11/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

11 gusht 1998

Dokle: Jo Nano mbi SHIK

Nënkryetari i Parlamentit: Ka shumë të meta, duhet të ndryshoje Deputetët dhe zyrtarët e lartë të mos përgjohen “Ligji i ri nuk duhej miratuar, por s'më dëgjuan” SHIK, sfida e re e Meidanit Skifter Ligji për SHIK-un i sapomiratuar nga Parlamenti shqiptar ka hasur në kritika të forta, jo vetëm nga opozita e drejtuar nga ish-Presidenti Sali Berisha, por dhe nga shumë shoqata jo qeveritare dhe organizma të pavarura. Madje, dhe disa deputetë të pozitës, përfshi këtu dhe nënkryetarin socialist Namik Dokle kanë shprehur dyshime ndaj ligjit në fjalë. Shqetësimi më i madh, nuk ka të bëjë vetëm me faktin se Kryeministri ka një kontroll të madh mbi këtë institucion, por me paqartësinë që rrethon këtë institucion në lidhje me llogaridhënien, lejimin e bizneseve të fshehta dhe shuma terma të tjerë të përgjithshëm në gjuhën e formulimit të ligjit, që nesër mund të jenë një derë për keqkuptime dhe abuzime të mëdha. Për këtë sfond, ajo që të habit më shumë është shpejtësia me të cilën u kalua ky ligj në Parlament, pa marrë parasysh shumë nga vërejtjet paraprake, si nga opozita, ashtu dhe nga shumë ekspertë të pozitës. Disa zyrtarë social- shprehet se çdo ligj që do të miratojë Parlamenti do të shfrytëzohet me ardhjen e tyre në pushtet. Riorganizimi i SHIK-t mund të pengohet nga ana tjetër dhe nga mentaliteti primitiv që kanë shqiptarët në përgjithësi për këtë institucion. Ka pak njerëz në Shqipëri, përfshi këtu dhe policikanët, që kur u përmend emrin SHIK, mendojnë për një njeri që u vëzhgon pas, që i përgjon, madje që ka të drejtë dhe t'i rrahë. Ky mentalitet mund të ndikojë në sugjerimet për riorganizimin e këtij institucioni, dhe në vend të kemi një SHIK të fortë që mbron interesat e shtetit shqiptar dhe të qytetarëve të vet, mund të kemi thjesht një SHIK që respekton rigorozisht të drejtat e njeriut, por nuk bën asnjë punë. Në këtë situatë atij që i mbetet të hyjë në lojë dhe të ndryshojë dikë është institucion-Presidenti. Meidani, nëpërmjet këshilltarëve të tij, ka dhënë shenja se nuk do të mbetet indiferent ndaj këtij ligji dhe mund të ndërhyjë. Ky është një shans tjetër për [tekst i prerë në fund]. TIRANE - Namik Dokle kundër ligjit të ri për riorganizimin e SHIK-ut. “Ka shumë gjëra që duhen rregulluar në atë ligj”, tha dje nënkryetari i Parlamentit disa ditë pas miratimit të ligjit. Ndërkaq duket se ka hezitim për ta firmosur ligjin edhe në kampin e Presidencës. “Presidenti po e shqyrton ligjin bashkë me polemikat që e kanë shoqëruar atë”, tha po dje këshilltari i Marrëdhënieve Publike të Presidentit Meidani. Por nënkryetari i Parlamentit thotë se është përpjekur që në Parlament që ky projektligj të mos miratohej në formën e servirur nga Qeveria, por nuk është përkrahur nga kolegët e tij e mazhorancës. Argumentet kundër të nënkryetarit socialist të Parlamentit lidhen me një nen të ligjit, sipas të cilit janë të detyruar të japin informacion figurat politike me imunitet, deputetët ashtu si edhe qytetarët e thjeshtë. Në faqen 3 abuzime të mëdha. Përveç këtij sfondi, shumë eksponentë të pozitës. Disa zyrtarë socialistë e kanë justifikuar këtë veprim me nevojën urgjente për intensifikimin e luftës ndaj terrorizmit, por shumë të tjerë e shohin me dyshim faktin që si deputetët ashtu edhe qytetarët, sipas ligjit duhet të bashkëpunojnë me këtë institucion. Frika ndaj SHIK-t bëhet më e ndjeshme kur kihet parasysh dhe përvoja e keqe që kanë pasur shqiptarët jo vetëm gjatë viteve të diktaturës komuniste, por edhe gjatë viteve të regjimit të Berishës. Kundërshtimet dhe kritikat e opozitës e kanë humbur në një farë mënyre peshën, pasi opozita shqiptare kundërshton çdo gjë që propozon pozita dhe të hyjë në lojë dhe të ndryshojë diçka është Institucioni i Presidentit. Megjithatë, Ky është një shans tjetër për Presidentin shqiptar që të konsolidojë pozitën e tij si arbitër i shtetit, dhe fundja fundit të ndikojë pozitivisht në riorganizimin e institucionit të SHIK-t. Ndryshe nga ndërhyrjet e tjera, kur përpaku u krijuan kriza të vërteta institucionale, këtë herë ndërhyrja e Presidentit duket se është më pak e rrezikshme. Ai ka me vete dhe në krah në kryetarin e Parlamentit dhe një pjesë të madhe të shoqërisë civile të kryeqytetit. Një ndërhyrje e argumentuar dhe e bazuar e Presidentit do të vinte gjithashtu në pozitë të vështirë opozitën e Berishës që është deklaruar se sa të marrë pushtetin do ta ndryshojë ligjin. Parlamenti Shqiptar (Lart) Nënkryetari Dokle

GAZETA e Tiranës Unaza, peng i dy shtëpive

TIRANE - Qendra e re e kryeqytetit “i dy shtëpive të vjetra.” Do të majftonte një rikompensim i thjeshtë i 150 metrave dhe asnjë makinë nuk do të mund të shkelte më sheshin Skënderbej. Mbyllja e hesapeve me pronarët e këtyre shtëpive do të sillte dhe përfundimin e Unazës së Voger[?]. Në faqen 5 GAZETA e Durrësit

INTERVISTË Angjeli: Ja kush do punësohet në Itali

Ekspertët italianë të Ministrisë së Punës sjellin në fillim të muajit shtator listën e emrave të qytetarëve shqiptarë që kanë fituar të drejtën e punësimit sezonal në Shqipëri, konfirmon ministri i Punës, Anastas Angjeli. Në faqen 2

Trafik armësh brenda ndihmave

Ministria lëshon alarmin TIRANE - Trafiku i armëve, i maskuar me ndihmat për kosovarët. Zëvendësministri i Rendit Publik, Ilir Cano, ka thënë dje për Gazetën se pavarësisht se policia para pak kohësh bllokoi në Fier një gomone me armë kontrabandë që kishin destinacion Kosovën, duket se trafiku ka marrë forma të rafinuara. Në faqen 4

PS e Vlorës rrebesh mbi Malajn

Mbledhje maratonë. Shkarkohet Tushe dhe katër të tjerë . PS e Vlorës rrebesh mbi Malajn. Reagon ministri: Fajdet duan kohë. TIRANË - Rebelohët PS e Vlorës dhe të gjitha kusuret i ka “ngrenë” ministri i Financave, Arben Malaj. Ndërsa në nivel lokal, i bujshëm është dhe vendimi i kryesisë për të përjashtuar David Tushen dhe katër pasues të tjerë të tij nga partia. Dhe është mbledhur kryesia e socialistëve vlonjatë, ku ka qenë i pranishëm dhe kreu i Financave shqiptare, e që për disa orë rresht ka dëgjuar kritikat e sulmet e bashkëqytetarëve të tij kundër Qeverisë dhe PS në qendër. Në faqen 3

Anijet e portit frikësohen

GAZETA e Durrësit . Anijet e portit frikësohen. DURRËS - Lufta në Kosovë ka bllokuar punën në kanterin detar të Durrësit. Tetëdhjetë për qind e punëtorëve të këtij kanteri është detyruar në shtëpi nga drejtuesit shqiptarë e polakë për t’u paguar për disa kohë me një pagë të reduktuar. Në faqen 5

Shpërthen epidemia e tifos

GAZETA e Shkodrës . Shpërthen epidemia e tifos. SHKODER - Tifoja shpërthen në qytet. Epidemia e tifos ka shtruar me dhjetëra shkodranë në spital dhe dhjetëra të tjerë mësoneht që gjatë kësaj vere të jenë kuruar nga mjekët infektivë për sëmundjen që vjen nga mushkonjat e infektuara. Në faqen 6

Lushnjë, granatë ish-kryebashkiakut

. Në faqen 6

Gramshi, qyteti që ushqehet me kallashë

. Në faqen 4

Fier, revolta e ujit në rrugë 300 vetë

. Në faqen 6

Kosovë, java nis me 6 të vrarë

Hill takon Rugovën: “Me serbët është tepër e vështirë”. Kosovë, java nis me 6 të vrarë. Mister fati i 600 banorëve të Llaushës. PRISHTINË - Edhe pse intensiteti i luftimeve ka rënë dje, janë shënuar gjashtë të vrarë. Tre nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tre nga ato të policisë serbe. Ndërkohë në Prishtinë ka mbërritur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Christopher Hill, i cili ka zhvilluar menjëherë një takim me dyer të mbyllura me Rugovën. Pas takimit, Hill deklaroi se bisedimet mes shqiptarëve dhe serbëve paraqiteshin shumë të vështira dhe se ai kishte diskutuar me liderin e shqiptarëve të Kosovës edhe për opsionin e fundit të Grupit të Kontaktit për zgjidhjen e krizës, e cila se fundi duket se është larguar shumë rrugës së dialogut. Në faqen 8

Antidroga sulmon Elbasanin e Lezhën

. TIRANE - Aksioni anti kanabis, zgjerohet “zotërimet”. Burime zyrtare nga Ministria e Rendit, thanë, se pas valës së kontrolleve nëpër arat e mbjella me hashash në disa rrethe të Shqipërisë, së shpejti, aksioni do të përhapet edhe në zonat më të thella. Vetë zv.ministri i rendit Çano, tha se përveç Fierit dhe Durrësit, ku janë qenë edhe Lezha, Elbasani e Shkodra qytetet që u bënë së fundi protagonistë të aksionit të antidrogës. Në faqen 4