Tiranë, mbeten të plagosur një roje e një kamarier
Eksploziv në mesnatë lokali të tij
TIRANË - Eksploziv lokalit të qeveritarëve dhe krerëve socialistë.
Atentat enigëm mbi pronën e mikut të kryeministrit Fatos Nano, Gazmend Demi. Mbrëmjen e së dielës në orën 23.15, rreth 500 gramë tritol shpërthyen mes bar “Junes” dhe lokalit luksoz “Trekatësh”, ngjitur me të. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur lehtë një roje dhe një kamarier, ndërsa janë shkatërruar dhe jo të vogla materiale. Pronari i lokalit, njëkohësisht dhe drejtori i Shërbimeve Qeveritare, Demi, ka pohuar dje për Gazetën se “akti nuk ishte një hakmarrje personale”. Ai gjithashtu e lidh me përfundimin e zgjedhjeve lokale, miqësinë e tij me socialistët dhe frekuentimin që ata i bëjnë lokalit të tij. Drejtori i policisë Fadil Canaj nuk hedh poshtë asnjë version, por mohon një akt të pastër terrorist.
Në faqen 4
Lokali, viktimë e eksplozivit
Zgjedhjet, kutië bosh
Abstenim rekord: Votohet vetëm 60 përqind
Në PS nis festa: Morëm 4 bashki, 6 komuna
PD fiton vetëm Kavajën: Tani do ndryshojmë taktikë
TIRANË - Votuesit rebelojnë. Vetëm 60 përqind e tyre kanë shkuar dje para kutive të votimit. Pjesa tjetër e lodhur nga votimet e shumta kanë preferuar më mirë plazhin dhe qetësinë familjare sesa leximin e listës së kandidatëve. Alenaca për shtetin ka fituar katër bashki dhe gjashtë komuna. Bashkimi për Demokraci triumfon vetëm në Kavajë dhe në dy komuna. Për të Djathtën e Bashkuar ka mbetur vetëm shansi i balotazhit në Shijak. Pollo: Tani do ndryshojmë strategjinë.
Në faqen 3
PROTESTE NË HESHTJE
Skifter Ndërsa politikanët numërojnë dhe rinumërojnë votat për të kuptuar se kush ka fituar dhe kush ka humbur, Skifterit nuk humb kohë në analiza të kota elektorale, por vendos të thotë edhe këtë herë të vërtetën: kanë humbur të gjithë. E djathta, e majta, qendra. Ka humbur e gjithë klasa politike, e sfiduar nga 40 për qind e zgjedhësve, që në vend të rinë pjesë në votime më shumë se 60 për qind e zgjedhësve, ky konsiderohet si një sukses i madh. Por në Shqipëri, e dimë të gjithë, mungesa në kutitë e votimit ka një domethënie krejt tjetër. Kjo është heshtja e njerëzve tanë, të lodhur duke votuar, pasi shohin që nuk ndryshon asgjë, të lodhur duke votuar se pastaj shkojnë në treg e shohin se çmimet janë rritur akoma më shumë, të ... lodhur nga papunësia, nga vështirësitë për të emigruar, nga jeta e paparballueshme me pensione të varfëra, nga korrupsioni dhe burokracia që nuk ndryshojnë kurrë. Edhe të rinjtë janë të lodhur: të lodhur se nuk kanë një kinema, nuk kanë një shkollë të funksionojë ashtu siç duhet, se nuk kanë para për të bërë pushime që të quhen tamam pushime. Të lodhur pasi kthehen në shtëpi dhe nuk kanë drita, apo ujë për të bërë vetëm një dush. E ndërkohë politikanët grindën. Asgjë nga këto ëndrra shqiptare nuk premtojnë (të paktën) në fushatë. Grindën mes tyre, vetëm për gjëra që prekin interesat e tyre, grindën për gjëra që kanë bërë vetë, për paraqitë që kanë vjedhur ata vetë, për skandalet që i përkasin vetëm atyre, për pushtetin që është pushtet i tyre personal dhe jo ai që i kanë besuar zgjedhësit. Zgjedhjet të dielës ishin shumë të vogla për të pasur një domethënie politike të madhe. Por papritur, një sinjal, më i rëndësishëm se gjithçka mbërriti: njerëzit u mbyllën në një indiferencë të frikshme. Politikanët duhet ta marrin në konsideratë këtë dhe të nxjerrin mësim. Sepse deri kur njerëzit nuk do të besojnë në mesin e tyre, politikanët, të gjithë së bashku do të humbin gjithnjë.
...bur, Skifterit nuk mund t’i vend të votimit, ka preferuar të shkojë në plazh, të qëndrojë në shtëpi e të shlodhet, ose ka preferuar të mos bëjë asgjë, duke e konsideruar siçdoqoftë më mirë se të shkojë të votojë.
Kur të rrëmëra e numrave të marrë fund, dhe gëzimi i fitores apo trishtimi i humbjes të kalojnë, politikanët duhet të shqetësohen se pse 40 për qind e votuesve i ka braktisur. Një reflektim i rëndësishëm, sepse është shumë e rëndë kur politikanët ka nuk përfaqësojnë më interesat e njerëzve, kur politika shkëputet nga populli dhe shndërrohet vetëm në strategji për të ruajtur pushtetin apo për ta rimarrë atë. E nëse ndonjë politikant reagojnë duke thënë se nuk është e vërtetë, se ai punon për popullin, atëherë i përgjigjemi se kjo është akoma më e rëndë, pasi njerëzit nuk e kanë vënë në rrezik atë. Të dielën vota e vërtetë ishte indiferenca, një indiferencë tragjike dhe pa precedentë, pasi nuk kishte ndodhur ndonjëherë që në Shqipëri të votonte vetëm 60 për qind e zgjedhësve (dhe në ndonjë rast, si në Vlorë dhe në Vorë, më pak se 40 për qind).
Në Perëndim thonë, se pjesëmarrja e vogël në votime është shenjë e një demokracie të madhe; në Shtetet e Bashkuara nuk voton më shumë se 40 për qind. Kur në Angli mar-
Dorëzohen në Tropojë dy ushtarë malazezë: Tani në pyetjet e SHIK
NATO: Gati për sulm dhe pa mandatin e OKB
KOSOVE/Lindin kampe përqëndrimi
TIRANË - Dorëzohen në Shqipëri dy dezertorë malazezë të ushtrisë jugosllave. Të dielën ushtarët kanë kaluar kufirin dhe kanë trokitur në zyrën e OSBE-së në Tropojë. “Nuk duam të luftojmë në Kosovë”, kanë qenë fjalët e para të malazezëve të larguar nga fronti. Menjëherë ushtarët janë marrë në mbrojtje të përfaqësuesve të organizatës ndërkombëtare dhe dje në drekë ata kanë mbërritur në Tiranë.
Në faqen 2
Fisher: Evropa kësaj radhe nuk duhet të falë
Ftohen shqiptarë e serbë
Nga Strazburgu i dërguari ynë REZEAR XHAHJAU
Kosova zbret sërish në Këshillin e Evropës. Një debat urgjent mbi situatën në rajon, por edhe mbi qëndrimet që do të mbajë Strazburgu në ditët që do të vijë është parashikuar të bëhet nesër? Ditën e mërkurë. Pritet që në Strazburg të mbërrijnë sot edhe përfaqësues politikë nga Prishtina, por edhe një delegacion Parlamentar serb. Një tjetër mbërritje e papritur do të jetë edhe ajo e presidentit të Malit të Zi, Gjukanoviç. Duket pra se Strazburgu do të mbledhë në pallatin e tij një pjesë të Ballkanit si për të tatuar pulsin politik të vendeve të Rajonit. Ndërkohë që qëndrimi rus shihet te mbetet i njëjtë. Dhe kreu i delegacionit rus në Strazburg, Aleksander Shokin, ka shkuar kundër rrjedhës së qëndrimeve poli- politike të Këshillit të Evropës. “Situatë tepër alarmante” e ka konsideruar dhe gjendjen në Veri të Shqipërisë dhe në Kosovë vetë kreu i Këshillit të Evropës, Leni Fisher. Në një konferencë për shtyp, dhënë pak para se të startonte sesioni i zakonshëm, Njësi i KE nuk ka fshehur shqetësimin e tij për shkallëzimin nga dita më ditë të konfliktit. Sipas Fisher, Komuniteti Ndërkombëtar nuk duhet të humbë kohë dhe të vonohet si në Bosnjë. “Këtë herë Evropa duhet të reagojë sa nuk di të falë”, është shprehur ajo, duke parashtruar edhe opsionet mbi veprimet në të ardhmen. Sipas saj, problemi nuk duhet të zgjidhet mes Beogradit dhe Prishtinës. “Unë nuk i besoj tani një skenari të tillë”, është shprehur Fisher, sipas së cilës shtetet fqinjë me Kosovën nuk duhet të fusin hundët dhe se shtete të tjera duhet të jenë më të kujdesshme në këtë çështje. Fisher ka hedhur poshtë me vendosmëri tendencën për një pranim të shpejtë të Serbisë në Këshillin e Evropës. “Asgjë të re nuk ka në këtë drejtim? Kërkesa e Beogradit është hedhur poshtë”. Ka preferuar të thotë ajo duke mbyllur shtigjet për çdo lojë diskutimi në këtë drejtim. Burime politike në Këshillin të Evropës nënvizojnë se debati i të mërkurës pritet të jetë i ashpër. Shenjat e para janë dhënë që dje në ditën e parë të punimeve të Asamblesë Parlamentare. Shihët se Rusët nuk do të jenë në një pistë me qëndrimin e shteteve të tjera. Sinjalin e parë e ka dhënë kreu i delegacionit rus në KE, Aleksander Shokin. “Evropa duhet të ketë të matet mirë në presionet që i bën Beogradit”, ka nënvizuar Shokin, sipas së cilit Serbia duhet të respektohet në integritetin e saj dhe se Kosova duhet të heqë dorë nga separatizmi i saj. Rusi Shokin foli edhe për refugjatët serbë pa dhënë gjithsej detaje kush janë këta dhe cili është drejtimi i tyre. Por ai nuk ka hezituar të flasë edhe për refugjatët shqiptarë që hyjnë në Shqipëri e që fumëzohen me armët e ndryshme. Sipas tij, Evropa nuk duhet të nxitohet në vendimet e saj ndaj Milosheviçit dhe se vetëm gjuhë diplomatike dhe ajo politike mund të bindë kreun e Beogradit të tërhiqet. Gjithsesi do të jetë dita e mërkurë ajo që do të përcaktojë edhe qendrimin dhe të fundit politik të Këshillit të Evropës. Tri muaj më parë nga Strasburgu dhe KE doli një rezolutë, e cila këshillonte palët në konflikt drejt një dialogu dhe mirëkuptimi. Por tani tri muaj më pas, kur në rajon lufta ka rihluar si dikur në Bosnjë, pritet që KE të dalë me një opsion të ri, nëse vërtet do të ketë një të tillë.
Konkurset e pranimit / Ja si do jenë sivjet
Dorë e lirë Universitetit
TIRANË - Konkurset e pranimeve në Universitet sivjet do të jenë krejt të ndryshme nga ato që kemi parë deri tani.
Në një mbledhje të bërë dje në Ministrinë e Arsimit u vendos që të jenë pedagogët e vetë universiteteve ata që do të përgatitin njërin nga dy testet që do të duhet të kalojnë konkurrentët. Testi tjetër do të jetë i përgjithshëm dhe do ta përpilojnë mësues të shkollave të mesme.
Në faqen 5
Politika fut hundët në Botëror
Dritan Lundra
Pa pasion, pa dhunë, pa eksese. I vështirë është të hapësh i parë - e gjitha paraqet - e pas tij të tjerët, drejt një Botërori zbavitës. Një slogan i hedhur pranë Francë ’98, por që fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot dhunës, huliganizmit, por ajo që është më e keqja nuk i ka shpëtuar dot as poli-
Vijon në faqen 10
Konkursët e pranimit Ja si do jenë sivjet
Dorë e lirë Universitetit
Konkursët e pranimit
Ja si do jenë sivjet
ANGLIA, KUALIFIKIMI RREZIK PAS HUMBJES
SPECIALE BOTËROR FRANCE '98
Pas xhiros së dytë në grupe gjashtë skuadra të kualifikuara; Brazili, Argjentina, Kroacia, Nigeria, Rumania e Franca
Në faqet 10-11
GAZETA e Durrësit
Prishen ndërtimet pa leje në Port largohen 12 familje
Në faqen 8
GAZETA e Vlorës
Bashkia tani “në duart” e mjekut socialist
Në faqen 7
GAZETA e Shkodrës
Trafik me robat e “gabit” drejt Malit të Zi
Në faqen 6