29/08/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

29 gusht 1998

Kërcënim në Kryeministri: “Do ju djegim të gjallë”

Telefonatat anonime frikësojnë policinë TIRANË - Momente tensioni dhe ankthi në selinë e ekzekutivit shqiptar. Kryeministria është kërcënuar përmbrëmjen vonë nga njerëz të panjohur. Anonimët kanë zgjedhur telefonin si mjetin më të sigurt për të lëshuar sharje dhe kërcënime, pa u identifikuar. Gjithçka ka ndodhur pak orë pas demonstrimit të demokratëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një moment delikat ky për policinë, e cila ndodhej në tension nga një ditë e lodhshme e parashikular me incidente. Lajmin për kërcënimin e përmbajshëm e kanë konfirmuar krerët më të lartë të Ministrisë së Rendit. Në faqen 3

Gjyqi, të hetoje Evropa

Mitigjet e PD, ministrat raport në Qeveri. Mbli[d]het urgjent koalicioni Nano: Të monitorohet procesi Marsit Mitigjet e PD, ministrat raport në Qeveri. Mbli[d]het urgjent koalicioni Gjyqi, të hetoje Evropa Nano: Të monitorohet procesi Marsit TIRANË - Nano kërkon monitorim ndërkombëtar të procesit gjyqësor ndaj 6 njerëzve të PD. Nga ana tjetër Kryeministri shqiptar ka kërkuar zhvillimin e një dialogu me opozitën, duke i shtrirë dorën Berishës në të mirë të uljes së tensioneve politike. Dhe janë zhvilluar mbledhje maratonë të Qeverisë dhe krerëve të partive të koalicionit, në përfundim të të cilave para gazetave ka dalë vetë Kryeministri shqiptar. Sipas Nanos, gjendja është nën kontroll e Qeverisë, ndërkohë që në mbledhjen e kabinetit ka qenë ministri i Rendit, Teta, i cili ka vënë në dukje tendencën anti antikushtetuese të Berishës, sidomos kur militantët e PD, sipas tij, u përpoqën të provokojnë konfrontime të dhunshme me policinë. Këtë fakt e ka theksuar edhe Nano në deklaratat për shtyp, i cili është shprehur para ministrave të tij se “sot është në provë efikasiteti i shtetit ligjor që kemi ndërtuar këto muaj”. Në faqen 3

GABIMET E KUSHTETUTËS

ZEF BROZI Siç e kam theksuar në artikullin lidhur me Projektkushtetutën të botuar në vitin 1996-1997, Shqipëria i ka mundësitë të hartojë një ndër Kushtetutat më të mira bashkëkohore. Duke e konsideruar një detyrim moral ndaj vendit tim, në muajt Shkurt-Gusht 1997 shkruajta disa kapituj të një varianti projektkushtetute, të cilët ja dërgova tetutës, me një punë të përkushtuar, duke angazhuar një rreth të gjerë të specialistëve shqiptarë, me një bashkëpunim më produktiv me konstitucionalistë të huaj, mund të kishte përfunduar brenda Tetorit 1997. Por politikanët shqiptarë gjithnjë do ta lënë Shqipërinë të vonuar në momentet më kyçe të historisë së saj. ia dërgova disa anëtarëve të Komisionit të Kushtetutës që u krijua me vonë. Natyrisht këto kapituj mund t’i vinin në ndihmë grupit të specialistëve dhe Komisionit përkatës. Puna e parë që duhet të bëntë Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e Qershorit të 1997-ës duhet të ishte përgatitja dhe miratimi i Kushtetutës, e cila do të hidhte themelet kushtetuese të një shteti demokratik, duke dhënë edhe zgjidhjet të reja më efikase, më pak të kushtueshme dhe që të garantonin funksionimin e shtetit ligjor dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Veç të tjerash, ishte jetike për fatet e Shqipërisë që të shembet kazmimi i neodiktaturës që e arrin kulmin e saj në gjakosjen dhe shkatarërrimin e pa precedent të vendit më 1997. Vazhdimesia mbi parimet ato themelore i paraprin dëshmit dhe jo suksesit. Jam i bindur, që hartimi dhe miratimi i Kush- me më kyçe të historisë. Dhe e keqja rëndon mbi popullin, mbi Shqipërinë, ndërsa shumica e politikanëve kapardisen përte takime jashtë e brenda vendit dhe bëjnë përmes korrupsionit. Asnjë forcë politike nuk mund të justifikohet për vonesën, apo t’ia hedhë fajin të tjerëve. Nuk duhej humbur kohë duke iu lutur të shkruanin Kushtetutën atyre që dëshatuan, ose më saktë, nuk donin Kushtetutë, me qëllim që të kishin më hapësirë në qeverisjen e tyre diktatoriale të shembur nga Revolucioni i 1997-ës. Në qoftë se pushtetarët e sotëm duan vërtetë ta bëjnë Shqipërinë me Kushtetutë të miratuar me referendum, ata duhet të plotësojnë së paku dy kushte: 1. Të qeverisin në mënyrë të ndershme, pa të mos jenë të korruptuar. Vota e popullit në referendum mund të jetë vota për Qeverinë dhe më pak vota për Projektkushtetutën. Por kjo nuk do të Vijon në faqen 12

Demokratët ndahen më dysh për Zhulalin

Krenaria apo turpi i PD? “Të mos falet për gabimet e bëra” Krenaria apo turpi i PD? Demokratët ndahen më dysh për Zhulalin “Të mos falet për gabimet e bëra” TIRANË - Zhulali, krenaria apo turpi i PD? Deklarata surprizë e ish-Presidentit Berisha në Aktivin e demokratëve të Tiranës ka përhapur shpejt një sherri të vjetër në radhët e partisë më të madhe të opozitës. Shumë nga figurat kryesore të kësaj partie në opozitë e kishin cilësuar si tradhtar ish-ministrin e Mbrojtjes që lejoi rebelët të hapnin depot e armëve në Vlorë dhe të sulmonin institucionet. Një nga këta persona ishte edhe vetë ish-Presidenti Berisha, i cili në lejën në hije të Zhulalit në ditët e para të marsit e detyroi këtë të fundit të largohej nga Shqipëria pas disa kërcënimeve të hapura në shtypin e kontrolluar nga ish-Presidenti në atë kohë. Ndërkaq, burgosja e Zhulalit dhe dy ish-ministrave të tjerë të kabinetit Meksi, Çelës e Shamatës duket se ka ringjallur edhe një herë dashurinë e vjetër Berisha-Zhulali. Në faqen 2

Piramidat, zbulohen transferta të reja parash jashtë vendit

TIRANE - Kryeadministratori i piramidave Farudin Arapi konfirmoi dje në një konferencë shtypi, se zyrtarët shqiptarë kanë rënë në gjurmët të transfertave bankare që kanë bërë “bosët e fajdeve”. Ndërkohë “Deloitë...” ka vëzhguar ankandine parë për shitjen e aseteve të pesë piramidave. Në faqen 9 Mulosmani e Lushaj duke dalë nga Gjykata e Tiranës

Brokaj: Politika duhet të mbyllë gojën

Brokaj TIRANE - “Ligji të merret me Berishën”. Sabit Brokaj, një nga figurat kryesore të PS-së është pozicionuar dje pro arrestimeve të fundit ndaj tre ish-ministrave dhe tre ushtarakëve të lartë të PD. Brokaj ka qenë se terminologjia që ka përdorur lideri i PD, Berisha, ditët e fundit i ka një vetëm një ministri Projektues ose një shef Shtabi ushtrie në rast se vendin e kërcënon një agresion i huaj por kurrësesi një politikan normal. Në faqen 2

Kopliku: Berisha s’meriton më të dëgjohet

Kopliku TIRANE - “Berisha nuk e meriton më të dëgjohet”. Bashkim Kopliku, ish-zëvendës i Meksit dhe ministër i Brendshëm i Qeverisë së pas 22 marsit ’92, thotë se Berisha e ka uzurpuar PD-në në mënyrë policore. “Njerëzit më zemër dhe më demokratë duhet të ngrihen për ta larguar nga partia, për hir të përgjegjësisë që kanë lidhur me faktin që kur kjo parti ishte në pushtet u shkatërrua vendi”, tha ish-zëvendëskryeministri. Në faqen 2

Rendi: Politika shkaku i krimeve

TIRANE - Krimi ka nisur të bëjë përsëri kërcënim Shqipërinë. Një lokal u hodh në erë nga një shpërthim tritoli në Hasin e mërna[t?]ës së djeshme dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në Gjirokastër, një postbllok policie në rrugën nacionale është sulmuar në distancë me granata aty rreth orës 03.15, duke u gdhirë mëngjesi i së premtes. Burimet zyrtare të Ministrisë së Rendit e shpjeguan acarimin e fundit të gjendjes në vend me rinisjen e një krize të re politike. “Nëse duhet vënë gishti mbi një fajtor mëqë gjërat po shkojnë mbrapsht, ky fajtor do të gjendet brenda politikës”, tha një zyrtar i rendit në Ministri. Nga jugu në veri, në numër ngjarjesh të jashtëzakonshme kanë kthyer përsëri në mendjet e të gjithëve periudhën e trishtuar të një viti më parë. Në faqen 4

INTERVISTE

Prok...

GAZETA e Tiranës Prostituta: Më ktheni në shtëpi Në faqen 5 GAZETA e Durrësit “Ja të zezat e hekurudhave” Në faqen 7 GAZETA e Shkodrës Frika trazirave zbra[z]et qyteti Në faqen 6