REPORTAZH / Në Tropojë ku bujtën të gjithë
SHKODER - “Kur i sheh ashtu të dërrmuar e të raskapitur, nuk ke as zemër t’u thuash se u duhet të ecin dhe disa orë të tjera”.
Kështu thotë një prej refugjatëve Bill Pexteon, shefi i zyrës së OSBE-së në Tropojë, i cili çdo ditë përgatiste vijën kufitare. Asgjë prej perëndimori nuk mund ta ndalojë atë të mallëngjehet teksa tregon histori për muhaxhirë të shumtë që kalojnë kufirin. Fluksi i të shpërngulurve në Kosovë rritet çdo ditë. Ditën e parë kanë kaluar kufirin 200 kosovarë, të ndarë 700, 1300, 3000. Shtoheni numri tyre, shtoheshin dhe përgjegjësitë e strukturave të pushtetit. Tropoja e vjetër është stacioni i parë. Kryetari i kësaj komune, Isa Memia, nuk fle asnjë çast në përpjekje për të organizuar regjistrimin e tyre dhe shpërndarjen nëpër shtëpi. Dikush ka një konak 60 vetë. Nuk kanë as vend ku të shtrihen. Rrinë me gjunj të mbledhur, mjaft të fusin kokën diku. Ndërsa e zonja e shtëpisë nuk fle fare. Se bashku me të bijën lajnë rrobat e të ardhurve, gatuajnë bukë për mëngjesin e nesërm.
Në faqen 11
Një ushtar i UÇK-së në Tropojë (Foto: Arben Zaimi)
Kufiri, 45 mijë serbë kërçënojnë
KOSOVA / Debat i ashpër në Parlament mes krerëve të Mbrojtjes
Hajdaraga: Jemi gati, kemi ndihmën e NATO-s
Hajdari: Ushtria jonë e paaftë për të mbrojtur
KOSOVA / Debat i ashpër në Parlament mes krerëve të Mbrojtjes
Kufiri, 45 mijë serbë kërçënojnë
Hajdaraga: Jemi gati, kemi ndihmën e NATO-s
Hajdari: Ushtria jonë e paaftë për të mbrojtur
TIRANE - Hajdaraga deklaron gatishmërinë e Ushtrisë shqiptare në funksion të mbrojtjes së kufijve në rast të një konflikti ndërkufitar dhe ka shtuar se në këtë kontekst aleatët Perëndimorë, NATO nuk do të lejojë kurre agresionin e Serbisë ndaj Shqipërisë. Ministri i Mbrojtjes ka folur në Kuvend i ftuar në një interpelancë nga kreu i Komisionit të Mbrojtjes, Azem Hajdari. Hajdaraga ka theksuar vënien e shpejtë në gatishmëri të një sere repartesh e brigadash ushtarake, pas trazirave e shkatërrimeve të vitit të kaluar. Ndërkohë që deputeti demokrat Hajdari ka vënë theksin në atë se kufijtë shqiptarë janë ende të pambrojtur karshi dislokimit të mesë 45 mijë forcave të Ushtrisë Federative serbe në Kosovë dhe forcave të tjera të milicisë e paramilitarëve.
Në faqen 3
Ku po shkojmë me Kosovën?
Sabri Godo Pyetjes se ku po shkojmë me Kosovën, nuk do të mund t’i përgjigjej asnjë politikan shqiptar. Por ajo që mund të themi është se kësaj here do të jemi me Kosovën. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë kuadro të PKSH u vunë nëpër me të rënda, ashtu siç dinte t’i jepte Enveri, sepse bënin pyetje për Kosovën. Përgjigjja përfundimtare erdhi nga udhëheqja e partisë aty nga fundi i vitit 1944, në formën e një shakaje, që ishte udhëzim për organizatat e partisë dhe njësitet partizane: “Jemi in- haptas si e mendon zgjidhjen e problemit të Kosovës. Qeveria, sot bie në eufori me vendimet e Grupit të Kontaktit dhe në nesër duket e lumtur me fillimin gjoja të bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit. Pak a shumë kjo të kujton zhurrmën e një tenqeje të lidhur pas bishtit të qenit. Gjithnjë nga zelli për t’u treguar sa më e moderuar e me gjuhë të sheklyqera, diku ndodh që Qeveria të flasë dhe më tepër nga sa i takon, si fjala vjen të kërkojë hyrjen e Kosovës në Konfederatën Jugosllave, pa pyetur nëse e dëshirojmë një gjë të tillë vetë kosovarët. Ndërkohë zjarrmi ka përfshirë gjithëm Kosovën. Rikthehem te çështja e NATO-s. Si do të ndihej nesër Qeveria jonë, nëse NATO vendos të dërgojë trupat në Kosovë? Në këtë rast do të thuhej se kjo Qeveri u end si një pyll me mjegull, pa e gjetur drejtimin që duhej ndjekur. Personalisht, si deputet, duke iu përmbajtur tri rezolutave të Kuvendit Popullor, në takimet që kam pasur kohët e fundit me personalitete të huaja, duke përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme të Italisë, z. Vatoni, drejtorin Politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Ishinger e të tjerë, kam thënë se për Kosovën dhe paqen në Ballkan ka një zgjidhje të vetme, ndërhyrjen e trupave të NATO-s. Le të bëjmë një vlerësim të thjeshtë: edhe po të supozohet se komuniteti botëror do të ndryshojë qëndrim dhe do ta detyrojë Millosheviçin të tërheqë trupat nga Kosova, në pikën që kanë arritur punët, Millosheviçi s’mund të bëjë një gjë të tillë. Që tani një radhë fshatrash janë jashtë sundimit serb. Me tërheqjen e trupave, asgjë s’mund ta ndalte Drenicën, Deçanin etj., të shpallnin lirinë, duke u ndjekur kurrkund nga e gjithë Kosova. Millosheviçi e di këtë, rrjedhimisht që do të ndodhte, prandaj s’mund të lëngitet. E kam thënë edhe më parë, sot Millosheviçi ka vetëm një rrugë: të zgjedhë luftën dhe të zbatojë një plan kosovarë për t’i arrirur dy qëllime, të shuajë rezistencën në Kosovë dhe të destabilizojë prapavijën e saj, Shqipërinë. Që ta bëjë këtë i duhet të mbajë të përqendruar
ashtu si për organizatat e partisë dhe njësitet partizane: “Jemi internacionalistë, Kosovën mund ta qeverisë më mirë Jugosllavia, kurse ne jemi si miu që nuk e nxë vrima për vete e kërkon edhe kungullin nga mbrapa”. Për këtë thërras dëshmitarë gjithë ish-partizanët e Brigadës VI Sulmuese. S’kam asnjë dyshim se udhëzimi u dha i njëjtë për tërë njësitet partizane.
Në politikën e sotme të Qeverisë tonë, të veshur në fraza si pushkë në pare, flitet për Kosovën. Po deri në një farë mase, sepse Evropa na quan djem të mbarë, na rreh në sup e na thotë se po punojmë për stabilitetin e emancipimin e Ballkanit dhe kurrsesi s’duhet të prishim këtë imazh të bukur që krijuam rreth vetes, duke kërkuar për Kosovën e për kombin shqiptar ndonjë gjë më tepër nga sa dëshiron të dëgjojë Evropa. Mirëpo ky zell konformizmi i tepruar mund të jetë dhe vetëshkatërrues. Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Kohen, po niset për në Evropë që të bindë NATO-n për ndërhyrjen në Kosovë. Të tjerë personalitete politike, po flasin prej kohe për përgatitjet e NATO-s për ndërhyrje ushtarake eventuale në Kosovë. Këtë kërkesë e ka bërë në tri dokumente Kuvendi Popullor. Kurse Qeveria jonë është e kufizuar të kërkojë ardhjen e NATO-s në Shqipëri, e ndoshta edhe vendosjen e trupave të NATO-s në kufirin tonë me Kosovën. Nise punët kanë shkuar vërtet deri këtu, domethënë të kemi kërkuar trupa të huaja në kufirin tonë me Kosovën, më e pakta që mund të thuhet është se kjo Qeveri shikon vetëm vëllimin ku mund të rrijë ngrohtë. Akuza të tilla, që mund të jenë krejt pa bazë, qarkullojnë nga se Qeveria nuk del të thotë
Vijon në faqen 3
Berisha: Europës: Mos jepni ndihma për Qeverinë Nano
Opozita po kërkon rrugë të reja për të goditur kundërshtarët e saj në Qeveri.
Opozitën me i politikës është a i ndi- hmave të huaja i deklaruar edhe më parë nga Berisha. Por tashmë ka një qëndrim më radikal.
Në faqen 2
Bombë në prefekturë
GAZETA e Shkodrës
SHKODER - Ka qenë ora 9 e gjysmës e ditës së djeshme, ndërsa të gjitha ambientet e ndërtesës qeveritare ishin plot me njerëz, kur lajmi i tmerrshëm i ka elektrizuar të gjithë.
Policët e shërbimit në hyrjen qendrore kanë evakuuar të bllokuarit në oborrin e ndërtesës një grua 65-vjeçare në çantën e së cilës nuk kish- te asgjë tjetër, përveç grana-
ZHDUKEN 280 PREDHA ANTITANK
Në faqen 4
Sherr me grekët: U ndalua në ujrat tona
Dogana merr hak për gjithë vitin
GAZETA e Vlorës
Dogana merr hak për gjithë vitin
VLORË - Porti sulmon firmat dhunuese të doganës. Janë mbi njëzetë e nëntë subjekte private, për të cilat tashmë është nisur në Prokurorinë e Rrethit padia për mos pagimin e taksës doganore dhe për bllokimin të dhunës ndaj doganierëve gjatë trazirave. Sipas krerëve të kësaj dogane, humbja që i kanë shkaktuar shtetit, ka qenë rreth tetëdhjetë e nëntë milionë lekë.
Në faqen 7
Policia braktis plazhin
GAZETA e Durrësit
Policia braktis plazhin
DURRËS - Plehërat dhe mungesa e Rendit kërcënojnë plazhin. E diela e dytë e pushimeve që sapo kanë filluar nuk ka kaluar pa shqetësimet e saj.
Megjithë pastrimin e rërës dhe të mjedisit pranë bregdetit, fundjava e parë e plazhit la pas një mal me mbeturina të hedhura sa këndej-andej nga pushuesit.
Në faqen 8
Sarandë, kapet një anije me cigare kontrabandë
Sherr me grekët: U ndalua në ujrat tona
Kapet në Sarandë një anije kontrabandë. Ngarkesa me cigare të paregjistruara ishte destinuar të shkarkohej gjatë natës në brigjet shqiptare.
Menjëherë sapo ka kaluar ujrat territoriale, anija është përballuar me rojen bregdetare. Alarmi i dhënë ka vënë në lëvizje dhe anijet greke që kanë bllokuar rrugën e kthimit të undëruesit kontrabandë. Pasi është dorëzuar, anija ka mbetur në ujrat territoriale pranë Sarandës, deri në një urdhër të dytë për t’u ankoruar në port. Dje kreu i përgjithshëm i policisë, Bregu u ka kërkuar autoriteteve të Korfuzit që anija të sekuestrohet, pasi ka shkelur ujrat e Shqipërisë. Nëse një gjë e tillë pranohet, malli kontrabandë do të vihet në ankand për t’i sjellë përfitime arkës së policisë.
Në faqen 4
Foto e ngarkimit/shkarkimit të mallrave pranë një kamioni. Në kamion lexohet: MIFUT.
“Tradhtia erdhi nga Rugova”
TIRANË - Komunistët sulmojnë Rugovën për tradhti, por nuk lënë mangut dhe Alinë, Nanon e Berishën.
TIRANË - Komunistët sulmojnë Rugovën për tradhti, por nuk lënë mangut dhe Alinë, Nanon e Berishën mbi të cilët ka lëshuar një lumë me akuza. Madje, janë shprehur se PK e ekziston dhe në viset shqiptare në Kosovë, dhe ku njerëzit e saj janë duke luftuar për liri kundër pushtuesit serb.
Duke qenë në pritje të legalizimit të Partisë Komuniste, Maks Hasani nuk ka ngurruar të lëshojë akuza e të bëjë sulme sa majtas e djathtas kundër të gjithë politikaneve.
Në faqen 2
Qershori do mbyllë gropat e Tiranës
ME 60 MILIONE
TIRANË - Fundi i qershorit do ta gjejë Tiranën me disa gropa më pak.
Me fondin 60 milionë lekë nga buxheti i shtetit, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, ka përmirësuar 6 segmente rrugore të Tiranës, që kanë qenë ndër më të dëmtuarat. Natyrisht me 60 milionë lekë nuk mund të bëhen çudira, por në ato segmente ku është ndërhyrë, ndryshimet janë të ndjeshme. Përgjithësisht janë mbushur gropat dhe janë asfaltuar pjesët më të dëmtuara. Janë katër firma, që janë zgjedhur me prokurim të drejtpërdrejtë me vendim të Këshillit të Ministrave.
Në faqen 9
Sot një fashikull tjetër për Brazilin
ENCIKLOPEDIA E BOTËRORIT / Sot fashikulli Nr.9
ITALIA MONDIAL 98
KOMUNISTËT
Njoftim i TELE-BINGO-s KOMBËTARE
LISTA E ÇMIMEVE FITUESE TË SHORTIT TË DATES 07.06.1998 TE TELEBINGO KOMBËTARE
ÇMIMI MINI - BINGO
Fitoni çmimin Mini - Bingo me vlerë 4000 lekë të gjitha biletat me Nr 2992
ÇMIMET E MËDHA
Fitoni të drejtën e konkurimit për çmimet e mëdha.
Bileta Nr 2992 Seri 548; Bileta Nr 2992 Seri 581;
Bileta Nr 2992 Seri 544; Bileta Nr 2992 Seri 554;
4 fituesit e mësipërm do të konkurrojnë ndërmjet tyre të dielën e ardhshme, më datë 14 Qershor 1998 për të ndarë:
DY APARTAMENTE NJE AUTOVETURE NJE UDHËTIM TURISTIK
ÇMIMET PLOTËSUESE:
Fitoni çmimin e pestë plotësues me vlerë 60 lekë të gjitha biletat e Serisë 506
Fitoni çmimin e katërt plotësues me vlerë 120 lekë të gjitha biletat e Serisë 519
Fitoni çmimin e tretë plotësues me vlerë 180 lekë të gjitha biletat e Serisë 570
Fitoni çmimin e dytë plotësues me vlerë 240 lekë të gjitha biletat e Serisë 588
Fitoni çmimin e parë plotësues me vlerë 300 lekë të gjitha biletat e Serisë 522
Fituesit e çmimeve Plotësuese dhe Mini - Bingo mund t’i tërheqin ato pranë çdo pike shitje të Tele - Bingo-s dhe TOTO - Futbollit. Fituesit e çmimeve të mëdha duhet të kontaktojnë menjëherë me Telebingo Kombëtare në numër telefoni 334 48 dhe 414 - 29. Për shortin e ardhshëm të datës 14 Qershor 1998 janë hedhur në treg 100 seri me numër nga 601-700