19/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 shtator 1997

Gjak në Parlament: Plumba Hajdarit

Autori i krimit deputeti i PS Mazreku: Përfundon në burg Berisha “ripushton” sheshin Skënderbej. Mijëra njerëz në protestë. Ish-Presidenti: Tani shpallim betejën Gjak në Parlament: Plumba Hajdarit Çaste tmerri dhe ankthi në Kuvend. Katër fishekë rrezojnë Azemin. Një helikopter e çon në Itali Alarm në Qeveri. Nano: “Mazreku kriminel ordiner, ai nuk është më deputet”. Berisha: “Atentati është frymëzuar nga Nano, Dokle e Gjinushi” Dje rreth orës 11.40 minuta, pasi pinë një kafe së bashku, Gafurr Mazreku e qëlloi prapa krahëve deputetin e PD. Tre ditë më parë u zunë me grushta TIRANË - Azem Hajdari qëllohet me pistoletë brenda në Parlament. Socialisti Mazreku ka shtënë katër plumba mbi trupin e deputetit demokrat. Tension dhe ankth për minuta të tëra brenda sallës së Kuvendit. Më pas trupi i përgjakur i deputetit Hajdari është transportuar drejt Spitalit Ushtarak. Ka qenë ora 11.54 kur, pak para fillimit të seancës, Hajdari është gëlçuar me katër plumba në kofshë e në gjoks. Ka qenë Gafurr Mazreku, i cili, pasi ka qëlluar, është larguar me vrap jashtë Parlamentit. Disa orë më pas gjendja shëndetësore e deputetit Hajdari është përmirësuar, ndërkohë që Nano i ka kërkuar ministrit të Jashtëm Dini që Hajdari të shtrohet në një spital të Italisë. Nuk ka vonuar përgjigjja pozitive e Dinit. “Po ju dërgoj helikopterin”, ka thënë ai. Ngjarja e ditës së djeshme është pritur me reagime ekstreme nga politika shqiptare. PD ka reaguar ashpër në deklaratë të saj e më pas vetë kreu Berisha ka lëshuar goditje të tjera. “Mazreku është dora që shtiu, por frymëzuesit e këtij atentati janë Nano, Dokle e Gjinushi”. Kështu është shprehur Berisha, i cili ka kërkuar më pas që të hapet çështje penale për kreun e Kuvendit shqiptar. Ndërkohë që nga PS ka mbërritur një tjetër qëndrim. “Distancohemi nga akti kriminal i deputetit Mazreku”. Për socialistët ai nuk meriton të quhet më “deputet”. Katër plumba që kanë qëlluar Azem Hajdarin rrezikojnë vdekjen e Gafurr Mazrekut. Ky është denimi maksimal që mund t’i jepet atij nga Drejtësia shqiptare, por dhe denimi minimal e çon atë drejt burgimit të përjetshëm. “Vrasje për shkak të cilësive të veçanta të deputetit”, është akuza fillestare që figuron në dosjen e sapohapur të deputetit të PS-së. Kryeprokurori i Republikës, Arben Rakipi, ka deklaruar dje për Gazetën se “Mazreku do të merret në ndjekje penale në bazë të nenit 79 pika ‘c’ e Kodit Penal”. Dje në drejtë Radi-pi ka kërkuar zyrtarisht Parlamentit shqiptar heqjen e imunitetit të deputetit, Gafurr Mazreku. “Vetëm kështu do të kishim mundësi të merrnim masën e arrestit dhe të fillonim procedimin penal”, shpjegon i dyti i Prokurorisë së Përgjithshme, Fatos Dervishi. Ne faqen 3 Hajdari dhe Mazreku një ditë para atentatit. (Foto: A. Rama)

PAK ORË MË PARË KISHIN QENË BASHKË

Hajdari dhe Mazreku një ditë para atentatit (Foto: A. Rama) Hajdari dhe Mazreku një ditë para atentatit (Foto: A. Rama)

Nano: “Ishte një kriminel ordiner”

BERISHA: “E KA BËRË NANO” Nano Berisha Në faqen 3 Nano; Berisha

Protesta e PD në rrugë Berisha: Shpallim betejën

Dje mijëra simpatizantë në qendër të Tiranës Protesta e PD në rrugë Berisha: Shpallim betejën TIRANË - Plagosja e Azem Hajdarit nxjerr në shesh mijëra njerëz. Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike kanë protestuar dje në sheshin Skënderbej, për ngjarjen e rëndë ndodhur në Parlamentin shqiptar, dje në mesditë. Protesta ka vazhduar dy orë, në sheshin kryesor si dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri te Universiteti i Tiranës. “Sot ne shpallim betejën”, ka deklaruar ish-Presidenti Berisha, duke u mbështetur nga thirrjet e përkrahësve të tij. Gjithçka kaloi pa incidente. Nga mitingu i djeshëm në sheshin Skënderbej (Foto: P. Ilo) Në faqen 2

Rrëfimi Malajt në ekran: “Ja kush është VEFA”

Alimuçaj s'erdhi në debat. Kreditorët protestojnë TIRANË - Ministri Malaj deklaron në televizion të vërtetën e VEFA-s. Sipas tij Alimuçaj detyrohet shqiptarëve 266 milionë dollarë që nuk i ka. “Po të ishte fitiming a aktiviteti, i vetmi burim për të shlyer kreditorët, VEFA-s do t’i duheshin 88 vjet”, thotë Malaj. Ai i kërkon Alimuçajt, shpjegime mbi një rrjet të pajustifikuar të kapitalit prej 8 miliardë dollarësh. Malaj ka deklaruar në televizion se gjyqi nuk ka përfunduar ende. “Po pregatisim akuzat dhe me prova të reja”, tha thënë Malaj. Ministri Malaj Vehbi Alimuçaj Në faqen 4 Ministri Malaj; Vehbi Alimuçaj

Komandot e Zall-Herrit ikin nga Vlora

VLORË - Komandot e Zall Herrit lëshojnë portin. Forcat e ardhura nga Tirana janë larguar pas një qëndrimi prej një muaji në portin e Vlorës. Misioni i tyre ka patur për qëllim rivendosjen e rendit në portin e shkatërruar si dhe luftën ndaj emigracionit klandestin. Dje ata i kanë lëshuar vendin repartit të qytetit. Ky i fundit ka qenë i shkëputur prej kohësh, por ardhja e krerëve të rinj duket se i ka ndryshuar fytyrën. Forcat e kufirit do të patrullojnë të gjithë vijën bregdetare. Në faqen 6

Banda e Cërrikut nën pranga

Mbi 100 specialë kanë bastisur në mesnatë bazat e tyre; Mal akuzash ndaj 8 super të kërkuarëve Mbi 100 specialë kanë bastisur në mesnatë bazat e tyre Banda e Cërrikut nën pranga Mal akuzash ndaj 8 super të kërkuarëve ELBASAN - Specialët mësyjnë Cërrikun. Të tetë persona janë shoqëruar në komisariatin e Elbasanit, mes tyre dhe dy vetë që mendoheshin të jenë kapobanda e qytetit të vogël. Mbi ta rëndojnë një mal me akuza, por mbi të gjitha masakra e ushtruar ndaj gardistëve në mall. Kreu i policisë lokale ka deklaruar se goditja e djeshme ka qenë nga më të fuqishmet dhënë krimit të organizuar. Uniformat blu nuk kanë hasur në rezistencë e sot pritet të merren masat e ndalimit. Mëngjesi i ditës së djeshme ka nisur superaksionin e specialëve e forcave të kombinuara të Elbasanit. Cati 100 vetë, të hipur në furgonë e makina të vogla, nga fshati në qytet janë drejtuar pikërisht në bazat e njerëzve të kërkuar. “Gjithçka ka nisur pas të dhënave të plota mbi vendndodhjen e tyre. Kohë më parë ne kemi gabuar në aksionet ndaj kriminelëve, ndërsa dje ishim tepër të saktë”, ka deklaruar për Gazetën, drejtori i policisë së Elbasanit, Vasil Çela. Në faqen 5

Luftë në kufirin me Greqinë

Plagoset një DEVOLL - Ushtarë grekë hyjnë në territorin shqiptar e plagosin një 13 vjeçar. Sulmi është kryer pasditen e së enjtes rreth 16.00. Katër ushtarë kanë kërkuar të mënjanojnë një vajzë të mitur. Ata janë përleshur me të dhe të ëmën e saj, por këmbët kanë ngritur në këmbë gjithë fshatin. 1 janë kundërvënë grekëve e një në betejë që ka zgjatur për 15 minuta është plagosur një djalë 13 vjeçar. Dhe një natë proteste nga Ministria e jashtme Shqiptare i është dorëzuar ambasadorit grek në Tiranë. Në faqen 6

Dje Azem Hajdari gjatë operacionit në Spitalin Ushtarak (Foto: Hektor Pustina)

RITHEM[?]