07/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

7 tetor 1997

Terrorizmi plas në Jug

Shpërthim tritoli në linjën kryesore elektrike. Rrëzohet shtylla gjigande Gjirokastra dhe qytete të tjera mbeten në errësirë. Komisari Meta: “E dimë cilët janë atentatorët” Është përdorur lëndë plasëse njësoj si në atentatet terroriste që kanë derdhur - gjak në Europë Sipas policisë së Gjirokastrës janë të rrezikuara edhe urat dhe ndërtime të tjera strategjike në e Jugut GJIROKASTER - Atentat terrorist kundër ditave të Jugut. Është hedhur në erë, të shtunën në darkë, linja e tensionit të lartë në fshatin Kordhocë, vetëm 2 kilometra larg Gjirokastrës. Pas shpërthimit të fuqishëm janë dëmtuar telat kryesorë lidhës të tensionit të lartë dhe në të gjithë Jugun ka mbretëruar errësira. Stacioni elektrik, që furnizohet nga hidrocentrali i Bistricës, i jep dritë gjithë Jugut, por edhe qytetit të Gjirokastrës. Burimet policore thonë se ky ka qenë një aksion terrorist për të krijuar një vizion të keq mbi vendosjen e rendit dhe të qetësisë në këto zona. Sipas kreut të policisë së Gjirokastrës, Sinan Meta, është rënë në gjurmë të autorëve dhe po punohet për kapjen e tyre. Pas hedhjes në erë të Urës së Kardhiqit dhe të shtëpisë së kreut të Rrethit, Jani Dako, shpërthimi i së shtunës konsiderohet si më i forti në morinë e atentateve që po bëhen në Jug në këto muajt e fundit. Në faqen 4 “Vefa s’ka para” Në faqen 2 (Foto P. Ilo)

Policët në revoltë: “E kemi me korrupsionin”

SHKODER - Një urdhër i ministrit Ceka ka rebeluar policët shkodranë të kriminales. - Një urdhër i ministrit Ceka ka rebeluar policët shkodranë të kriminales. Bëhet fjalë për shkrirjen e kësaj policie dhe për kalimin e tyre në funksione të tjera. Bilbil Dervishi, zëvendësdrejtor i Policisë së Shkodrës, tregon për Gazetën se përse ndodhi e gjitha kjo. “Nuk ishte e nevojshme të merreshin armët - thotë ai - gjithçka mund të zgjidhej dhe me dialog”. Dyshi i Policisë shkodrane kritikonte vartësit e tij dhe për një mungesë në disiplinë dhe në kryerjen e detyrës së tyre. Ky është dhe një nga shkaqet që kjo kryengritje shpërtheu në Shkodër edhe pse urdhri i Cekës ishte për të gjitha Policitë. Ndërkohë tre nga agjentët rebelë kanë rrëfyer përse-në e rebelimit, duke akuzuar për korrupsion dhe ish-drejtues të kësaj Policie. Në faqen 6

Bombë në traget: Evitohet tragjedia

Rrëzik në linjën Sarandë-Korfuz SARANDË - Një tjetër minë në tragetin e linjës Sarandë-Korfuz, për këtë herë policët kanë evituar tragjedinë. Në mëngjesin e të dielës është hequr një minë antitank me veti të mëdha shpërthyese, e vendosur në tragetin “Mimoza”. Mina ishte vendosur në ujë dhe lidhë me një fije fitili. Sipas drejtorit të Policisë sarandjote, mina ishte parashikuar të shpërthente pasi në bord të hipnin pasagjerët. Kjo gjë do të shkaktonte një tragjedi të vërtetë. Në faqe 5 Rrezik në linjën Sarandë-Korfuz Bombë në traget: FUTBOLL/ KOMBËTARJA NË GJERMANI Sfida e parë në Mynih: Tiranë Sot, disa zona në TRAGJEDIA E OTRANTOS “Nuk duam gjyq nga italianët”

Sfida e parë në Mynih: Ngelen pa autobus

FUTBOLL/KOMBËTARJA NË GJERMANI GJERMANI - Mbërritje aventurë për Kombëtaren tonë në tokën gjermane. Djemtë e Hafizit mbërritën vonë dhe aeroporti prej të mjeteve të paracaktuara të transportit. Ajo që ndodhi ishte e tmerrshme. Na thanë se do të udhëtonim nga Muenchen në Bremen e më pas në Hambrug, por çuditërisht pamë se ishim në listën e pritjes. Nuk e di se kush e ka organizuar udhëtimin, por që një ekip i kombëtares të jetë në listën e pritjes, kjo për mua është e papranueshme”, është shprehur Hafizi për aventurën e pakëndshme të mbërritjes për mbërritjes në Gjermani. Megjithatë, pasi gjërat janë vënë në vijë, dhe ka qenë dita e parë e stërvitjes. Seanca e parë është kushtuar aerobe-bisë dhe clodhjes. Më pas djemtë e Hafizit do të përgatiten për ndeshjen e madhe e cila është në ditë. Në faqe 7 Gëzimi i ndeshjes së fundit

Sot, disa zona në errësirë

TIRANË - Gjysma parë e ditës pa drita, sot, në disa zona të Tiranës. - Gjysma parë e ditës pa drita, sot, në disa zona të Tiranës. Do të vendoset një transformator i ri, që do të mbulojë me energji elektrike bulevardin kryesor në rrugën e Durrësit dhe rrugën e Kinostudios. Njoftimi mbërrin nga Ndërmarrja Energjetike e qytetit të Tiranës. Një transformator 20 kilovat do të vendoset sot në stacionin 220 kilovolt të kryeqytetit. Punimet që do të kryhen në këtë zonë të rëndësishme dhe me probleme gjatë stinës së dimrit, tashmë të mirënjohura, do të sigurojnë rregullisht energjinë elektrike.

“S’më ecin në Greqi do vdes në qiell”

Zgjidh shtyllën e tensionit FIER - Kërkon të vdesë në lartësi. Nejmi Lisi nga Valiasi ka zgjedhur një shtyllë të tensionit të lartë për t’i dhënë fund jetës së tij. I kthyer dy ditë më parë nga Greqia, ku nuk mundi të gjejë parajsën e premtuar, i riu nga Tirana ka zgjedhur një shtyllë të tensionit të lartë në të dalë të Fierit për t’i dhënë fund dëshpërimit të tij. Aventura ka nisur në orët e para të së dielës, kur fshatarët kanë pikasur të riun që qëndronte në majën e shtyllës së tensionit të lartë. I kujtuar në fillim si një fillërojtës ai më pas është rrethuar nga banorët e fshatit Mbroshtar. Orë të tëra tratativash nuk kanë mjaftuar për Lisin që të bindet të zbresë, edhe pse gratë e fshatit i kanë premtuar atij bukë e para. Më pas, në vendngjarje, kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat janë munduar ta bindin atë të zbresë, duke i premtuar se do ta veshin polic e se do t’i jepnin shance të tjera për vaje në Greqi. Por Lisi ka preferuar të rrijë në telat e tensionit të lartë, të cilat vetëm pak çaste më parë janë ndërprerë nga korenti. Më pas i riu është bindur të zbresë dhe në këmbim të fitores së tyre policët i kanë dhënë atij një drekë falas dhe e kanë çuar në Tiranë.

Minatorët në grevë: Tirana le të flasë

TEPELENE Në faqe 5

“Ktheni paratë ndryshe grevë urie”

ELBASAN Në faqe 6

Përse u nda “Ritfolk”?

Spektakël Në faqe 8