26/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 nëntor 1997

Komunistët kundër PS: Duam Zërin e Popullit Gati padia për Gjykatë

“E trashëgojmë” nga PPSH Ilegalët ngrejnë zërin “E trashëgojmë” nga PPSH Komunistët kundër PS: Duam Zërin e Popullit Gati padia për Gjykatë Ilegalët ngrejnë zërin (Majtas) Dy nga komunistët gjatë gjyqit të fundit ELBASAN-Komunistët e dhimb nga gjyqi socialist. “Gazeta, Zëri i Popullit, është e jona, së bashku me një pjesë të elektronikës të trashëguar nga PPSH-ja. Nëse nuk na i japin, ne do t’i hedhim në gjyq”- deklaroi njëri nga drejtuesit të partisë komuniste në ilegalitet, Kristaq Mosko. Sipas tij partia aktuale në pushtet është distancuar me kohë nga PPSH-ja, kështu që duhet të dorëzojë pronat e dikurshme. Ilegalët presin legalizimin e partisë së tyre, më pas kanë planifikuar të marrin pronësinë e gazetës. “Derisa ata i quajnë mëkate gjëra që është bërë para viteve 90-të, atëherë le të na japin gazetën në të cilën janë shkruar ato”- deklarojnë komunistët që premtojnë se në rast të kundërt do t’i drejtohen gjykatës. Në faqen 3

Misteri i thesarit Zani

Dhjetra pikëpyetje në dosjet e hetuesve Misteri i thesarit Zani Ku u zhdukën 1 milion dollarë? Tregëtarët: Gjatë trazirave ai arriti të bëjë pasuri kolosale TIRANE - Ku është zhdukur “thesari” i Zani Çaushit? Afro 1 milion dollarë, kaq është shuma që ka rrjedhur gjatë trazirave në xhepat e bandës më të njohur të Vlorës. Disa dëshmi - burime të prokurorisë thonë se janë rreth 10 të tilla - denoncojnë gjobat që Zani u ka vënë në periudhën e trazirave si dhe pagesën e bërë në shkëmbim të jetës. Sipas tyre, banda iu ka marrë sa të mëdha para, që të mbledhura së bashku konkludojnë në shumën e mësipërme. Burime të Prokurorisë thë[?]në se “gjoba më e vogël ka qenë 100 mijë dollarë”. Por, në gjithë hetimet e kryera, misteri i më madh ka mbetur destinacioni i këtyre parave. Arrestimet e dy muajve më parë, kontrolllet e banesave si dhe dëshmitë e mbledhura nuk rezultuan në sekuestrimin e ndonjë shume parash. Ku shkuan lekët e marra? Mos ndoshta janë fshehur në një vend të askush nuk e di? Apo janë ndarë mes anëtarëve të grupit, për njerëzit hallehinj e pas kësaj dhe për shpenzime personale? Vështirë të justifikohen shuma të tilla me luksin më të madh që mund të arrijë një ato ditë kaosi. Në faqen 4 Zani Çaushi gjatë procesit gjyqësor

Maskat mposhtin shtetin

RIKTHIMI Roland Zili Dhe maskat fituan mbi shtetin. Kronikat e zakonshme të gazetave shqiptare ishin të mbushura me lajme, ku përvijëtoheshin “kapunet e zinj”. Pas kësaj historia vion nga qytetarët te grabitësit, gjak, dhimbje. Në shekullin e kujdesshëm i kronikës së ditës të fundit nxjerr në pah faktin se maskat janë rishfaqur fuqishëm. Shteti është goditur e halla të vogla, por që shkaktojnë çdo ditë e më tepër besimin e njerëzve dhe tablonë e trazuar të rendit. Ç’po ndodh? Në këtë moment, kur rastet nuk i bëjnë më për shtypje njerëzve, kur ndërgjegjja qytetare është bërë shumë nga një mpirje e gjithanshme, shteti ka marrë përsipër dy misione të mëdha: vendosjen e rendit, e njëherësh kësaj, zhdukjen e mosperfilljes. Ringritja pas shkatërrimeve të marsit erdhi e ngadaltë, deri sa më ditë, shërohet besimi se do të rikthehen lirisht dhe të rinjtë do të kalojnë dhe disa orë më tepër në errësirën e mbrëmjeve. Por iluzioni mbaroi. Maskat u “zgjuan” dhe shkatërruan viktimat e para. Në gjuhë të këtij alarmi të shtetit ka mbetur po që ishte. Policia ka ulur forcën goditëse, ndërsa frika shfaqet triumfueshëm. Ku qëndron gabimi? Çfarë u kundër- lekun në atë të trull vallë gjithnjë, pas kobës së lufjes? Shkaqet janë të shumta e po aq të qarta. Ditë më parë, policia iu hoqën shërbimet, u reduktuan shtesat e tjera monetare mbi rrogën e atë mbetur po aq sa dhe një të re para. Një mesazhe që nuk kalonin 8 mijë lekët e muaj. Gjithashtu, e aq më tepër policët, i thërrasin mendjes, në këtë kohë amësh. Përballja e ngjyrave me krimin, kar në shekret me të sigurtë përfundon në vetëm 50 dollarë e kur bluhne i ka gjithnjë tendin bosh aty, shkakton detyrimisht tërheqjen e brendshme. Pasioni ka rënë, për të mos thënë se rë mase të gjerë ai nuk ekziston fare. Policia e mban lidhur pas uniformës vetën buka thotë femijëve. Por ka dhe më shumë se kaq. Veç punës si punë, është dhe njohja e ashpër me realitetin. Hadhjet, grabitësit, trusësit, të kapur dhe të liruar sot, Iëshojnë alarmet hajmarrje. Nuk është e rastësishme krijimi i skuadrave speciale me djem që do të luftojnë krimin, pa njohur njëri-tjetrin e duke ua shkaktuar me kapur. Duke shtuar këtu dhe reformën, korrupsionin e shprpërdorimin, duke mësuar për miliona dollarë të humbura në dogana e me qeveritarë që kalojnë netë të tëra te “Rogner”, policia bie në normalitet. Dhe ku është udhëheqësia përkatëse, kurr gjendja e krimit është alarmante. Hallët që njeriu i tregon njeriut, buka e përditshme dhe arma që kërcënon, lindin natyrshëm masë. Që fshihen fytyrën për njëzet të dalueshëm metr-

Tregëtarët protestojnë kundër doganës

GJIROKASTER Në faqen 6

PS në konferencë: Vetëm një formalizëm?

Shumë socialistë skeptikë mbi mbledhjen TIRANË - Asgjë e re nga Konferenca e PS-së. Burime partiake kanë konfirmuar se ajo ka mbaruar ende pa u zhvilluar. Një skemë e gatshme do t’i ofrohet forumit të lartë të socialistëve, i cili do të mbahet në javën e tretë të dhjetorit. Nga zyrat qendrore të Partisë Socialiste, kanë filluar të dalin komentet e para për Konferencën e dhjetorit. Burime pranë Komitetit Drejtues thonë se, skema e saj është që tani e lexueshme. Një paradë suksesesh dhe arritjesh do të deklarohet në Konferencë. Nuk pritet që të ketë përplasje mendimesh dhe idesh edhe pse ato kanë filluar të qarkullojnë që pas letres së hapur të Profesorit. Gjithsesi deri në ditët e Konferencës, mundet që krahu anti-Nano të bëjë një lëvizje tjetër. Në faqen 2 Selia e PS

Skafet mbeten në mjetë[?]

VLORE: DO HAPET KONSULLATA?

Skafet mbeten në rrjetë

VLORË: DO HAPET KONSULLATA? TIRANË - Përforcohet patrullimi në Adriatik për bllokimin e skafeve të klandestinëve. Kanë mbërritur dje në mëngjes në portin e Durrësit katër anijet ushtarake italiane, të cilat shtohen dhe pesë të tjera qëndrojnë aty. Komandanti i Grupit 28 të marinës Italiane, shpjegon për Gazetën se si do të bëhet bllokimi i skafeve klandestine. Ndërkohë janë grumbulluar në kalatën lindore të portit të Durrësit skafet me licencë. Ata do të dalin në det vetëm me lejen e rreptë të kufirit. Ndërsa do të bllokohen skafet pa licencë. Sot Italia vendos nëse do të hapet apo jo konsullata në Vlorë. Në Parlamentin italian bëhet sot pasdite votimi mbi propozimin e parlamentarit Vito Leccese për hapjen e konsullatës dhe zgjerimin e ambasadës në Tiranë. Në Vlorë janë 60 skafe të cilat janë evidentuar nga policia e këtij qyteti. Shumica e tyre janë pa dokumenta, shpejt do të bëhet bllokimi i tyre. Në faqen 5

Dhuna ndaj grave një dhunë ndaj vetë jetës

DJE DITA NDËRKOMBËTARE TIRANË - Ka nga ata që thonë se Adami filloi të përdorë dhunë ndaj Evës, pasi ajo i dha për të ngrënë mollën fatale. Dje ishte dita ndërkombëtare kundër dhunës në familje. Shqiptarët u ndalën për të reflektuar dhe për të parë se sa të dhunshëm janë ata në shtëpitë e tyre ndaj grave, fëmijëve apo edhe ndaj njëri-tjetrit. Ndonëse vit ’97 ishte më i mbarshti për kombin, përsa i përket aplikimit të dhunës ndaj vetvetes, aktivitete të shumta të zhvilluara me rastin e ditës ndërkombëtare të luftës kundër dhunës kundër grave, treguan se nuk bëhet fjalë për ndonjë nga ato dukuritë që kalojnë pa u vënë re. Në këtë kuadër dhuna në familje nuk mbeti më pas hijeve të shumta të violencës, të cilat sulmuan bijët e gjitha gjymtyrët e shoqërisë shqiptare. Sipas mjekes psikiatre, L. Ziri, dhuna në familjet shqiptare është më e pranishme, se sa mund të mendohet. Këtu bëhet fjalë jo vetëm për dhunën ndaj grave apo vetëm për dhunën seksuale ndaj tyre. Dhuna ashtu si disa lloje barazish parazitare padyshim që ndahet në varietete të saj që përfshijnë dhunën fizike, seksuale, ekonomike, emocionale dhe të gjitha këto janë të aplikuara në "me sukses" në familjen dhe shoqërinë shqiptare. Dhuna ndaj grave është më e vërteta e pranishme tek ne. Qendra të shumta këshillimore dhe madje dhe vendosja së fundi e një numri telefonik falas në dispozicion të të gjithë rastëve, kur ushtrohet dhunë ndaj grave tregojnë se, sa shqetësues po bëhet së fundi ky fenomen për shoqërinë problematike shqiptare. Sipas punonjësve të këtyre qendrave vihet re një shtim kohët e fundit të rasteve, kur ushtrohet dhunë në familje dhe kjo kryesisht ndaj grave. Ndonëse faktorët, të cilët kanë bërë që kjo dukuri të thellohet së fundi për ne qëllimet e shoqërisë, janë të shumta dhe përfshijnë në vetvete problemet pro- blemet ekonomike apo edhe nivelin kulturor, arsyet e vërteta duhen kërkuar gjetiu. Më shumë se për mungesë parash, xhelozia dhe nevoja për frenimara seksuale, shqipëtarët janë të dhunshëm ndaj grave të tyre ndoshta edhe për arsye më të thjeshta me të cilat merren sociologët dhe psikologët. Fakti është se gratë në Shqipëri vazhdojnë të jenë ende shumë të ekspozuara ndaj dhunës në ushtron ndaj tyre. Dje në Tiranë u zhvillua një aktivitet i Organizatave Joqeveritare të të grave në kuadrin e ditës ndërkombëtare të luftës kundër dhunës ndaj grave. Gjithsesi, ashtu siç ndodh gjithmonë me dukuri të këtij lloji, në gjithë reflektuan dhe e kuptuan se dhuna ndaj grave duhet as alternativave kristiane të sjellurit mirë dhe të sjellurit keq, takon të dyja. Ndonjëherë, diku, një numër të telefonit, gratis, vazhdon të presë telefonata pa fund, ku qajnë zëra femrash.

Kryeprokurori Rakipi: Pafajësia në duart e mia

DREJTËSIA Në faqen 6

Mjeku i familjes tani një shkollë më vete

TIRANË Në faqen 4