14/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

14 gusht 1998

Antikorrupsioni luftë ligjeve të abuzimit

Qeveria: Do bashkëpunojmë kundër terrorizmit TIRANË - Qeveria do të luftojë korrupsionin duke ndryshuar ligjet. Dhjetëra ndryshime në legjislacion dhe aktet normative janë fiksuar në mbledhjen e djeshme të Qeverisë dhe përfshihen në paketën e masave kundër korrupsionit. Heqja e çmimeve dysheme në dogana dhe ndryshimi i tarifave fiskale janë masat e para që u vendos t’i propozohen Parlamentit. Ministri i Financave Malaj nuk pranon të japë detaje se cilat tarifa mallrash do të ndryshojnë dhe në ç’masë. “Nëse këto ndryshime do të bëhen sot publike atëherë do të kemi impakte negative në treg”, thotë Malaj për Gazetën. Nano

Ruçi: Meidani njeri i klaneve

Kreu i PS reagon ashpër ndaj veprimit të Presidentit “Nuk duhet ta kthente ligjin e SHIK-ut” TIRANË - “Presidenti Meidani duhet ta firmoste ligjin për SHIK-un”, tha dje Gramoz Ruçi, sekretar Koordinativ i socialistëve. Sipas tij Presidenti duhet të tregojë se është i pavarur dhe jo se bën politikën e klaneve. Por sipas Ruçit është e drejta e tij që ta kthejë vetëm një herë ligjin, ashtu siç është dhe e drejta e Parlamentit që të mos e marrë në konsideratë. Tjetër konflikt i socialistëve me Presidentin Meidani. “Nuk shoh asnjë arsye që ligji i SHIK-ut të mos firmoset”, tha dje për Gazetën Shqiptare, Gramoz Ruçi, sekretar Koordinativ i PS. Sipas Ruçit, Presidenti Meidani duhet t’i njohë mirë përgjegjësitë e tij institucionale dhe të mos bëhet pengesë për miratimin ligjeve që i propozon maxhoranca. Sekretari Koordinativ i socialistëve nuk sheh asnjë motiv brenda ligjit të sapomiratuar të SHIK-ut që do të cenonte demokracinë në Shqipëri.

Tropojanët 2 orë luftë me serbët

Bet ejë e ashpër në vijën kufitare. Shpërthejnë predha artilerie Fshatarët e Padeshit i përgjigjen me armë sulmit të jugosllavëve Varg refugjatësh nga Kosova. Vijne 600 vetë. Mes tyre 20 ushtarë të UÇK-së të plagosur, 3 dërgohen në Tiranë TIRANE - Incident i rëndë kufitar në afërsi të Padeshit. Ministria shqiptare e Rendit Publik, bëri të ditur dje se njoftimet që vinin nga një numër fshatrash të rrethit të Bajram Currit, përgjatë vijës kufitare me Kosovën, flisnin për një provokacion të ri të ndodhur në zonën e piramidës C2. Nga ana tjetër e kufirit, ku ishin pozicionuar forca kufitare serbe, është shtënë përreth dy orë rresht në drejtim të një numri banesash të fshatarëve të zonës. Pavarësisht nga përpjekjet e policisë kufitare shqiptare për të ruajtur gjakftohtësinë, nga ora 10.15 deri rreth orës 12.00, fshatarët e armatosur të Padeshit, i janë përgjigjur me zjarr breshërive të pajustifikuara serbe. Ushtarë të UÇK-së në një nga rrethinat e Prishtinës

KOSOVA ME DY POLITIKA

SKIFTERI Dje, teksa Rugova shpalli përbërjen e grupit negociator që do të dialogojë me serbët, UÇK për herë të parë shpalli hapur krahun e saj politik, duke i kërkuar opozitarit të LDK-së Adem Demaci të braktisë funksionet në partinë e tij dhe të marrë rolin e drejtuesit të krahut politik të organizatës ushtarake. UÇK bëri gjithashtu të ditur se nuk do të pranojë të futet në asnjë nga ombrellat e partive politike në Kosovë dhe duke u diplomatë të huaj, se po luftojnë jo vetëm për çlirimin e Kosovës, por edhe për bashkimin e saj me Shqipërinë e më gjerë. Edhe ne qoftë se Rugova e limitizon kërkesën e tij për pavarësi, ka pak gjasa që UÇK ta pranojë një gjë të tillë. Mosmarrëveshjet midis vetë shqiptarëve po i tendosin gjithmonë e më shumë nervat e negociatorëve të huaj dhe ka rrezik që pas gjithë këtyre përpjekjeve të vijë indiferenca. asnjë nga ombrellat e partive politike në Kosovë, duke shuar përfundimisht shpresat e Rugovës dhe të LDK-së për ta vënë nën kontroll dhe në të njëjtën kohë duke e zgjuar ditën që shqiptarët të flasin me një zë të unifikuar. Ndoshta, duke parë këtë situatë, mjetet zyrtare të informimit serb po flasin gjithmonë e më shumë për përçarjen në radhët e UÇK-së, për urrejtje ndërmjet njëri-tjetrit, duke u munduar t’i hedhin sa më shumë benzinë zjarrit. Është koha kur Perëndimi dhe gjithë faktorët ndërkombëtarë të përfshirë në zgjidhjen e çështjes pati po i luten shqiptarëve të flasin me një zë, ndërsa ata vazhdojnë të shikojnë më shumë nga njëri sesa nga tjetri. Grupi i Kontak[tit] ka paraqitur disa modele që presin të shqyrtohen nga shqiptarët, por tani lind pyetja nga cili shqiptarë? Nga shqiptarët e Rugovës apo ata të Demacit? Pjesëtarë të UÇK-së kanë theksuar vazhdimisht, madje duke i kërkuar opozitarit të LDK-së Adem Demaci të bëhet një zgjë e më shumë nervat përpjekjeve të vijë indiferenca. Ndoshta, luftëtarët e UÇK-së morën zemër nga një legalizim gjysmё zyrtar që bëri emisari Hollbruk, kur shtrëngoi duart me ta rreth një muaj më parë, dhe tani ndoshta shpresojnë se mund të njihen nga faktori ndërkombëtar në vend të Rugovës. Por, humbjet e njëpasnjëshme të territoreve treguan forcën e tyre të vërtetë, ndaj legalizimi më i mirë për ta do të ishte bashkëpunimi efektiv me Rugovën, të cilin Perëndimi, pavarësisht nga rënia e reputacionit në Kosovë, nuk ka kurrsesi ndërmend ta hedhë poshtë. Të gjitha këto komplikime të faktor[it] shqiptar nuk bëjnë gjë tjetër veçse forcojnë pozitën e Millosheviçit në sytë e opinionit publik, largojnë ditën e fillimit të negociatave, largojnë ditën e një zgjidhjeje të mundshme ushtarake jashtë dhe në të njëjtën kohë nxisin përmasat e katastrofës humanitare që ka zb[r]itur këmbëngulje në Kosovë.

UÇK zgjedh Demacin Opozita braktis delegacionin e Rugovës

PRISHTINË - Rugova ka bërë dje të ditur se cilët do të jenë njerëzit që do të negociojnë me Beogradin, duke kërkuar njëkohësisht njësinë e negociatave të paqes. Ndërkohë ai ka bërë thirrje edhe partive opozitare të Demacit dhe të Qoses që ta marrin edhe njëherë në konsideratë bashkimin në një delegacion të vetëm. Ndërkohë, po dje, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shpallur emrat e përfaqësuesve të tij politikë. Ai i ka kërkuar liderit të Partisë Parlamentare, Adem Demacit që të lerë detyrën dhe të vihen në krye të politikës së saj, kjo pas ushtrisë nuk ka dashur asnjëherë të vihet nën ombrellën e ndonjë partie politike. Në faqen 4

Atentat ndaj puseve të naftës

Rrezikohen tunelet e mbushura me tritol FIER/ Luftë e gjatë me flakët. Policia: Ishte i qëllimshëm FIER - Prag katastrofe në rezervat e naftës te Marinëz. Një zjarr i qëllimshëm, siç ka pohuar edhe policia, i përmasave tepër të mëdha ka kërcënuar në orët e mesditës sektorin e dekantimit të naftës. Vetë materialet që merren nga zjarri kanë vështirësuar në maksimum punën e zjarrfikësve, të cilat përdorën lëndët kimike në shuarjen e zjarrit, i cili edhe pak minuta të kishte vazhduar do të kishte përfshirë edhe rezervuarët e naftës. Ndërkohë disa orë më pas një tjetër zjarr në të njëjtat përmasa, ka vënë në rrezik jetën e ushtarëve dhe të banorëve të fshatit Vajkan. Këtë herë Hefesti (Perëndia e Zjarrit) me sa duket ka marrë zotim të dënojë Fierin. Zjarre të njëpasnjëshme janë duke rënë në këtë zonë, ku përveç shtjellave apo qendrave të panjohura, shumë afër rrezikut janë gjendur sektorët naftëmbajtës apo edhe shumë objekte të rëndësishme. Të mërkurën në mesditë për të dytën herë me radhë flakët kanë goditur në Marinëz në sektorin e naftës, ku zjarri është shtrirë në një sipërfaqe tejet të madhe.

Prokuroria: Memia është peng i Parlamentit

DURRËS - “Vetëm Parlamenti, i cili tashmë është me pushime, e mban pezull çështjen Memia dhe për këtë në ne shtator do t’i bëjmë kërkesë këtij institucioni që të marrë parasysh heqjen e mandatit të tij” . Kështu ka thënë kryeprokurori i Durrësit, Bardhosh Bari, sipas të cilit aktualisht kjo çështje penale është policuar më shumë se sa duhet. Në mërinë e dosjeve që po shqyrton Prokuroria e rrethit të Durrësit, tetë i përkasin kontrabandës me shuma të mëdha dhe po të llogarisim këtu çështjen Memia, ato bëhen nëntë.

Hafizi në luftë me shefat e tij

FUTBOLL/ SHKATËRROHET APOLONIA Në faqen 11

Ushtarë të UÇK-së në një nga rrethinat e Prishtinës

GAZETA e Durrësit

“Si mbijetoi në vite porti i qytetit” Në faqen 7 GAZETA e Tiranës Rrethimi i Rinasit Njerëzit nën diell Në faqen 5 GAZETA e Shkodrës Tragjedi në rrugë Masakrohen 5 vetë Në faqen 6