24/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 dhjetor 1997

SHIK-u hetohet për marsin

Në Ministrinë e Brendshme mbi 2.800 faqe material, kundërzbulimi 1.900 të tjera Flet Tusha SHIK-u hetohet për marsin Ngjela kalon në duar mijëra dokumenta Komunisti Maksim Hasani kontrollon Ministrinë e Mbrojtjes Urdhëra sekretë, shërbime të fshehta, orientime njerëzish për të goditur ose mbrojtur, objektet e fshehta të survejimit, gjithçka e përfolur gjatë pritet që të faktohet (Majtas) Ditët e para të protestave në Lushnjë (Në qendër) Ngjela “gjithçka në dorën tonë” TIRANË - Starton “sulmi” mbi ministren e SHIK-ut. Avokati i njohur Spartak Ngjela kryeson që prej disa ditësh grupin e punës së Komisionit “Ngjela”, në institucionin e Shërbimit Sekret shqiptar. Spartak Braho dhe komunisti Maksim Hasani po punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa në Ministrinë e Brendshme kryeson juristi Sokoli Haxizi. Mijëra fletë-dokumente janë vënë në dispozicion të grupeve të punës. Edhe ato me sekret, po kalojnë në filtrin e Komisionit, pa pasur asnjë lloj vështirësie nga ndonjë strukturë shtetërore. Ngjela është i pari person i papërfshirë në Shërbimin Sekret, që i pari do të zbulojë misteret më të mëdha dhe të vërtetën e ngjarjeve më të përfolura në vend. Urdhërat sekretë për operacionet delikate, sido-mos në Jug, përgjumjet dhe ndjekjet, relacionet dhe direktivat e tjera, gjithçka tashmë është duke u shënuar në superdosjen e Komisionit. Burime të mirinformuara thanë, se vetëm në Ministrinë e Brendshme ka gati mbi 2800 faqe material, ndërsa vetëm Kundërzbulimi i Flotës Detare ka mbi 1900 faqe të shkruara. Në faqen 5

Ligië më të egra ndaj krimit

“Aktualisht nuk mund t’i mbledhim dot armët. Njerëzit nuk kanë besim te policia e i mbajnë për vetëmbrojtje” TIRANE - “Si mund të pretendohet të sigurosh rendin, qetësinë, jetën e pasurinë njerëzve që nuk kanë besim tek policia”,- drejtori Tusha kërkon ligji të ashpra për kriminelët. Në faqen 6

Lufta në Kosovë Tirana: S’ndërhyjmë

Ministri Milo: Nuk na lënë konventat Lufta në Kosovë Tirana: S’ndërhyjmë Jashtëm shqiptar; ka bërë të ditur serinë e marrëveshjeve dhe të dokumentave europiane, të cilat nuk lejojnë ndryshimin e kufijve me dhunë, ndërhyrjet në punët e brendshme të shteteve fqinjë dhe angazhimeve të brendshme të shteteve fqinjë dhe angazhimeve të tjera që rrjedhin nga këto marrëveshje. Por ai ka qenë i vendosur në idenë e tij se Shqipëria nuk e njeh programin e UÇK dhe se nuk ka lidhje me të dhe me veprimet që ajo ka ndërmarrë kohët e fundit. Milo ka siguruar se Shqipëria nuk është për ngritjen e rangut diplomatik me Beogradin në rang ambasadorësh. Shefi i diplomacisë shqiptare ka thënë se Tirana vazhdon të refuzojë këtë piste më faktin se është ende shpejt për këtë drejtim. Në faqen 2 për këtë drejtim. Në faqen 2

PS ndryshon fytyrë? Majko: Është normale

Pas konferencës së PS, bilanci i liderit PS ndryshon fytyrë? Majko: Është normale TIRANE - Pandeli Majko ka përjashtuar luftën e klaneve brenda partisë së tij. “Në PS nuk ka goditje brenda-lash dhe përplasje klanesh”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i PS, duke bërë edhe analizën e ndryshimeve brenda stafit drejtues të Partisë. I vënë dje përballë gaze- gazetarëve, socialisti ka bërë një analizë të zhvillimeve të brendshme të PS dhe të sulmimit të emrave të rinj në radhët e KPD. Por Majko nuk është kursyer të para— lajmerojë edhe rivalët e Nanos, dhe të tjerë që nuk pranojnë këto lëvizje. “Politika nuk qenka ku dhe kush nuk i reziston atyre, të largohët i qetë”, ka nënvizuar kreu i socialistëve, duke aluduar me betejën e humbur të Sërbet Pëllumbit. Dyshi i PS, ka qenë dje i ashpër edhe me Berishën dhe politikat e tij opozitare. Në faqen 3

MBERRIJNË NDIHMAT PËR LEZHËN

Dje në qendër të Tiranës Z. LEZHD - Vazhdojnë të qëndrojnë në një 30 shtëpi lezhiane, por mbërrijnë ndihmat për shumë prej tyre. Vitet në lëvizje Qeveria dhe Komuniteti Europian: deri tani 20 ton mish në kuti dhe 260 batahije. Pushteti lokal ka kërkuar çadra për strehimin e atyre që nuk mund të kthehen shpejt nëpër shtëpitë si dhe 10 mijë lekë ndihme financiare. Në rrezik janë të mbetura të vjeshtës, shumica e të cilave, në zonat e përmbytura, janë dëmtuar plotësisht. Sipër prefektit të Lezhës, Fran Nezha, kërkesa prej tij për parandalimin e rrezikut të përmbytjeve është bërë që në muajin shtator, por kjo nuk është përfilluar nga pushtetarët. (Foto: Plator Ilo) Në faqen 6 MBERRIJNË NDIHMAT PËR LEZHËN

Nerlinger zyrtarisht ka firmosur për Kampionët e Europës

FUTBOLL Në faqen 7

Fier, e vdekura troket në derë

MREKULLIA E KRISHTLINDJEVE Fier, e vdekura troket në derë Pak minuta para ceremonisë së varrimit FIER - Krishtlindjet duket se vërtet realizojnë mrekullira. Ishin duke qarë para arkivolit të bijës së vdekur, por ajo është shfaqur papritur në derën e shtëpisë e nga skena që i kanë parë sytë, ia kanë në fikët. Familjarët i kanë hedhur ujë, por tani shumë më të kënaqur pasi gjema nuk u përkiste atyre, por dikujt tjetër. Ngjarja e rrallë ka ndodhur në një fshat të Patosit. Policia para dy ditësh ka gjetur të djegur një trup në fshatin Zharëz e pas ekspertizës ka faktësuar se i përkiste një femre të re në moshë. Në të njëjtën kohë, e prindit e një vajze - kishte tre ditë e larguar nga shtëpia e shkoi në komisariat për të bërë denoncimin. Aty ndëshin me trupin e djegur e pa u menduar shumë bëjnë lidhjen me vajzën e humbur. E marrin në shtëpi e menjëherë venë kujën, duke lamentuar dhe të afërmit e tyre për atë që kishte ndodhur. Vendosen shpejt e zeza dhe orari i varrimit, por mungesa e disa të afërmëve - ata kishin njoftuar se do të vinin - i bënë që të presin edhe pak. Duket se kjo pritje ishte fatlume për njerëzit e mortit. Në kulmin e ulërimave shfaqet në derë, vajza e vdekur. Sapo shikojnë ajo bie në tokë, pasi vjen në vete tregon, se kishte qenë te disa njerëzit e saj e nuk kishte patur mundësi të lajmëronte në kohë. I gjithë vajli shndërrohet në festë e në vend të kafeneve, shpërndahet llokume. Por ndërkaq, prana festës qëndronte stok arkivoli i vajzës së gjendur dy ditë më parë. Njoftohet policia, e cila nga ana e saj e kishte konsiduar atë të mbyllur këtë ngjarje. Njerëzit e saj detyrohen të marrin arkivolin e ta dërgojnë përsëri në komisariat. Me pas ai niset për në Tiranë, pasi nuk kishte asnjë ambient ku ta mbanin. Pritet që të nisin njoftimin në televizion e se bashku me të edhe një foto të femrës së masakruar për të bërë identifikimin e saj. Megjithatë për familjen e njërës fshati të Patosit, dita e djeshme ka patur të dy ekstremet. Nga lotët e hidhërimit, ata kanë kaluar në lotë gëzimi. Me të vërtetë e fsit që kishin ardhur për të marrë pjesë në ceremoninë mortore, kanë thënë se kjo është një dhuratë e zotit në prag të Krishtlindjeve. Ndërsa më skeptikët kanë vazhduar të merren me vajzën, e cila nuk kishte njoftuar për largimin e saj nga shtëpia.

“Ndjekje penale Ministrit Kondi”

GJASHTËMUJORËT Në faqen 8

Rakipi, Kondi e Legisi në Ballsh

VRASJA E POLICËVE Në faqen 5

Nehat Kulla dënohet 11 vjet

LIROHET MUHARREM HAKA Në faqen 8

Dje në qendër të Tiranës (Foto: Plator Ilo)