Gazeta Shqiptare
28 korrik 1998
Luftë me serbët në dy fshatra të Kukësit
Goditet edhe posta kufitare e Morinës
Ramiz Alia: Grupi Kontaktit mbyti UÇK
Në mesnatën e së shtunës dy grupe komando serbe kanë sulmuar doganën e Morinës. Plumbat janë nisur nga dy drejtime të ndryshme rreth 1 kilometër larg njëri-tjetrit. Përveç ndërtesës së doganës janë dëmtuar rëndë dhe 15 shtëpi në dy fshatra të tjera pranë kufirit. Pasi kanë larguar gratë dhe fëmijët fshatarët e sulmuar u janë përgjigjur me zjarr serbëve. Shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar deri në 3.00, kur komando janë larguar. Në takimin dypalësh për këtë incident, serbët kanë pranuar se forcat e tyre kanë hyrë deri 75 metra përtej vijës neutrale, por kjo sipas tyre ka ndodhur për shkak të mosnjohjes së territorit. Ngjarja e së shtunës është quajtur si një agresion i rëndë ndaj Shqipërisë, nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Në faqen 3
Ushtari i UÇK-së në pozicion luftimi (Foto: ANSA)
Dhimbja e pafuqishmërisë
ALFRED MOISIU N[d]odhi ajo që nuk duhej të ndodhte, por ja dhe duhet pritur. Në mesnatën e së shtunës sulmohet nga forcat serbe posta kufitare e Morinës afër Kukësit. Kjo është një shkelje tepër e rëndë që i bëhet sovranitetit të një vendi fqinjë, një vendi të lirë, anëtar i OKB, i OSBE, i Parlamentit Evropian. Kjo demonstron më së miri fytyrën agresive të Millosheviçit dhe ushtarakeve të tij. Situata kërcënuese ka ardhur duke u ngjështur dhe dramatizuar çdo ditë e më shumë. Në fillim propaganda serbe akuzon se po përgatist kuadro e luftëtarë për UÇK, pastaj sepse kemi organizuar furnizimin me armatime, më vonë shpif duke thënë se Shqipëria ka dërguar 300 ushtarë për të luftuar kundër serbëve në Kosovë, pastaj kryen propagandë të armatosura, duke futur patrulla ushtarake në brendësi të territorit tonë, papërfillmas artileria serbe godet pa të keq tokën shqiptare në afërsi të Padeshit e në vende të tjera, ndërsa tani kemi një sulm të vërtetë mbi një objekt kufitar, ku qëndron i ngritur ditë e natë flamuri shqiptar. Të gjitha këto veprime kërkojnë të mësohemi me përdhunimin e të drejtave tona, që t’i shohim ato me sytë e fajtorëve ose atij që duron në pafundësi, pavarësisht nga harrb utluku me të cilin shoqërohen këto veprime aspak fqinjësore apo paqedashëse. Është e qartë që shqiptarët e Ballkanit, Malësisë, e ka lëshuar brezin, por a duhet të rrijmë në të bëjmë sehir? Pavarësisht nga sistemi diktatorial që ka qenë në Shqipëri, në atë kohë asnjë nga fqinjët tanë nuk ka guxuar të kërfjonte provokimin edhe më të vogël, për të vetmen arsye sepse ishte i sigurt që do të merrte nga shteti përgjigjen e merituar. Këta traditë, në kuptimin e mirë të fjalës sigurisht nuk ka pasur të humbasim. Është e vërtetë që kushtet kanë ndryshuar mjaft, por dëshira dhe ndjenja e shqiptarit për të mbrojtur dinjitetin dhe pavarësinë e tij, nuk ka ndryshuar. Është shteti, propaganda, shtypi dhe strukturat e ndryshme politike që nuk duhet të lejojnë në qendrim as mish e peshk. Nëse strukturat e rendit këtë radhë arritën të bindin shtatarët e armatosur të vetën me armë, por edhe me dinjitet të mos i përgjigjen me zjarr provokacioneve që mund të sillte pasoja nga më të ndryshmet, kjo do të jetë e vështirë për një ditë tjetër. Vështirë të bëhet akoma më e madhe në qoftë se do të kishte viktima në familjet e qytetarëve tanë. Por situatat duhen marrë në dorë seriozisht. Të jepet për të kuptuar se serbëve se ky vend ka zot. Këtu duhet të ndiqet dhe përcaktohet një vijë. Është në nderin e institucioneve shtetërore dhe filluar nga Parlamenti, Presidenca, Kryeministria, Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes që të thonë fjalën e tyre lidhur me këtë bindëse. Ajo duhet të vlejë për të shkruar kujt ka nxjerrë të Beogradit, dhe për të inkurajuar shqiptarët në zonat kufitare dhe popullin tonë të tërë se ai nuk duhet të lihet në mëshirën e fatit. ... [Vazhdon në kolonën ngjitur] ... sa e Kombit duhet të gjejë një interesat partiake. Mendoj se në këto momente pak rëndësi ka se kush humb dhe dhe kush fiton më shumë pikë, rëndësi kryesore ka që të fitojë Shqipëria. Quditërisht Evropa, e shqetësuar seriozisht kohët përpara, por mi dhe pa shikon gjithnjë se si vriten njerëz paqësorë, si digjen dhe shkatërrohen fshatra të tëra, se si përdhunohen hapur të drejtat e njeriut të shkruara dhe të pëshkruara në shumë kartëra të mëbshtetura nga organizata qeveritare dhe joqeveritare të panumërta, me emra nga më të ndryshmet dhe më të cudits hmit, por vetëm soditës. Nëse mbrojtja reale e parimeve të mëdha humanitare dhe të drejtave të njeriut është e lidhur kaq fort dhe në mënyrë të përb aktuarike me rregullat diplomatike sa që realizimi i tyre në situata të caktuara duket qati i pamundshëm për t’u realizuar, pa ndodhur fenomenet katastrofike, shtrohet pyetja: A duhen shpallur dhe reklamuar ato kaq shumë? Nëse do të çehohej sadopak një qytetar i një vendi të madh europian, atëherë me të drejtë do të pyesë në lidhje me diplomacia, politika dhe forca e këtyre shteteve. Ndërsa vriten dhe masakrohen dhjetëra shqiptarë në ditë, shekallen dhe përhapen të drejtat sovrane të një shteti dhe të një populli, problemet duhen trajtuar dhe trajtohen në shumë mënyra, me shumë zëra, por vetëm me drejtësi të barabartë. Në këtë rast me patjetër presin rekomandimet thënia e Biblës, «Kthe dhe faqen tjetër». Ah, jo, kështu, jo. Nuk kam qenë dhe nuk jam për zgjidhjen e problemeve me rrugë të armatosur, por kur të imponohen, atëherë nuk ke si t’i shmangesh, edhe sikur të duash ta bësh këtë. Tingëllojnë shumë të kohës thëniet e Fishtës së madh. Duhet të mësojmë nga ato dhe t’i shohim gjërat me atë sy. Pavarësisht se kohët kanë ndryshuar, por çështja shqiptare po shihet akoma me syrin e 1913. Pra edhe konst atimet dhe thëniet e asaj kohe dalin të barazafshme edhe për sot. Respekti nuk kërkohet, ai meritohet. Liria nuk falet, ajo fitohet. E drejta nuk lypet, ajo mbrohet. E ndihmoftë Zoti Shqipërinë, por nuk ndihmuam veten, as Zoti nuk ka çfarë të bëjë.
Meidani: Kështu do doja Shqipërinë
INTERVISTE
Meidani: Kështu do doja Shqipërinë
Një vit pas emërimit në krye të Shtetit Shqiptar Meidani flet për problemet. Nga Kosova deri...
Në faqen 2
Meidani
Vapa arrin kulmin, Shqipëria mbetet pa ujë
Ujësjellësi: Energjia elektrike na pengon. KESH: S’është e vërtetë
Dje në Tiranë temperatura kap 42 gradë. Alarm i ujit të pijshëm në kryeqytet dhe në rrethe
TIRANË - Eja “kërcënon” shqiptarët. Temperaturat përvëluese të verës u është shtuar kohët e fundit dhe mungesa e ujit të pijshëm. Ndryshe nga herët e tjera “gjeografia e sai shtetë…”
Ujësjellësi: Energjia elektrike na pengon. KESH: S’është e vërtetë
TIRANË - Etja “kërcënon” shqiptarët.
Temperaturat e “gjeografia e saj shëtitëse”, ka marrë dimensione të reja. Numri i “të punësuarve sezonalë” në transportin e ujit të pijshëm shënon ditët e tij më të lodhëshme, ndërsa në garë me Tiranën në listën e qyteteve të tjera qëndron Elbasani, Kavaja dhe Vlora. Në njërën prej lagjeve të kësaj të fundit, prej vitesh banorët blejnë ujë me para. Në Kavajë e Durrës ai vjen vetëm në herë në ditë. E njëjta gjendje ndodh në shumë qytete të vendit. Lutjet e banorëve deri tani nuk i ka dëgjuar askush. Koorporata e energjitikës së bashku me ujësjellësin e Tiranës vazhdojnë “ping-pongun” e filluar prej kohësh, duke lënë qindra banorë me sytë drejtuar nga qielli.
Në faqen 6
Socialistët bllokojnë Kushtetutën
Papr itur PS ndërrom mendje: Jo Këshillit
Në faqen 4
Masakrohet kreu socialist
GAZETA e Durrësit
DURRËS - Masakrohet nga plumbat kryesocialisti i Sukthit, në Durrës.
Një breshëri automatiku ka vrarë duke u gdhiërë dita e djeshme kryetarin e degës së Partisë Socialiste të këtij fshati, Qerim Maloku, 51 vjeç. Ai është gjetur pa jetë, fare pranë shtëpisë së tij dhe, sipas policisë, ai ka rënë në pritën e armatosur, të cilët e kanë ndjekur e më pas e kanë qëlluar.
Në faqen 8
Dogana: Këtu s’vijnë tregtarët
GAZETA e Shkodrës
SHKODËR - Dogana merr 1.1 milion ECU nga programi PHARE për rikonstruksionin e godinës së vjedhur e shkatërruar gjatë trazirave të fundit.
Sipas kryetarit të kësaj dege, Helidon Bushati trazirat s’kanë sjellë vetëm shkatërrimin e ambienteve të zyrave, por edhe largimin e tregtarëve shkodranë, të cilët aktivitetin e tyre e zhvilluan në pika të tjera doganore.
Në faqen 6
Angjeli numëron të papunë
GAZETA e Vlorës
VLORË - Ministri Angjeli numëron vlonjatët e papunë.
Kreu i Ministrisë së Çështjeve Sociale, Anastas Angjeli, ka zbritur dje në Vlorë në një mbledhje me përfaqësues të pushtetit lokal mbi punëzënien dhe projektet e punëve publike.
Në faqen 7
GAZETA e Durrësit
Masakrohet kreu socialist