27/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

27 prill 1998

Tragjedi në Kryeministri vetvritet truproj[a] e Finos

Policia: Ishte duke luajtur me pistoletën e tij Tragjedi në Kryeministri vetvritet truproja e Finos TIRANË - Vetvritet truproja i Finos, 25-vjeçari Robert Hoxha. Sipas burimeve të Gardës së Republikës, ai humbi jetën dje në orën 11.15, nga një plumb i pistoletës së tij. Burimet e policisë së Tiranës thanë se Hoxha ndodhej në këmbë duke luajtur me pistoletën e tij, në momentin kur ndodhi tragjedia. Sipas dëshmitarit të vetëm okular e konfirmuar dhe më pas nga grupi hetimor - nënoferici po luante me armën e tij dhe gjatë një momenti mosvëmendjeje, këmbëza e pistoletës është shkrehur fatalisht. Plumbi e ka goditur 25-vjeçarin në kokë, pa asnjë mundësi shpëtimi. Grupi hetimor i kryesuar nga nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Hasan Ahmetaj, kreu veprimet në kohë rekord, duke konfirmuar shkaqet e vetvrasjes. Në faqen 4 Robert Hoxha, truproja i vetëvrarë

E djathta dhe e majta bashkohen sëris[h] kundër Berishës

PD insiston: Tani zgjedhje të reja E djathta dhe e majta bashkohen sërisht kundër Berishës Pakt sekret për dy balotazhet TIRANË - Socialistët do të mbështesin DBSH në Shijak. Ndërsa, duket se të djathtët shqiptarë do të japin porosi për njerëzit e tyre në Vorë, që votat të shkojnë për kandidatin e Aleancës për Shtetin. Në këtë mënyrë është duke u përpjekur një aleancë e fshehtë mes të majtëve dhe të djathtëve shqiptare në ku[r]riz të PD për turin e dytë të lokaleve. E ”skenari” është zbuluar në zyrat e socialistëve, të cilët, ndonëse nuk e thonë troç, as nuk e fshehin ”simpatinë” e tyre për njerëzit e së djathtës para atyre të Berishës. Ndërkaq edhe nga të djathtët janë dhënë sinjale pozitive për aleancë në balotazhin e së dielës duke përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi në nivele më të larta. ”Ne s’mund të bashkëpunojmë me Berishën në një fushatë të dhunuar”, tha Mediu, pasi ka dhënë OK PS e aleatëve. Në faqen 3 Nano dhe Godo

”Kështu na stërvisnin të vrisnim kosovarët”

Rrëfim i dy dezertorëve malazezë. Nano do takojë serbët TIRANË - Dy dezertorët malazezë janë marrë dje në pyetje nga ekspertët e Ministrisë së Rendit. ”Duam të kthehemi në shtëpitë tona në Gjermani tek të afërmit tanë”, ka qenë kërkesa e ushtarëve ndaj përfaqësuesve të OSBE-së, që i kanë marrë nën mbrojtjen e tyre. Tashmë ata janë në pritje të një vendimi të mëtejshëm, të siguruar në një rezidencë të fshehtë nga policia shqiptare. Informatorët e policisë kanë paralajmëruar të herën për rrezikun e një sulmi ndaj depove të ndihmave në Tropojë. Uniformat blu kanë marrë menjëherë masat duke përforcuar shërbimin e rojeve të këtyre magazinave si dhe duke shtuar patrullimet e forcave speciale në këtë zonë. Ndërsa sot Nano do të takohet në Crans Montana me homologun e tij jugosllav, gjatë një takimi ku do të diskutohet dhe problemi i Kosovës. Në faqen 2 Një skuadër e UÇK-së (foto: ANSA)

Millosheviçi do që të sulmohet nga NATO

Bashkim Gjergji Gjendja në Kosovë sa rrugëve të kryeqyteteve evropiane është rënduar, për shkak të sulmeve e veprimeve ushtarake të policisë e forcave paramilitare. Nga ana tjetër, është e qartë se pasajt e drejtëpërdrejta të politikës së forcës që ndjek Beogradi, janë shtimi i numrit të njerëzve që kalojnë kufirin dhe gjejnë strehim në Shqipëri si dhe konsolidimi i UÇK-së për bashkëpunim, për mbështetje të hapave poli[tikë?]... Opinioni publik shqiptar e ai më gjerë njohin me të gjithë situatën. Ai gjithashtu njih[e?] edhe me opsionet dhe deklarimet e shumta të variojnë nga tavolina e bisedimeve deri në luftën e vendosur për çlirim të plotë nga okupatorët serbë. Mirëpo me interes është të shikohet qëndrimi i Beogradit, i cili ndonëse me probleme të shumta brenda për brenda, probleme këto që kanë të bëjnë me situatën e rënduar ekonomike, rritjen e kundërshtimit në shtresa të caktuara të popullsisë ndaj luftës etj., njëkohësisht i diskredituar para opinionit botëror për shkak të ngjarjeve në Bosnje e tani së ... het në faqen 2 pozitës së UÇK-së, si faktor për më peshë, i cili dalëngadalë po fiton terren mbi një mjet paqësor të zgjidhjeve që ofrohen. Deklaratat e fundit të dy pjesëve të rezistencës, asaj të Rugovës e liderëve të tjerë politikë kosovarë si dhe të drejtuesve anonimë të UÇK-së për bashkëpunim, për shkëputje të hapave politikë të njërës dhe negociues për të, riorientimin politik të tërësisë, bënë gartë për mundësitë e fillimit të procesit të unifikimit e të kombinimit të veprimeve mes politikës e ushtrisë kosovare, ndonëse sipas deklarimeve më të fundit të Prishtinës, udhëheqja aktuale politike kosovare nuk ka kurrfarë ndikimi mbi njësitë e armatosura në terren. Në fakt nevoja për avancim në përdorimin e metodave më të efektshme për të arritur në një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes shqiptare diktohet pikërisht nga dëshmitë e gjendjeve diplomatike dhe kokëfortësia serbe për t’iu përgjigjur sugjerimeve të Grupit të Kontaktit për tensionimin e gjendjes tensionale në Kosovë e fillimin e bisedimeve. Takimi Jelcin-Millosheviç dhe këmbëngulja e këtij të fundit për të vënë kushtet e zgjatura kohën e aksioneve ushtarake, japin shkas për të arritur në përfundimin se Beogradi do të vazhdojë ende në rrugën e nisur. Konkretisht, në Çeralevë, në Planik e shumë fshatra vazhdojnë sulmet serbe, si kundërpërgjigje. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka ndërmarrë aksione të reja kundër policisë serbe. Kjo situatë e tensionuar ka hapur përsëri shtegun e vizitave në Prishtinë të personaliteteve rus, gjerman apo amerikan, ndërkohë që Rugova do të niset përsëri për në vende të problemin Në faqen 2 në faqen 2 ndikimi, i cili ndonjëherë me problem të shumta brenda përbrenda, ndaj luftës etj., ndonëse Bosnje e tani së fundi në Drenicë, insistojnë në përdorimin e gjuhës së ashpër. Me sa duket Millosheviçi, i bindur për pamundësinë e ruajtjes së Kosovës në grushte të tij, ka hequr, është i interesuar në përdorimin e armëve nga ana e NATO-s, e cila ka shpallur prej kohësh se po shqyrton edhe mundësinë e ndërhyrjes në Kosovë në rast përkeqësimi të situatës. Kjo hipotezë, e hedhur prej kohësh në tryezë nga specialistë të Ballkanit, bëri një parashikimin e një situate edhe më të rëndë në Kosovë, ç’ka do të thotë bombardime e sulme të reja, prapësie dhëmbime të tjera. Të gjitha këto do të nxjerrin përfundimin e aplikimit të një veprimi ushtarak të Aleancës Perëndimore në rajon. Dhe një ndërhyrje force e tillë do të ishte edhe përplasje më e mirë e Slobodan Millosheviçit në rast tërheqje nga Kosova para partive, forcave nacionaliste e opinionit publik serb. Në këmbim të këtij lëshimi, nuk është çudi që nesër çështja e Republikës të dalë në plan të parë. Kësaj radhe si problem i unifikimit të të dy Serbive. Në këtë mënyrë, nëse çështja merr rrugën e kompromisit të humbjes së Kosovës me “futjen në gji” të motrës së vogël, atëherë bëhet e qartë se Bosnja ka për të paguar përsëri këtë herë në këmbim një Kosovë jashtë sekuatllave të Serbisë.

Italia armatos ushtrinë shqiptare

Janë kthyer dje kallashnikovët, topat e kundërajrorët e arratisur Mbërrijnë 6 kontenierë me armët e marsit TIRANE - Gjashtë kontenierë me armë kanë mbërritur në Portin e Durrësit. “San Giorgio” ka sjellë dje nga Italia arsenalin e emigruar gjatë muajve të marsit, bashkë me anijet e flotës ushtarake detare. Armatimi dhe municionet, mes të cilave kishte edhe nga topat dhe kundërajrorët, deri te fishekët, ishte pastruar dhe i ruajtur mirë nga fqinjët tanë. Gjatë udhëtimit të djeshëm kishin mbërritur dhe ndihma logjistike për ushtrinë shqiptare, të cilat janë shpërndarë tashmë. Në faqen 8

“E dëshëtova se nuk ishte djalë”

Tiranë, 2.000 të tilla në vit. Pohim tronditës i mjekut të Maternitetit të Tiranës. Rreth 2 mijë gra kryeqytetase detyrohen të dëshëtojnë fëmijët e tyre, pasi bashkëshortët i duan djem. Deri tani asnjë rast denoncimi, por gratë pohojnë se nuk bëjnë me dëshirën e tyre Tiranë, 2.000 të tilla në vit “E dëshëtova se nuk ishte djalë” Pohim tronditës i mjekut të Maternitetit të Tiranës. Rreth 2 mijë gra kryeqytetase detyrohen të dëshëtojnë fëmijët e tyre, pasi bashkëshortët i duan djem. Deri tani asnjë rast denoncimi, por gratë pohojnë se nuk bëjnë me dëshirën e tyre Në faqen 5

Qyteti 36 orë pa ujë

GAZETA e Shkodrës Qyteti 36 orë pa ujë SHKODER - Qyteti verior, i mësuar me rrethime e ngujime të herëpashershme, ditët e fundit po kalon sprova të reja etjeje. Deri dje, pjesa më e madhe qëndroi për 36 orë pa ujë. Në faqen 6

Eksplozivi plagos tre fëmijë

GAZETA e Vlorës Eksplozivi plagos tre fëmijë VLORE - Tre fëmijë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një kutie me kapsolla. Kutia ka shpërthyer pas hedhjes në zjarr të saj nga pakujdesia e të atit të tyre. Në faqen 7

Pranga skafistit të gomones

GAZETA e Durrësit Pranga skafistit të gomones DURRES - Sprapsen në det dhjetë shqiptarë që shkonin drejt brigjeve të Italisë me skaf. Forcat e patrullimit ndërkufitar italo-shqiptare të “Guardia di Finanza”, kanë kthyer e kanë ndaluar një gomone, e cila kishte në bordin e saj dhjetë shqiptarë. Në faqen 8

Tiranë, 2.000 të tilla në vit

”E dël...?

SPECIALE BOTËROR FRANCE ’98

Norvegjia kualifikim i dhuruar. Përcaktohen çiftet e para: Brazil-Kili, Itali-Norvegji Norvegjia kualifikim i dhuruar Përcaktohen çiftet e para: Brazil-Kili, Itali-Norvegji Nga ndeshja Brazil-Norvegji 1:2 (Foto: ANSA) Në faqet 10-11