14/06/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

14 qershor 1998

Spiuni italian humbnë qelitë e Sigurimit

Historia misterioze e pilotit të rrëzuar ndërsa fotografonte Pasha Limanin TIRANË - Po të ishte akoma gjallë, sot, koloneli dhe piloti italian Oscar Shilke do të numëronte 91 vjeç. Por po të ishte akoma gjallë, ashtu si vazhdon të shpresojë familja e tij, piloti mund të ndodhej ende në Shqipëri, ku është kapur nga ushtria shqiptare në një sekret të thellë me 13 tetor 1951, duke e mbajtur pastaj të burgosur për shumë vite pa dhënë asnjë informacion se ku ka përfunduar. Atë mengjes tetori, 47 vjet më parë, Shilke, po fluturonte në bordin e një avioni spiun “P38” të aviacionit ushtarak italian në mision sekret mbi Shqipëri. Qëllimi i misionit: fotografimi i bazave të ndëtesëve në Pashë Liman, që po ndërtoheshin nga rusët. Por kundërajrorët shqiptarë e zbuluan dhe pasi hapën zjarr, avioni u rrëzua. Piloti Shilke, u kap i plagosur. Është një histori që nuk është treguar ndonjëherë, dhe që për shumë vite është mbajtur sekret në të dy anët e Adriatikut. Pala shqiptare ka heshtur dhe ajo italiane e kësaj dite nuk thotë asgjë, ndërsa pala italiane ka deklaruar se Shilke vdiq mbi detin Adriatik, gjatë një stërvitje. Në faqen 10

Kështu UÇK jeton në Shqipëri

Pranë Durrësit e Shëngjinit luftanijet e marinsave amerikanë Kështu UÇK jeton në Shqipëri Mes njerëzve që kërkojnë të çlirojnë Kosovën Gati 40 bombarduesit e NATO për Millosheviçin Atmosfera në rrethin e Tropojës vazhdon të jetë pa jetë. Vetëm se përpara Bashkisë nuk sheh më aq shpesh grupe muxhahidinësh. Megjithatë në centralin telefonik vazhdon të paraqitet e njëjta kërkesë për biseda telefonike. Autoritetet tubohen çdo ditë në mbledhjen e shtabit, por nga ora 18 e kanë ulur orarin e saj në 16 orë për shkak të ndjeshjeve të botëorit. Kryetari i komunës së Tropojës së Vjetër, Isa Demia, thotë se problemi tani për tani është stabilizimi përfundimtar. Muxhahidinët tregojnë se netëve të fundit u janë dhënë dyshekë sfungjeri për të fjetur, ndërkohë që në magazinën e komunës ka të tjerë. Kryetari i Këshillit të rrethit, Xhevdet Hoxha, flet për mungesën e pothuajse të plotë të disa artikujve-bazë ushqimore, të tillë si mi, sheqer, vezët etj. Ndërkohë nesër arrijnë 40 bombarduesit e NATO-s. Në faqet 2-4 Një bombardues i NATO-s gati për misionet në Shqipëri (Foto: ANSA)

Politikanët shqiptarë të mësojnë nga të huajt

NAPOLON ROSHI Nga sa duket e kemi në gen që pa hapur mirë sytë në mëngjes të pyesim: ç’thotë sot bota për ne? E tejngopim veten me emisionet e të tjerëve në gjuhën shqip ku fund e krye flitet vetëm për angazhimin botëror, për fatet e Shqipërisë; tejngopemi me revista radiotelevizive, deng me pritje-përcjellje emisarësh, më tha i thashë. Kur, padashur ndërrojmë kanal dhe dëgjojmë apo shohim që radiotelevizionet e tjera flasin shumë për konfliktin Eritre-Etiopi, debatin Indi-Pakistan, demonstratat në Nigeri ... i qortojmë që nuk po e kuptojnë se këtu luhet edhe me fatet e Evropës e më gjerë. As që më shkon ndër mend të zvogëloj rolin e faktorit ndërkombëtar. Perkundrazi, për të anagazhuar këtë faktor ndërkombëtar e aq që në ka ardhur koha ta nisim ditën e re me pyetjen: ç’po bëjmë ne për vendin tonë? Që të tjerët të na venë në kandar, të marrim pak më shumë inat që ta bëjmë vendin fushë joshëse investimi, kantier pune dhe parajsë turistike. Të tjerë mundësitë janë. Dikur Konica i madh shkruante se në trojet shqiptare ka vend për të punuar e jetuar 20 milion frymë. Kërkohet vetëm që shtetin ta bëjmë shtet me polic që godet me forcën që i jep ligji, me gjykata ku drejtësi të pushojë së qeni fjalë e huaj; me politikanë që të kujtohen të flasin ndonjëherë jo si në minifingje. Që të jemi dikushi për të tjerët, të përpiqemi të bëhemi si ata. Të mbajmë përherë parasysh se kudo në vendet demokratike ka rotacion, ka pozitë dhe opozitë, ka debat të ashpër parlamentar. Por ka diçka të veçantë, jetëgjatë e të përbashkët - shtylla e politikës kombëtare. Asnjë politikan, asnjë forcë politike nuk luan me këtë shtyllë, nuk manipulon me të për të fituar kapital politik. Kam përshtypjen se pak mund të presim nga të tjerët nëse

Mos bëjmë shaka me emrin e Flamurit

TRITAN SHEHU Fati dhe historia e kanë vendosur Shqipërinë në Europë jo vetëm gjeografikisht, por e kanë lidhur atë pazgjidhshmërisht me atë pjesë të qytetërimit që quhet perëndim. Në historinë tonë vërtet disa herë kemi përfituar nga ky entitet gjeografiko-politik, por jo rallë dhe kemi sakrifikuar për të, duke qenë të bindur që kështu kontribuonim për vendin tonë. Pra që shumë herë identitetin tonë, nacionalizmin tonë e kemi parë brenda disa koncepteve intrigues të asaj kohe, duke arritur kulmin në periudhën e Skënderbeut. Megjithatë ky rol dhe orientim jo gjithmonë është kuptuar si duhet nga Perëndimi, megjithëse ai ngeli gjithmonë thellësisht i tillë dhe nuk e pengoi dot asgjë as izolimi, as lufta dhe pushtimet e gjata, as konvertimet apo ndasitë fetare në sensin e tij. Ishin vitet 1991-92, kur pas një heshtje të gjatë perëndimi filloi të bëhet koshient i pozicionit shqiptar duke i hapur realist rrugë endrës sonë të integrimit europian modern. Për herë të parë shohim një sinkronizim ndaj Shqipërisë, të SHBA e të të gjithë vendeve të BE. Kjo erdhi si pasojë e gjeopolitikës se si dhe e qëndrimit tonë të qartë për demokraci e integrim perëndimor. Askush s’mund ta mohojë që kjo rrugë integruese është e dëshirita. Kjo lidhet me një tepër se 50-vjeçet e kaluara, me faktin që demokracia shqiptare është e re, me realitetin tonë ekonomik-social si dhe me faktin e mos zgjidhjes akoma të çështjes kombëtare. Por për fat të mirë faktori më pozitiv është sentimenti i fortë i shqiptarëve për të mos rënë peng i tyre, për të ditur të dallojë që rruga e integrimit është rruga, për vlerat të tjerave do t’i japë fund edhe padrejtësive historike që na janë bërë, megjithëse historikisht kemi qenë shumë larg ideve ksenofobike e zgjidhjeve të përtej rrugës ndaj kozmopolitizmit e pavarësisht ndaj anti integrues. Të dish të trasmetosh dhe të bësh të njohura këto tipare, është detyra kryesore jo vetëm e diplomacisë, por e të gjithëve ne, veçanërisht kur zgjidhja e çështjes kombëtare ka hyrë në një fazë të re. Kjo merr përsipër absolute tashmë kur nga e gjithë ne bëhet po kuptohet qëllimi i vërtetë i Millosheviçit e pandershmëria e tij, e lidhur kjo me bazën e tij ideologjike, që është komunizmi dhe u-

Atmosfera në rrethin e Tropojës vazhdon të jetë pa jetë.

SPANJA MUND VETVETEN

SPECIALE BOTËROR FRANCE '98 SPANJA MUND VETVETEN Afrikanët shkatërrojnë iberikët. Meksika triumfon ndaj Koreano Jugorëve, por hollandezët nuk kanë ç’të bëjnë përballë "dajave të kuq" Në faqet 13-15 Nga ndeshja Hollandë-Belgjikë 0:0 (foto: ANSA)

Ngjela: Kam emrat e socialistëve

Kreu Komisionit: “Do i them në Kuvend” TRAZIRAT E MARSIT / “Edhe ata fajtorë si demokratët” Ngjela kundër raportit që lexoi vetë në Parlament. I bindur se ka bërë vetëm rolin e ekspertit, avokati thotë se një raport i tillë është i pavlerë. “Ai është një relacion i njëanshëm që mund të pranohet vetëm për qëllime politike të atyre që ndodhen në pushtet”, tha dje avokati, pa lëvizuar aspak nga pozicioni i tij komod se gjatë trazirave janë implikuar të dy palët, si opozita ashtu edhe ata që drejtonin shtetin. “Po të ishte për të publikuar përgjegjësitë individuale mund të bëhej edhe një listë tjetër me emra të implikuar nga ish-opozita”, tha avokati, pa pranuar të bëjë publike emrat që ai disponon dhe që i kanë dalë të tillë gjatë periudhës kur ka hetuar në institucionet kryesore të shtetit, përfshirë SHIK-un, Ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrojtjes. Në faqen 5

Shtetrrethim, do vrasim qentë

Çifet qëllojnë ndaj rrugaçëve TIRANË - Tirana u gdhi sot me disa dhjetëra qen rrugaçë më pak. Aventurat nocturne për asgjësimin e tyre në rrugët e Tiranës tashmë kanë filluar. Nisi mbrëmë aksioni i përgjithshëm i asgjësimit të qenve rrugaçë, Në faqen 6

Zogaj refuzon ftesën e Majkos

Në faqen 5

Në bombarduesit e NATO-s gati për misionet në Shqipëri (Foto: ANSA)

ENCiklopedia e boterorit / Nesër fashikuj Nr.14 dhe 15

Sot 2 Fashikuj të tjerë të Enciklopedisë së Francë '98 Danimarka dhe Spanja ENCIKLOPEDIA E BOTËRORIT / Nesër fashikuj Nr.14 dhe 15 Sot 2 Fashikuj të tjerë të Enciklopedisë së Francë '98 Danimarka dhe Spanja

TRAZIRAT E MARSIT / "Edhe ata fajtorë si demokratët"

GAZETA e Shkodrës

“Edhe këtë verë mbetëm pa ujë” SHKODËR - Drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellësit për Shkodrën, Engjell Gjondrekaj, nuk nguron të bëjë publike faktin se këtë verë mungesat e ujit të pijshëm do të jetë më e madhe se një vit më parë. Në faqen 7 GAZETA e Vlorës Sherr për listat e zgjedhësve VLORË - Nis lufta për listat e zgjedhësve lokale. Bashkimi për Demokraci ka hedhur akuzat e para për manipulim të listave zgjedhore. Sipas këtij grupimi politik, për zgjedhjet lokale në Vlorë ekziston një mungesë prej rreth tetë mijë emrash të zgjedhësve. Në faqen 8 GAZETA e Durrësit KESH-i kërcënon qytetin me terr DURRËS - KESH-i kërcënon qytetin me terr. Nëse brenda qershorit të gjitha firmat private dhe shtetërore, si dhe të gjithë ata banorë durrsakë që nuk paguajnë energjinë elektrike që harxhojnë, do t’u ndërpriten për një kohë të gjatë dritat. “Paguan që t’ju ndihmojmë”. Në faqen 9