Ishin të parët refugjatë në ambasadën italiane, tani i mohojnë vizën
Por këtë herë “të burgosur” nga burokracia
TIRANË - Popat kthehen në Tiranë, duke ngelur “të burgosura” përsëri, por këtë herë peng të burokracisë.
Kanë ardhur për pak ditë në Shqipëri, por dokumentet e tyre nuk vlejnë për të marrë përsëri rrugët e Italisë. Dy motrat, pas ditë endjesh në ambasadën italiane e në dyer shqiptare, refuzojnë përpjekjet e tyre të dëshpëruara. “Kërkuam të na dërgonin në Amerikë dhe për 8 vjet kemi plotësuar vetëm formularë, ndërsa tani, sapo kthehemi për pak kohë, Italia na mbyll dyert dhe thotë se nuk na njeh dhe se jemi si gjithë qytetarët e tjerë shqiptarë. Po endemi nga një shtëpi në tjetrën, pasi nuk kemi një vend tonin për të futur kokën. Nëse italianët nuk na ndihmojnë, të na marrin përsipër shteti shqiptar, të paktën me një shtëpi”. Për problemin e tyre nuk jep asnjë shpresë nga konsullata italiane. Kanë marrë pasaportë të re shqiptare. Nuk mund të kthehen më në Itali.
Në faqen 12
Kosova: Diplomatët flasin por serbët sulmojnë sërish
Bombardime të rënda në Prizren
PRISHTINË - Përflakët banorët kanë marrë arratinë.
Kosova nga bombardimet serbe. De në Prizren, Gjakovë, Pagarushë, Malishevë, Deçan janë sulmuar vendbanimet shqiptare duke i rrënuar. Tym dhe flaka ka mbuluar gjithçka, ndërsa Qytetet pa shtëpi të refugjatëve po mbijnë si kërpudhat në Kosovë. Sipas vlerësimeve amerikane 265 mijë njerëz janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, rreth 50 mijë jetojnë në pyje, ndërsa 15 mijë shtëpi mendohet të jenë shkatërruar. E gjithë Kosova ngjan si një vend fantazëm. Qytete, fshatra të braktisura, shtëpi të rrënuara, toka të lëna djerrë, djepë të hedhur rrugës.
Në faqen 8
Komunistët kthehen te Nano
Socialistët reagojnë pa entuziazëm: ne jemi vetëm për dialog
Hasani: Tani bashkë për të luftuar
TIRANË - Komunistët i shtijnë dorën socialistëve.
Të bashkëpunojnë kundër së keqes së përbashkët: Berishës. Maks Hasani, deputeti i vetëshpallur komunist i Parlamentit shqiptar, ka kërkuar dje aleancën e të gjitha forcave të majta kundër rrezikut të rikthimit në pushtet të Sali Berishës. “Të gjitha ata që mbështesin Berishën janë tradhtarë të këtij vendi”, tha dje Hasani për Gazetën, duke iu kërkuar socialistëve që të heqin dorë nga ndarjet partiake që kanë me komunistët. Sipas Hasanit, Berisha ka mbështetje të madhe vetëm në Tiranë, ku edhe borgjezia është më e madhe, pasi në rrethe, ku ka vetëm mikroborgjezi dhe më tepër klasë punëtore, Berisha nuk
OSBE: Kujdes në procesin e të gjashtëve demokratë
Paralajmërim nga 54 vende: mjaft thirrje për dhunë
TIRANË - OSBE i ka bërë thirrje partive të veprojnë me përgjegjësi duke hequr dorë nga gjuha e dhunës dhe ka tërhequr vëmendjen që të qëndrojnë larg veprimeve të dhunshme e të paligjshme.
Në mbledhjen e djeshme të 54 vendeve u diskutua edhe për arrestimet e fundit të 6 demokratëve. OSBE ka
Sot sërish PD në shesh
Policia nuk jep lejen
Pozita organizon miting të dielën
PS nxjerr të vetët në rrugë të dielën duke thirrur në ndihmë dhe shpjertin e Nënë Terezës, ndërsa PD, edhe pse policia deklaroi se nuk do të jepte leje për mitingun e saj, ka deklaruar nëpërmjet liderit Berisha se do të dalë në shesh gjithsesi për të protestuar kundër qeverisë.
Në faqen 4
LEZHË / PROTESTA PAS BOMBES NË PS
LEZHË / PROTESTA PAS BOMBES NË PS
Çfarë fshihet pas ikjes së amerikanëve nga Shqipëria
OPINION
Vladimir Belaj
Pas një pauze mujore (korrik-gusht), e justifikuar si periudhë heshtjeje e pushimeve, shperthimet në dy ambasadat amerikane në Afrikë, mbu- llet edhe ambasada amerikane në Tiranë për një periudhë të pacaktuar “e kërcënuar seriozisht nga rreziku fondamentalistik”. Qeveria amerikane u bën thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Shqipëria, pasi jeta e tyre atje është e pasigurt dhe ata të menjëherë pa një pa dy, plaçkat në krah, duke na lënë përsëri të habitur.
“NATO-ja në Shqipëri është më e pranishme se kurrë” zbath dhe këpucët kur hyn në odën e burrave, si pas zakonit vendas në takimet krejt të “rastësishme” me luftëtarët e Kosovës. Por ca zëra thonë se u largua i zhgënjyer nga disiplina e organizimit të dobët. Në vështirësi e vënë diplomatin e shquar dhe përcarja e krerëve drejtues të rezistencës së armatosur, disa prej të cilëve nderonin me grusht dhe objektivin e tyre kishin jo vetëm çlirimin e Kosovës, por dhe krejt territorët shqiptare kudo që ndodheshin?! E pra në qëndrimin amerikan nuk është gjë tjetër, veçse mbështetje dhe përpjekje serioze për gjetjen e aleatëve politike e ushtarake si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë.
qipëria, pasi jeta e tyre atje është e pagarantuar dhe ata ata menjëherë pa një pa dy, blaçkat Shqipëri është më e pranishme se kurrë” – deklaron Kryeministri shqiptar në përshëndetjen drejtuar pjesëmarrësve në stërvitjen e fundit të disa vendeve të NATO-s dhe atyre të partneritetit për paqe, dhe pak orë pas kësaj deklarate, Klinton i kalon dyqind marinsat amerikanë në Shqipëri në kuadrin e ruajtjes të sigurisë së ambasadës amerikane. Një njësi tjetër pjesëmarrëse në stërvitje u muar me riparimin e një shkolle.
Vlerat e vërteta të kësaj stërvitje i kuptoi mjaft mirë Millosheviq, i cili ndryshe nga sa u pa në manovrat e fuqishme ajrore të realizuara nga NATO-ja pak kohë më parë, jo vetëm nuk u tulat, por intensifikoi veprimet luftërake në Kosovë. “Mbaroi punë” me UÇK-në dhe fitoret e tij ndaj politikës shqiptare i përshëndeti me plot 15 të shtëna artilerie brenda kufirit shqiptar. Dhe se fundi, largimi i papritur i dy ushtarakëve amerikanë në zyrës së NATO-s, të cilit po i thoshte dhë largimin më parë pa afat të titullar të saj, tregon mbylljen e plotë të kësaj zyre.
A janë vallë shenja të mjaftueshme këto ndryshimit të qëndrimit amerikan ndaj atij shqiptar? Sigurisht, para se kampionë të demokracisë dhe të ruajtjes e sigurisë së paqes kudo në botë, amerikanët janë mbrojtës të fuqishëm të interesave amerikane në të gjitha fushat, interesa të cilat janë të pacënueshme. Qëndrim dinjitoz e tepër mbështetës e aktiv ai amerikan për çështjen e Kosovës. Angazhim serioz i NATO-s për ndërhyrje ushtarake atje, edhe pa e shkëlqyer e Rugovës nga Klinton, ndonëse si President i Kosovës, ai e njohim vetëm në shqiptarët. Holbruku i guximshëm e jo vetëm kurajoz zbarkon në zonat e kontrolluara nga UÇK, tyrë kishin jo vetëm çlirimin e Kosovës, por dhe krejt territorit shqiptarë kudo që ndodheshin?!
E pra në qëndrimin amerikan nuk shoh aleatëve politikë e ushtarakë si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. Ç’ndodhi vallë kaq papritur?
Shefi i Komisionit parlamentar të politikës së jashtme në Parlamentin shqiptar, Godo, ndonëse me gjysëm zëri pranoi që këto 2-3 muaj e fundit ka një zbehje të qëndrimit ndërkombëtar, e veçanërisht atij amerikan, ndaj çështjes shqiptare. “Dhelpra” e politikës shqiptare siç duket u kujtua për ndikimin e fortë e shpesh të determinuës në politikën e shtetit të sotëm shqiptar, kur homologu grek Papulias, u shpreh se gjuha amerikane si gjuhë e forcës, është e pakup- tueshme dhe e papranueshme për ne ballkanasit.
Fill pas kësaj vërshuan qëndrimet konfuzë të Kryeministrit shqiptar për ndërhyrje të NATO-s brenda territorit shqiptar dhe deri vendosje të trupave të saja në kufirin shqiptaro-jugosllav.
Nga ana tjetër, Rugova, me sa duket euforik nga vizita e tij në Amerikë, harroi dhe ruajti po atë buzëqeshje që mbajti në takimin me Presidentin amerikan edhe në takimin me kundërshtarin e tij Millosheviç. Me ngritjen e tij, në fund duke mbajtur në dorë vetëm “çelsat e kashtës”, pothuajse po i shuan shpresat amerikane në sigurinë e atësisë për të drejtuar Kosovën në kushtet e reja të krijuara.
Në këtë situatë, kur Shqipëria vazhdon të mbetet vendi i fundit për nga zhvillimi ekonomik, kur e ka kaq shumë të vështirë për të ngritur institucionet demokratike, largimi i aleatëve, qoftë dhe për arësye “sigurie” nuk mund të kalojë pa probleme. Ndoshta tani Shqipëria ka më pak aleatë se kurrë.
“Rendi nuk funksionon, të largohet kjo Qeveri”
Republikanët në sulm. Majko: Emërimet jo në kafene
Pas përleshjeve në Lazarat Teta premton ndryshime ministri
TIRANE - Mediu kërkon dorëheqjen e Qeverisë. “Nano është një dështak, ai nuk e ka vendin në krye të qeverisë”, tha dje kreu i republikanëve. Sipas tij, zgjidhja e re politike duhet të diktohet nga tryeza e partive. Për liderin republikan socialistët nuk mund të shmangin dot përgjegjësitë e tyre për mosvendosjen e Rendit dhe stabilitetin politik. “Nano ka dështuar si Kryeministër dhe si kryetar i mazhorancës”, tha Mediu.
Forcat speciale gjatë kontrollit në Lazarat
Selia e PS së Lezhës pas shpërthimit (Foto: H. Pustina)
GAZETA e Tiranës
Bashkia: Do privatizojmë ujin
Në faqen 5
GAZETA e Durrësit
Viti shkollor: Ja si e presim
Në faqen 7
GAZETA e Shkodrës
Lami: Qyteti s'do ketë trazira
Në faqen 6