01/03/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

1 mars 1997

Atentat kundër Cekës

Prokuroria kërkon njeriun e ngjarjes së marsit Ministri i Brendshëm: Është e vërtetë, ka shumë dëshmitarë të asaj dite Kthehen helimet për pranverën e trazuar. Një i ri qëlloi disa herë me pistoletë Pistoleta e hedhur në një apartament pranë fushës “Ali Demi” rezulton e paregjistruar në polici dhe SHIK Identifikohet atentatori. Shpallet në kërkim, por asnjë rezultat. Është zhdukur pa lënë gjurmë. Pyeten dëshmitarët TIRANË - “Deshën të vrisnin Neritan Cekën”. Është ky konkluzioni i hetuesve mbi incidentin e 2 marsit të këtij viti, kur një person i veshur me të zeza qëlloi disa herë në drejtim të liderit të Aleancës Demokratike. Ndërsa pistoleta e gjetur nuk rezulton e regjistruar askund, është identifikuar atentatori. Për të është shpallur kërkimi, por ende asnjë përgjigje nga policia. Ai është zhdukur në mënyrë gjurmë. Prokuroria i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme dhe SHIK-ut, një përgjigje lidhur me punësimin e mundshëm të atentatorit në strukturat e këtyre organeve. “Ai desh të qëllonte, por pistoleta nuk i shkrep. Rrëfen e dyta, dikush e goditi në dorë dhe plumbi fluturoi në ajër. Personi qëlloi edhe disa herë të tjera, derisa njerëzit e çarmat osën”, tregon reporterja në fillim marsit, Ministri i Brendshëm, Ceka. Pas ngjarjes, asnjë hetim dhe asnjë denoncim. Vetëm vonë, vetë kreu aktual i rendit ka bërë padinë përkatëse, duke dhënë kështu shtysën për fillimin e çështjes. Por, kujt i interesonte vrasja e Cekës më 2 mars? Në faqen 3 Neritan Ceka, Ministër i Brendshëm

Serbët lëshojnë pe: Fiqni pa vizë

Në faqen 6 Kufiri Shqiptaro-Jugosllav

Aventura e hekurishteve deri në Mal të Zi

SHKODER . Në faqen 5

Qeveri-Fajde: Për herë të parë shtrëngohen duart

Arapi takon Alimucajn: Gjeta mirëkuptim Arapi takon Alimçajn: Gjeta mirëkuptim. Qeveri-Fajde: Për herë të parë shtrëngohen duart. TIRANE - Pas shumë kohësh konflikti të hapur me Qeverinë, presidenti i VEFA-s, takohet me Farudin Arapin. “Stafi e ka keqinformuar Alimçajn, për rolin e administratorëve”. Arapi thotë se në parim Alimçaj, ka rënë dakord për vendosjen e tyre, por ka kërkuar të pritet vendimet e dy gjykatave, asaj të Kasacionit dhe Kushtetueses. Gjithsesi takimi vendimtar do të jetë ai që do të zhvillohet më pas, midis Malajt, Alimçajt dhe Arapit. Ndërkohë në të njëjtën ditë, drejtori ekzekutiv i VEFA-s, Ylli Limaj, thotë se administratoret duhet të kalojnë mbi trupin e tij për të hyrë. Ai tha se Nano, donte ta copëtonte VEFA-n, për t’ia dhënë pronat e saj grekëve dhe sllavëve. Në faqen 3 Vehbi Alimucaj

Prokuroria: Pollo fajtor? T’i hiqet imuniteti

Denoncimi i policit TIRANE - Në rast se Genc Pollo rezulton me përgjegjësi në incidentin të grevës, atëherë për të do të kërkohet heqja e imunitetit. . Prokuroria: Pollo fajtor? T’i hiqet imuniteti. TIRANE - Në rast se Genc Pollo rezulton me përgjegjësi në incidentin të grevës, atëherë për të do të kërkohet heqja e imunitetit”. Kështu u shprehën dje njerëzit e akuzës në Prokurorinë e Tiranës, për futjen me forcë të fugonit nga ana e deputetit, të kolegëve të tij grevistë. Polici kishte bërë padinë. Në faqen 4

Kapen tre njerëz të bandës Kateshi

ELBASAN. Kapen tre njerëz të bandës Kateshi. Në faqen 6

O keto garanton sërish: Do ju ndihmojmë

TIRANE. O keto garanton sërish: Do ju ndihmojmë. Në faqen 2

Luanin bilardo: bien në koma

MAMURRAS. Luanin bilardo: bien në koma. Tymi i gjeneratorit rrezikon jetën 6 vetëve. MAMURRAS - Pasioni për bilardon dërgoi në gjendje të rëndë shëndetësore gjashtë të rinj nga Mamurrasi. Po luanin në një nga bilarot në qendër të qytetit, kur papritur janë ikur dritat. Menjëherë pronari i bilardos ka vënë në punë një gjenerator të quajtur të vjetër, i cili më shumë se energji elektrike prodhonte një tym të dendur vdekjeprurës. Gazi i prodhuar i ka çuar të rinjtë në gjendje kome. Gjeneratori, i cili digjte benzinë, duke se nuk funksiononte mirë, ndaj për orë të tera, “lojtarët” e apasionuar kanë thithur me mushkëritë e tyre gazin që shkonte të bënte pa-djegur. Kështu Agron Muçete, 20 vjeç, Liljana Seferi 34 vjeç, Armand Lesi 42 vjeç, Hamdi Shala 37 vjeç, që të katër nga Fushë-Kruja dhe dy të tjerë nga Mamurrasi, Agron Sula 20 vjeç dhe Ilir Vraneçi 27 vjeç. Gjashtë të helmuarit janë gjendur pa ndjenja nga të tjerë “lo-fozë” të bingos, që janë afruar aty për të luajtur si zakonisht. Ata janë dërguar menjëherë në spitalin e Laçit, por duke qenë se gjendja e tyre ka qenë mjaft kritike dhe pas ndihmës së parë janë drejtuar urgjentisht drejt Tiranës. Duket se kjo ngjarje ka shënuar dhe ditën më të tmerrshme të bingosit së Mamurrasit. Pas incidentit të djeshëm, lokali, i cili është ndër më të frekuentuarit në qytetin e vogël, për herë të parë është boshatisur. Megjithatë, duket se është jashtë rrezikut gjendja e gjashtë të aksidentuarve. Pas një terapie intensive në spitalin e Tiranës, grada e helmit të tyre është ulur. Burime të specializuara të spitalit, kanë konfirmuar për Gazetën se “Tifozat” e bilar-dos kanë rezikuar me të vërtetë jetën. a.b.

Kthehet kampionati Tirana: Luajmë për fitore

FUTBOLL. Në faqen 7 FUTBOLL. Kthehet kampionati Tirana: Luajmë për fitore. Në faqen 7

TIRANE - PAD zbret në Kongresin e saj të parë. Ja çfarë kemi bërë në këto katër vjet opozitë! Arben Imami

Dy orë bisedime të ethshme mes Vranickit dhe Berishës. Në fund garancitë reciproke. PD-ja do hyjë në Kuvend TIRANE - “Kthehuni në Parlament”.

DJE KONGRESI

PAD: “Ne luftuam Berishën” Arben Imami Arben Imami. TIRANE - PAD zbret në Kongresin e saj të parë. Ja çfarë kemi bërë në këto katër vjet opozitë! Neritan Ceka ka mbajtur dje në seancën e parë të forumit raportin në emër të Asamblesë së Përgjithshme. Ceka theksoi se AD është forca politike që denoncoi autokracinë e Berishës dhe të klanit të tij duke bërë kështu një opozitë të vullnetshme. Në kongresin e Liberal-demokratëve kanë përshëndetur dhe Nano i PD dhe Gjinushi i PSD. Në faqen 2

VRANICKI

Berisha shko në Parlament . Dy orë bisedime të ethshme mes Vranickit dhe Berishës. Në fund garancitë reciproke. PD-ja do hyjë në Kuvend. TIRANE - “Kthehuni në Parlament”. Ka qenë ky sugjerimi që mediatori evropian Vranicki ka bërë dje liderit të PD Sali Berisha. Në të dy orët e takimit kokë më kokë është folur për mundësinë e integrimit normal të PD në jetën politike shqiptare. Në përfundim të bisedimeve, Berisha ka lënë hapur shtegun që do të mund të kthejë PD në Kuvend. “Gjithsesi kjo do të jetë një vendim i partisë” - ka deklaruar ai pa lënë të mbyllur mundësinë deri në fund. Në faqen 2

PD të kthehet në Kuvend

Intervistë me Shehun. Në faqen 2 Intervistë me Shehun. PD të kthehet në Kuvend. Në faqen 2

LAJMERIM

. Universiteti i Otavës në Kanada është duke përgatitur një antologji (në anglisht) me proza të shkurtëra bashkëhore të grave shkrimtare nga Europa Qëndrore dhe Lindore. Pjesë të zgjedhura nga kjo antologji do të botohen edhe nga botues të vendeve të ndryshme. Personat e interesuar mund të dërgojnë prozat e tyre (në shqip) pranë Qendrës së Gruas, Tiranë me adresë: Posta Qëndrore, kutia postare 2418, ose me fax 042 23693 brenda muajit Nëntor.