06/09/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 shtator 1998

Takim i fshehtë mes serbëve dhe kosovarëve

Bisedime të kryesuara nga Fehmi Agani PRISHTINË - Në Kosovë janë zhvilluar bisedime të fshehta kokë më kokë mes serbëve dhe shqiptarëve. Për këtë fakt, kreu i delegacionit shqiptar, Agani, i cili në fillim të javës e shtyu dialogun për shkak të mospjesëmarrjes të sir- [sic]bëve, tha për “Kohen Ditore” se “bisedimet u zhvilluan në të njëjtën ditë që kryetari i palës serbe i dërgoi atij një letër ku ofronte dialog, letër të cilës Agani i ishte përgjigjur negativisht, pasi, sipas tij nuk mund të ishte bisedime pa ndërprerjen e dhunës serbe”. Gazeta, ndërkohë, njoftoi hollësi mbi atë se çfarë u fol në këto bisedime të fshehta mes skuadrës së negociatorëve shqiptarë dhe atyre serbë në Prishtinë. Në faqen 8 Nga takimi i parë Rugova Millosheviç

SHBA braktis Bizën

Sulmi mbi bazat terroriste në Sudan e Afganistan bllokon stërvitjen Dështojnë manovrat e NATO-s në det. Ikin avionet Amerikanët tërheqin luftanijet nga Adriatiku Sulmi mbi bazat terroriste në Sudan e Afganistan bllokon stërvitjen SHBA braktis Bizën Dështojnë manovrat e NATO-s në det. Ikin avionet Amerikanët tërheqin luftanijet nga Adriatiku TIRANE - Ndërpriten një ditë para afatit të programuar manovrat më të mëdha të NATO-s në Shqipëri. Burime nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes njoftuan dje moshvillimin e operacioneve të stërvitjes së përbashkët ushtarake “Cooperative Assembly” një ditë para përfundimit të tyre zyrtar. Tri luftanije të ushtrive aleate të NATO-s, të cilat prej ditësh kishin ankoruar në brigjet e Durrësit në pritje të aeroplanmbajtëses amerikane, e kanë “evakuuar” gjatë dy mungesën e kësaj të fundit. Ndërkaq, një njoftim i ardhur nga vetë komanda e lartë e NATO-s do të pezullonte me mosarmatosjen luftanijeve në detin Adriatik, pasi në radhët e flotës detare amerikane ishte shpallur gjendje gatishmërie pas sulmit amerikan ndaj disa bazave terroriste në Sudan e Afganistan. Luftanije amerikane në ujrat e Mesdheut

Përveç Kosovës dhe terrorizmi...

Skifter Në fillimin e tij në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri shqiptar Fatos Nano tha se Shqipëria po përballet me dy probleme kryesore, të cilat kërcënonin stabilitetin e vendit: çështja e Kosovës e në veçanti provokimet serbe në kufirin shqiptar dhe terrorizmin islamik. Nano e paraqiti Kosovën si problem parësor, por ndërkohë sulmet amerikane mbi disa nga bazat islamike terroriste, kanë shkaktuar kundërpërgjigje kundërtër. [tekst i prerë/jo i lexueshëm] Si për të mos mjaf tuar Kosova, për Shqipërinë siç u shpreh dhe Nano është hapur edhe njëherë dosja e terrorizmit islamik. Këtë, Nano ia fatur oi krejtësisht Berishës. Qeveria shqiptare menjëherë nxitoi të përshëndeste sulmet amerikane mbi bazat terroriste në Afganistan dhe Sudan, ndërkohë që vende të tjera Perëndimore, të cilat nuk kanë fare popullsi myslimane, u treguan më të mat- matur[a]. Ndërsa, amerikanët e kanë bërë të qartë se lufta do të hyjë nuk ka të bëjë me myslimanizmin, por me terrorizmin, kjo betejë po i kalon kufijtë terroriste-SHBA dhe tashmë pa dashje po kthehet në një konflikt Islam-SHBA. Këtë e vërtetojnë së miri dhe demonstratat e shumta antiamerikane në vendet islamike. Shqipëria, jo vetëm ka një mazhorancë myslimane, por mbi të gjitha nuk ka këllqe të bëhet pjesë e kësaj konflikteve të përbotshme. Demonstrotra e para pak ditëve në Londër para ambasadës shqiptare, ku myslimanë nga vende të ndryshme të botës bënë thirrje për rrëzimin e Qeverisë shqiptare nuk duhet nënvlerësuar. Ndërsa për çështjen e Kosovës mund të thuhet se Qeveria shqiptare nuk ka ç’të bëjë më shumë, për “dosjen e terrorizmit islamik” ajo mund të ishte më e kujdesshme: është një çështje ku fjalët lehtë mund të kthehen në bomba. probleme kryesore, të cilat kërënonin serbe në kufirin shqiptar dhe terrorizimin sulmet amerikane mbi disa nga bazat islamike terroriste, kanë eklipsuar shumë probleme të tjera botërore, midis të cilave dhe problemin e Kosovës. Amerikanët tërheqën dje luftanijet nga manovrat në Adriatik, duke lënë gati të kuptohet se përpara interesave kombëtare amerikane nuk kanë rëndësi as NATO, as Shqipëria dhe as Kosova. Ndërkohë, në Tiranë po rritet presioni nga brenda, sidomos nga partitë e opozitës për një reagim më të ashpër ndaj serbëve. Kryeministri shqiptar pohon se Qeveria shqiptare kishte bërë maksimumin e mundshëm për çështjen e Kosovës dhe nënvizonte se nuk e kuptonte se “si duhet të përkthehet në terma konkrete fjala ‘më shumë’”. Në fakt, askush nga politikanët nuk thotë ekzaktësisht se si duhet reaguar kur përballë serbe prekin tokën shqiptare, por indif-

Dokle e Topalli lënë Kryesinë

Do i “zhdukë” Kushtetuta TIRANE - Nëse shqiptarët nuk do t’i thonë “JO” Kushtetutës së re atëherë do të zhduket Kryesia e Parlamentit. Namik Dokle dhe Jozefina Topalli mund të jenë pas 22 nëntorit deputetë të thjeshtë, d.m.th, pa celularë, makina, bordigardë etj. Por dy zëvendës të Gjinushit u vënë në ndihmë bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës, Sabri Godo. Sipas tij, Topalli dhe Dokle mund të qëndrojnë edhe gjatë kësaj legjislature. Por ky mund të jetë vetëm një lëshim që është bërë në vendoset me dispozita kalimtare që do t’u japin të drejtë qëndrimin në këtë Parlament dy nënkryetarëve aktualë. “Normalisht Parlamenti duhet të ketë një kryetar që do të quhet spiker”, tha dje Godo për Gazetën Shqiptare. Në faqen 2

Vdiqën propozimet e Kontaktit

INTERVISTE / Flet Këshilltari Politik i Jospin: Kosova, vendosni ju "Tani ato nuk kanë më asnjë vlerë" TIRANË - “Propozimet e Grupit të Kontaktit, dhe të Francës për një autonomi të zgjeruar për Kosovën, sipas mendimit tim, tashmë nuk mund të jenë të praktikueshme dhe të arsyeshme, pra nuk mund të pranohen si një zgjidhje”. Është një nga këshilltarët më të specializuar të PS franceze për Ballkanin, e kryesisht për Jugosllavinë dhe Shqipërinë, Castagna, ai që ka kundërshtuar politikën e Perëndimit dhe zgjedhjet e ofruara prej saj aktualisht për të qetësuar gjendjen në krahinën shqiptare të Kosovës. Christian Castagna është këshilltar politik i specializuar në çështjet e Ballkanit e veçanërisht për hapësirën e Jugosllavisë dhe Shqipërisë në Partinë Socialiste franceze, dhe natyrisht pranë liderëve kryesorë të saj, përfshirë edhe kryeministrin Lionel Jospin. Aktualisht ndodhet për një vizitë disaditore në Shqipëri, ku do të ketë takime jo vetëm me homologët e tij socialistë, por dhe me kreun e shtetit shqiptar, si Gjinsushi e Islami, me të cilët ka lidhur dhe miqësi. Në faqen 2 Grupi i Kontaktit

Alarm kontrabande në bregdet: Arrestohen shtatë vetë nga policia

Uniformat blu bllokojnë kufirin në pritje të anijes fantazëm Në faqen 7

Tirana dhe lidhja e saj me terrorizmin islamik

Nga arrestimet e CIA tek bombat anti-SHBA WASHINGTON - Ekziston një organizatë terroriste ndërkombëtare që numëron në radhët e saj 4 deri në 5 mijë militantë dhe i ka vënë vetes një qëllim: të dëmtojë interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë. Për këtë organizatë është folur për herë të parë nga palestinezët e arrestuar në Pakistan, pasi dyshoheshin se kishin lidhje me atentatin ndaj Ambasadës së SHBA-së në Nairobi në 7 gusht. Ata pohuan edhe emrin e atij që është në krye të kësaj ushtrie terrorri, të ushtruarat saudite Osman Bin Laden. Bin Laden, për shërbimet sekrete amerikane është më i madhi financiar i terrorizmit ndërkombëtar ka patur një rol kryesor në atentatin ndaj ambasadave, jeton në Afganistan i mbrojtur nga talebanët - integrali[s]tët islamikë që pardje kanë kryer mbrapsht kërkesën e SHBA-së për ekstradim. Në faqen 10 Osama Bin Laden

Luftanije amerikane në ujrat e Mesdheut

GAZETA e Tiranës Alarmi i Sigurimeve: Po zhduken pensionet Në faqen 5 GAZETA e Durrësit Protesta për dritat "rrethohen" Bashkia Në faqen 7 GAZETA e Shkodrës PS: "Askush nuk di të qeverisë qytetin" Në faqen 6