Jugosllavët kërkojnë embargo ndaj Shqipërisë për trafikun e armëve
Kryeministri Evropës: Menjëherë sulme me avionë
Masakër në kufi, vriten 110 ushtarë të UÇK-së
Jugosllavët kërkojnë embargo ndaj Shqipërisë për trafikun e armëve
Nano: Bombardoni Serbinë
Kryeministri Evropës: Menjëherë sulme me avionë
Masakër në kufi, vriten 110 ushtarë të UÇK-së
Nano i kërkon Komunitetit Evropian goditjen ajrore të Serbisë. “Në situatën e sotme, nuk duhet humbur kohë për të ndaluar makinën serbe të luftës me anë të operacioneve goditëse nga ajri, si dhe duke garantuar një proces negociatash të sigurt”, është shprehur kreu i qeverisë shqiptare në takimin e djeshëm me përfaqësuesit e BE-së. Ndërkohë gjatë luftftimeve të dy ditëve të fundit pranë kufirit shqiptar kanë humbur jetën rreth 110 luftëtarë të UÇK-së. Përleshjet më të gjakderdhje të së dielës kanë shënuar dhe 20 viktima të tjera nga guerilasit kosovarë. Mësohet se luftimet vazhdojnë ende të ashpra në qytetin e vogël të Rahovecit, ku ende nuk dihet numri i të vrarëve nga të dyja palët.
Në faqen 3
(Foto: ANSA)
Serbët mbledhin armët e luftës në kufi
Gabim apo tradhëti
ALFRED MOISIU
Ngjarjet e fundit në Kosovë, në kufirin shqiptaro-serb janë gjithnjë më tepër shqetësuese. Ato janë këmbana të forta për shqiptarët në tërësi dhe për Qeverinë shqiptare e për UÇK në veçanti. Mbyllja e kufirit shtetëror shqiptaro-serb nga forcat ushtarake jugosllave, me sa duket është bërë e plotë dhe tashmë kalimet masive nga njëra anë në tjetrën janë bërë tepër të vështira, për të mos thënë të pamundura. Kalime të tilla në kushtet aktuale duhen organizuar më mirë dhe të jenë të përgatitura nga një zbulim i saktë i dispozitivit kundërshtar. Humbja e rreth 100 luftëtarëve brenda 24 orëve, është e pafalshme për ata që përgjigjen për organizimin e operacionit. Ky është një mësim i paguar me shumë gjak dhe humbje jetësh njerëzore. Me sa duket zbulimi dhe kundërzbulimi, Dje u përgënjeshtrua nga Ministria jonë e Mbrojtjes lajmi që 300 oficerë shqiptarë janë dërguar në ndihmë të UÇK-së. Ky është jo vetëm një trillim i palës jugosllave, por është një shtesë e qëllimshme në radhën e mëkateve të qeverisë shqiptare. Dihet që 4-5 vitet e fundit në Shqipëri janë nxjerrë në lirim afro 10.000 oficerë të përgatitur, si pasojë e shkurtimimeve në ushtri. Pa hyrë në arsyet dhe gabimet e bëra, dua të them se nga këto ka mjaft që janë me origjinë kosovare ose janë nga rajonet fqinje me Kosovën, të cilat kanë lidhje fisnore me vendbanimet tanë kufirit. Pra, nuk është çudi dhe nuk do të habitesha nëse patriotë nga ish-oficerët do të shkonin vullnetarisht në Kosovë për të luftuar. Shqiptarët njihen për sakrifica të tilla. Në luftën e Spanjës merrën pjesë ish-oficerë të ush-
i sakte i dispozitiv t e pafalshme për ata që për duket zbulimi dhe kundërzbulimi jugosllav ka qenë në dijeni të plotë të aktiviteteve. Fakt ky që duhet vlerësuar nga drejtuesit e UÇK-së për të filtruar mirë në radhët e atyre që vihen në dijeni të veprimtarive të tilla. Luftrat njohin veprime kur fronti duhet çarë me çdo kusht, por në raste të tilla kombinohen goditje ballore me veprime të njëkohëshme nga shpina. Tronditëse janë faktet e goditjes me predha të brendësisë së territorit të Republikës së Shqipërisë. Pak rëndësi ka dy apo tridhjetë predha. Goditja me predha në këtë anë të kufirit tregon se pozicionet e zjarrit të artilerisë dhe të mortajave të ushtrisë jugosllave dhe shënjestrat e tyre janë koladuar jo vetëm për të mbyllur kufirin me Shqipërinë, por edhe për të vepruar në territorin e saj. Kjo është me të vërtetë alarmante po të shtojmë këtu faktin dhe të dhënat se në afërsi të kufirit janë vërejtur grumbullime masive të këmbësorisë, artilerisë dhe mjete të blinduara mund të arrijnë në Përfundimin se mbas predhave në territorin tonë të vërshojnë edhe forcat e gjalla dhe teknika e rëndë e ushtrisë jugosllave. Jo më kot prej kohësh propaganda serbe dhe drejtuesit politikë dhe ushtarakë përflasin gjëra për mbështetjen e UÇK-së për Shqipërinë për veprimet e UÇK. Fillimisht e fol për përgatitjen e luftëtarëve që gjoja po vetëm nuk është e vërtetë po në kushtet tona kjo është e pamundur, aq më tepër se 20-30 vjet nuk mund të kenë ndonjë ndikim në një ushtri prej disa mijëra vetësh. Shumë është folur dhe po flitet për kontrabandën e armëve, kur dihet mirë e në kushtet e shpërndarjes masive të armatimit në popullsinë shqiptare, dhe në kushtet e territorit tonë malor, jo vetëm tani, por edhe në kohën e diktaturës do të ishte e pamundur që situata të mbahej nën kontroll.
Në konflikt karshi një histori me vendasit mantanë kufirin. Pra, nuk është çudi dhe nuk të habitësh luftën e Spanjës morën pjesë ish-oficerë të ushtrisë mbretërore si vullnetarë, një pjesë të cilëve ranë heroikisht në radhët e brigadave ndërkombëtare si Asim Vokshi, Xhemal Kada etj. Pra nuk duhet askush të çuditet nëse dikush nga patriotët shqiptarë vendos të sakrifikojë për të ndihmuar vëllezërit e tij. Kjo është e drejta e pamohueshme e çdo qytetari shqiptar. Të gjitha këto janë sinjalizime të cilat duhen vlerësuar drejt e me seriozitet nga Qeveria shqiptare, por në mënyrë të veçantë nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Nuk çuditem aspak nëse pas disa kohësh forcat e Ushtrisë jugosllave do të tentojnë të hyjnë në territorin tonë, nën pretekstin e asgjësimit të bazave të UÇK-së. Millosheviçi tashmë e ka lëshuar brezin. Atë asgjë nuk e pengon, e kam thënë edhe në një shkrim të mëparshëm që goditje të tilla “preventive” njihen tashmë nga historia e së shkuarës. Pala jonë duhet të përgjigjet energjikisht këtyre veprimeve dhe qëndrimeve jo vetëm me rrugë diplomatike, por edhe me masa të forta e të shpejta ushtarake. Kufiri duhet mbyllur me të gjitha mjetet duke filluar që nga mitralozët. Ushtria i takon që të bëhet gati për t’u kundërpërgjigjur çdo agresioni dhe provokacioni. Shqipëria duhet vënë në efiçencë. Forcat popullore dhe organuzar, zbulimi dhe kundërzbulimi të rritin aktivitetin. Shpresoj se këto masa janë marrë. Mos t’i gënjejë mendja gjeneralët e Millosheviçit se mund të na zënë në befasi. Shqipëria edhe duke vdekur të jetë, kur vjen puna për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin i ngrihet nga shtrati. Nuk duam luftë, por nëse na e imponojnë nuk mund të shmangemi dhe nuk do të shmangemi. Patriotizmi shqiptar i tronditur vitet e fundit do të të burojë nga shpirti jonë liridashës shekullor.
Serbët mbledhin armët e luftës në kufi (Foto: ANSA)
Pangallos Tiranës Erdhi për korridorin Dalmat
”Ndërmjetësim me Beogradin”
Shumë premtime me një kusht...
”Ndërmjetësim me Beogradin”
Pangallos Tiranës Erdhi për korridorin Dalmat
Shumë premtime me një kusht...
TIRANË - Pangallos erdhi në Tiranë nën shoqërinë e një numri të madh biznesmenësh grekë dhe mbi të gjitha me një sërë planesh e projektesh për Shqipërinë. Në takimin që u zhvillua me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Milo, Pangallos hodhi një ide, të cilën ua kishte bërë të ditur edhe disa homologëve të tij të tjerë atë krijimit të një korridori dalmat që do të lidhte Igumenicën me Triesten, duke kaluar nëpër të gjithë bregdetin ballkanik.
Në faqen 2
Lufta e rrugëve
Vetëm pak ditë pas largimit të Demirelit, shefi i diplomacisë greke Pangallos vrapo për Tiranë për të rivendosur ekuilibrin. E gjithë axhenda e tij përfundon në një propo-zim për ndërtimin e Korridorit Dalmatik që do të lidhte Igumenicën me Triesten. Pangallos erdhi në Tiranë për të marrë një O.K. nga autoritetet shqiptare.
Ballkanasit e kanë kuptuar tashmë se prioriteti në rajon nuk vendoset ndërmjet luftash, por nëpërmjet tregjeve. Dhe tregjet lidhen nëpërmjet rrugëve. Harta e Ballkanit ka filluar të dendësohet prej shumë projektesh për korridore të mundshme rrugësh që mund ta përshkojnë. Korridori i propozuar nga Pangallos është një prej tyre.
...toriteteve shqiptare një tjetër korridor. Pikërisht kjo do të jetë një tjetër port, por këtë herë i Greqisë, ai i Igumenicës.
Tirana ka shansin të zgjedhë mes të qenurit vazhdimësi territori dhe faktorë përcaktues gjeopolitik në rajon. Pozicioni gjeografik duket se ka ngelur i vetmi shans i rimëkëmbjes ekonomike të Shqipërisë. Fati i saj është se të gjitha korridoret e mundshme në rajon kalojnë mbi territorin e vendit më të varfër të Ballkanit.
Ndërtimi i Korridorit 8 është një nisëm e Presidentit amerikan Klinton. Me idenë se integrimi nëpërmjet infrastrukturave zgjidh konfliktet rajonale, caktoi këshilltarin e tij Shifter për t’u angazhuar në zgjidhjen e problemeve diplomatike që shkakton
përmes fjalëve, që ka arritur tejgjeve. të dendësohet prej shumë projektuesh i propozuar nga Pangalos është prej tyre. Ndërkohë Demirel diskutoi me autoritetet shqiptare për një tjetër korridor, atë Lindje-Perëndim. I ashtuquajturi Korridor 8 është një ringjallje e “Via Egnatia”-s së dikurshme. Tirana, Shkupi, Sofja dhe Stambolli janë katër stacionet kryesore të këtij korridori, i cili pritet të përshkohet nga gjithë mallrat që vijnë prej Lindjes dhe kalojnë anën tjetër të Adriatikut. Zbatimi i këtij projekti e kthen portin e Durrësit në nga më të rëndësishmit në Mesdhe. Ndërsa vlera e atij të Selanikut do të jetë më ndjeshëm. Pista që ofron ndërtimi i korridorit 8 është rreth 20 orë më e shkurtër se trafiku aktual i mallrave që përshkojnë Lindjen dhe Perëndimin. Në këto rrethana ringjallja e “Via Egnatia”-s do të nxirrte jashtë loje gjithë infrastrukturën e Greqisë veriore. Ky është shkaku kryesor i vizitës së Pangalos. Ai u propozua edhe ndërtimi i korridorit që do të integrojë Ballkanin me Perëndimin. Kushtimi i kësaj infrastrukture duket se është zgjidhja më e mirë për t’i prerë fitilin “Fuçisë së barutit”. Palët në rajon janë përfshirë në një garë të ethshme për të përcaktuar hartën e re gjeopolitike. Vizita e Pangalosit synonte të ruante rolin prioritar që ka aktualisht Greqia. Por në gjeopolitikë disa vite kanë rëndësi të papërfillshme. Tashmë të gjithë e dinë se Shqipëria e disa viteve më vonë nuk do të jetë kjo aktualja, që për gjithçka këthen sytë nga fqinjët. Shqipëria ka shansin të zgjedhë midis rolit të vasalit dhe atë të partnerit. Dhe vasaliteti nuk përcaktohet si në kohën e Bizantit. Tashmë janë tregjet ato që e përcaktojnë atë. Tirana zyrtare ka shansin të zgjedhë midis dy korridoreve atë të propozuar nga Klinton dhe atë që solli me vete Pangalosi.
Mes Qeverisë e Bankës Botërore marrëveshje kundër korrupsionit
Përgatitet paketa e reformave për pastrimin e administratës
TIRANË - Qeveria shqiptare konsulton me Bankën Botërore reformën institucionale të luftës kundër korrupsionit. Për-
Marrëveshje kundër korrupsionit
TIRANE - Qeveria shqiptare konsulton me Bankën Botërore reformën institucionale të luftës kundër korrupsionit.
TIRANE - kundër korrupsionit. Përfaqësuesi rezident në Tiranë, Karlos Elbirt ka kontaktuar dje në takime të veçanta Nanon, Islamin dhe Malajn për të kolauduar nismat që pritet të ndërmarrin autoritetet shqiptare. Krijimi i njësive vektontrolluese në çdo strukturë të administratës, kjo pritet të jetë një nga pikat me të cilën Qeveria do të luftojë korrupsionin.
Autobusët, biznesi milioner
GAZETA e Durrësit
Autobusët, biznesi milioner
DURRES - Autobusët dursakë burim i vërtetë milionash. Faktorin e mjeteve me të përdorësh në venë e Durrës, sipas pohimit, të disave prej vetë atyre, nxjerrin me mijëra lekë në ditë. Kjo sipas faturonëve është krejt në rregull, pasi të gjithë ata që punojnë me autobusë e plotësojnë tashmë normën e caktuar nga agjencia shtetërore e udhëtarëve.
Liqeni rrezikon 50 tregtarë
GAZETA e Shkodrës
Liqeni rrezikon 50 tregtarë
SHKODER - Ndërsa kalonin me lundër në bregun tjetër, për pak sa nuk prekën tragjedinë, duke rrezikuar të fundoseshin në mes të Liqenit. Të shtunën, një grup tregtarësh shkodranë, me trastat e tyre të zakonshme mundoheshin të kalonin në Mal të Zi për të mos lënë të ikë nga dora e djela e tregut.
Dritat kërcënojnë sërish me errësirë
GAZETA e Vlorës
Dritat kërcënojnë sërish me errësirë
VLORE - Përpjekjet e Ndërmarrjes Elektrike për të mbijetuar dhe për të mbledhur borxhet e vonjatëve dhe institucioneve dhe ndërmarrjeve të tjera duket se po shkojnë kot. Deri tani asnjë prej borxhlinjve të mëdhenj - përfshi këtu Bashkinë dhe Ndërmarrjen e Ujësjellësit - nuk kanë derdhur paratë që ata kanë borxh për energjinë e harxhuar prej tyre.
Kushtetuta merr O.K. në Romë
Godo: Bëjmë edhe pa PD
TIRANE - Kushtetuta kalon provimin në Komisionin e Venecias.
“Mbetet vetëm diskutimi i draftit në Parlament dhe kalimi i tij në referendum”, tha dje Sabri Godo, në nga bashkëkryetarët e Komisionit Kushtetues. Godo është i sigurt se tashmë kushtetuta e ka marrë garancinë e plotë të Komunitetit Ndërkombëtar.