27/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

27 gusht 1998

“Po presim tanket e Nanos”

Demokratët vënë afat për tre kërkesa. Reagimi i pozitës: Ky është grusht shteti Ultimatumi i Berishës Kryeministrit: Ke 6 ditë kohë

POLITIKA E ASGJESIMIT

ANDI BEJTJA Arrëstimi i 6 ish-funksionarëve të lartë të Partisë Demokratike i ka vënë dy kampet më të mëdha politike në Shqipëri PS dhe PD në pozita lufte. Në fakt, miniflufta kishte filluar qysh pas ardhjes së koalicionit të majtë në pushtet, kur Berisha dhe partia e tij hap pas hapi dhe shpejtësi, bojkotoi çdo institucion legal. Ndërkohë, Nano duke shfrytëzuar këto veprime të Berishës u kujdes t’i tregonte Perëndimit një fytyrë engjëllore për sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut dhe tolerancës politike në përgjithësi, me tezat e tij për pajtim kombëtar dhe gjithëpërfshirje. Deri dje, kjo ishte pika më e fortë e Nanos, të cilën ai dinte ta shiste mirë në tregun e Perëndimit. Por, ky mall nuk para shitet dhe aq shumë në Shqipëri dhe sidomos tani, kur hija e luftës në Kosovë i pak hapesirë për investime serioze dhe kur qeveria shqiptare është akoma larg parametrave ekonomike që ka premtuar. PD konfirmoi, se ka pasur edhe thirrje ekstremiste nga këshilltarët blu të partisë së tij për t’iu përgjigjur me të njëjtën gjuhë neodiktaturës, por, edhe kësaj here demokratët kanë vendosur që të përdorin metodat demokratike të protestës. “Vendosëm edhe këtë herë në konsultim me mijëra tanë që të protestojmë në mënyrë të ligjshme”, tha Berisha duke paralajmëruar protesta të reja në të gjithë vendin deri në rrëzimin e të burgosurve politikë. Në faqen 2

Për zgjidhjen e Kosovës propozohet një “Dejton 2”

Ministri i Jashtëm i Austrisë hedh idenë e një konference si ajo që u bë për Bosnjen Në faqen 8 shihet e luftës në Kosovë të pak hapësirë për investime serioze dhe kur qeveria shqiptare është e akoma larg parametrave ekonomikë që ka premtuar. Kohë më parë, Kryeministri shqiptar ishte shprehur se Berisha tani e tutje “është vetëm pretekst”, ndërsa dje në fjalën e mbajtur në TVSH ai e akuzoi Berishën më rëndë se kurrë, si frymëzues dhe përgjegjës kryesor për thirrjen dhe shkatërrimin e shtetit. Nga ana tjetër Berisha nuk ka nguruar që nëpër mitingje të bëjë hapats thirrje për rrëzimin e Qeverisë, duke arritur deri atje, sa të bertasë “Vdekje urasëve, vdekje terroristëve, vdekje kontrabandistëve”. Lufta politike ... Pavarësisht nga fakti se si do të zhvillohet gjyqi ndaj 6 të arrestuarëve, pavarësisht nga fakti se Drejtësia mund ta thotë fjalën e saj me profesionalitet, lufta politike ... nëntor të këtij viti. Shqiptarët në këto kushte do ta kenë të vështirë të votojnë thjesht për të, me sy të drejtë. Votimi, edhe nëse si çdo votim tjetër në Shqipëri, do të jetë një “Po” ose një “Jo” për politikën e Nanos. Ngeoftëse, Kryeministri shqiptar dhe koalicioni i tij e kalon këtë pengesë, rruga drejt vitëve 2000 për të është e më e shtruar. Votimi për Kushtetutën në një farë mënyre është testi më i madh politik për të dy kampet, kur shihet fare qartë se Berisha do t’i bëjë thirrje elektoratit të tij të mos votojnë për të. Megjithatë, lufta e ashpër politike, fatkeqësisht, duket se nuk do të mbarojë këtu. Rikthimi i hakmarrjes është evident. Është fare e qartë se në qoftë se Berisha vjen edhe njëherë tjetër në pushtet shumë nga qeveritarët e tanishëm nuk mund të bredhin të qetë në rrugët e Shqipërisë. Duket, se kjo luftë që ka nisur, do të mbarojë kur njëra palë të jetë në prag të shkatërrimit të plotë. Njëra palë do të hajë tjetrën.

Zhulali: Po, ne meritojmë gjyq

Pjesë nga dëshmitë e gjashtë ish-funksionarëve të PD Zhulali: Po, ne meritojmë gjyq Rama: U treguam të dobët me rebelët Në faqen 3

Shkatërrohet varri i Migjenit

Apel për ruajtjen e monumenteve: Ndal barbarizmit I drejtohem opinionit publik shqiptar, i përgëzohem të gjithë shqiptarëve kudo që janë në botë, i bienjunjë popullit tim të traumatizuar, i bëj thirrje tërë njerëzve të ndërgjegjshëm, i bëj apel intelektualëve dhe njerëzve të ndërshëm kudo që janë, u lutem që të mos tregohen indiferentë, sepse indiferenca është kriminale dhe absolutisht e pajustifikueshme. Si njeri i letrave shqipe e ndjej që duhet të bëj gjithçka që të gjithë së bashku të tregojmë dinjitetin e mohuar, ose të shkelur duke patur si një moto apo thirrje emblematike: “NDAL BARBARIZMIT!” Në faqen 10 Varret e dëmtuara të Migjenit dhe Pashko Vasës

AZEM, THIRRI MENDJES

U bë kohë që gazetave të të gjitha Shqiptarëve “kur kalojnë derën për të hyrë në selinë e Partisë Demokratike, u duhet sikur kalojnë kafirin shqiptar-serb dhe ndodhen përpara breshërisë të ushtarëve serbë. Fatmirësisht, në selinë e PD-së ka vetëm një “ushatar” që lëshon breshëri ndaj gazetave dhe ky është deputeti Azem Hajdari, ish-student i Dhjetorit, hero i kësaj partie. Si gjithmonë edhe dje, Hajdari ka kërcënuar gazetarin e Gazetës Shqiptare, Robert Rakipllari, që të mos shkelë në seli dhe nëse ndodh kjo gjë, ai do ta qëndrojë në fund të sallës për të nisur “përkëdheljet” ndaj gazetarit. Duke qenë se kjo nuk është hera e parë që deputeti Hajdari ndërmerr veprime të tilla jo vetëm kundra gazetarëve të gazetave të gazetës sonë, por dhe gazetarëve të gazetave të tjera. “Gazeta” i ka humbur shpresat në një korrigjim të shpejtë të tij, ndaj i bën thirrje kryetarit të partisë Sali Berisha dhe kolegëve të tij të marrin në parti, që të ndikohet dhe të marrin masa ndaj Azem Hajdarit, për të mos penguar gazetarët në punën e tyre fizike dhe fundja fundit për të mos eklipsuar marrëdhëniet e mira që vetë kryetari i partisë Sali Berisha dhe funksionarët e tjerë të PD-së kanë vendosur me shtypin shqiptar pas ardhjes në pushtet të koalicionit të majtë qeveritar.

Konferencë e dështuar e Starovës

SPORT Dështon konferenca për shtyp e Starovës. Arsyeja është se gazetarit e kanë bojkotuar atë në shenjë proteste ndaj veprimeve dhe dhunës së Komitetit Ekzekutiv ndaj tyre. “Pretekst” është bërë një vendim i K.E. sipas të cilit çdo gazetar nëse do të pasqyrojë ndeshjet e Kombëtares jashtë vendit duhet të paguajë 100 dollarë për udhëtimin me çarter. Kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi rrënjët janë shumë më të thella. Kanë qenë shkrimet e fundit të të gjitha gazetave të përditshme, dhe jo të tyre, të cilat kanë zbuluar anomalitë e këtij Komiteti, gjë e cila ka çuar në një hakmarrje primitive të tij. Edhe pse nuk është deklaruar nga persona të veçantë brenda tij është deklaruar se gazetarët duhet të paguajnë biletë të plotë për udhëtimin. Në pamje të parë një kërkesë e drejtë, e cila bazohet në faktin se avionin e prenoton FSHF-ja dhe është ajo, e cila ka të drejtën të shfrytëzojë. Në faqen 11

GAZETA e Tiranës

“Amerikanët më shkelën pronën” Në faqen 5 GAZETA e Durrësit Prokuroria do hetojë sportin Në faqen 7 GAZETA e Shkodrës Drejt Tuzit shkojnë më pak tregtarë Në faqen 6

Vizat italiane: Ja emrat E rinj

“Sportelli-vizave Italiane” te GAZETA SHQIPTARE Dërgoni letrat tuaja tek: Rr. Dibrës 370 Tiranë Përgjigjet Konsullit Italian Në faqet e “Gazeta Shqiptare” Vizat italiane: Ja emrat E rinj Lista me 200 persona Në faqen 12

DEKLARATË

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë 14 Shqiptarëve Tiranë 20.08.1998 DEKLARATË Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë shpreh indinjatën e saj të thellë lidhur me sulmin e vazhdueshëm që ushtrohet ndaj gazetarit dhe gazetës së pavarur të Partisë Demokratike gjatë konferencave të shtypit të z. Berisha. Dje, ndërsa gazetari i “Koha Jonë”, z. Arben Blloshmi dhe i Gazetës Shqiptare, Robert Rakipllari, i kanë drejtuar pyetje z. Berisha gjatë një konference shtypi, simpatizanti dhe punonjësi i administratës së PD-së, Këne fyen, sharë me fjalë të gazetarit. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë kujton se ngjarje të tilla janë përsëritur vazhdimisht në konferencat e shtypit të z. Berisha dhe megjithë ankesat e përsëritura që janë bërë, nuk është marrë asnjë veprim për t’i parandaluar ato. Të dënuar për shkak të mosrespektimit të profesionit tonë, si dhe të rrezikur serioz që paraqet segmenti i PD-së. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë i bën thirrje gazetarëve anëtarë të saj, të mos marrin pjesë në asnjë aktivitet apo konferencë shtypi të PD-së, deri në momentin kur z. Berisha të angazhohet publikisht dhe me prova konkrete për respektimin e lirisë së shtypit. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë