30/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

30 tetor 1997

Janë liruar kriminelë

Skandal në Drejtësi: Ka pasur procese të dyshimta Kontrolli nëpër rrethe. Prokuroria e Përgjithshme heton bashkëpunimin e togave të zeza me krimin Hetuesit: “Të gjithë të përzierit në këtë histori do të denoncohen. Gati akuzat” TIRANË - Shpërthen skandali i Drejtësisë. Prokurorë dhe gjyqtarë të implikuar direkt në dosje të dyshimta. Disa prej tyre në regjistra kërkuesish dhe kanë liruar kriminelët. “Janë rreth 20 dosje në rrethin e Krujës, tek të cilat janë vërejtur shkelje të tilla”, thanë dje burime të Prokurorisë së Përgjithshme. Ndërkohë, dyshime dhe informacione edhe për Tiranën e rrethe të tjera. Prokurorë dhe gjyqtarë mund të përfundojnë në pranga. “Është një mekanizëm në dukje ligjor, por brenda ka shumë pisllëk”, thonë specialistët e hetimit. Gjithë çelësi i kësaj historie qëndron tek rigjykimet. Dikush është arrestuar, hetuar dhe dënuar, por, pas një farë kohe, dosja e tij është vënë sërish përballë togave të zeza. Dhe kësaj radhe është liruar. “Në këto dosje janë përdorur metoda të ndërlikuara për manipulimin e provave”. Sinjali i kontrolleve të kësaj natyre ka qenë së pari në shtyp, e pastaj në debatet e njohura Polici-Drejtësi. Pak ditë më parë, Ceka kishte deklaruar se Prokuroria kishte një “çerdhe kriminelësh”, ku kishte parasysh pikërisht këto lirime.

Shqipëria: Ky vend pa opinion publik

NGA SE VUAJME Teodor Keko Puna ia solli një mikut tim, që për pesë muaj të mblidhte nga shtypi numrin e fëmijëve të vrarë, apo të plagosur në Shqipëri, pas hapjes së depove të armëve. Ai kishte arkivuar 213 raste vrasjesh, apo gjymtimesh. Një ditë më tha: - Ore, ç’bëhet në këtë vend? Vriten mbi 200 fëmijë dhe nuk proteston njeri! Rrihet një deputet, fillojnë ulërimat! I vihet bomba një deputeti tjetër, bëhet hatuja në Parlament!... Po sa bomba janë vënë, vihen dhe do të vihen në Shqipëri? Po për nenet se lëviz Partia? Po për kujt jemi të gjithë barabar?! Unë i shpjegova, me aq sa di, të njohurit tim, se në Shqipëri punët venë “Beni ecën vetë”, sepse këtu nuk njihet (jo nuk ka) opinioni publik! Bile, as gazetaret. Kjo pjesë me një emancipim më europian e shoqërisë sonë, nuk i trajtojnë në vazhdimësi lajmet, të cilat duhet të sensibilizojnë opinionin tonë publik. Janë dhjetra lajme të botuar për rrëmbime, për përdhunime, apo ngujime nga frika e hakmarrjes së mijëra e mijëra fëmijëve dhe askush as i ndjek më në thellësi, as e vë ujin në zjarr. Qeveria me partitë e me parlamentari, të... parlamentaret, jo e jo. Ata mendojnë për makroekonominë, ligjet, demonstratat... Me dy fjalë: Klasë politike bastarde, pa sens human! Një vend, i cili nuk ka opinion publik, është i destinuar të qeveriset keq, sepse nuk i bëhet presion nga poshtë qeveritarëve të të gjithë mirë. Nëse nuk kemi opinion publik, dhe sespe nuk jemi solidare. Fakt është thënë proverbi tipik, për të ilustruar akuzen e mësipërme: “Një gjëllën, që s’ha unë, akoma nuk ka rënë mbi gjellë”! Ky është turp! Mos ngrishesh thjesht për të mbrojtur veten dhe familjen tënde, mos ta detyrosh shtetin të të mbrojë, është edhe idiotesi. Sepse përdhunuesi nuk përdhunon çdo ditë të njëjtën fëmijë, apo femër! Sepse bomba nuk plas përditë në të njëjtën shtëpi! Sepse vrasësi nuk vret përditë të njëjtën jetë! Doni të shkoni vërtet në Europë? Atëherë kujtohuni se si e vëpron populli belg, amerikan, italian etj. në të tilla raste! Po nuk e dini, ua them unë: i hedh në bosh politikanët, të cilët nuk e kanë mbrojtur!

Kreta erë paqë

Në faqen 2 G. SYRPALANI FAMILY Kreta erë paqë. Në faqen 2

Kampionët në krizë:

FUTBOLL Kampionët në krizë:

Gjashtëmujorët protestojnë:

Pas ndryshimeve të reja nëpër gjykata

Kongresi PAD

Ceka

Lufta mes fshatarëve ngujon fëmijët

BERAT Lufta mes fshatarëve ngujon fëmijët Në faqen 9

Gjashtëmujorët protestojnë: Do fillojmë me greva

Pas ndryshimeve të reja nëpër gjykata TIRANE - Rebelohen gjashtë-mujorët në Drejtësi. “Të hënën do të hyjnë në greve”, shprehen disa prej tyre. Vendimi i fundit i Qeverisë për të shkarkuar të gjithë punonjësit e Drejtësisë, që nuk kanë mbaruar studimet e larta, është kundërshtuar ashpër nga gjykatësit. Në gjykatën e Tiranës 15 nga 47 gjykatësit janë emëruar pas mbarimit të kursit të plepave. Një grup prej tyre paralajmëron të hënën pezullimin e proceseve që janë duke u shqyrtuar prej tyre. “Jemi të gatshëm të testhohemi. Konkursi le të tregojë se kush është më i aftë”, deklarojnë ata. Vetë Ministri Kondi deklaroi para dy ditësh se gjykatësit, që kanë dalë nga kursi gjashtë-mujor rezultuan në pjesën më të madhe të paaftë dhe të politizuar. Në faqen 2

Ceka mbetet i pari

Kongresi PAD TIRANE - Neritan Ceka rizgjidhet në Krye të PAD. Postin e kryetari të Asamblesë e ka zënë Shahin Kadare, ndërsa ka mbetur bosh vendi i sekretarit të Përgjithshëm, post i cili sulmoh nga Egmond Dragoti dhe nga Gjergj Zefi. Po dje është zgjedhur edhe Presidenca e Partisë me 15 anëtarët e saj. Ndërkohë që për kolltukun e Sekretarit do të votohet një javë më pas pasi kandidaturat nuk arrin të marrin dy të tretat. Në faqen 2

Zhduken targat e verdha

TIRANE Zhduken targat e verdha Në faqen 4

Gazzeta del Mezzogiorno ditëlindja e 110-të

FESTË NË BARI TIRANE - Edhe gazetat kanë ditëlindje. Edhe për to mund të urosh “U bëfsh 100 vjeç”. La Gazzeta del Mezzogiorno, “mama” e “Gazetës Shqiptare”, iku në detin e ditëlindjes së saj, plot 110 qirinj. Në tregun e gazetave italiane, “Lajmëtarja e Jugut”, doli për herë të parë në 1 nëntor të vitit 1887. Për një shekull e një dekadë, ajo ka pasqyruar lajmet e Jugut të Italisë. Në 110 vitet e jetës së saj ajo ka qenë gjithmonë një bashkëudhëtare e problemeve të shumta të rajoneve të Pulias dhe Bazilikatës. Një ndër e hershme e pronarit të dikurshëm të saj, Gounoux, për të sjellë edhe një herë gazetën në botëhej në Shqipëri nga 1927-1939, u bë përseri realitet në ’93. Kështu Mezzogiorno, u bë “mama”. Për lexuesit që e kanë mbajtur në duar çdo ditë për 110 vjet, “La Gazzeta del Mezzogiorno”, ka qenë mesazhere e problemeve të tyre. Një gazetë mund të duhej, një gazetë mund edhe të urrehej. Por pa njohur problemet që na rrethojnë, është e vështirë që së nesërmi të rritet. Sepse demokracia është dhe informacion. Prandaj u shth e edhe gazetën, gazetës i urohet “Edhe një 110 ditëlindje të tjera”. LA GAZZETTA DEL MEZZOGIORNO 110°

SOT 12 FAQE 30 LEKË Në faqet 5-8 Trashëgimtarja e denjë e Pamela Anderson, Tracy Bingham, ndoshta të gjithë burrat do donin të mbanin në det, vetën t’i shpëtonte ajo. Me praninë e saj, seriali “BAYWATCH” ka arritur në regjistrojë 200 milionë telespektatorë Fotografi e një gruaje; imazhet e vogla shoqëruese kanë tekst të palexueshëm.

Kampionët në krizë: Mposhten nga Vllaznia

FUTBOLL Kampionët në krizë: Mposhten nga Vllaznia Tirana arrihet në krye të klasifikimit nga Teuta. Në Ballsh traineri i Elbasanit thërret: Djema, brak­tisni fushën, por ata nuk i binden Në faqen 10-11