INTERVISTE / Kam vënë kushte, dua përgjigje brenda muajit
Pëllumbi: Nano po na përçan
Mocioni i profesorit shkakton polemika
TIRANË - “Nano po klanizon partinë”. Servet Pëllumbi ka lëshuar akuza të tjera në adresë të kryeministrit dhe kryetarit të PS pas atyre të publikuara në letrën e hapur për KPD. “Ai ka prishur ekuilibrat e partisë, duke futur njerëzit të një forme tërheqjes, ka dhe nga ata që nuk kanë qenë asnjëherë në PS”, është shprehur Pëllumbi në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”. Profesori i PS në ditët pas letrës ka rikonfirmuar kërkesat e tij karshi strukturave drejtuese të partisë, duke këmbëngulur në domosdoshmërinë e mbajtjes së Kongresit, i cili sipas Pëllumbit do të shpëtonte PS nga “disa prirje” të dëmshme.
Servet Pëllumbi
Në faqen 5
“Atij ia kemi dhënë një herë përgjigjen”
REAGIMI I RUÇIT
TIRANË - “Ai humbi në Konferencën e PS”.
Ruçi del kundër Pëllumbit: “Kongresi mblidhet në rastet dhe statutet, të cilat nuk shoh se janë plotësuar”.
Në faqen 5
Rrëfimi i Alban Bushit kampionit tonë në Bullgari
Në faqen 13
Lumi i dhimbjes vërshon në Veri
Vijnë 10 mijë. Alarm për ndihmat
TROPOJË/ Tre të vdekur, 400 të sëmurë, frikë nga epidemitë
SHUME VONE
Fatos Baxhaku
Kur, me 1992, kriz- [?] të emigrimit të femijëve. Tani që na duhet që të gjithë ne jemi kujtu- [?]
Turmat e refugjatëve vazhdojnë të “mësynë” në Tropojë. Rrethi verior po ndihet më tepër sesa kurrë, rezultatet e një vizite të papritur. Ajo po kalon caqet e asaj që ishte parashikuar më parë. Tani kanë nisur të dalin në pah, gabimet e kryera nga “shtetarët”, të cilët një javë më parë të siguronin për masat e marra, ndërkohë që në Veri situata është krejt e kundërt. Ka arritur në 8500 numri i njerëzve të regjistruar, mijëra të tjerë nuk pranojnë të vënë emrin në listë, ndërsa mendohet se gati 5 mijë vetë janë ende rrugës.
(Foto: Hektor Pustina)
SHUME VONE
Fatos Baxhaku
Kur, më 1992, kris-mat e gjëmimit të topave serbë shkakërronin Bosnjen e bashkekzistencës mes popujve, zyrtarët tanë u preokupuan vërtet, por sipas mënyrës së tyre. Dalja nga një gjumë shekulli diktature duket se ua kishte marrë mendjet dhe vetëm ndërhyrjet nga jashtë i kandisën që të ndërmarrin një hap për t’u mbrojtur nga një fjalë e vetme: Nga fatkeqësia. Por shpejt dy kampet që u parashikuan të ngrihen, nuk dihet sepse mbetën në letër.
Tani që jo vetëm era e shqiptarëve të shkumbosura në Kosovë, por edhe gjëmimi i predhave të Milosheviçit dhe shiu i plumbave të njerëzve të tij kanë mbërritur përtej kufirit, tani duhet t’i vëmë të gjithë gishtin kokës.
Atëherë është vënë në lëvizje makina e lodhur e shtetit shqiptar. Kanë nisur diskutimet e shumta. Solis ka nisur mjekët dhe ilaçet e tij, Fino ka lëshuar malin me udhëzime për zyrtarët lokalë, Ministria e Rendit ka vëzhguar kufijtë dhe kështu me radhë. Në pamje të parë duket sikur secili prej ministrave ka bërë detyrën e tij, dhe ndoshta është vërtet kështu, por ndërkaq nga Tropoja e terrorizuar dhe e llapëzuar nga mjerimi i njerëzve që mundohen t’i shpëtojnë vdekjes vazhdojnë të mbërrijnë lajme tronditëse: të vdekur, të plagosur, të pastrehë, kërkesa për ilaçe dhe skena njerëzore, të cilat i kanë prekur të gjithë ata që kanë arritur në zonën e zjarrit. Shqipëria nuk ka mundur të bëjë më shumë se sa të shënojë në bilancet e saj zyrtare disa tonelata ushqime dhe ilaçe, mjete që me vetëmohim kanë planuar të shkojnë atje ku është puna dhe rreziku, por vetëm kaq. Asnjë strukturë në këmbë, e afte për të përballonte një tragjedi të paralajmëruar. Asnjë kamp funksional, asnjë çadër ku të fusin kokën fatkeqët, më se shumti gra dhe fëmijë. Tani që na duhet të gjithë në jemi kujtuar se Shqipëria është një vend të pakët vende evropiane që nuk ka një strukturë të vetën për të përballuar të tilla situata. Nuk bëhet fjalë vetëm për raste të tilla specifike, kur mund të ndërhyjnë edhe organizma të huaj. Bëhet fjalë edhe për gjëra krejt të paparashikuara, tërmete, përmbytje, zjarre... Bëhet fjalë pra, për një koncept që është materializuar me struktura të veçanta në të gjithë Evropën: për Mbrojtjen Civile. Një koordinator i prefekturave në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe një ushtarak specialist në Ministrinë e Shëndetësisë duket se janë dy njerëzit mbi të cilët rëndon barra e rëndë e përballimit të situatave të tilla delikate. Dikur - jo shumë kohë më parë - ekzistonte një Komitet i Mbrojtjes Civile. Ky me pas e harrua nga të gjithë me gjithë protestat e drejtuesit të tij. Tani mbase shumë nga zyrtarët janë kujtuar për të, por tashmë ka qenë vonë, shumë vonë.
Tragjedia e paralajmëruar e Kosovës kishte kohë që trokiste, por në rajonet e sotme të stërmbushura nga viktimat e luftës nuk u mor asnjë masë. Përse? Askush nuk e vë në dyshim solidaritetin e shprehur në radhë të parë nga tropojanët dhe zonat e tjera të Veriut, askush nuk e vë në dyshim gatishmërinë e njerëzve të drejtuar nga Solis dhe Fino, për të dhënë gjithçka që kemi nisur të promovojë nga pak të tërë do të kishte qenë më e lehtë sikur shteti shqiptar të kishte qenë më kohë i përgatitur për të përballuar situata të tilla, jo vetëm të pranishme, sikurse kjo e Tropojës, por edhe të papritura që nuk varen vetëm nga marrëzia e Milosheviçit, por që janë edhe më të rënda, meqë varen nga një marrëzi tjetër edhe më fatale: nga marrëzia e fatit. Largo qoftë, ç’do të bënte shteti nëse do të kishin ndodhur një tërmet apo një përmbytje që marrin përpara gjithçka?
Hakmarrje ndaj të vdekurve
Tritoli trondit varrezat e katolikëve
SHKODER / Dy vëllezërit "viktima" në përvjetor. Tronditet qyteti
Eksploziv të vdekurve. Një sasi e madhe tritoli që ka shpërthyer në “Varrezat e Rrmajit”, siç quhen ndryshe varret e katolikëve të Shkodrës, ka tronditur të gjithë qytetin. Ka qenë mengjesi i së mërkurës, kur shpërthimi i fuqishëm i ardhur nga varrezat ka thyer xhamat e pallateve rreth e rrotull. Tritoli ka ndjekur në banesën e tyre të fundit, Mark dhe Vuk Sam Markun, vëllezërit e vrarë këto dy vitet e fundit. Sasia e madhe e eksplozivit ka shkatërruar plotësisht varrin familjar.
Në faqen 8
Bllokohen 5 arabë ishin terroristë?
RINAS, VININ NGA TURQIA
Bllokohen 5 arabë ishin terroristë?
TIRANË - Fondamentalistë islamikë tentojnë të hyjnë në Shqipëri? Autoritetet shqiptare të Rinasit kanë kthyer mbrapsht pesë persona që vinin nga vendet arabe: një pakistanez, tre marokenë dhe një turk. Shkaku ka qenë parregullsia në dokumentacion. Burimet thonë se dyshohej që ata të ishin agjentë ose terroristë. “U prezantuan si gazetarë që do shkonin në kufi”.
Në faqen 6
Skandal me naftën në Albpetrol
Në Prokurori
Një kontroll i Ministrisë denoncon shkelje të rënda
Në faqen 11
ENCikLOPEDIA E BOTËRORIT / Sof fashikulli Nr.4
Edhe sot me “Gazeta Shqiptare” një prej 30 fashikujve të Enciklopedisë së Botërorit Francë ’98. Mblidhi dhe të gjitha së bashku do të krijojnë një vëllim prej 280 faqesh me foto me ngjyra për të shuar çdo kureshtje tuajën mbi Botërorin Francë ’98.
ITALIA MONDIALI ’98
Italia
Vizat italiane: Ja emra të rinj
Lista me qindra personat
Në faqen 16
GAZETA e Tiranës
Plehrat, misteri i kontrollorëve
Simptoma skandali në lidhje me pastrimin e kryeqytetit. Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë të ditur se supervizorët që duhet të mbikëqyrin kryerjen e pastrimit të Tiranës nga dy firmat e huaja, paguhen prej këtyre firmave, ndonëse bëjnë pjesë në organikën e Bashkisë. Kritika nga shëndetësia. “Kështu tolerohen parregullsitë”.
Në faqen 7
GAZETA e Durrësit
Tregëtia, më pak firma private
DURRËS - Bie numri i firmave tregtare në Durrës. Pas Tiranës, Durrësi është qyteti i dytë i Shqipërisë përsa i përket zhvillimit ekonomik. Gjatë viteve të ekonomisë së tregut shumë firma lulëzuan e shumë të tjera falimentuan apo ranë pre e sulmeve të vjedhjes të marsit ’97 duke mos e marrë dot veten.
Në faqen 9
GAZETA e Vlorës
Puna e zezë, ndërhyjnë Sigurimet
VLORE - Sigurimet shoqërore hyjnë me policë nëpër ndërmarrjet e Vlorës. Kjo pas një udhëzimi të posaçëm nga Ministria e Financave për ndërmarrjet private e shtetërore në të gjithë Shqipërinë. Në 15 ditë kontrolle për pagesat e sigurimeve, nëpunësit e zyrës së punës dhe të Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore kanë ndërhyrë të nevojshme të shoqërohen nga forcat e policisë, pasi janë pritur me fyerje të kallashnikovit.
Në faqen 9