12/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 gusht 1998

Troika: Kosova njësoj si Çeçenia

Takim me Islamin: Si do të luftohet krimi dhe korrupsioni Troika: Kosova njësoj si Çeçenia Njerëzit e Evropës në Tiranë: Modeli i ri TIRANE - Tiroli ose Çeçenia, ky është statusi i Kosovës së pas luftës sipas Bashkimit Evropian. Përfaqësuesit e trojkës evropiane kanë vizituar dje Tiranën, ku i kanë bërë të ditur autoriteteve shqiptare dhe modusit e tyre për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Meta i ka konfirmuar atyre se Tirana zyrtare është për një status që varion nga Republika në kuadrin e Federatës jugosllave deri në të drejtën e vetëvendosjes. Gjithsesi i takon shqiptarëve të Kosovës të vendosin dhe duhet të krijohen kushtet që ata të shprehin opsionin e tyre. Me krijimin e kushteve Meta parakupton ndërprerjen e ofensivës serbe dhe fillimin e bisedimeve. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ngritjen e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Brukselit në një stad më të lartë si fazë e ndërmjetme para marrrëveshjes së asociimit. Në faqen 3

"Unë mes shitësve të hashashit dhe heroinës"

REPORTAZH / Ku dhe si tregtohet droga TIRANE - Në vetminë time endesha e kështu nuk mund ta shtyja dot më. Më dukej shumë e vështirë të përballoja këtë jetë të ndyrë, në të cilën freskësia, rrëzohesha e më në fund vidisja. "Mallkuar kjo jetë", sytë e përhumbur të njerëzve përplasin shikimet tek unë e nuk i duroja dot më fytyrat e "lumtura", hapat e shpejtë, ritmin e tyre. Doja ta vlerësoja mes asaj që shumë shokë të afërt më kishin thënë: provoje, e do të kuposh se kjo botë nuk është vetëm një pikë e zezë, ajo është ferri i përditshëm që jetojmë të gjithë. Dikush më kish thënë se diçka shitje një cigare bar... Në faqen 8

Kosova, pse hesht Evropa

Rreziku i madh i indiferencës Tmer­ri i vërtetë për atë çka po ndodh në Kosovë, është indiferenca e botës. CARLO BOLLINO Tmerri i vërtetë për atë çka po ndodh në Kosovë, është indiferenca e botës. Kronikat e dhunës të përditshme, të atij konflikti ndër-etnik, kaq shumë i ngjashëm me mizoritë që kemi parë edhe më parë në të njëjtën Jugosllavi, i janë lënë në mirëbesim TAN-JUG-ut, (pra njëri prej palëve në luftë), që është një nga in-granazhet kryesore të atij sistemi të sofistikuar propagande, mendërisht të orkestruar nga Slobodan Milosheviç. Nuk mjaftojnë as pamjet e masakrave, të shtëpive në flakë, të ushtarëve serbë që shtijnë ndaj atyre shqiptarëve që Vijon në faqen 2

Meidani bllokon SHIK-un

Pas polemikave të ashpra mes partive politike pritet refuzimi i Presidentit Presidenti sfirmos ligjin: Të kthehet në Parlament "Krijon mundësi abuzimi me të drejtat e njeriut" Pas polemikave të ashpra mes partive politike pritet refuzimi i Presidentit Meidani bllokon SHIK-un Presidenti sfirmos ligjin: Të kthehet në Parlament "Krijon mundësi abuzimi me të drejtat e njeriut" TIRANE - "Meidani do të kthejë ligjin për SHIK-un në Parlament", kështu ka deklaruar një burim politik i afërt me Presidentin shqiptar. Nga ana tjetër një apel për mos e firmosur ligjin e ri të shërbimeve sekrete i është bërë kryetarit të shtetit jo vetëm nga opozita, por dhe nga një pjesë e përfaqësuesve më të lartë të mazhorancës parlamentare. Njerëzit e stafit të Presidentit nuk e kanë konfirmuar katër nesë Meidani do t’ia kthejë ligjin Kuvendit, por as nuk e kanë mohuar diçka të tillë. Ata janë shprehur se kreu i shtetit po e studion ligjin kanë vënë theksin në aspektin e respektimit të të drejtave të njeriut. Por, është pikërisht kjo pikë ose ndryshe neni 13 i ligjit mbi SHIK, mbi të cilin Meidani ka vërejtje se krijohen hapësira për abuzim me këto të drejta kur është vërtetshpallur mbrojtjes dhe garantues i tyre. Presidenti Meidani gjatë betimit në Parlament

EDI MOS HARRO LOTET

FATOS BAXHAKU Ishin përlotur këqaz, kishin në sy imazhin e një njeriu të mashkruar nga dhuna mizore, të cilin nuk arrinin ta shpjegonin. "Përse duhet të ndodhë kështu, në këtë vend që edhe pa këtë është shndërruar në një vend mizor?". Një vit e ca më parë me dhjetëra gazetarë të rinj ishin ne për tlotur, ishin të prekur dhe të dëshpëruar sepse një njeri që e kishin konsideruar si idhullin e tyre, që jetonte jashtë vendit, ishte përgjakur nga dhuna politike në mungesë e jetës intelektuale në vendin tonë e shkrehtë. Eshitë shumë e lehtë, fare kollaj, të gjykosh disa "të veckël" pa përvojë, që derisiten çdo ditë nga mëngjezi deri në orët e vona të natës që tu thonë shqiptarëve se ç’nodhnë në vendin e tyre. Nadoh ngjarjet që bulzat e vogla të djersës së ngatërruara me ato të lotëve, kur të lënin që merren njerëz si Edijoministër. Por kjo Ramës nuk i intereson, ai tashmë e ka shpallur parullën: Ose bëni si them unë, ose nuk meritoni profesionin që keni. Rrugë... pa këtë është shndrruar në një vend mizor? Një vit që ça më parë me dhjetra gazetare të rinj ishin në per-lotur, e kishin konsideruar si idhulli i tyre, që jetonte jashtë vendit, ishte përgjegjësar nga dhuna politike me të mbërritur në apartamentin e tij modest në periferi të Tiranës. “Katrorët” kështu quheshin banesa e tij e fundit - ishin larë me gjak. Tani kjo kohë duket larg. Sepse vetë Rama duket se i ka harruar lotët në sytë e atyre “çunakëve”, që e bënë ministër e e kuptuar as vetë. Tani, që nuk ka më kundërshtarë Edi ynë i dashur ka rënë në krizë, nuk ka më kë të shajë dhe pranë i hyn një fushe të cilën nuk e njeh dhe aq mirë: shtypit. “Ta dhjes fare, apo ta lexoj?”, kjo ka qenë pyetja e pakulturuar e ministrit tonë të kulturës, e botuar fare hapur në të përjavshmen më të njohur të vendit. Lotët në sytë e atyre që Edi mendon se mos i djegës duhen një vit e ca më parë. Sa kohë që nuk ishte Ministër, Edi ishte një djalë flori, një kuk eëndonte, nëse njeri që ishte shumë i hapur e i sjellshëm me njerëzit e “vec-kël” të shtypit. Tani që është ministër, Rama gjëmon e bubullon njësaj sikur ta kenë sulmuar të gjithë ndaj të botës. Eshtë vërtet një sipërmarrje për tu pasur zili, ajo që ka marrë mbi supet e veta Edi dhe njerëzit që ai ka përkrah. Këtë shtypi e kupton menjëherë dhe i dha hapësirë të gjatit Rama sa herë që ai donte, madje edhe pa i ndryshuar asnjë presje në fjalët e tij të ndërlikuara që burojnë nga “qerthulli i ngratë e mizor i të qenit shqiptar dhe nga vetë rrëzullimet personale të një njeriu”, të cilit që kurse është bërë i pari i Kulturës së këtij vendi i mblidhet gjuhë në qellëz e tij të tharë nga ajo që ai dhe të tjerë si ai e quan të ndodh të shqiptarëve se “n’dodh në vendin e tyre. Ndodh nganjëherë që buzat e vogla të fshehëse të ngatërohen me ato të tjetrit, kur qëllon që rrënjën njerëz si Edi jo-ministër. shpallur parullën: Ose bëni them unë, ose nuk meritoni profesionin që keni. Rrugë tjetër sipas tij nuk ka dhe nuk mund të ketë. Sikur këtë ta linte të kuptonte ndonjë njeri tjetër këto rreshta nuk do të kishin kuptim. Por, kur këtë e thotë një njeri që për vite e vite me radhë ka qenë gati-gati koleg i atyre që sot i ofendon me cinizëm, atëherë të gjithë duhet t’i vëmë duart në kokë. Gabon Rama, apo kanë gabuar djejtët e rrit? Edi i thoshte, “mua” me të shaptit, të mjeruar me të sharë. E mesuar me të shf... atë, me udiu? Tani ministri Rama gjallon këndshëm në keltësi e Sarandës dhe të Butrintit. Mendjen e ka sigurisht te punët e shumta që e presin, të gazetaret që do e bezdisin me paaftësinë e tyre, te debatet që ka hapur pa zgjidhur ende asnjë punë, që kurse ka marrë në dorë qeverisjen e pjesës më të fisme të vendit e kështun me radhë. Ndërsa të vetën e shtypi do të vazhdojnë të dërgojnë në pasditurinë e tyre. Edi do të vazhdojë të nxjerrë bri të detit, kaq që e meriton për sa ka bërë në gjithë këta muaj. Të gjithë çunaket e pyetur për këtë kanë qenë plotësisht dakord. E dini që e vret mendjen për hallet e jetës intelektuale dhe prandaj vazhdojnë ta përkrahin në aventurat e tij kulturore. Vetëm për një gjë nuk kanë qenë dakord: Përse të na ofendojë? Ndokush prej tyre është treguar edhe më i guximshëm. “Po sikur në të shtypit të na fëket dhe të mos e dëgjesim fare ministrin, meqë ai e bëri i pari këtë hap?”. Për fat të mirë të gjithë e morën me shaka këtë pyetje.

Qeveria shpall pakt social me Sindikatat

Këshilli Kombëtar i Punës arrin kompromisin mes Qeverisë, punëdhënësve e të punësuarve Nga 5 shtatori nuk do të ketë më greva e demonstrime në rrugë Këshilli Kombëtar i Punës arrin kompromisin mes Qeverisë, punëdhënësve e të punësuarve Qeveria shpall pakt social me Sindikatat Nga 5 shtatori nuk do të ketë më greva e demonstrime në rrugë TIRANE - Sindikatat ulin rrogat. Deri në fund të vitit nuk do të ketë greva. Kjo është pika kryesore e paktit social që është vendosur dje në takimin e Këshillit Kombëtar të Punës, të mbëltuar nën drejtimin e Angjelit. Përfaqësuesit e Qeverisë kanë rënë dakord të indeksohen pagat me inflacionin, ndërkohë që përfaqësuesit e punëdhënësve dhe punëmarrësve kanë bërë të ditur se nuk do të zhvillojnë greva. Qeveria pritet të marrë vendimin për angazhimet e saj në 5 shtator. Në faqen 4 Selia e Sindikatave të Pavarura

Farmacitë lënë pa ilaçe veteranët

GAZETA e Tiranës Farmacitë lënë pa ilaçe veteranët TIRANE - Veteranët mbeten pa ilaçe. Kërkesa për barna është shumë herë më e lartë se shumat që shteti vë në dispozicion për pagimin e barnave që marrin për kurim “pleqtë” gjatë muajit. Në faqen 5

Refugjatët s'kanë ku të fusin kokën

GAZETA e Shkodrës Refugjatët s'kanë ku të fusin kokën SHKODËR - Të ardhurit nga Kosova zbarkojnë në Shkodër. Vetëm në pesë ditët e fundit, duke filluar që nga e enjtja e kaluar, kanë arritur afro 100 kosovarë nga Mali i Zi dhe Tropoja. Këtë e konfirmojnë dhe autoritetet bashkiake. Në faqen 6

"Do çminojmë kufirin me Serbinë"

GAZETA e Durrësit "Do çminojmë kufirin me Serbinë" DURRËS - Njerëzit antiminë shqiptare do të heqin minat serbe në kufirin me Kosovën. Komiteti i Minave Antiminë, me seli në Durrës, në një aksion brendakombëtar kundër armatimit të popullsisë dhe atij të fshehur. Në faqen 7

Bardheblutë rebelohen: Ramandan Shehu largohet!

Peticion i nëntë lojtarëve bazë të ekipit Tirana në stërvitje me lojtarë e rinj, ose me mirë me pionierët. Nëntë lojtarë të formacionit bazë nuk kanë marrë pjesë në seancën e djeshme. “Trajneri është prepotent dhe na ka ofenduar. Deri sa ai të jetë në krye të skuadrës ne nuk do të marrim pjesë në të” - thuhet në peticionin e tyre. Gjithçka do të ish normale nëse ata do të ishin garnitura e Tiranës, por për fat të keq ata janë pjesa e luanit. Nallbani, Tafaj, Zëri, Ruhi, Sina, Çoçlli, Markoci (i cili është bashkuar me skuadrën vetëm ditët e fundit e ka deklaruar se është me “rebelët”), Shërmusi e Alimehmeti (që ka munguar në përgjithësi, por pa dhënë arsye), nuk janë paraqitur dje në stërvitjen e zakonshme të skuadrës bardheblu. Enëse deri dje kontradiktat kanë qenë të mbyllura më në fund ato kanë shpërthyer hapur. Tashmë kampet janë ndarë. Nga një anë trajneri Ramadan Shehu e nga ana tjetër lojtarët. Mur kundër murit, “Ne nuk jemi njerëz të rëndomtë që mund të lejomë që të na ofendojnë. Kemi kohë që luajmë futboll e asnjë nuk mund të shkelë mbi djersën tonë” - deklarojnë ata. Jemi munduar të kontaktojmë me Shehun, por ka qenë e pamundur. Ndoshta edhe ai ka argumentet e tij, por një gjë është evidente. Tirana me këtë kontigjent lojtarësh që ka në dispozicion rrezikon të luajë kampionatin me një skuadër pionierësh. Aq i vërtetë është ky fakt sa që në stërvitjen e djeshme jemi munduar të njohim ndonjë futbollist, por ka qenë e pamundur. Fytrya të panjohura e aq më shumë aq të vegjël sa që me vështirësi ka shkuar ndër mend se po stërvitet një skuadër të rinjsh. Jo, kjo nuk është “skuadra më e pasur në Shqipëri”. Ajo kurrë nuk ka qenë më shumë se një turpërore përballë aktiviteteve të rëndësishme, e nëse një gjë e tillë ndodh këtë edicion, nuk ke dimë se kush i takon ky “nder”. Lina Risto

Presidenti Meidani gjatë betimit në Parlament