Tension në Tiranë nga mitingu i opozitës në shesh. Policia nuk ndërhyn për të ndaluar protestuesit
Opozita egërsohet, pozita zbutet
Berisha këndon: O djem rrëmbeni armët...
Meidani: Zgjidhje ligjore për të arrestuarit
TIRANË - Opozita dje ka pushtuar për tre orë sheshin dhe bulevardin kryesor të kryeqytetit duke shmangur si herë e tjera gardhet e policisë. Berisha ka kënduar nga tribuna e Pallatit të Kulturës duke habitur për momentin njerëzit e turmës. “O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje ja liri” - kanë qenë vargjet e Gramozit të vena në gojën e liderit të PD e më pas të gjithë turmës. Policia nuk ka marrë ndonjë veprim e është treguar me gjakftohtë se kurrë. Ministria e rendit kishte paralajmëruar se nuk do të lejonte zhvillimin e mitingut të paligjshëm, por ai ka shkuar normalisht. Ndërkaq nga Durrësi, për herë të parë presidenti Meidani ka deklaruar se duhet një zgjidhje ligjore për gjashtë të arrestuarit e PD. Pasditja e cila pritej të ishte e nxehtë për kryeqytetasit, ka kaluar pa probleme.
Ndërkohë, çdo ndërhyrje ndaj Prokurorisë duket se nuk do të jetë lehtë dhe pa konojë kosto politike. Kryeprokurori Rakipi u shpreh disa ditë më parë gjatë një konference shtypi, se përveç të tjerëve, do të hetohen dhe ata që gjatë marsit të kaluar thanë se do t’ia ngrinin buxhegjegjen në buzë opozitës (pozitës së sotme). Ai që i shqiptoi këto fjalë u ishte vetë Berisha, shefi i opozitës. Nga ana tjetër, në qoftë se zbutet masa e arrestit apo zgjidhet ndonjë hapësirë tjetër ligjore më pak e rreptë, kjo mund të rrisë entuziazmin në radhët e PD-së, e cila në çdo miting ka rritur temperaturën e histerisë me thirrjet për përmbysjen dhe riburgosjen e Fatos Nanos. Peshorja nuk anon vetëm nga njëra anë. Radikalët brenda Partisë Socialiste do të reagojnë negativisht dhe do ta rrisin distancën që kanë aktualisht me liderin e partisë dhe Kryeministrit.
Namo gjendet përpara dy problemeve që kanë haraçin e vet: ose të ashpërsojë qëndrimin ndaj opozitës ose të fitojë mbi të duke hapur hapësirë për të kaluar në zgjidhje ligjore.
teten rigorozisht. Megjithëse mezi bërí mbështeste çdo gjetje hapësirash ligjore për të shmangur tensione të panevojshme.
Gjithashtu dhe brenda Kryeministrisë janë shtuar zërat se Kryeministri shqiptar po shikon ndonjë mundësi ligale për të gjetur një zgjidhje më “të butë” për të ulur gjakrat. Shumë juristë, përfshi dhe ata të Presidencës, nuk ishin në gjendje të thonin saktësisht se kush mund të jenë zgjidhjet më të buta që ofrojnë hapësirat ligjore. Një jurist i njohur tha për “Gazetën” se e vetmja mundësi është rivlerësimi i masës së arrestit, në mënyrë që të akuzuarit të hetohen në gjendje të lirë. Kjo, presupozo- zon midis të tjerash dhe një ndërhyrje jo formale mbi Prokurorinë dhe njëkohësisht shkon konform hipotezës se Kryeministri shqiptar Nano dërlet nuk ishte i mirëinformuar për arrestimet.
Haraçi i Nanos
Policia shqiptare, ndryshe nga krishtërimi, nuk ndërhyn për të shpërndarë mitingun e Partisë Demokratike në Tiranë, duke i dhënë akoma më shumë zemër simpatizantëve të udhëhequr nga Sali Berisha dhe duke zhgënjyer në të njëjtën kohë radikalët e Partisë Socialiste, që shpresojnë për masa më të ashpra ndaj atyre që pushtojnë pa leje rrugët e Shqipërisë.
Edhe Presidenti Meidani u prononcua dje me tone të buta pas një heshtje një javore, duke hedhur indirekt dyshime rreth arrestimit të 6 ish-funksionarëve të Partisë Demokratike. Ai përsëriti edhe një herë tezën e tij “se Shqipëria nuk ka hesap të riciklojë sëmun[d]jet e së kaluarës” dhe shprehu mbështetjen për një proces të shpejtë, të rregullt e të monitorizuar rigorozisht. Megjithëse Meidani bëri thirrje për mos politizimin e ngjarjeve dhe për mos ndërhyrje në punët e Drejtësisë, ai tha gjithashtu se do të mbështeste çdo gjetje hapësirash ligjore për të arrestuarit.
Në Shkodër, të kaluar thanë se do t’ia ngrinin buzëqeshjen me liderin e partisë dhe Kryeministrit.
Nëno duke hapur hapësirë për të kaluar në zgjidhje ligjore...
dhe do ta rrëzojnë disanë që kanë akuzuar me liderin e partisë dhe Kryeministrit.
Nano gjendet përpara dy problemeve që kanë harxhuar vet: ose të ashpërsojë qëndrimin ndaj opozitës ose të tërhiqet një hap duke bërë lëshime. Me tërheqjen, ai mund të fitojë disa duartrokitje në Perëndim, por mund të humbasë nga elektorati i tij. Dhe jo vetëm kaq. Ky hap do ta vinte Nanon në një pozitë të vështirë dhe me partnerët e tij të koalicionit qeveritar dhe me vetë Parlamentin shqiptar që dominohet nga socialistët që janë për vijën e ashpër. Kryetari i Parlamentit Gjinushi, ashtu si dhe Presidenti i Aleancës Demokratike, Ceka, kanë kohë që kanë kërkuar hetime edhe për Berishën dhe janë pozicionuar ashpër ndaj mitingjeve të PD-së.
Por, dhe një gjyq i pamotivuar juridikisht, pa dyshim që është një pengesë që nuk mund të kapërcehet kollaj. Tani, haraci do paguhet, problemi është se cila rrugë kushton më pak politikisht.
Atentat në Shkodër
Jug, bllokohet rruga
Sulmohet një depo armësh në Krujë: Grabitet i gjithë municioni dhe armatimi. Në Shkodër benzinë në derën e PS-së, dhe plumba ndaj Komisariatit. Ndërsa në Jug bllokohet rruga nga protestues në Lazarat dhe hidhet në erë një shtyllë tensioni e lartë
Krujë, sulmohet depo armësh
Në faqen 2
(I palexueshëm)
Ankandi i parë “dhuron” mallrat e piramidave
Një televizor 10 mijë lekë, një printer vetëm 7 mijë...
TIRANË - Ankandi i parë i shitjes së aseteve të pesë kompanive piramidale ka siguruar 45 milionë lekë.
Dje në qendrën kombëtare të ankandeve janë shpallur 19 fitues nga 32 blerës të mundshëm që ishin paraqitur në ankand. Shitja më e bujshme ka qenë ajo e pistës “Iliria”, me 40.2 milionë lekë.
Ish-prona e kompanisë VEFA, pista e plazhit të Durrësit me një shitje prej rreth 270 mijë dollarë ka siguruar pjesën kryesore të ardhurave që u vunë nga shitja e parë. Ndërkohë asetet e tjera që janë shitur kanë qenë kryesisht pajisje zyrash dhe automjete.
Një javë më parë kompania administruese “Deloitte and touche” nxorri në shitje 280 objekte të pesë piramidave VEFA, Cenan, Kaj, mberi, Silva e M.Leka.
Pista “Iliria” në Durrës
Letra e fundit e Nënë Terezës për shqiptarët
PËRVEJTORI
Letra e fundit e Nënë Terezës për shqiptarët
Një vit nga ndarja me gruan më të famshme të kombit shqiptar. Nënë Tereza, bamirësja që ndau jetën e saj me miliona të varfër kudo në botë, kujtohet nga bashkëkombësit si figura që na bën të ndihemi krenarë
Në faqen 8
Maskat s’kursenin as refugjatët kosovarë
Has, në grackë 7 të ardhur nga kufiri
HAS - Është hera e parë që ndodh më të ardhurit nga Kosova. Të dielën herët persona të armatosur kanë kërcënuar me armë për qëllim grabitjeje një grup të ardhurish nga Gjakova.
Grupi prej shtatë vetash, që është marrë vesh më vonë, është ndëshuar me tre persona të panjohur, të armatosur, rreth 300 metra në thellësi të fshatit Vlahat. Ata njerëzit me armë i kanë marrë njëri prej tyre një sasi parashë prej 700 markash.
Refugjatë kosovarë
Sot testet e Filozofisë
Nesër përgjigjet
Në faqen 9
GAZETA e Tiranës
Kombinati pa ujë
Bashkia: s’ndërhyjmë
Në faqen 5
GAZETA e Durrësit
Bëhen durrsakë të ardhurit nga Veriu
Në faqen 7
GAZETA e Shkodrës
Laçeji: Politikanët të na ndihmojnë, ndryshe...
Në faqen 6