28/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

28 tetor 1997

Skandal me sakatët

"Për një vit është vjedhur ndihma sociale" Denoncim i Kryetarit të Bashkisë së Kryeqytetit, Brojka: Dosje fallco Prokuroria e Tiranës nis hetimet. "Fenomeni mund të jetë më i gjerë" Skandal me sakatët "Për një vit është vjedhur ndihma sociale" Denoncim i Kryetarit të Bashkisë së Kryeqytetit, Brojka: Dosje fallco TIRANË - Albert Brojka denoncon skandalin e handikapëve. Pesë dëshmitë janë falsifikuar dhe dikush ka përfituar për një vit me radhë ndihmë ekonomike "në emër të sëmundjes". Në një njësí administrative janë pranuar dorazi 5 dosjet e pesë fëmijëve "handikapatë", që në të vërtetë nuk kanë asnjë shqetësim shëndetësor. Kontrolli i Bashkisë ka zbuluar mashtrimin. Administratore e një njësie në Tiranë është e dyshuara kryesore. Gjatë një viti shtetit i janë vjedhur 1.8 milion lekë të vjetra. Personi "fantazëm" i tërhiqte lekët me anë të çertifikatave të falsifikuara të gjendjes civile. Dosjet janë zhdukur, ndërsa familjet e regjistruara për ndihmë as që dinin se nën emrat e fëmijëve të tyre dikush përfitonte shumat e caktuara. Hetimet kanë filluar, ndërkohë që mashtrimet e kësaj natyre janë shumë të përhapura. Në faqen 4 për Milosheviçin Në faqen 3 Në faqen 5 Në faqen 6 Erjon Tase

Gati për Milosheviçin

Në faqen 3 Gati për Milosheviçin

Sudja, pesë vjet në burg

TIRANË / DË VENDIMI TIRANË - “Të dënohet me 5 vjet burg Sude Kadenëna”. Kjo ka qenë fjala e fundit e Gjykatës në procesin ndaj fajdexheshës. Duke përfituar nga amnistia e prillit, Bosja e fajdeve të vuajë vetëm 3 vjet e katër muaj nga ky dënim. Trupi Gjykues ka njohur fajtor për akuzën e mashtrimit në bashkëpunim dhe katër të pandehurit e tjerë. “Sudja ka punësuar të afërmit e saj për të ruajtur sekretin e aktivitetit mashtrues”, ka mbështetur vendimin gjykatësi Gjoni. Masa e dënimit duket se nuk ka “ngulëhuar” aspak kreditorët e pranishëm në sallë. Jepet dënimi maksimal ndaj fajdexheshës Sude. Gjykata e shkallës së parë e ka njohur atë fajtore për mashtrimin në bashkëpunim me shumë të mëdha. Në seancën e djeshme Trupi Gjykues ka vendosur 5 vjet burg për Sude Kadenën dhe masa të ulëta për bashkëpunëtorët e saj. Kështu Dr. Mashtrimi Stolia është dënuar me 9 muaj burg, Hamdi Hysa me 8 muaj, Altin Lami 6 muaj dhe bashkëshortja e tij Yllka, vetëm me afatin e paraburgimit. Gjykata njohu si veprimtari piramidale aktivitetin e Sudes. “E pandehura e aktivitetit mashtrues”, është shprehur gjykatësi Gjon Gjoni. “Mashtrimi nuk ka qenë i drejtpërdrejtë. Ajo nuk ka patur kontakte direkte me viktimat”, kanë qenë fjalët e kryetarit të Trupit Gjykues. er.ta

Ç'ka bërë Nehat Kulla

Nehat Kulla TIRANE - Mbërrin në gjykatë dosja e Nehat Kullës. Përveç vrasjes të njohur të dy vëllezërve Neziri, mbi të rëndon dhe vrasja e Petrit Morisenit dhe rrëmbimi i Andi Kackës. Çdo gjë është gati dhe shumë shpejt kjo çështje do të fillojë të shqyrtohet në mungesë të të pandehurit. Ka mbërritur në gjykatën e Tiranës, dosja ndaj Nehat Kullës. Kësaj here asaj i janë shtuar dhe dy krime të tjera. Nehati duhet të përgjigjet dhe për vrasjen e Petrit Morisenit dhe rrëmbimin e Andi Kackës. Më garë duket se është ngritur nga Prokuroria vrasja e vëllezërve Neziri. Sipas përfaqësuesit të akuzës, ky krim është kryer në bashkëpunim me Muharrem Hakën. Para se të hapeshin burgjet, dy të arrestuarit kanë hedhur drejtë mbi këtë ngjarje. Sipas hetimit, në 12 gusht të vitit të kaluar, Nehati i ka kërkuar Muharremit që ta çonte me makinën e tij tek një mik. Gjatë rrugës kanë parë makinën e dy vëllezërve policë. Me automatik në dorë Nehat Kulla ka dalë nga makina dhe u është drejtuar Besim dhe Gëzim Nezirit: “Psena ndini nga mbrapa?” “Qëlloni”, ka thënë dikush dhe armën Muharremit. Në këtë mënyrë ky i fundit ka marrë jetën e dy vëllezërve. Në 25 shtator ’96 rreth orës katër të mëngjesit, forcat e rendit kanë ndaluar të shumë kërkuarin Kulla në një shtëpi në rrugën “Siri Kodra”. Në momentin e ndalimit ai ka patur dhënë automatik. Më pas ka filluar çështja penale për vrasjen e dy Nezirëve. Por hapja e burgjeve në mars të këtij viti nuk i lejoi organet e Drejtësisë që të fillonin gjykimin. Kësaj radhe Kulla ndiqet penalisht dhe për krimet e tjera. Shumë shpejt pritet që të fillojë në gjykatën e shkallës së parë gjykimin ndaj tij. 44-vjeçari Kulla do të gjykohet në mungesë pas largimit të tij nga burgu 313. Kohët e fundit ai u bë objekt i shtypit pas deklarimeve të disa ish-ushtarëve të lartë. “Prokuroria duhet të marrë në konsideratë ndihmën e Nehat Kullës, në ruajtjen e disa depove të ushtrisë, gjatë trazirave të marsit”, u shpreh pak kohë më parë një prej ish-kreverëve të ushtrisë. Erjon Tase

PD flak Shehun e Meksin

Dje Kryesia e re. Pollo nënkryetar dhe Bode sekretar Jashtë drejtimit të tjerë të njohur TIRANË - Tritan Shehu largohet nga Kryesia e Partisë. Votimi i djeshëm ka lënë jashtë kupolës drejtuese të PD ish kreun e saj. “Kjo nuk është normale, por tregon se PD i mungon emancipimi”. Ky ka qenë komentimi i parë i Shehut tashmë të rrëzuar nga pozicionet e larta të Partisë. Largime të bujshme janë regjistruar dhe ato të Meksit, Spahiut, Shamatës si dhe emrave të tjerë VIP-ë në Parti. Në faqen 2

Protesta e urisë që dje në furgon

Greva në ditën e pestë TIRANË - Ka hyrë në ditën e pestë greva e deputetëve të PD. Tani nga Benci në një furgon ata vazhdojnë të qëndrojnë në po ato pozicione. Është rënduar gjendja shëndetësore e Minarollit dhe ka shenja lodhjeje edhe tek Hajdari e Vejsiu. Në faqen 2

Nano: Brukseli strategjia për të shpëtuar vendin

Dje në Parlament TIRANË - Fatos Nano del para deputetëve dhe rrëfen misionin e tij në Romë e Bruksel. Kryeministri shqiptar numëroi edhe herë dije paratë e marra nga Europa, u tregoi parlamentarëve se ç'bëri Qeveria që ai drejton për t'i thithur ato si dhe konfirmoi kushtet e vendosura nga Europa për të vazhduar këtë financim. Nano shpaloji dhe Parlamentit të gjitha fushat e ndërtimit ku Shqipëria pritet të ndihmohet, pohoi se donatorët në Bruksel u treguan të hapur dhe të sigurt në investimet e tyre të ardhshme si dhe e quajti rezultatin e Konferencës “platforma e shpëtimit të Shqipërisë”. Nano i bëri edhe një herë thirrje PD dhe Berishës “të braktisin përfundimisht politikën e rrugës dhe strategjinë e tensionit” si dhe të fitojë atë “të bashkëpunojë dhe të hyjë në garën e ideve e programeve”. Në faqen 3

Eksplozivi hidhet në grevë

ELBASAN - Punëtorët e Uzines së Mjeksisë hidhen në grevë. - Punëtorët e Uzines së Mjeksisë hidhen në grevë. “Duam të rifillojmë punën” - ka qenë kjo kërkesa kryesore mbi 450 vetëve që të hënën për një orë kanë qëndruar statikë përpara zyrave të Uzines. Një listë prej pesë kërkesash ishte dërguar drejtorisë dhe sindikata ka vendosur të presë deri në tetë nëntor realizimin e tyre, në rast të kundërt greva do të marrë përmasa më të mëdha. Në faqen 6

“Ngrijnë krushqit”: 3 të vrarë në dasëm

GJAKMARRJA Në faqen 5

Rikthehet Çoba

TIRANË - Rikthehet në kryeqytet missi shqiptar Valbonë Çoba. Pas sukseseve të shumta për një shqiptare në Greqinë fqinje, Çoba shkel Tiranën për një motit ende të panjohur. Ish Miss Buzëqeshja e parë shqiptare e vitit 1991 ka “shfrytëzuar” të gjithan shanset në tokën helene për t'u bërë një prej “sirenave” të bukurisë ballkanike. Gjatë pesë vjetëve të banimit dhe aktiviteteve të saj mes 4 milionë banorëve të Athinës, Çoba ka marrë pjesë suksesshëm në spektaklin varieté “3,2,1 transmetuar prej një nga kanaleve më prestigjioze televizive me emrin “Antena” si dhe në disa telefilma. Për herë të fundit në ekranet shqiptare është parë gjatë një prezantimi në festivalin lib-jubile të 35-të të këngës në RTV, ku debutoi në këtë zhanër përkrah kantautorit Ardit Gjebrea. Burimet tregojnë se Valbona Çoba aktualisht është protagoniste kryesore e spotit televiziv të “Swatch”.

Eurogol: Arsenal barazon me Aston Vilën, humbet Chelsea, Stuttgart rrënohet në Këln, Ajax fitonja e 11 radhazi

Villenueve shkakërron Mitin Schumacher Në faqen 7

Kambistët ndërrojnë shtëpi Dalin përpara Pallatit

URDHËR NGA LART TIRANË-Kambistët kryeqytetas ndërrojnë shtëpi. Nga vendi i tyre tradicional para selisë së PS tani ata janë shpërngulur pas Teatrit të Operas dhe Baletit. Një urdhër i mbërritur nga lart ka bërë zhvendosjen masive të kambistëve të cilët duket se nuk janë të kënaqur, për këtë sugjerim të tyre të fundit. Tëjetë të pakënaqur mbeten edhe artistët e TOB. “Nuk mund të punojmë me kambistët përballë këmbë”, shprehen artistët e teatrit, trombë dhe ata të vokalit. Kambistët kryeqytetas që nga dita e djeshme e kanë parë veten të shtrirë disa qindra metra larg vendit tradicional ku ata prej 91 zhvillojnë bursën e tyre. Një ndërmjetësues dy ditë më parë ka vendosur “bankierët” e rrugës prapa Pallati i Madh i Kulturës. Mbërritja e tyre vërtet ri duket se ka shkaktuar një reagim të ashpër ndër dhjetëra artistë të TOB të cilët janë hedhur në sulm. Një letër e dërguar nga ata në drejtim të Norës i bën të ditur kryeministrit largimin urgjent të kambistëve, të bastisjen dhe linjave të autobusëve të parkua në këmbë e tyre. Artistët e TOB shkojnë me të në “kërkimin” e tyre. “Do ta braktisim të gjithë punën dhe provat nëse kërkesa jonë nuk merr përgjigje”. Një tjetër grevë në horizontin kulturor po duket pas atyre që po bëhen në shkallët e politikës shqiptare. E. Xhie

Dje Kryesia e re. Pollo nënkryetar dhe Bode sekretar Dje në Parlament Elbasan GJAKMARRJA