RREFIM / I afërti i ish-Kryeministrit: Përgjues në zyrën e tij
TIRANË - Skandali i përgjimeve synon të thellohet gjithnjë e më tepër. Në përgjim duket se kanë qenë dhe instancat më të larta të shtetit. Njerëzit e mikrofov[a?] kanë përgjuar pa bërë ndonjë dallim të dukshëm, gjithçka që mund të shërbente shërbimit sekret për qëllimet e tij. Në rrethin e spiunimit ka qenë edhe vetë Kryeministri i atëhershëm Aleksandër Meksi. Vetë Meksi nuk ka pranuar të pohojë këtë gjë, por njerëz që kanë qenë dëshmitarë se si i ruhesh kryeministrisë bisedave delikate e kanë pohuar këtë dhe për Gazetën Shqiptare.
Tani është një njeri që merret me aktivitetin e tij privat. Para disa vitesh, jo shumë larg, ka qenë një nga njerëzit e ditur thuajse fare lirshëm në godinën e aparatit të Meksit, kur ky i fundit ishte ende Kryeministër. Janë përgjuar apo jo njerëzit e fortë të pushtetit? Kjo pyetje ishte më e shpeshtuar edhe nga pohime të vetë njerëzve që atëherë bënin pjesë në strukturat e forta të pushtetit. Njëri prej të cilëve, sot kryetar i Komisionit Parlamentar të Hetimeve, Azem Hajdari, pati deklaruar publikisht në Parlament se njerëzit e Gazidit? i përgjonin bisedat e tij, madje edhe ato fare private.
Në faqen 7
Tropoja merr shpërblim 100 mijë USD
Qeveria prek rezervat e shtetit për kosovarët
Berisha: Tani gati për luftë
TIRANË- Për çdo kosovarë të marrë në shtëpinë e tij familje të shpërngulur me 1500 lekë, duke llogaritur 10 mijë refugjatë e ardhur brenda tre ditësh, shpërblimet kapin shifrën e 100 mijë dollarëve. Përveç këtyre Qeveria dhe ka vendosur të prekë edhe rezervat e shtetit me një shumë prej 50 milionë lekësh. Berisha bën thirrje për luftë në Kosovë: “Lufta kur të vjen duhet ta bësh”, tha dje lideri i demokratëve në një konferencë shtypi.
Në faqen 11
Hajdari: "Nano tani ruhu"
Kërcënim i ashpër: Kujdes kur del jashtë Tiranës
"Pas Parlamentit, hera e dytë që më preve në besë"
ATENTATI I TROPOJES / Policia ngulmon: Ishte vetëm një akt personal
TIRANË - Azem Hajdari kërcënon Fatos Nanon. “Të ruhët se nuk i ka të sigurta udhëtimet jashtë Tiranës”, tha dje Hajdari, një ditë pasi i kishte shpëtuar një atentati në Tropojë. “Ai ka ndërmend të arratiset, por do ta sjellim shumë shpejt”, shtoi ai. Lideri i Dhjetorit e ka përjashtuar dje pistën e motiveve personale të atentatit ndaj tij në Tropojë dhe ka bërë direkt përgjegjës Nanon për atë që i ndodhi në qytetin e Bajram Currit. Sipas tij, duhej të përjashtohen menjëherë motivet personale në këtë akt të pastër të zbatimit të platformës së komunisteve për të mbajtur pushtetin, duke eliminuar fizikisht kundërshtarët. “Po pres që ata ta dënojnë aktin”, tha Hajdari i ashpër edhe për qëndrime më radikale ndaj krerëve aktualë të shtetit. “Nuk mund të toleroj më, me vrasje më kërcënon blumba në Parlament, ndërsa sa tani më prenë në besë në Tropojë”, shtoi ai në konferencën e shtypit.
Në faqen 2
Kontrabanda: Historia e vërtetë e tre anijeve të cigareve
Në faqen 9
Marlboro
Pollo: Ishte një atentat politik
NGA SPITALI, FLET ISH-KREU RTSH
TIRANË- Bardhyl Pollo, ish-kreu i RTSH-së, tregon nga Spitali Ushtarak, atentatin që iu at dhe Hajdarit e Minarollit. “Nuk ishte hakmarrje, por një atentat i mirëfilltë politik”, tha dje Pollo, në një intervistë për Gazetën. Me pak probleme për shëndetin, i plagosuri ka treguar se si ka ndodhur atentati, kush ishte drejtuesi dhe si kishin shpëtuar. “Na qëlluan me mitraloz të rëndë, na hodhën dhe granatë, përjetuam tmerr...”
Në faqen 2
MOMENTI
OPINION
MOMENTI
Dhimlitar Anagnosti
Kosova digjet e vritet, Kosova shkatërrohet e merr tugët e mërgimit. Gjithë ditën e përditë shohim, dëgjojmë e lexojmë ato që kanë ndodhur, ato që mund të ndodhin... Ç’të duhet bërë? Si duhet bërë? Kush duhet ta bëjë? Kur duhet ta bëjë? ... etj. Etj. Shumë mendime, shumë qëndrime, kur duhet vetëm një.
Është koha për t’u “konsultuar” seriozisht dhe me të vërtetë e miqhen? të Shqipërisë, me ata që ikën buzeplasur për çështjen kombëtare.
Mendoj se çaku ku ndodhet i gjithë populli shqiptar, kudo që ndodhet, është dramatik po edhe fatal: shqiptarët duhet të luftojnë. Duhet të bashkë-kërkojnë forcën e mendjes negociuese me atë të krahut luftarak dhe të dërgojnë gjak burrërisht. Patriotizmi nuk mësohet vetëm në libra e rrëfime, patriotizmi lind në mënyrë të natyrshme në përpjekjet e mëdha të luftës e të ndërtimit. Nese do të jemi të vendosur në këtë qëllim, Bota do të na dëgjojë e respektojë. Kur shqiptarët e Kosovës rrëmbyer armët për të mbrojtur pragun e shtëpisë, faktori ndërkombëtar lëvizi dhe çështja u ndërkombëtarizua, ashtu siç u desh lufta e Vlorës që konferenca e Paqes të ndërrojë qëndrimin në vitin 1920.
Kemi derdhur shumë gjak, po ca këtu e ca atje. Tani është koha e një veprimi të gjërë unik mbarëshqiptar, tërësor; Një Komb një Qëndrim, ndaj them që momenti është fatal.
Argumentat që shteti shqiptar është i dobët ekonomikisht e ushtarakisht janë pa themel, nuk është kjo e keqja e Shqipërisë, e keqja e Shqipërisë është handikapi i saj moral e qytetar.
Prandaj realizimi i imperativit të çështjes kombëtare, do ta shndërronte atë moralisht e mendërisht, do t’i kthejë ato instrumenta që pastaj do të krijojnë mirëqënien ekonomike dhe forcën.
Lufta për liri është forcë përditëshe. Një e shkatërruar dhe e lënë në Kosovë, po bishti duhet të zgjatet thellë në Shqipëri. Shqiptarët kudo që janë, duhet të rreshtohen me një ndër-njështë? egoiste individuale, por një bashkësi kompakte. Dhe nëse nuk është fort kompakte realizimi i kësaj kryedetyre do t’i kompaktësojë përfundimisht.
Cila superfuqi do t’i fite? e me popujt që luftojnë për liri? Franca dhe Amerika? USA në Vietnam? Apo Bashkimi Sovjetik në Afganistan?
Do të kemi dhe një varrezë Dëshmorësh! Po cili popull nuk e ka dhe nuk krenohët me të? Me mirë një altar i tillë i shenjtë se mijëra varre anonime të hapura nga vëllai për vëllanë, në një shtet të skermuar e të frikshëm për të jetuar. Prandaj them që momenti është ende fatal.
Spekulimet partiake, për atë që ndodh sot në Kosovë, deklaratat e akuzat e ndërsjellta janë një ogur i keq për fatin e popullit shqiptar. T’i qëndrojmë besëlidhjes “Një komb një qëndrim” të përcaktuar me strategji unikë, për të realizuar kthe-detyren tonë kombëtare me menduri, moral, kurajo e sakrifica. Bukë e krypë e zemër është shumë pak. Ne të kundërt në këtë fund shekulli mund të dëgjojmë ndonjë apollogji tjetër si ajo e Sir Eduard Greit në fillim të këtij shekulli, se historia do na dënojë për atë që bëmë me popullin shqiptar!
GAZETA e Shkodrës
Piaca mes gërmadhave dhe luksit
SHKODËR - Piaca siç vazhdon ta quajnë shkodranët rrugën muze, ku për dekada me radhë bënin shëtitjen e darkës dhe takoheshin me njëri-tjetrin, mbetet një kartë identiteti e Shkodrës. Marai i tmerrshëm i vitit të kaluar sakaq fityen e bulevardit kryesor në një mënyrë që as dy luftëtarë botërore nuk i kishin bërë.
Në faqen 6
GAZETA e Durrësit
Bulevardi më i mirë se i Tiranës
DURRËS - Riparohet bulevardi kryesor i qytetit. I dëmtuar nga ndërhyrjet e ndërmarrjeve të tilla si Telekomit e Elektrikut, bulevardi kryesor i Durrësit i ndërtuar me pllaka u riparua përsëri për tre? dhe vendosur ne vend të pllakave serë. Por pas 1 viti me ndërhyrjen e Bashkisë u vendos që sërish Bulevardi të kthehet në gjendjen e tij të mëparshme.
Në faqen 8
GAZETA e Vlorës
Çimentoja protestë në Shesh Flamur
VLORË - Çimentoja kërçenon të dalë në Sheshin e Flamurit. Fabrika e vetme që i rezistoi tërmetit të marsit ’97, sot rrezikon të mbyllet nga indiferenca e atyre që e drejtojnë. Që në muajin janar të këtij viti është ndërprerë puna dhe regjimi është pagasa e 250 punëtorëve të saj, duke çuar në shterngesë ekonomike po kaq familje.
Në faqen 7
Fino i bën tualet Tiranës
Të hënën nis aksioni për pastrimin e qytetit
Bashkisë i jepen 9 makina për larjen e të gjithë rrugëve
TIRANË - Doni makina pastrimi? Ja ku i keni. E kishin ëndërruar këtë ditë lokalet, por që ajo të mbërrinte kaq shpejt, këtë nuk e kishin pritur. Dje ministri i Pushtetit Lokal, Bashkim Fino, mbërriti në një takim të përfaqësuesit e Bashkisë, Prefekturës, Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Elektrikut dhe Telekomit. Arsyeja? Si ta koordinojmë punën për pastrimin e zorshëm të Tiranës. Kryebashkiaku tha dje se në takim ministri Fino kishte ofruar në ndihmë strukturave të Bashkisë që merren me pastrimin, edhe nëntë makina të tjera shtesë.
Në faqen 5
Leka Zogu zbriti në GjyKatë
DJE PROCESI
Leka Zogu
Gjykata nis shqyrtimin e mitingut të monarkistëve. Mbi Leka Zogun dhe ministrin e oborrit mbretëror, Aedin Mulosmani rëndon akuza e organizimit dhe drejtimit të kryengritjes së armatosur.
Në faqen 4
ENCICLOPEDIA E BOTËRORIT
Nesër ofertë fantastike: Tre fashikuj së bashku. Fillon Brazili...
Nesër ofertë fantastike:
Tre fashikuj së bashku.
Fillon Brazili...