26/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 tetor 1997

Agim Shehu dyshohet për vrasje

Prokuroria rinis hetimet: Përse u vra tregëtari Çashku? Rihapet dosja e ngjarjes tragjike në degën e Bankës së Kursimeve. Gjenerali komandoi operacionin TIRANË - Agim Shehu i akuzuar për vrasje. Ish-zëvendësministri i Brendshëm rezulton përgjegjësi kryesor i vrasjes së tregtarit Shpëtim Çashku, një vit më parë. “Qëlloni për neutralizim”, ka urdhëruar më 26 korrik të vitit ’96, Shehu. Plumbat e snajperëve shpuan trupin e tregtarit dhe sollën vdekjen e tij në spital. Burime të Prokurorisë thanë dje se Agim Shehu do të akuzohej për vrasjen e Çashkut, dhe për këtë, ndaj tij do të kërkohet masa e arrestit. Pas kësaj, ai do të shpallet person në kërkim dhe Interpoli do të realizojë kapjen e tij. Shkresa e ekstradimit është gati të “udhëtojë” në vendin ku strehohet gjenerali. Dje, prokurorët kanë rivënë në lëvizje mekanizmin e hetimeve të dosjes “Çashku”. Ata kanë parë kasetën, në të cilën ndodhej e filmuar gjatë skenën e ngjarjes tragjike. “Ka prova të mjaftueshme për akuzën”, thanë dje prokurorët e hetimit. Por Agim Shehu tashmë ndodhet jashtë kufijve shqiptarë, i arratisur menjëherë pas zgjedhjeve të qershorit. Kjo është akuza e parë ndaj Shehut, ndërsa të tjera priten nga Ministria e Brendshme. Pamje nga incidenti tragjik në filialin e Bankës, (Lart) Agim Shehu Tragjedi në Fier ERRESIRA VJEN ME SHPEJT Kërkohen garanci nga Evropa SARANDE Do hyjë në lojë edhe Interpoli. Hetuesit: Do të kërkojmë ekstradimin e të dyshuarit Ende shumë pikëpyetje mbi mënyrën se si u zgjidh incidenti i përgjakshëm në sportelin e BK Ish i pari i Policisë dyshohet të ketë dhënë urdhëra që çuan në një përfundim tragjik Në faqen 2

A SHKOJMË KUDO?

Shteti dhe e drejta për të lëvizur Teodor Keko Një të njohurit tim i ndodhi një fatkeqësi: i ndiq xhaxhai në Tropojë. Ai nuk shkoi dot në mort, jo se nuk donte, por, siç u shpreh, sepse “s’ma mbajti!”. -Rruga s’ka asnjë garanci - tha. As u ankua, as fajësoi njeri. Nuk i do politikanët dhe nuk merret me politikë. Shkoi biznesin e tij. Mirëpo kjo… këto fjalë e tërë kaq thjesht, hapi një bisedë në tavolinë. – Edhe unë, – tha një shkodran, – ka tre muaj, që s’kam shkuar ta shoh nënën time në Shkodër. Herën e fundit, që shkova, tentuan të më vidh-nin benzën. Në tjetër, nga Kurveleshi, tha se nuk i çoi bijtë fëmijët në fshat tek gjyshja e tyre. As atij “s’i ka mbajtur”. – Unë, – u hodh një taksist, – kam gjashtë muaj, që nuk shkoj vetëm. Njerëz të Tiranës, ju më flisni për Tropojën e Tepelenën! – Domethënë, aktualisht ne na është hequr e drejta për të lëvizur! Dakord! Ne të tjerët pa një lek në xhep kemi qenë të bejnë?! Nuk doni, njerëz. Por, nëse nuk punojnë tregtarët, nga frika e grabitjes, kjo do të ishte vërtetë! Do ishte, në mënyrë vulgare, sikur fermerat të mos mbjellin më femijë, nga frika mos ua vjedhin. E mendoni ç’vato do të ishte ky vendim? Askush nuk mund ta mohojë në këtë mes punën heroike që po bën policia për kapjen e rrugaçëve, por nga ana tjetër, goditja e saj ndaj “kapësve” të huaj, në thelb modern duhet të jetë në ashpër. Ndërkohë Parlamenti mund të aprovojë ligje speciale dragojane për këtë aspekt. Ankohen, apo nuk ankohen, kjo nuk hyn në politikën e këtij shteti. Shteti vërtet mund të japë ndihmë për të bindur botën që mos na diskreditojë me viza, por brenda Shqipërisë si dhe kudo, të mbahet qëndrimi i ashpër ndaj grabitësve. Kështu, nga njëra anë do të na ndihmojë që kthehemi të jemi popull punëtor, por nga ana tjetër, nëse nuk e bëjmë, do t’i japim një gëzim armikut, goditjen e saj ndaj “kapësve” të huaj, të jetë si një ndëshkim modern duhet të jetë në ashpër. Parlamentit mund t’i do t’i japim një gëzim armikut, që brenda Shqipërisë të jetë si një [humbje?] me shpatat.

Breshëri kallashi vrasin fëmijën katër vjeçar

Tragjedi në Fier FIER - Po luante pranë shtëpisë së saj, ku një breshëri automatikul i ka marrë jetën 4-vjeçares. Një tjetër fëmijë viktimë e çmendurisë së armëve dhe të atyre që i përdorin. Eshte vogëlushja Natasha Serjani, nga lagja Drizë e Fierit, e cila ka humbur jetën e saj menjëherë pas goditjes së fuqishme. Nuk njihen akoma autorët e krimit, por hetimet e para të policisë kanë bërë një lidhje me një tjetër tragjedi kështë pllako-sura para pak muajsh në të njëjtën lagje. Bëhet fjalë për masakrën që iu bë në Tepelenë, një familje rome: ku pesë prej tyre humbën jetën. Një tjetër hipotezë është se mos kanë qëlluar banorë të fshatit Zhupan, të cilët kanë pasur hasmëri me këtë lagje, para disa muajsh. Në faqen 11

Greva në PD: “Të vijë BE-ja”

Kërkohen garanci nga Evropa TIRANE - Dita e tretë e grevës antëçenzurë në TV. Qeveria ka tkurrur dje rrethimin e vendit të ngujimit ndërkohë opozita ka shtuar sulmet ndaj RTV e drejtuesve të saj. “Kërkojmë shkarkimin e krerëve të institucionit” kanë kërcënuar Berisha në një konferencë për shtyp. Sipas tij vetëm në garancitë e BE grevistët mund të dalin nga greva. Ndërkohë që lideri i opozitës ka lëshuar alarmin e parë. Ata po përkeqësohen. Në faqen 3

Tirana, humbja e parë në Korçë

FUTBOLL Tirana, humbja e parë në Korçë Rikthehet Partizani. Viktimë e të kuqve bëhet porta e Sopoti që “dhunohet” pesë herë Në faqe 9-10

Di Pietro braktis viktimat e Otrantos

“NUK E KAM PRANUAR DETYRËN” ROME - Antonio Di Pietro ka hequr nga mbrojtja që do t’i bëntë familjarëve të viktimave të Otrantos. Sipas disa burimeve që nuk duan të identifikohen, në të vërtetë ish-gjyqtësi i famshëm i “Duart e pista”, nuk kishte pranuar propozimin e të mbijetuarve gjatë takimit të tyre në kazer-men “Carafa”. ROME - Antonio Di Pietro ka hequr nga mbrojtja që do t’i bëntë familjarëve të viktimave të Otrantos. Sipas disa burimeve që nuk duan të identifikohen, në të vërtetë ish-gjyqtësi i famshëm i “Duart e pista”, nuk kishte pranuar propozimin e të mbijetuarve gjatë takimit të tyre në kazermën “Carafa”. Konfirmimin e vendimit të Di Pietros, për të mos marrë pjesë në kolegjim e avokatëve e ka bërë Carlo Taormina, të cilit i është ngarkuar në të vërtetë kjo detyrë në kushtet e këtij viti. Dy Taormina ka qenë se ka marrë një letër nga Di Pietro nga mesi i këtij muaji, në të cilën ish-avokati i është kërkuar ta marrë në mbrojtje të familjarëve të tragjedisë së Otrantos, ku i kërkohej ndihma për të hedhur dritë në tragjedinë e mbytjes së anijes. Pas pak muajsh është bërë një vizitë e Di Pietros në kazermën “Carafa”, ku të mbijetuarve iu premtohet ndihma nga gjykatësi i famshëm. Cilëkatsi Di Pietro kishte marrë një letër më 34 të [?]

GAZETA TV

SOT 12 FAQE 30 LEKË GA E E DIELA 26 TETOR DHE E SHTUNËN 1 NËNTOR 1997 [tekst i vogël i palexueshëm] Sekreti i Pamelës Në faqet 5-8 Pamela Anderson

ERRESIRA VJEN ME SHPEJT

Ishte Bëhet TIRANE - Akrepat e orës lëvizën sot 60 minuta prapa. Ora 00.00 e datës 25 tetor, bëhet 11.00, duke e bërë ditën me 25 orë. Mërevëshja për ndryshimin e orës, do të jetë në fjalë pak më shumë në mengjes, por edhe diellit do t’i themi mirupafshim më shpejt. Ora ndryshon sipas asaj legale, duke na kujtuar se dimri i netëve të gjata po afron. Për të rregulluar aktivitetet tona, sipas stinëve, do ndryshon dy herë në vit, një herë në pranverë dhe një herë në vjeshtë. Në pranverë ajo spostohet me marrëveshje, me qëllim që të jetë më e gjatë. Ora e tanishme është ajo e Grinuicit, apo meridiani zero. Sapo të zgjoheni mos harroni të ktheni akrepat e orës, 60 minuta prapa. Në rast të kundërt do të humbisni ndonjë takim.

Pikë e re për në Greqi

SARANDE Në faqen 2

Kapen grabitësit e policëve

TIRANE Në faqen 11