02/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

2 gusht 1998

Rinis gjuetia e thesarit të Ali Pashë Tepelenës

Ethet e arit joshin sërish shqiptarët TIRANË - Ethet e arit pushtojnë Jugun. Javët e fundit janë shfaqur në disa fshatra të Gjirokastrës grupe kërkuesish të pajisur me aparate të sofistikuara të kërkimit të sasive të metalit të çmuar të fshehur nën tokë. Vetëm para pak ditësh në disa fshatra të Lunxhërisë, banorët dëshmojnë jenë pyetur nga disa kërkues për historitë dhe gojëdhëna të vjetra në lidhje me thesarin e humbur të Ali Pashë Tepelenës. Habia e shkaktuar ashtçu si ka kohë që po ndodh - ishte minimale. Nuk ishte hera e parë për këtë njerëz të ndjeshëm në të apasionuar pas aventurave. Në faqen 11

Rakipi: Marrëdhëniet e mia me njerëzit e pushtetit

Kryeprokurori rrëfen historinë e karrierës së tij Nga Nano tek Berisha, historia e emërimit në postin e kryehetuesit të Shqipërisë Rakipi flet për orët e gjata të punës, sukseset e dështimet e tij një vjeçare Në faqen 16

Që dje nisi ndërprerja e dritave. Garantohet furnizimi vetëm për spitalet dhe refugjatët e Tropojës

Fierza në flakë, Shqipëria pa drita

Zjarri ka shkatërruar njërin prej 2 transformatorëve në gjendje pune Alarmi i KESH: Për një muaj s’kemi energji për të gjithë vendin Djegjet njëri prej transformatorëve të hidrocentralit të Fierzës. Një defekt teknik i aparaturës gjigande apo një zjarr i qëllimshëm kanë rrezikuar shkatërrimin e të gjithë sallës së makinerive. Për pesë orë rresht zjarrfikësit e disa rretheve të Veriut si dhe forcat e policisë dhe ushtrisë kanë luftuar me flakët që kanë arritur një diametër prej 50 metrash. Në njëqë zjarr është shuar, por transformatori ka vazhduar të digjet përbrenda deri në orët e vona të mbrëmjes. Në gatishmëri për këtë emergjencë janë vënë dhe përfaqësuesit e misionit italian, të cilët kanë vendosur komunikimin me autoritetet e Ministrisë së Brendshme fqinje. Dy he...

Memia: S’duhet të paguaja doganën

Deputeti PD flet pas ndalimit TIRANË - Shaban Memia e konsideron një sulm politik mbi opozitën akuzat ndaj tij për kontrabandë nga policia doganore. Kamerën dhe dy videot, Memia thotë ia kanë blerë të afërmit e tij në Itali si dhuratë për familjen. Deputeti i PD do penalizojë të gjithë drejtuesit e doganave, i bindur se është shkelur statuti i deputetit. Në faqen 4 "MAGJIA" E

"MAGJIA" E IMUNITETIT

ANDI TELA Një deputet i PD është ndaluar dy ditë më parë nga policia doganore dhe për të është bërë një kallzim penal në Prokurorinë për akuzat e kontrabandës, të mashtrimit e fyrjes së organeve të rendit. Kjo çrregullim që ka përfshirë dy krahët politikë e rrjedh nga donagave ka lidhje me një shumë prej vetëm 30 milionë liretash. Përpos zhurmës së trumpetuar nga opozita për dhunimin të të drejtave të deputetit të saj, e nxjerrimit të pozitës për ta publikuar lajmin si një sukses të luftës së tyre ndaj fenomenit që përbën përditë e më tepër arka e varfër e shtetit, duket se një argument tjetër ngre krye. Askush në Shqipëri nuk mund të habitet më, përballë një kamere kontrabande me një vlerë prej disa milionë liretash, kur vetëm pak kohë më parë Presidenti ka denoncuar shifrat marramendëse prej 80 milionë dollarësh, të cilat sigurisht duhet të jenë shumë më të larta. Pak rëndësi ka nëse ajo i përket personalisht Memisë apo është e PD-së, gjëja më e thjeshtë që mund të mendohet në këtë rast është thjesht blerja e saj në favor të donagave. Por ajo që ka bërë më përshpirtje në rastin Memia, ka qenë mënyra e komunikimit të tij me doganierët, ose më mirë arroganca e të ndierit i pushtrëshëm. Nuk ka për tu çuditur të reagojë ashpër ndaj krerëve të doganave, duke iu përsëritur disa herë përfitimet e të qenit deputet dhe forcen e imunitetit, kur këta të fundit i kanë kërkuar thjesht pagesën e taksës. Ndoshka ky humë fjalësh ia detyruar doganierët ta lënë të lirë. Vetëm telefonatat në Tiranën “deputeti” ata që të bëjmë më pas ndalimin e Memisë në Navarr, duke shtuar seritë e një incidenti të nisur që në Durrës. Sikur të kishte bërë veprimin më normal, Memia është larguar nga shtëpi, duke u ndier tepër i fyër nga trajtimi që i kishin bërë doganierët, por duke harruar se në momentin tinga njeriu që është një deputet nga kushurëtarët e shumtë që nuk mungojnë në të tilla raste, duke harruar së fjalët e përdorura prej tij janë publikuar në shtyp. Në peshën e imunitetit ai është ndier i lirë për të bërë gjithçka, duke harruar se një deputet ka më tepër detyrime sesa një qytetar i thjeshtë. Nëse ai nuk pranon të respektojë ligjet e shtetit, ç'duhet të bëjë zgjedhësi i tij. E më pas, nëse një deputet pretendon të mos paguajë detyrimin doganor, me çfarë guximi mund të kërkojë kontrabandën në Parlament. Në peshën e të ndierit i gjithëpushtetshëm, mani e vjetër e shqiptarëve, një deputet përpiqet të shfrytëzojë me të gjitha mjetet atributet e një karriere parlamentare dhe “magjinë” e të qenit me imunitet. Në këtë “kult” shpëtuës, për ta është tepër normale të shkelin çdo rregull, ashtu siç edhe një makinë police e quan anormale qëndrimin para semaforit.

Bakshishi ynë i përditshëm

Sa duhet të paguajmë për çdo shërbim Askush nuk i kërkon paratë me ligj në dorë, por të gjitha e dinë se në shërbimet shtetërore duhet të paguash. Në një sondazh që bëmë me në telefonit, mbi shtatëdhjetë për qind e njerëzve rrëfyen se u ishte dashur të jepnin para për të bërë një vizitë në ambulancë ose për të rregulluar telefonin. Rysfetet më të mëdha janë dhënë në operacione, por edhe në shkollë. Në një rast, vetëm për të rritur një notë, profesori kishte marrë njëqind mijë lekë. Në faqen 9

Qeveria harron vilën e Zogut

GAZETA e Durrësit Qeveria harron vilën e Zogut DURRES - Ka tashmë dy vjet nga shkatërrimi i shtyllës së ’97-ës dhe ende nuk është vendosur se çdo të bëhet për rehabilitimin e njeriut prej simboleve të Durrësit, vilën e ish-mbretit Zog. Në faqen 7

Fadromat ngjiten mbi kioska

GAZETA e Vlorës Fadromat ngjiten mbi kioska VLORE - Ditët e fundit të kioskat duket se tashmë po trokasin. Të gjitha kioskat pa leje - kryesisht ato ndanë rrugës Skelë-Vlorë - do të qëndrojnë të hapura deri nesër. Një urdhër ekzekutiv i dalë... Në faqen 8

Sekuestrohen 200 tregtarë në kufi

GAZETA e Shkodrës Sekuestrohen 200 tregtarë në kufi SHKODER - Sekuestrohen tregtarët shkodranë. Të paktën 200 vetë kanë rënë viktimë e kontrolleve të forta përgjatë gjithë vijës kufitare që bashkon Shqipërinë me Malin e Zi. Në faqen 6

Kosova, një histori e gjatë e shkruar vetëm nga humbje

MIROSH SAKO Historia e deshi që populli shqiptar në vazhdimësi e tij të bashkëjetonte me sllavët e Jugut. Ne të mirë e në momente të vështira ai ju ka ruajtur fqinjëve bashkëjetesën. Ndërsa në shumë probleme të krijuara që nga 1913 kombi shqiptar ne te dy anet e kufirit nuk ka demostruar asnjëherë nevojën e përdorimit të dhunës për ndryshimin e statusit të ekzistencës së vet të ndarë në disa pjesë midis fqinjëve. Partizanët kosovarë të cilët arritën të krijojnë Ushtrinë çlirimtare me mbi 50mijë forca gjatë Luftës së Dytë, ndonëse në Bujan u deklaruan për vetëvendosje, nuk e përdorën këtë fuqi ushtarake për ndryshimin e kufijve dhe dhunën. Po kështu partizanët shqiptarë që morën pjesë në çlirimin e tokave deri në Sanxhak u tërhoqën në mënyrë paqësore duke mbështetur principin e demokracisë të medha se problemet do të zgjidheshin pas luftës. Edhe Shqipëria asnjëherë nuk i ka shfrytëzuar marrëdhëniet me miqtë dhe superfuqitë për ndryshimin e Vijon në faqen 2

Nga shiringa në ambulancë deri te provimet: Ja të gjitha tarifat Në faqen 3

GAZETA PLAZHA

Sot për lexuesin superfjalëkryq Në faqen 13

Maqedonia detonatori fshehur

DOKUMENT Maqedonia detonatori fshehur Ja përse çështja shqiptare në ish-republikën jugosllave bën të dridhen të gjitha diplomacitë Në faqen 10

Kosova, një histori e gjatë e shkruar

të ardhmen e gjina diplomacisë Në faqen 10