05/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 dhjetor 1997

Turma sulmon Policinë

Përreth një orë “protestuesit” kanë kërënuar uniformat blu Turma sulmon Policinë Komisari: “Do vras këdo që shkel në Komisariat” Frikë në Berat: 300 vetë dhunojnë godinën, shashka, granata e breshëri në ajër Banorët e lagjes Vakëf, kanë kërkuar lirimin e dhjetë të ndaluarve një ditë më parë nga policia Havari: “Dua të ndaj popullin nga bandat, por dje mund ta pësonin edhe fëmijët, situata ishte e rëndë” BERAT - Sulmohet komisariati i policisë. 300 vetë mes tyre gra e fëmijë kanë shpërthyer derën e kanë kërkuar lirimin e dhjetë personave të ndaluar nga lagja Vakëf. Shpërthime shashkash e granatash, por edhe breshëri të gjata automatike kanë qenë sfondi i protestës. Kryepolici Havari ka deklaruar se do të vrasë çdo person që kërkon të hyjë me forcë në ambientet e komisariatit, por gjithnjë duke bërë dallimin mes popullit e bandave. Sulmi është bërë pasdite, por rrethuesit e tij kanë lëshuar ultimatumin, e premten, për t’u kthyer pas disa orësh. Në fakt në mbrëmje situata është qetësuar, por ende ekziston frikë. Dhe Havari ka pushuar nga puna dy inspektorë zonë për inkriminim. Në faqen 5

Emigrantët, sërish skandal

Në faqen 3 Në foto: Skena dramatike dje në Portin e Durrësit. Trag etet kanë sjellë në Shqipëri dërgatën e dytë të të “padeshiruarve” (Foto: REUTERS)

BOTERORI FRANCE ’98

Fiksohet shorti: Gjermania dhe Brazili pa probleme Një për një përbërja e të gjithë grupeve që do të çojnë në festën botërore të futbollit. Italianët gjysëm të kënaqur. Përballë tyre Kameruni, Kili dhe Austria Në faqen 6

Vehbi Alimuçaj: Pushtetarët

Dje para shtypit

Tiranë-Shkup: tani një

Pas marrëveshjeve të nënshkruara dje

Policia vë gjoba për pronarët buzë Lanës

TIRANË Policia vë gjoba për pronarët buzë Lanës Në faqen 5

300 familje kërcënojnë me grevë urie

LEZHË 300 familje kërcënojnë me grevë urie Në faqen 5

Vehbi Alimuçaj: Pushtetarët më morën para

Dje para shtypit TIRANË - “Arapi spekulon me VEFA-n”. Vehbi Alimuçaj thotë se nuk është aspak e vërtetë, që vlera e objekteve të VEFA-s është 10-15 fishuar. “Objektet tona janë vlerësuar nga specialistë dhe regjistruar sipas të gjitha rregullave në Gjykatë”. Për Alimuçajn, ky është një vazhdim i luftës së disa segmenteve të caktuara qeveritare, që kanë për qëllim të falimentojnë VEFA-n. Në listën “zezë” të qeveritarëve, që nuk e duan VEFA-n, Alimuçaj vuri të parin ministrin e Financave Malaj dhe ministrin Apostoli, i cili e paskaa sharë kompaninë semishutëresenën? [sic] një radioje private. Alimuçaj akuzoi pa përmendur emra, se pushtetarët e sotëm vazhdonin të tërhiqnin paratë nga VEFA, duke përfituar nga vendimet e gjykatave. Në faqen 3

Tiranë-Shkup: Tani një periudhë e gjatë mjalti

Pas marrëveshjeve të nënshkruara dje TIRANË - Boom marrëveshjesh mes Tiranës e Shkupit. Të shtatë marrëveshjet e nënshkruara dje gjatë vizitës së MPJ maqedonas Hanhxinski duket se kanë hapur një faqe të re në marrëdhëniet mes dy vendeve Ballkanike. Por dialogu ka qenë fraxhil kur mes palës shqiptare dhe asaj maqedonase ka hyrë më mes fati i komunitetit shqiptar në vendin fqinj. “Universiteti i Tetovës është i paligjshëm” ka deklaruar dje ministri i jashtëm duke dashur të mbyllë diskutimet mbi të. Më i kujdesshëm Milo sipas të cilit po hapet një dritare e re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Dritare apo portë kjo do duket me vizitën që Nano pritet të zhvillojë në muajin janar në Shkup. Në faqen 2 Ministri Jashtëm maqedonas

Postat festojnë ditëlindjen

DJE PËRVJETORI I SHËRBIMIT TË PTT-së Postat festojnë ditëlindjen “Bijtë e Hermesit” mbushin 85 vjeç TIRANË - Ndonesë mund të duket e çuditshme, bijtë e Hermesit - hyut lajmetar - kanë zbritur në Shqipëri qysh në vitin 1912. Shërbimi i PTT-së në Shqipëri dje festoi 85 vjetorin e lindjes. Pak ditë më e re se pavarsia e vendit të cilit i përket, ky shërbim ndoshta mund të quhet edhe më i vjetri ndër shërbimet publike që zhvillohen aktualisht në Shqipëri. Të etur për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin ashtu si edhe me botën, shqiptarët e përqafuan pa rezerva shpikjen e vjetër të telegraf-telefonit dhe dhe nuk i undanë asaj as në vitet e mëpastajme. Vetëm pesë ditë kishin kaluar nga 28 nëntori i vitit memorial 1912, kur në programin e qeverisë së Vlorës, mbi nocionin “Ministri e Postë - Telegrafëve”. Në logjikën e atëhershme ky term patjetër duhet të ketë shkaktuar të njëjtin reagim që do të linte në ditët tona krijimi i 1 mundshmërie ministrie të elektronikës. E sapo shkëputur nga obskurantizmi pesëshekullor otoman, Shqipëria po niste kështu ambicioze rrugën e saj drejt tokës së premtuar me emrin Evropë. Në luftën e parë botërore dhe në luftërat e tjera, në dukje të vogla, me fqinjët, në përpjekje për të ruajtur integritetin e saj territorial, Shqipëria e humbi dhe e rifitoi disa herë rrjetin ndërlidhjen postare, telegrafike dhe telefonike, ashtu si edhe pavarësinë e saj. E çuditshme dhe kuptimplote njëkohësisht kjo lidhje e drejtë e shërbimit jetik të PTT me ditët e mira apo të këqija të kombit. Në vitet e monarkisë shqiptare nuk mund të thuhet se PTT jetoi kohët e saj më të lavdishme. Sipas shifrave të historisë, Shqipëria numëronte vetëm 68 zyra PTT, gjë që do të thoshte përafërsisht një zyrë për 15 mijë banorë. Gjithsesi arritje mund të quhet anatërësimi qysh më 1922 i PTT në Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve dhe në Bashkimin e Përbotshëm Postar, të cilat janë dy organizmat më të mëdha të kësaj fushe. Më pas vijuan vitet e modës së rizemimit të shtyllave të telefonave dhe përplasjes patentë kabelove pa dallim feje, krahine dhe ideje, gjë që pas lufte u korrigjua me një politikë të tillë në drejtim të PTT, që mundësoi një sërë arritjesh të panumërta në ndërtimin e magistralave kryesore në të gjitha drejtimet apo edhe lidhjen telefonike të të gjithë fshatrave të Republikës. Gjithsesi, me gjithë ulje-ngritjet e vazhdueshme të diktuara nga një shumëllojshmëri faktorësh, Postat shqiptare dhe të gjitha nënpunktet teknike, ia dolën mbanë dhe të kujtohen se kanë ditëlindjen e 85-të, të kujtohen se kanë ditëlindjen e 85-të, moshë që për një shërbim publik do të thotë, moshë pjekurie.

Sot Gazeta treg

Në faqen 8

“Kontrabanda e keqja e Qeverisë”

SONDAZH

UNESCO, SYTE NGA BUTRINTI

TIRANË - Perla e antikitetit, Butrinti, futet në “Listën prej 25 emrash të Unesco-s” si një nga pasuritë më të rrezikuara të kulturës botërore. Sikurse njofton ATSH, Unesco, regjistroi si pasuri botërore në rrezik kanё qendrat e reja, tri në Afrikë dhe një në Evropë dhe kjo e fundit i takonte pikërisht Butrintit të Shqipërisë. Për shkak të qëndrimit të gjatë nën zemërimin e njerëzve gjatë periudhës së trazirave të marsit, Butrinti nuk mund të lihej në harresë nga Organizata më e madhe mbrojtëse e vlerave kulturore të botës. Gadishulli i Ksamilit, ndonëse i pajisur me një bukuri përrallore nuk adoli të mbillte ndopak dhembshuri në shpirtrat e atyre që nuk kursyen gjatё muajve të frikshëm të trazirave as zemrën e kulturës antike ilire, Butrintin. I njohur në lashtësi për një kohë të gjatë si kryeqyteti i Epirit, sot Butrinti nuk me se ta argumentojë këtë përveçse me teatrin e ndërtuar sipas stilit grek dhe disa gjurmadhave të tjera përreth. E gjithë kjo vetëm për meritë të vjedhjes që iu bë në mars muzeut të qytetit të lashtë. Ishte kjo arsyeja që Unesco u tregua ndoshta më e kujdesshme dhe se vetë shteti shqiptar duke marrë në mbrojtje një nga veprat e rralla të arkitekturës kulturore botërore.

"Kontrabanda e keqja e Qeverisë së sotme"

SONDAZH "Kontrabanda e keqja e Qeverisë së sotme" Në faqen 4