22/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 tetor 1997

Kontrabanda nga shteti në rrugë

Prokuroria: Dyshime edhe mbi vetë doganat e policinë Ekspertët e hetimeve shpjegojnë skemën e funksionimit të ”lumit të parave” që vjen nga kufijtë ”Zyrtarë të lartë fshihen zakonisht pas një grupi personash të tretë, është vështirë t’i akuzosh” Dy mënyra mbi të cilat kontrabanda vazhdon të pasurohet: fshehja e mallit dhe çiftëzimi dokumenteve TIRANE - Do të bëhesh i pasur në kohë të shkurtër? Përgjigjja është e thjeshtë: bëj kontrabandë. Ky nuk është thjesht një përfundim bisedash të rastësishme, por një mendim i prokurorëve që hetojnë krimin ekonomik. Dosjet e shumta mbi kontrabandën kanë zbuluar tek njerëzit antikrim, tablo­ne e asaj që ndodh prej kalimeve të ligjshme. Miliona dollarë përfitohen nga palët në proces, por pa gjë nuk mbeten as ”peshqit e vegjël”. ”Kontrabanda nuk bëhet dot nëse nuk përmbush lidhjet me të gjitha hallkat e qarkut të mbyllur”, thotë një prokuror në Prokurorinë e rrethit. Sipas tij, pikat që formojnë qarkun janë vetë shteti. Po pushtetaret e lartë? ”Në ministritë kurrë nuk lëviz me letra”, thotë prokurori. Pushtetaret janë maja më e lartë e ”piramidës së kontrabandës”, tepër të vështirë për t’u mbërthyer nga drejtësia. Në faqen 3

Shansi i fundit, apo tjetër fillim?

SOT BRUKSELI TIRANE - Pas notës dje, që Qeveria mori në Romë, sot nga Brukseli pritet shpërblimi material. Visto politike, tani pritet të konvertohet në para. Të sapoardhur nga Roma, qeveritarët ishin shumë të sigurt për suksesin e Brukselit. Ajo që ata thanë më se një herë, ishte se nuk do të na mungojnë paratë, por çështja është se duhet të dimë t’i përdorim ato. Nano kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar 381 milion për të kapërcyer fazën e emergjencës. Sa do para që të sigurohen në Bruksel, padyshim do t’i themi faleminderit komunitetit ndërkombëtar. Tek e fundit, kalit të falur nuk i shikohen dhëmbët. Më e trishtueshmja, është se Shqipëria vazhdon të presë zgjidhje nga bota, si atëherë kur është fjala për politikën, ashtu edhe kur flitet për ekonominë. Askush nuk i pëlqen të dëgjojë fjalën ”ky është shansi ynë i fundit”. Një kompromis nuk mund të ketë një shans të fundit, ... përderisa vazhdon të ekzistojë si komb. Paratë e donatorëve kthehen dhe, ashtu siç duhet edhe qetësia, për të thuash në vitin 1997, i kemi harxhuar të gjitha kartat që historia na dha në dorë, nuk është e lehtë të pranohet. Me 381 milionë dollarë apo me 1.2 miliardë dollarë mund të bëhen shumë gjëra, por ato nuk duhet për të krijuar një gjë të re. Paratë duhen për të rikthyer ekonominë dhe për të kapërcyer krizën. Ky është vetëm starti, ajo që vjen pas kësaj, na takon neve. Nuk ka për të ndodhur që bota të mblidhet një herë në 5 vjet, për të na dhënë para. Më së shpejti që shans të fundit, Brukselin, duhet ta shohim si një fillim të ri, mundësisht të mbarë. Linda Spahia

Luhter në anijen fantazëm

Në faqen 5 ”Katër i Radës” nxirret në sipërfaqe, brënda mbart 83 kufomat e Otrantos

Meidani në Romë, e fton Scalfaro

. Sot nisja. TIRANË - Meidani udhëheton zyrtarësh drejt Romës. Një ftesë e mbërritur nga homologu i tij Scalfaro çon shefin e shtetit për një vizitë dy ditore në Itali. Një axhendë e ngarkuar takimesh që fillon me Scalfaron për të vazhduar më pas me Papën do të jetë në qendër të vizitës së tij të parë zyrtare jashtë shtetit. Kreu i shtetit shqiptar do të marrë pjesë sot edhe në inaugurimin e një ekspozite të Kodërs si dhe në vendosjen e luleve në sheshin Skënderbej në Romë. Më pas vizita edhe në San Egidio por edhe takime me politikën e lartë italiane.

Berisha fiton garën me Pietrin

Lideri aktual: “T’i shkurtojmë orët qeverisë Nano”. Berisha fiton garën me Pietrin. Sot zgjidhet Kryesia e re e Partisë. TIRANË - Sali Berisha fiton kreun e PD. Me 791 votat e siguruara ai mundi rivalin e tij Arbnori i cili siguroi vetëm 115 të tilla. “Faleminderit për besimin por të mos harxhojmë kohë e të shkurtojmë orët e kësaj qeverie”: Këto janë qenë fjalët e liderit të ri të demokratëve i cili ka bërë thirrje për një betejë të ashpër me kundërshtarët e tyre politikë. Kuvendi i PD ka miratuar dy një rezolutë e cila ka sanksionuar qëndrimin politik të PD. Shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe institucionalizimin e protestave deri në rrëzimin e qeverisë Nano. Në të dy ditët e punimeve të tij forum i lartë i demokratëve ka përcaktuar edhe drejtimet politike në të cilat do të ecë PD në të ardhmen. Në faqen 2. Berisha dhe Arbnori në Kuvendin e PD. Foto: P. Ilo.

Pushohet kreu i aviacionit të Kuçovës

Pilotët: “Di gjithçka për marsin” . Pushohet kreu i aviacionit të Kuçovës. KUÇOVË - Pushohet kreu i aviacionit të Kuçovës. Agim Maku-traku dje është zëvendësuar nga një kolegu i tij, Gëzim Ismaili. Ai ishte vendosur një vit më parë në këtë detyrë. Në takimin e djeshëm, ndryshimet janë deklaruar nga zëvendësdrejtori i aviacionit, Astrit Jaupi. Ndërkohë që njerëzit e ndodhur atje kanë kërkuar llogari nga ish drejtuesi i tyre. “Nuk trego se ndodhi në ditët e para të marsit, ti gjithçka, ka qenë një nga kërkesat, të cilës Matraku i është përgjigjur: ‘Gjatë atyre ditëve fluturimet janë bërë me urdhër të komandantit të përgjithshëm, e ato kanë qenë të kontrolluese në lartësi 6000 metra, pa shkaktuar probleme tek njerëzit. Ndërkohë në lidhje me një sulm të mundshëm drejt presidencës, ai ka deklaruar se nuk mund të prononcohet. “Kërkojani kolegëve të mi, unë nuk prononcohem”. Njerëzit e mbledhjes kanë kërkuar të dalin në shesh të gjitha të fshehtat e sulmit ndaj repartit në nëntë mars, por Matraku nuk ka pranuar të flasë. “Është një e fshehtë që duhet ta zbulojnë organet e drejtësisë”. Urdhëri për largimin e tij nga detyra është ende i pamotivuar, ndërkohë që nuk ekziston shkresa zyrtare. Matraku do të vazhdojë të punojë në këtë repart, por tani jo më si drejtues. er.ma.

E vrasin për një biletë

DURRËS. E vrasin për një biletë. Në faqen 5.

Si u kapën konispolasit

SARANDË. Si u kapën konispolasit. Në faqen 6.

Riorientim në periferi

TIRANË - Kur i hyjnë në një organizatorët, Edi Muka . Hyrja e ekspozitës dhe një nga organizatorët, Edi Muka. (Foto: H. Pustina) TIRANË - Kur i hyjnë në punës për të pastruar “të met-met” e industrisë socialiste aq që shkonin ndërmend se po shndërroheshin padashtur në protagonistë jo vetëm të një risie artistike, por edhe të një ndodhie të veçantë në periferi të Tiranës, të mësuar deri më tani vetëm me pluhurin, gan shtetës dhe krimba... “Riorientim” duket se ka nisur me shumë më shumë frymë, një frymë pa një përfundim të qartë e të rrejt, kur artistët, mjeshtrit si shtimica e qeramikëve, strukeshin ndër shtëpitë e tyre ta harë jehonën krimave absurdë të karnavaleve. Tani duket se alk-ja e dielën paradite një varg i gjatë makinash udhëtonin për në një zonë ku kryetytetit e cila kishte kohë pa parë aq shumë vizitorë. Në një repart të braktisur të “Porcelanit” pedagogët e Akademisë së Arteve kanë ekspozuar disa nga punimet e tyre të fundit. Atje ku dikur zhvillonte “zell për real-izuar detyrat e planit”, të dielën ka zhvilluar një atmosferë e veçantë, e qetë, artistët mblodhën veprat e tyre, të cilat nuk i merrte përsipër askush më parë, rojet vazhduan të ruanin me anët e tyre, ndërsa sallat e braktisura të “Porcelanit” u rikthyen sërish si hapësira e errët dhe pluhuri. Artistët e tyre tashmë nuk ishin më aty. Kishin mbetur vetëm pankarta që vlerësonin në erë. Mbi të cilat mund të lexosh disa emra në dukje pa lidhje: “R...e...” Vetëm një ditë më parë këto gjëra pa lidhje ishin “Riorientimi”, të cilin Myrteaj, Muka, Kameja, Hila, Leka dhe të tjerë kishin dashur t’u ofronin bashkëqytetarëve të tyre. fa.bax.

Lazio barazim i vështirë në Rusi

FUTBOLL. Lazio barazim i vështirë në Rusi. Dje kanë nisur tre ditët e mëdha të Kupave. Sot Barcelona luan shansin e fundit për në Europë. Në faqen 7.

Kush është në lojë, si paguhen paratë, cilat janë mallrat më të preferuara?

Sot nisja Lideri aktual: ”T’i shkurtojmë orët qeverisë Nano” Pilotët: ”Di gjithçka për marsin”