VEFA mund përfaqësuesit e Shtetit. Në Gjykatën e Apelit ka fituar gjyqin që ajo vetë kishte nisur kundër Qeverisë. Holding-u do të vazhdojë të menaxhohet nga presidenti i saj, Vehbi Alimuçaj dhe jo nga administratorët që kishte caktuar Këshilli i Ministrave. Ky ka qenë vendimi i trupit gjykues dje në mesditë, “Gjygji që fitova nuk është një fitore kundër Qeverisë, por një fitore e kompanisë”, deklaroi pas përfundimit të gjyqit Vehbi Alimuçaj. Në seancën e djeshme gjykuesore, presidenti i VEFA-s përfaqësohej nga avokati Shefqet Muçi, ish ministri i Drejtësisë në Qeverinë Teknike. Ndërkohë përfaqësuesit e Qeverisë ishin kryekontrollori i fajdeve Farudin Arapi dhe drejtori i Drejtorisë së Legjislacionit në Ministrinë e Financave, Genc Çifligu. Muçi ka kërkuar moszbatimin e nenit tre të ligjit të transparencës. “Ky nen përfshin ato firma që nuk kanë aftësi paguese. VEFA është në gjendje të likuidojë kreditorët kështu që ata administratorëve është e papëlqyeshme”, kërkuan avokatët e VEFA-s. Në përfundim të seancës gjyqësore trupi gjykues e quajti të drejtë kërkesën e VEFA-s. Por vazhdojnë protestat e kreditorëve. Ridalin në skenë edhe “njerëzit” e Sudes. I shkruajnë Nanos Si do të bëhej kontrolli ndaj firmave nëse Qeveria do të fitonte gjyqin. Banka Botërore kishte dhënë 7 milionë USD Në faqen 3 Vehbi Alimuçaj Selia e Qeverisë

Ka varur veten pronari i Italdrurit

ELBASAN - Vret veten në Itali pronari i “Italdrurit” të Elbasanit. - Vret veten në Itali pronari i “Italdrurit” të Elbasanit. Është gjendur i varur në një nga dhomat e banesës së tij, në Eustaqio Netis, një nga investitorët më të mëdhenj italianë në Shqipëri. Depresioni duket të ketë qenë shkaku i vendimit të papritur duke ndërprerë kështu shumë nga projektet e tij për qytetin e Elbasanit. Ka qenë pikërisht i famshëm Ibrahim Kodra që ka sugjeruar Netis të investojë në Shqipëri. Në faqen 5 Italdruri në Elbasan

Ruci ka sulmuar të gjithë gabuan në kompromis

Distancohet nga marrëveshja

Milo: “Me serbët të ...”

Para takimit me Ministrin serb Milo: “Me serbët të

Ruçi ka sulmuar të gjithë gabuan në kompromis

Distancohet nga marrëveshja TIRANË - Gramoz Ruçi godet të tjetë: “Kompromisi që keni bërë me PD do destabilizojë vendin”. Ky ka qenë thelbi i deklarimit të tij dje në Kuvend. Socialisti Ruçi nuk ka kursyer edhe presidentin Berisha, sipas të cilit, ai është shkaktari i vërtetë i tragjedisë së popullit shqiptar në këto muaj të fundit. “Berisha duhet të dalë jashtë kurndërohen ata”, ka deklaruar ai. I ashpër dhe i prerë në fjalimin e tij Ruçi e ka cilësuar Parlamentin si një vend ku deputetët kërkojnë të bëjnë shou. Gramoz Ruçi Në faqen 2

Aventura e Kushtetutës një histori pa fat

Në afër 85 vjet shqiptarët kanë kaluar 8 të tilla. Nga Shteti i parë deri në ditët tona. Eksperti rrëfen variantet SHTETI 1920 1925 1928 STATUTI I REPUBLIKËS 1925 STATUTI I MONARKISË 1928 STATUTI I MBRETËRISË 1928 STATUTI I REPUBLIKËS 1922 STATUTI I MBRETËRISË 1928 Nga Like Rehova Në faqen 8

Milo: “Me serbët të matur, por jo euforikë”

Para takimit me Ministrin serb TIRANË - Paskal Milo flet për takimin e pritshëm homologun e tij serb. “Do shkojmë me një ndjenjë optimizmi të matur, por nuk duam të jemi euforikë”. Pak ditë para se të fluturojë në OBK, ku do të takohet edhe me kreun e diplomacisë serbe, ministri i Jashtëm shqiptar flet për raportet Tiranë-Beograd. Në një intervistë dhënë Gazetës Milo është i mendimit se me homologun e tij do të diskutohet çështje të interesit reciprok dhe me karakter ndër-shtetëror. Milo siguron se një takim i tillë ka marrë dritën jeshile dhe nga politikanët e Kosovës. Sipas tij, Rugova e gjykoi të arsyeshme për nevojat shtetërore të Shqipërisë që të bisedohet edhe me Beogradin për çështje të interesit reciprok. Në faqen 2 Milo

Nano i “rrëmben” bodyguarden Legisit

TIRANË Nano i “rrëmben” bodyguarden Legisit TIRANË - Nano i merr truprojën Legisit. Vajza me sy bojëqielli nuk do të ruajë më Sekretarin e Shtetit, por gruan e kryeministrit shqiptar. Lëvizja pritet të kryhet sot e Brunilda duket tepër e kënaqur pas ngjitjes në shkallë në hierarkinë e bodyguardëve. “Besoj se do të ndiheshim më mirë pranë Rexhinës, të vetëm se ajo është femër, por sepse do të shmangem disa nga stresët që mobilizoheshin për momentin Ministrinë e Brendshme” – vajza 22 vjeçare që vetëm tre javë më parë ishte bërë e njohur falë detyrës së veçantë që kish marrë përsipër, tani do të lëvizë në rangjet e kryeqytetit në krah të gruas së Kryeministrit. Ndryshe nëse ka qenë një kërkesë e Rexhinës bërë Legisit, apo dëshirë e Brunildës për t’u ngritur në “post”, Githësi bodyguardia e vetme shqiptare nuk pranon të flasë më tepër rreth kësaj çështje. “Nuk dua të them asgjë të sigurt për, pasi ende nuk është vendosur nëse do të jem pranë Nanos, apo jo”. Vëta Sekretari i Shtetit, Legisi, ka pranuar ta marrë në grupin e rojeve falë dëshirës së Brunildës. Ajo pasi është shpallur miss plazhi ka konkurruar në Akademinë e Rendit e vijet kryen vitin e fundit. “Pasioni im është policia e për momentin nuk e ndërroj me asgjë” - kështu u shpreh vajza që ka një rrogë të të fundit për punë bërë dhe nga njerëz të televizionit. Pasi ka qëndruar për tre vjet pas Legisit, ajo ka vendosur të shoqërojë një femër. Ka marrë vetëm tre ditë leje, ndoshta për të pushuar pak nga një jetë pune intensive që nuk e kish provuar kurrë më parë. “Për mua nuk ka ndryshim nëse ruaj Legisin apo Nanon, por mendoj se duke qenë pranë një gruaje do të jem më e lirë të shprehem e më e detyruar”. Padashtje duket se Brunilda Backa është bërë një nga personazhet e sfondit politik. “Sherën” mes krerëve të shtetit për të patur në krah një bodyguard femër, duket se nuk do të mbyllet kurrë. Andi Tela Brunilda Backa

Radio: Përmbysje në krerët e vegjël

TIRANË - Radio Tirana ndryshon kryeredaktorët e saj. Vëtmja radio zyrtare që ekziston në Shqipëri tashmë nën ristrukturim. Ka qenë Drejtori i Radio Tiranës, Martin Leka që ka deklaruar të mërkurën para përfaqësuesve të Masmedias, emrat e rinj. Në postin e nëndrejtorës tashmë është Vera Isaku, drejtor Departamenti i Informacionit Iljaz Spahiu, drejtor i Departamentit të Kulturës Genc Myrteja, ndërsa drejtor të Departamentit të bashkëtahëtarëve Astrit Ibro - citojnë ATSH. Ndryshimet e fundit nuk kanë prekur Mine Prençin e cila ende jeton në postin e saj shefe programacioni, gjithashtu Zhani Ciko udhëheqës artistik, si dhe drejtori i stacionit 2 të Radio Tiranës Agron Çobani. “Shumë shpejt do të bëjmë dreq e transmetim, nga 34 orë në 57 orë, si dhe një rinovim i saj”, ka shtuar Leka.

Mësynë specialët: “Ishin kundër Vlorës”

LAÇ Mësynë specialët: “Ishin kundër Vlorës” “Çarmatosem vallëtarët që do të sulmonin në mars, Jugun” Në faqen 6

Aventura e Kushtetutës

një histori